Është, siç sugjeron emri, një version i ndryshëm i abonimit që kushton më pak se YouTube Premium i zakonshëm.
Aktualisht është duke u testuar në Tajlandë, Gjermani dhe Australi, ku Premium Lite kushton 7,99 dollarë në muaj, ndërsa Premium i rregullt kushton 16,99 dollarë AU.
Siç e përmendëm më herët, YouTube e testoi këtë opsion më herët në 2021 dhe nuk përfshinte reklama atëherë, por tani do të ketë “reklama të kufizuara”, të cilat mund të shfaqen kur dikush shikon Shorts ose një video muzikore.
Gjithashtu, një zëdhënës i kompanisë tha se “përdoruesit kur shfletojnë platformën mund të marrin reklama që nuk mund të ndalen”. Abonimi Premium Lite nuk ofron qasje pa reklama në YouTube Music dhe nuk është e mundur të dëgjosh video në sfond ose të shkarkosh regjistrime.