Së fundmi, Instagram ka prezantuar funksionin e ri për adoleshentët që e përdorin telefonin natën vonë, i cili i sugjeron që të shkojnë në gjumë.
Funksioni “Nighttime Nudges” thuhet të shfaqet automatikisht, por ende nuk dihet nëse do të aktivizohet për të gjithë adoleshentët apo vetëm ata nën 18 vjeç.
“Ne duam që adoleshentët të largohen nga Instagrami, dhe ne gjithashtu e dimë se gjumi është i rëndësishëm veçanërisht për të rinjtë”, njoftoi Instagrami.
Ky ndryshim vjen pas një sërë veçorish të tjera që rrjeti social ka prezantuar për të ndihmuar adoleshentët dhe prindërit e tyre që të kontrollojnë kohën që e kalojnë duke e përdorur aplikacionin.
Përveç funksioneve Take a Break dhe kontrollit prindëror, Quiet Mode është një ndër funksionet tjera e cila i informon ndjekësit se nuk jeni të disponueshëm për bisedë duke aktivizuar një përgjigje automatike ndaj mesazheve.