Numri i përgjithshëm udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor në tre mujorin e parë të vitit është 12, 995 mijë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 24.2 %, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas llojit të transportit, numri i pasagjerëve në transportin urban është rritur me 34.6 %, në transportin periferik me 12.1 %, në transportin ndërurban me 15.8 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar për 37.6%.
Në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, numri i përgjithshëm i kilometrave të pasagjerëve në transportin rrugor është rritur për 9.5 %. Sipas llojit të transportit, numri i kilometrave të pasagjerëve në transportin urban është rritur për 8.1 %, në transportin periferik është ulur për 0.2 %, në transportin ndërurban është rritur për 22.5 %, dhe në transportin ndërkombëtar rritja është 7.6 %.
