25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vizita Ramës në Turqi, firmosen marrëveshjet në fushën e turizmit, mbrojtjes dhe televizioneve RTSH-TRT

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të martë (20 shkurt) një vizitë zyrtare në Turqi, ku do të pritet nga presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Në fokus të takimit do të jenë edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve bashkëpunimi që nga turizmi,  menaxhimi i zonave të mbrojtura, marrëveshjet ushtarake dhe bashkëpunimi mes dy radiotelevizioneve, asaj shqiptare dhe turke.

Në agjendën e zbardhur kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me presidenti Erdoan dhe më pas do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit nga ministritë përkatëse, që kontribuojnë në forcimin e raporteve të Shqipërisë me Turqinë. Në fund Rama dhe Erdoan do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shqipëria është në mesin e vendeve që gëzojnë lidhje të mira me Turqinë, ndërsa në aspektin ekonomik, rreth 300 kompani turke kanë kryer investime që arrijnë deri në 3 miliardë dollarë sipas Ministrisë së Jashtme turke.

Agjenda e vizitës zyrtare:

Ceremonia zyrtare e pritjes së Kryeministrit dhe delegacionit shqiptar nga Rexhep Tajip Erdoan, Presidenti i Republikës së Turqisë

Takim bilateral me Rexhep Tajip Erdoan, President i Republikës së Turqisë

– Paralelisht zhvillohen takime bilaterale të Ministrave sipas portofoleve.

Mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë

– Fjalë e z. Rexhep Tajip Erdoan, President i Republikës së Turqisë

– Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

– Fjalë e ministrave të dy delegacioneve

– Përfundimet e mbledhjes nga Kryeministri Rama

– Përfundimet e mbledhjes nga Presidenti Erdogan

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

  1. Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit.
  2. Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

– Nënshkruesi: znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit

  1. Projektmarrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana

– Nënshkruesi. z. Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

  1. Projektmarrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

– Nënshkruesi: z. Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes

  1. Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medies dhe Komunikimit.

– Nënshkruesi: z. Alteo Hysi, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim

  1. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radiotelevizionit dhe Radiotelevizionit Shqiptar.

– Nënshkruesi: z. Alfred Peza, Drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar

Deklarate e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdoan.

Të ngjajshme

Të fundit