16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

U konstituan organet e degës së BDI në Gostivar

Kryesia dhe Këshilli mbikqyrës i degës së Bashkimit Demorkarik për Integrim – BDI në Gostivar të martën në mbremje mbajtën mbledhjen e radhës në të cilën mes të tjerash u bë konstituimi i organeve të degës të dala nga procesi zgjedhor një anëtar – një votë.

⚪️ Pas konsultimeve të gjëra dhe debatit tejet konstruktiv në mbledhjen e kryesisë, me unanimitet u vendos përbërja e kryesisë së ngushtë të degës, edhe atë:

?Arta Bilalli – Zendeli – Nënkryetare,
?Nexhati Jakupi- Nënkryetar
?Lirim Elmazi Nënkryetar
?Veton Sadiku – Nënkryetar (FR-BDI)
?Fidan Jusufi – Sekretar
?Visar Muça – Sekretar Organizativ
?Sherif Miftari – Sekretar për financa

? Kryetari i degës, z. Valdet Xhaferi uroj kryesinë e ngushtë me dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me qëllim që me kapacitete të plota e gjitha struktura partiake të vihet në shërbim të qytetarit gostivaras.

? Pas konstituimit të kryesisë së re, në mbledhje u diskuta edhe për çështjet kadrovike, ndërsa u hap debat edhe për ecurinë e organizimit të Forumit Rinor – FR.

BDI Dega Gostivar

Të ngjajshme

Të fundit