Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë me vranësira të matura. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 24 deri 29 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me temperatura të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët e fundjavës do të përqendrohet mot me diell me mëngjese të freskëta, ndërkaq relativisht i ngrohtë gjatë ditës. Gjatë natës drejt të hënës pritet depërtim i masës së ftohtë ajrore nga veriu, e shoqëruar me erë të prëforcuar veriore dhe rënie të përnjëhershme të temperaturës, posaçërisht në pjesët veriore. Në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me kushte për reshje lokale të shiut. Të hënën do të fryjë erë e matur deri e përforcuar, ndërsa të martën erë jugore.




