19.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 19

Kurti: Zgjedhjet nuk janë opsion, presidenti duhet të zgjidhet

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai tha se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion.

“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis, dhe vendime jo të lehta. Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë se fiton 80 deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, dhe nga ato pozicine të zhvillohen bisdime të sinqerta, me interesin për vendin tonë. Ne jemi të hapur për zgjidhje që i përgjigjet vullnetit qytetar,shteti ynë ka nevojë për stabilitet veçmas në këtë kohë të trazuar. Por përtej kësaj, ka nevojë për stabilitet dhe parashikueshmëri, sepse qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre më 28 dhjetor, 113 ditësh. Qytetarët votuan për 4 vjet, dhe në përputhje me vullnetin e tyre do ta sjellim për miratim programin qeverisës 2026-2030. Jemi të bindur që zgjedhjet e reja nuk sjellin ndryshime të mëdha, të krijojë shpenzime nga së paku 10 milionë euro për KQZ-në.”, tha Kurti.

adv

39-vjeçari nga Kosova nën hetim për gra*bitje në një market në Shkup

0

Prokuroria kërkon paraburgim për një shtetas të Kosovës, i cili dyshohet për dy vjedhje në një market-tabako në Shkup, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, personi në fjalë po qëndronte në Shkup pa u regjistruar, respektivisht pa u paraqitur te autoritetet.

“I dyshuari, 39-vjeçar shtetas i Kosovës, më 11 prill ka thyer me një vegël xhamin e derës hyrëse të një marketi të tipit “tobako” në Shkup. Ai ka hyrë brenda, ka kontrolluar dhe kërkuar në hapësirë, duke marrë para nga qarkullimi ditor, pije alkoolike, cigare dhe produkte të tjera të vogla, në vlerë totale prej 52.900 denarësh. Menjëherë më pas është larguar me biçikletë në drejtim të panjohur. Më 18 prill, ai sërish ka tentuar të hyjë në të njëjtin market në të njëjtën mënyrë, por është vërejtur nga kalimtarë të rastit dhe punonjësit, të cilët kanë njoftuar policinë. Në këtë rast ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik arratisjeje, sidomos për faktin se i dyshuari qëndronte në mënyrë të paregjistruar në vend. Për këtë arsye, prokurori publik i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake caktimin e masës së paraburgimit”, thonë nga Prokuroria.

adv

Këshilli Drejtues i PDK-së mblidhet në prag të çështjes së presidentit

0

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së hënë do të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Sipas njoftimit zyrtar të partisë, në këtë mbledhje do të diskutohet për zhvillimet politike dhe çështje të tjera me rëndësi.

Kjo mbledhje vjen vetëm disa ditë para afatit kushtetues lidhur me çështjen e presidentit.

Mbledhja nis nga ora 16:00.

adv

Moti sot në RMV

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Nga mesdita do të ketë shira të rastësishëm lokal dhe kushte për paraqitje të izoluar të shirave të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullimave të rralla. Do të ketë erë të dobët deri në mesatare.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë.

adv

Kapen në flagrancë dy shoferë që garonin me vetura në Ferizaj

0

Policia në Ferizaj ka ndaluar dy shoferë të rinj që po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën “Brahim Ademi”.

Sipas njoftimit, A.Q. (23) me veturë “Volvo” dhe L.K. (19) me “Mercedes” janë kapur në flagrancë duke vozitur me shpejtësi të lartë.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 500 euro, nga 5 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj.

Policia ka apeluar që shoferët të shmangin garat e shpejtësisë, pasi rrezikojnë seriozisht sigurinë në trafik.

adv

Real Madridi në kërkim të trajnerit të ri, Arbeloa do të largohet!

0

Alvaro Arbeloa nuk do të jetë trajner i Real Madridit në sezonin e ri. Kështu ka raportuar mediumi i njohur spanjoll “Marca”.

Sipas “Marcas”, Arbeloas do t’i duhet “mrekulli” për ta ruajtur këtë pozitë.

