5.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Aleanca, negociata për hyrje në Qeveri

Derisa kryeministri Dimitar Kovaçevski ka mohuar negociatat me Aleancën për Shqiptarët për hyrje në Qeveri, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se ai personalisht ka realizuar takime me përfaqësues të ASH-së për të negociuar për pjesëmarrje në ekzekutiv. I pyetur se për cilët ministri negociohet Ahmeti ka thënë se ende nuk është diskutuar për detajet.

“Me Aleancën takimet, do të thotë me përfaqësues të tyre i kam bërë unë, ka bërë takim edhe Kovaçevski me z. Taravari. Do të shohim se çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen mes palëve. Akoma nuk është biseduar për detaje dhe nuk mund të paragjykoj tani për tani sepse është një proces në zhvillim e sipër”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Takimet me BDI-në i pohojnë edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Për Alsat nga kjo parti thonë se kryetari Arben Taravari ka deleguar zyrtar të partisë për të komunikuar me partinë e Ahmetit.

“Ne kemi kanale komunikimi në vazhdimësi me të gjitha partitë politike. Në këtë drejtim ka pasur takim nga të deleguar të kryetarit për takim edhe me BDI-në. Kësi lloj komunikimesh do të vazhdojmë të kemi me të gjitha partitë politike, e në veçanti komunikim intensiv do të ketë me partitë politike shqiptare”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Alsat jo zyrtarisht mëson se në negociatat me ASH-në në lojë janë disa kombinime. Edhe atë për Ministrinë e Drejtësië, Arsimit,  Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe Ministria e Shëndetësisë./Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit