10.8 C
Skopje
E martë, 23 Prill, 2024

Dinari i Serbisë futet në tregun e Maqedonisë së Veriut me vendim të Bankës Popullore

Këshilli i Bankës Popullore në seancën e mbajtur më 13 tetor 2022 ka miratuar Vendim për mënyrën e përcaktimit dhe publikimit të kurseve të ndërmjetme të Bankës Popullore, ndër të cilat më e rëndësishmja është përfshirja e dinarit serb në kursin e këmbimit në listën e Bankës Popullore.

Siç njoftojnë nga Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut është vendosur që të përfshihet edhe dinari i Serbisë në listën e këmbimeve në Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi do të fillojë të zbatohet prej Listët së Këmbimeve të përcaktuar prej 1 nëntorit të vitit 2022”, sqaroi Banka Popullore.

Banka sqaroi që ky vendim i Këshillit erdhi si rezultat i shkëmbimit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së numrit të turistëve nga Serbia.

Vendimi për përfshirjen e valutës serbe ne Listën e Këmbimeve vjen në periudhën e thellimit të bashkëpunimit bilaterale ndërmjet bankave qendrore nga të dy vendet dhe përfaqëson reaksionin e koordinuar ndaj vendimit të Bankës Popullore të Serbisë për futjen e denarit maqedonas në kursin e tyre të këmbimeve”, sqarojnë nga Banka.

Ndryshe më herët edhe Banka Popullore e Serbisë ka njoftuar se në listën e valutave me të cilët tregtohet në tregun e devizave në Serbi, nga 1 Nëntori do të kycen edhe dy valuta, denari i RMV-së dhe dirhami I Emiratve të Bashkuara Arabe, derisa kuna kroate do të çregjistrohet nga 1 Janari 2023 kur Kroacia do të hyjë në eurozonë.

Të ngjajshme

Të fundit