14.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 20

Mickoski: Me rritje ekonomike jemi më mirë se BE-ja

0

Kryeministri Hristian Mickoski, vlerëson se rritja e qarkullimit në industri, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, është solide. Ai thotë se ka sfida në industri, veçanërisht sa i përket aktivitetit të dobët të një pjese të minierave, por thekson se kjo qeveri do të bëjë gjithçka që ato ekzistuese të jenë më aktive dhe të hapen të reja. Në këtë qëllim, siç theksoi ai, nuk do t’i pengojnë ata që nuk i’a duan të mirën shtetit dhe që do të donin që të gjitha minierat të mbyllen. “Epo, duke pasur parasysh gjendjen në botë dhe gjendjen në Evropë, vlerësoj se rritja e qarkullimit në industri, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, është solide. Ne jemi vendi i vetëm që kemi një rritje të tillë në rajon, asnjë tjetër nuk ka rritje të këtillë.

Shpeshherë kur komentojmë, duhet të bëjmë krahasime. Kjo Qeveri tani, për gjashtë tremujorë radhazi, ka një mesatare të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3,5 për qind, por kjo në kushte kur rritja në BE është nën një për qind.  Dikush do të thotë se ka pasur periudha kur rritja ka qenë edhe 5,5 për qind apo 6 për qind, por po, atëherë edhe rritja brenda BE-së ka qenë identike. Tani kemi rritje më shumë se tre herë e gjysmë më të lartë se ajo mesatarja e BE-së”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Gjorçe Petrov.

Kjo, theksoi kryeministri, për ne paraqet frymëzim se po i menaxhojmë gjërat mirë. “Nuk po them shkëlqyeshëm, sepse gjithmonë mundet më mirë, por tani për tani, duke pasur parasysh situatën globale, mendoj se gjërat po ecin mbarë”, tha kryeministri.  Ai shtoi se te prodhimi industrial ka dy sfida –  aktiviteti i dobët i minierave dhe stabilizimi i prodhimit të energjisë elektrike. “Njëra është aktiviteti i dobët i një pjese të minierave, megjithatë, ekzistojnë edhe struktura në shoqëri që do të donin që të gjitha minierat të mbyllen, edhe ato që i përmbushin të gjitha standardet mjedisore, dhe në këtë mënyrë ta çojnë shtetin drejt falimentimit për të përfituar më shumë grante. Ka edhe të tillë. Ja, shoh reagime menjëherë pas minierës strategjike për antimon, për të përfituar më shumë grante dhe ta spiunojnë shtetin dhe këtë Qeveri, por këtë herë mendoj se do të hasin në një “arrë të fortë”.  Nuk do të tërhiqemi, sepse kjo është e ardhmja, nëse duam të kemi shtet, kjo është e ardhmja”, tha Mickoski. E dyta që është më e rëndësishme përveç minierave, sipas kryeministrit, është stabilizimi i prodhimit të energjisë elektrike. “Mendoj se tashmë është në kuadër të rrjedhave stabile, kështu që, në përgjithësi, duke e pasur parasysh gjendjen, do të përsëris, globalisht jemi në një rrugë të mirë”, theksoi kryeministri Mickoski.

adv

BDI: Në dokumentet e publikuara nga VLEN shihet qartë se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët

0

BDI sot akuzon VLEN-in se vetë publikoi dokumente ku shihet se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët.

“Postimi i djeshëm i VLEN-it i cili tentoi të paraqesë si sukses publikimin dygjuhësor të dokumenteve në Gazetën Zyrtare, përfundoi si dëshmi publike e moszbatimit të ligjit nga institucionet që ata vetë i drejtojnë.

Gazeta Zyrtare nuk vepron mbi bazë dëshire politike, as mbi bazë vullneti të momentit. Ajo ka obligim ligjor që shpalljet t’i publikojë në dy gjuhë, sipas rendit juridik në fuqi.

Pra, deputeti i vlen-it, në përpjekje për t’u lavdëruar, në fakt promovoi zbatimin e një ligji që po e kontestojnë çdo ditë.
Edhe më rëndë, me vetë krahasimin që bëri me institucionet tjera, pranoi publikisht se shumë institucione nuk e respektojnë detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe.

Kjo do të thotë se problemi nuk është interpretimi i ligjit. Problemi është moszbatimi i ligjit. Qeveria dhe Presidentja nuk mund të fshihen pas propagandës së deputetëve të tyre.