Në klubin madrilen janë të vetëdijshëm se pas largimit të Xabi Alonsos janë bërë disa ndryshime, por në përgjithësi, Arbeloa ka dështuar me rezultate në këtë sezon, ka shkruar mediumi spanjoll.

43-vjeçari u emërua trajner i Real Madridit në muajin janar.

Por, Real Madridi me të në krye, u eliminua fillimisht nga Kupa e Mbretit, e në këtë mesjavë, u eliminua edhe nga Liga e Kampionëve pas disfatës nga Bayern Munichu.

Real Madridi me Arbeloan si trajner ka mbetur prapa edhe në garën për titull. Është pas Barcelonës.

adv

Irani vendos tarifa për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

0

Irani do t’u japë përparësi anijeve që paguajnë për të kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian.

“Duke marrë parasysh kufizimin e numrit të anijeve që do të lejohen të kalojnë, Irani ka vendosur t’u japë përparësi atyre që i përgjigjen më shpejt protokolleve të reja të Ngushticës së Hormuzit dhe paguajnë kostot e shërbimeve të sigurisë”, tha zyrtari.

Sipas tij, anijet që nuk paguajnë tarifat do të përballen me shtyrje të kalimit.

Ditën e sotme Irani rivendosi kufizime në kalimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, duke përmendur “shkelje të përsëritura të besimit” nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të armëpushimit mes palëve.

Zyrtari e përshkroi këtë masë si pjesë të përpjekjeve të Teheranit për të menaxhuar trafikun detar sipas “rregullave të reja që po rregullojnë këtë ngushticë”.

 

Top Channel

adv

Vendim i ri i Qeverisë: Dizeli më lirë për 4 denarë, benzina për 2 denarë deri në maj

0

Duke shqyrtuar gjendjen aktuale ekonomike dhe ndikimin e çmimeve globale në tregun vendor, Qeveria në seancën e sotme solli vendim për vazhdimin e masës për uljen e akcizave të derivateve të naftës me kohëzgjatje deri më 4 maj.

Siç njoftojnë nga Qeveria, me këtë vendim mbahet ulja e akcizës së dizelit në vlerë prej 4 denarë për litër si dhe ulja e akcizës për benzinën 95 dhe 98 oktan, në vlerë prej 2 denarë për litër. Njëkohësisht, mbetet në fuqi edhe mekanizmi i dakorduar paraprakisht me kompanitë e naftës, sipas të cilit sigurohet ulje shtesë prej 3 denarësh për litër për naftën dhe 2 denarësh për litër për benzinat.

Gjithashtu, duke pasur parasysh efektet stabilizuese të masave të deritanishme dhe lëvizjet aktuale të çmimeve, Qeveria mori vendim për ndryshimin e Vendimit për zbatimin e normës preferenciale të tatimit mbi vlerën e shtuar. Sipas këtij ndryshimi, norma preferenciale prej 10% do të vazhdojë të zbatohet për benzinat, ndërsa për produktet e tjera kthehet norma e rregullt prej 18%./Alsat.mk.

adv

VLEN: Dokumenti i 2019 dëshmon përgjegjësinë e Talat Xhaferi për përjashtimin e shqipes

0

Dokumenti i datës 27 gusht 2019, i nënshkruar nga Talat Xhaferi, është dëshmi e qartë se problemi rreth provimit të jurisprudencës nuk është rastësi, por pasojë e neglizhencës dhe tradhtisë politike, thonë nga VLEN-i. E akzojnë Xhaferin se si kryetar i Parlamentit, atëherë nuk ka kërkuar harmonizim të ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat e gjuhës shqipe. Për këtë kanë reaguar nga BDI-ja. Thonë se baza ligjore për shqipen ekziston, njofton Portalb.mk.

“Edhe më dëshpëruese është fakti se ky ligj u votua me Badenter, pra edhe me votat e deputetëve shqiptarë të asaj përbërje, të cilët kishin obligim kombëtar të kërkonin që provimi të mbahej edhe në shqip. Ata e votuan ligjin, duke i lënë sot qindra studentë shqiptarë të vuajnë pasojat e një padrejtësie të dyfishtë”, thuhet në kzmtesën e VLEN-it.

