14.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Ushtarët amerikanë-Osmanit: Ishim të gatshëm të japim jetën për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka vizituar me këtë rast ushtarët e Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë.

“’Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës’, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar”, shkroi Osmani.

“Gra e burra nga ushtria amerikane për 25 vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës”.

Ajo në fund deklaroi se Kosova është e bekuar që e ka këtë mbështetje.

Të ngjajshme

Të fundit