Kur synimi është mashtrimi i opinionit, e vërteta del vetë në sipërfaqe.

VLEN e pranoi atë që qytetarët e shohin çdo ditë: shqipja po largohet nga institucionet përmes moszbatimit sistematik të ligjit”, akuzojnë sot nga BDI.

adv

LSDM ka ngritur kallëzim penal ndaj Mickoskit për minimizimin e Kushtetutës dhe shkeljen e ligjeve

0

LSDM njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj kryeministrit, Hristijan Mickoski për “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Hristijan Mickoski nuk fshihet më ai është prokuror, gjykatës, i cili urdhëron paraprakisht gjyqe kundër opozitës dhe disidentëve.

Nga pozicioni i Kryeministrit, Mickoski shpall publikisht ndjekje penale, shënjestron njerëz specifikë nga opozita dhe familjet e tyre me akuza të shkruara paraprakisht.

Shprehja e tij “Kam një ndjenjë” diktohet nga frika sepse ai e di se do të duhet të përballet me përgjegjësinë.

Por ky është një skandal me përmasa të papara dhe përfaqëson një kolaps të plotë të rendit ligjor dhe kushtetues, dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Deklarata e Mickoskit është një sinjal se gjyqësori dhe prokuroria janë shndërruar në një mjet për hakmarrje politike dhe persekutim të disidentëve.

Metoda të natyrshme të regjimeve autoritare që sistemi demokratik nuk i njeh.

Prandaj, LSDM sot ngriti padi penale kundër Hristijan Mickoskit për krime:

-Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (neni 353, paragrafi 1 i Kodit Penal)

-Shkelje e barazisë së qytetarëve (neni 137, paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal)

-Rrezikim i sigurisë (neni 143, paragrafi 1 i Kodit Penal)”, thonë nga LSDM.

Nga atje kërkojnë që Prokuroria Publike të veprojë menjëherë sipas kallëzimit penal, të thërrasë Mickoskin për marrje në pyetje dhe të parandalojë rrezikimin e mëtejshëm të rendit juridik.

adv

Haqim Ramadani shpërthen ndaj gazetarëve – por përgjigja i vjen si ‘shuplakë’ publike!

0

Pasi u demaskua publikisht, Haqim Ramadani tentoi të ndryshojë drejtimin e debatit duke sulmuar gazetarët, sikur ata të ishin problemi kryesor. Por kjo strategji nuk zgjati shumë. Në vend që të heshtnin, gazetarët reaguan menjëherë dhe me tone të ashpra, duke i kthyer përgjigje të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka.

Ata jo vetëm që hodhën poshtë pretendimet e tij, por i kujtuan edhe një realitet që ai duket se e ka harruar: mbështetjen dhe hapësirën që vetë gazetarët i kanë dhënë ndër vite. Nga intervistat, promovimi publik e deri te mbulimi i aktiviteteve të tij, shumë prej tyre kanë qenë kontribuues në ngritjen e profilit të tij publik.

Por në momentin që situata u kthye kundër tij, Ramadani zgjodhi të sulmojë pikërisht ata që dikur i qëndruan pranë. Kjo lëvizje u interpretua nga shumëkush si përpjekje për të devijuar vëmendjen nga çështjet reale dhe përgjegjësia personale.

Reagimi i gazetarëve ishte i qartë: askush nuk është mbi kritikën dhe askush nuk mund të përdorë median vetëm kur i konvenon. Ky episod tregon qartë se koha e manipulimeve dhe viktimizimit të rremë po i vjen fundi.

#FurkanSaliu #RamiMislimi #LiridonaVejseli

#HaqimRamadani #IzetMexhiti #KomunaÇair

adv

Prej në opozit kur ka seriozitet në punë ajo kryhet: Selami Zgjidhëm problemin me Autobusin në fshatin Bojanë dhe së shpejti minibus për lagjen Vizbeg

0

Pas komunikimit tonë të vazhdueshëm me banorët dhe kërkesave tona në Këshill lidhur me problemet e linjave dhe autobusëve në disa vendbanime, si dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me Ndërmarrjen Publike për Transport, ka filluar të përmirësohet gjendja në disa zona. Megjithatë, një nga problemet kryesore mbetet ende flota e autobusëve të vjetër!
Në fshatin Bojanë, ku problemi kryesor ishte autobusi dykatësh që nuk mund të kalonte në urën e Bojanës, çështja tashmë është zgjidhur dhe aktualisht funksionon autobusi njëkatësh.
Sa i përket linjës 18A në Vizbeg,pas takimit tonë me menaxhmentin, na është garantuar se në një afat sa më të shkurtër do të vihet në funksion një minibus, i cili aktualisht ndodhet në servis dhe po përgatitet për këtë linjë!
Gjithmonë pranë qytetarëve.
Vota juaj,amaneti ynë!
Kemi kërkuar mbështetjen tuaj për t’ju përfaqësuar dhe do t’ju përfaqësojmë me dinjitet në qytet!

adv

Haqim Ramadani ofendon gazetarët thotë se Bërvenicën e shitën mediat dhe gazetarët!

0

Ish-kandidati për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar mediat dhe disa gazetarë për, siç tha ai, “shitje” gjatë zgjedhjeve lokale informon Tetovasot.

Ramadani thekson se gjatë fushatës zgjedhore shumë portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë kërkonin pagesë për mbështetje ose intervista, ndërsa sot, sipas tij, dalin dhe flasin për “shitje” të komunës.

“Sot po shoh reagime nga disa portale dhe individë që e quajnë veten gazetarë, të cilët gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale u rreshtuan në anën tjetër për 500 apo 1000 euro, ndërsa sot marrin të drejtën të flasin për ‘shitje’ të komunës. Ata që janë shitur vetë, mendojnë se çdokush mund të shitet”, shkruan Ramadani transmeton Tetovasot.

Ai shton se gjatë zgjedhjeve asnjë medium, sipas tij, nuk i dha përkrahje kandidaturës së tij dhe se e gjithë fushata është zhvilluar me mjete minimale.

“E gjithë fushata ime u zhvillua me mjete minimale – vetëm me një telefon dhe përmes rrjeteve sociale”, thekson ai.

Ramadani gjithashtu ka reaguar edhe ndaj kritikave për punësimin e tij, duke thënë se nuk mban asnjë post publik dhe se është absurde të bëhet debat për një vend pune.

“Nuk mbaj asnjë post publik dhe nuk ka asnjë bazë që të merret kush me mua në këtë formë”, shkruan ai.

Në fund, ai ka kritikuar ashpër disa portale, duke i quajtur “mercenarë të klikimeve”.

“Qëllimi juaj nuk është informimi, por përfitimi , rritja e ndjekësve dhe më pas kërkimi i ‘haracit’ në emër të tyre”, përfundon reagimi i Haqim Ramadani.TS

adv

Djali 16-vjeçar i Teuta Arifit nën hetim për nark0tikë!

0

Operacion I befasishëm policor në shtëpinë e ish kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në orët e vona të mbrëmjes, forca policore iu drejtuan shtëpisë së Arifit pas një sërë dyshimesh lidhur me djalin e saj të mitur, 16 vjeçar, i dyshuar për shitje te lëndëve narkotike.

Nga burimet policore, sasi e lëndëve narkotike ka qenë e konsiderueshme, dhe nga konstatimet, e gatshme dhe e paketuar për shitje. Policia ka gjetur në shtëpinë e të miturit, qese të gatshme, 120 gram marihuanë, të mbyllura me zinxhir, e gatshme për shitje dhe 1,5 gramë kokaine e pastër.

Në versionin e policisë theksohet se më datë 16.4.2026 në ora 22:05, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, të kryer me pëlqimin e pronarit, të cilin i mituri e shfrytëzonte me qira, janë gjetur dhe sekuestruar 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.

I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe në prani të prindit me të do të zhvillohet bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Sipas informatave, djali i Teuta Arifit është shoqëruar në polici, edhe nga njëri prej prindërve të tij, gjykatës aktual në Gjykatën Supreme.

adv

Alarm në Maqedoninë e Veriut, policia evidenton gjashtë raste dhu’ne familjare

0

Në Policinë e Maqedonisë së Veriut u raportua gjashtë raste për dhunë në familje, si rezultat i së cilës u arrestuan dy persona, transmeton Portalb.mk.

“Nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria B.S. (28) nga Velesi, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare u ka bërë kërcënime prindërve të tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe është njoftuar prokurori publik”, raportoi Policia.