Nga VLEN-i e publikuan edhe konkluzionin e propozim-ligjit për provimin e jurisprudencës nga vitin 2019, i nënshkruar nga kryetari i atëhershëm i Kuvendit Xhaferi, duke theksuar se ai e ka shpallur ligjin të pranueshëm, duke përjashtuar gjuhën shqipe nga provimi.

Konkluzioni për propozim-ligjin për provimin e jurisprudencës, Foto: VLEN
Konkluzioni për propozim-ligjin për provimin e jurisprudencës, Foto: VLEN

“BDI, që për më shumë se 20 vite ka pasur pesë ministra të drejtësisë nga radhët e saj, nuk e zgjidhi kurrë këtë problem. Sot, ata derdhin lot krokodili dhe dalin në mbrojtje, por dokumentet flasin qartë: ky problem mban vulën e Talat Xhaferit dhe të politikës së tyre”, potencojnë nga VLEN-i.

Në reagimin e BDI-së thuhet se ekziston baza juridike për provimin e jurisprudencës, por, siç thonë, nuk ekziston dinjiteti politik i VLEN-it.

“Pasi studentët e drejtësisë i demaskuan me protestë, pasi opinioni publik e pa pafuqinë e tyre në qeveri, tani kanë dalë me një mashtrim të ri: po mundohen ta hedhin fajin te e kaluara, vetëm që të fshehin dorëzimin e tyre në të tashmen. Le ta sqarojmë prerë: Në atë ligj nuk ekziston fare dispozitë për gjuhën. As ndalim për shqipen. As rregullim për maqedonishten. Asnjë klauzolë gjuhësore. Pra, po gënjejnë me vetëdije. Për më tepër, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve e ka rregulluar qartë këtë çështje. Neni 23, paragrafi 5, përcakton se nëse ligjet tjera nuk harmonizohen brenda afatit ligjor, mbizotërojnë dispozitat e këtij ligji. Kjo do të thotë se baza juridike ekziston, e drejta ekziston, obligimi ekziston. Ajo që nuk ekziston është dinjiteti politik i VLEN-it”, thonë nga partia opozitare.

Nga BDI-ja potencojnë se përfaqësuesit e VLEN-it në vend që të kërkojnë zbatim të ligjit, ata kërkojnë justifikime.

“Në vend që të mbrojnë studentët shqiptarë, ata mbrojnë Ministrinë që ua mohon të drejtën. Në vend që të përballen me padrejtësinë, ata sulmojnë ata që e ngritën zërin. Kjo është fytyra reale e tyre: dekor shqiptar në qeveri, funksion kundër interesit shqiptar. Sot nuk po testohen studentët në provim jurisprudence. Sot po testohet VLEN-i. Dhe ranë. Ranë në provimin e dinjitetit. Ranë në provimin e përfaqësimit. Ranë në provimin e gjuhës shqipe. Ata që sot heshtin kur preket gjuha shqipe, nesër do të heshtin për çdo të drejtë tjetër”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po përcillet me bujë të madhe periudhën e fundit pasi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkuan nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj.

Në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase.

Ndërkaq, neni 2 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve thotë se “institucionet e qeverisjes shtetërore duhet të mundësojnë përdorim të gjuhëve tjera zyrtare të cilat fliten nga më së paku 20% e qytetarëve”, që është gjuha shqipe.

Neni 2 dhe neni 5 i këtij ligji thotë se “institucionet janë të obliguara të mundësojnë përdorim të gjuhës shqipe në të gjitha procedurat para gjykatave dhe organeve tjera shtetërore”. Kjo do të thotë se në qoftë se ligji për provimin e jurisprudencës nuk e kufizon dhënien e këtij provimi vetëm në gjuhën maqedone, duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Por kjo kërkesë deri tani ka hasur në vesh të shurdhër.

Ministria e Drejtësisë me në krye Igor Fillov vazhdimisht ka insistuar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pavarësisht Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ndërsa inspektimin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve e kanë quajtur si presion.

Në ndërkohë, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme ia tërhoqi vërejtjen Ministrisë së Drejtësisë në krye me Igor Fillkovin se nuk e kanë mundësuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe pavarësisht detyrimit ligjor dhe kushtetues.

