28.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti në kordinim me ministrat e Vlenit

KALOJMË NË VEPRIM!

Në mënyrë që zotimet tona programore të përmbushen, po fillojmë me koordinimin e rregullt me ministrat e VLEN-it, të cilët do të sigurojnë një shkallë të lartë të efikasitetit qeveritar.

Sigurisht, koordinimi do të shtrihet edhe tek zëvendësministrat dhe kuadrot e tjerë të zgjedhur e të emëruar nga koalicioni VLEN.

Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e premtimeve parazgjedhore dhe zbatimin e politikave, përmes të cilave synojmë t’i adresojmë problemet e qytetarëve. Kryefjala e VLEN-it në qeverisje është përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve.

Fokusi ynë kryesor është dinamizimi i perspektivës së anëtarësimit në BE, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe decentralizimin e pushtetit tek komunat, si shërbimi i parë i drejtpërdrejtë për qytetarët.

Ne kemi plan dhe vizion të qartë dhe do të përpiqemi pa ndalur e vazhdimisht për të dhënë rezultate të prekshme brenda afateve të përcaktuar saktësisht.

Së bashku me kryetarin e Kuvendit të RMV-së dhe deputetët e koalicionit qeverisës do të propozojmë dhe miratojmë zgjidhje të duhura ligjore.