Policia ka raportuar se në Veles u arrestua edhe 44 vjeçari Z.J. nën dyshimet se e ka sulmuar bashkëshorten 41 vjeçare.

Raste të ngjashme ka pasur edhe në vende të tjera. Në Kumanovë një 23 vjeçare e raportoi për dhunë bashkëshortin A.A., sikurse një 45 vjeçare nga Karposhi që ka raportuar bashkëshortin për sulm fizik. Në Kavadar një 42 vjeçare e raportoi ish-partnerin për kërcënim përmes telefonit.

“U raportua se në një shtëpi në zonën e Gazi Babës, më 09.04.2026 një e mitur është sulmuar fizikisht nga nëna e saj K.A., ndërsa më 14.04.2026 është sulmuar fizikisht edhe nga babai i saj A.A.”, raporton Policia.

Sipas të dhënave nga MPB-ja, në një periudhë prej pesë vitesh janë regjistruar madje 26 vrasje të grave. Në vitin 2021 u regjistruan katër vepra penale të “vrasjes”, në të cilat viktima ishin katër gra. Në vitin 2022, u regjistruan dy vepra penale të “vrasjes”, në të cilat viktima ishin dy gra. Vitin pasardhës, ky numër është 9, ndër të cilët njëra nga viktimat ishte një vajzë 14 vjeç. Në vitin 2024, u vranë pesë gra, njëra prej të cilave ishte një vajzë dyvjeçare, ndërsa vitin e kaluar u vranë 6 gra.

Kujtojmë se më 2 mars, nëna Ivana, bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare Katja u hodh nga një ndërtesë në Karposh rreth orës 14:00 dhe vdiqën në vend. Pas ngjarjes tragjike të 2 marsit, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha në një konferencë për shtyp se gjatë vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike midis bashkëshortëve. Sipas ministrit, policia veproi në bazë të çdo raporti, por në të gjitha rastet raportet u tërhoqën nga pala e dëmtuar Ivana, e cila për këtë arsye hoqi dorë nga procedurat e mëtejshme.

adv

Moti për ditën e sotme

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në pjesën jugore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një e erë e lehtë nga pjesa veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri 12, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 17 deri 25 gradë celsius.

Edhe gjatë fundjavës moti pritet të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha diellore.

adv

Zemërimi i Barcelonës nuk ndalet, ankesë zyrtare në UEFA!

0

Nuk ka fund zemërimi i Barcelonës pas eliminimit të tyre nga Champions League ndaj Atletico Madrid. Skuadra e Hansi Flick ishte shumë pranë përmbysjes së disavantazhit 0-2 nga ndeshja e parë në “Camp Nou”, por nuk ishin në gjendje ta përfundonin këtë sukses, pavarësisht fitores (1-2).

Pati vendime të arbitrave, që krijuan polemika të shumta dhe sipas klubit katalanas, ndikuan në rezultat dhe i shkaktuan dëm të madh sportiv dhe ekonomik. Nisur nga kjo, klubi “Blaugrana” ka paraqitur përsëri një ankesë zyrtare në UEFA.

Deklarata zyrtare e Barcelonës

Barcelona ka paraqitur një ankesë në UEFA në lidhje me performancën e gjyqtarëve në ndeshjen çerekfinale të UEFA Champions League kundër Atlético de Madrid.

Klubi beson se gjatë dy ndeshjeve të barazimit, u morën disa vendime të gjyqtarëve, që nuk ishin në përputhje me Rregulloren e Lojës, si rezultat i një zbatimi të gabuar të rregulloreve dhe mungesës së ndërhyrjes adekuate nga sistemi VAR në veprime me rëndësi të qartë.

Sipas FC Barcelona, ​​​​akumulimi i këtyre gabimeve ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ndeshjeve dhe në rezultatin përfundimtar të barazimit, duke rezultuar në një humbje të konsiderueshme sportive dhe ekonomike për klubin.

Përmes këtij pretendimi, klubi përsërit kërkesat e bëra më parë ndaj UEFA-s dhe, në të njëjtën kohë, ofron të bashkëpunojë me UEFA-n me qëllim përmirësimin e sistemit të arbitrimit në mënyrë që të garantohet një zbatim më rigoroz, i drejtë dhe transparent i Rregullores së Lojës.

 

Top Channel

adv