Ministria e Drejtësisë nuk e ka ndërmend t’i zbatojë rekomandimet, por ka parashtruar ankesë ndaj këtij vendimi.

Edhe Avokati i Popullit përmes lëndës që e hapi për këtë çështje, doli me propozim konkret për Qeverinë ku i kërkon që përmes ministrisë së Drejtësisë, të fillojë procedurë për ndryshimin tre ligjeve: Jurisprudencës, Noterinë dhe Përmbarimin, që të njëjtat të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ky provim të jepet edhe në shqip.

Ministria e Drejtësisë i tha Portalbit se i ka dorëzuar përgjigje Avokatit të Popullit, në të cilën është shpjeguar në detaje procedura për dhënien e provimit të jurisprudencës, dhe se provimi i jurisprudencës është provim profesional dhe jo procedurë administrative.

Kryeministri Hristijan Mickoski edhe pse pati deklaruar se studentëve duhet t’u mundësohet provimi edhe në shqip, pastaj tha se Ligji aktual nuk e lejon provimin e jurisprudencës në shqip dhe se është i gatshëm ta rregullojnë, por vendimin do ta japë Komisioni i Venedikut. Më 4 mars në Kuvend premtoi se do të bëhen ndryshime ligjore që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Opozita shqiptare fillimisht dorëzoi propozim-ligji me të cilin propozuan që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, por më pas e tërhoqën me arsyetimin se duhet vetëm të zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Opozita shqiptare dorëzoi në Kuvend edhe rezolutë.

Ekspertët dhe shoqëria civile kanë vlerësuar se provimi në shqip nuk përbën rrezik dhe duhet të reflektojë realitetin demografik.

Kujtojmë se Propozim-ligj i cili do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte gati në vitin 2024 nga Ministria e Drejtësisë, por me ndryshimin e përbërjes parlamentare dhe qeverisë së re, e njëjta u hoq nga agjenda e kuvendit dhe s’u përmend fare nga qeveria aktuale.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve ka hyrë në fuqi në vitin 2019, nga atëherë janë ndërruar katër ministra të drejtësisë, edhe atë Bojan Mariçiq, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht është Igor Filkov. Në vitet paraprake edhe kur s’ka pasur ministër shqiptar, zëvendësi ka qenë i përkatësisë shqiptare.

adv

Mickoski: Ka rezerva të derivateve të naftës në depot shtetërore, situata është e qëndrueshme

0

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se aktualisht nuk ka ndërprerje në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës dhe se shteti ka sasi të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë.

Ai tregoi se situata me naftën, benzinën dhe kerozin është e qëndrueshme, dhe institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me furnizuesit. Sipas tij, në këtë moment nuk ka indikacione për probleme në zinxhirin e furnizimit, as për qytetarët dhe as për kompanitë.

Mickoski theksoi se ka rezerva në depot shtetërore, si dhe përmes lidhjes së tubacionit të naftës me kapacitetet e Selanikut dhe OKTA-s, të cilat, siç tha ai, janë vënë në funksion.

Kryeministri tha gjithashtu se konsumi i karburantit është rritur, dhe në ditë të caktuara rritja arrin deri në 30 përqind. Sipas tij, arsyeja për këtë është se disa qytetarë nga vendet fqinje vijnë në Maqedoni për të furnizuar me karburant, veçanërisht në zonat kufitare.

Siç deklaroi ai, presioni më i madh është në kufijtë veriorë, jugorë dhe perëndimorë, sepse çmimet e naftës dhe benzinës në vend janë më të ulëta krahasuar me disa nga vendet fqinje. Ai shtoi se Maqedonia furnizon gjithashtu kerozin disa aeroporte në rajon, përfshirë aeroportin në Prishtinë.

Lidhur me mundësinë e një mungese të mundshme, Mickoski tha se për momentin nuk ka arsye për shqetësim. Nëse lind një rrezik i tillë, tha ai, shteti do të reagojë në kohën e duhur dhe do të përshtatë një strategji të përshtatshme.

adv