8.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Zhvillimet e fundit politike në vend, Ahmeti mbledh kryesinë qendrore në Reçicë

Zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, sidomos pas takimit të liderëve Kovaçevski – Mickoski dhe insistimi i vazhdueshëm i opozitës maqedonase që BDI-ja të mos jetë pjesë e Qeverisë, ka detyruar BDI-në që për sot në orën 17.00 të thërrasë Mbledhje të Kryesisë Qendrore, ku pritet të diskutohet edhe për ndryshimet kushtetuese, si kusht I domosdoshëm që vendi ta vazhdojë rrugëtimin evropian.

Kujtojmë se BDI përmes zëdhënësit dhe Ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, ofertës së VMRO-DPMNE-së që kjo parti të mos jetë pjesë e ekzekutivit iu përgjig se “BDI-ja është e gatshme të mbështesë Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese dhe të njëjtat të hyjnë në fuqi para formimit të kësaj qeverie”.

Nuk dihet epilogu I këtij takimi dhe cili do të jetë qëndrimi i integristëve rreth zhvillimeve të fundit në vend. Priten deklarata nga zyrtarë të kësaj partie, para ose pas përfundimit të Mbledhjes së KQ-së.

 

Të ngjajshme

Të fundit