25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zejdi: Jemi afër marrëveshjes me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi, njëherë edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, në një intervistë për portalin indeks.mk ka folur për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që pritet të zhvillohen në vend.

Rexhepi ka folur për atë se si do të veprojë partia e tij në zgjedhjet parlamentare dhe se me cilën parti ose cilin bllok do e përkrah.

Pa dhënë shumë detaje, Zejdi ka thënë se është takuar me kreun e integristëve, Ali Ahmeti dhe se kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e mundëshëm të dy partive.

Sipas Zejdit, marrëveshja me integristët është afër.

Ai foli edhe për zgjedhjet presidenciale dhe zyrtarizimin e Taravarit si kandidat. Shtoi se me shumë gjasë, pas kësaj kandidat do të ketë edhe partia e z. Ahmeti.

Shton se zgjedhjet presidenciale do të jenë një garë në të cilën partitë do të “luftojnë” dhe përmes të cilave sipas Zejdit partitë do të tentojnë të kalkulojnë dhe marrin sa më shumë vota.

Foli edhe për ardhjen e Vetëvendosjes në Maqedoni dhe kryeministrit Albin Kurti. Tregoi nëse kjo është një “maskë” e opozitës përmes të cilës do të tentojnë ti fitojnë zgjedhjet në mungesë të një lideri unifikues në mesin e tyre.

Për më tepër, ndiqeni intervistën e Skender Rexhepi – Zejdi të dhënë për indeks.mk.

Të ngjajshme

Të fundit