19.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 2803

MPB njofton qytetarët e Shkupit: Mos bëni panik, po xhirohet një film me skena ku ka edhe të krisma

0

MPB i njofton qytetarët e Shkupit se në rrethinën e “ish-Gazelasë” po xhirohet film gjatë të cilit po xhirohen edhe skenat me krisma për të cilat, siç theksojnë nga atje, MPB-ja ka qenë e njoftuar menjëherë nga organizatori.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon mediat që të mos publikojnë informacione të paverifikuara në opinion dhe të kontaktojnë Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun për informacione të duhura, njofton MPB.

adv

zv/ministri Bushi zgjedhet anëtarë i kryesisë qëndrore të BDI-së

0

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot gjatë mbledhjes së IV-të të Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, me prani të gati të të gjithë anëtarëve është zgjedhur anëtarë i kryesisë qëndrore të lartisë së ushëhequr nga Ali Ahmeti.

Ky është postimi i Bushit në facebook

Të palëkundur në përmbushjen e qëllimeve strategjike tona, pas integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO tani rradhën e ka integrimi në Bashkimin Europian, bashkqytetarët tanë maqedonas tek shqiptarët kanë partner të fuqishëm dhe përkrahja jonë do i bëj shumë më të fortë drejt legjitimimit ndërkombëtar të atributeve identitare! Ky është kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ky është misionari ynë, Ali Ahmeti.

Faleminderit kryetarit dhe Këshillit të Përgjithshëm të partisë për mbështetjen dhe besimin të jem pjesë e Kryesisë Qendrore të BDI-së.

Lëvizja më e fuqishme në rajon, BDI

#faleminderit ?

adv

Digjen tri shtëpi në Shkup

0

Nëpërmjet 112 dhe Qendrës Operative në QKM është marrë informacion se në tregun me shumice janë djegur tri shtëpi dhe janë njoftuar institucionet kompetente dhe Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit.

Një sipërfaqe prej rreth 100 m2 është djegur. Është ndërhyrë me 12 zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse, të cilat janë ende në terren për pastrim.

adv

Arsovska kreu kontroll në fazën përfundimtare të rikonstruimit të rrugës “Butelska”

0

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot kreu kontroll në fazën përfundimtare të punëve ndërtimore për rikonstruimin e rrugës “Butelska”.
“Qyteti i Shkupit e rikonstruoi rrugën ‘Butelka’ nga udhëkryqi me rrugën ‘Aleksandar Urdarevski” deri tek kyçja drejt rreth rrotullimit. Rikonstruimi i rrugës është në sipërfaqe prej 7.687 metra katrorë dhe në gjatësi prej 850 metrave, kjo është rruga më frekuentuese në komunën e Butelit. Tërësisht po rikonstruohen trotuaret e dëmtuara dhe stacionet e autobusëve”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Në të njejtën kohë, siç shtojnë, u ndërmorën aktivitete për përmirësimin e linjës së ujësjellësit F400 me qëllim të zvogëlimit të mundësive nga defektet në rrugën e re të asfaltuar në të ardhmen për shkak të vjetërsisë. Për kanalizimin atmosferik po përpunohet një pjesë e aksit DN 400 me qëllim që të zhvillohet linjë e re komunale atmosferike.

“Me rikonstruimin e rrugës ‘Butelska’ zgjidhet kërkesa shumëvjeçare e qytetarëve në këtë pjesë të komunës, ndërsa njëherit lehtësohet funksionimi dhe lëvizja e mbi 25.000 qytetarëve të cilët çdo ditë tranzitojnë në këtë shtrirje”, theksojnë nga Qyteti.

adv

Kovaçevski: Dyert e Qeverisë të hapura për të gjithë ata që janë për Maqedoni evropiane

0

Për momentin, Qeveria funksionon me shumicë stabile – tha Kryeministri Kovaçevski i pyetur për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeveritar edhe me ASH-në. Ai bëri të ditur se dyert e Qeverisë janë të hapur për të gjithë ata që janë për Maqedoni evropiane.

“Gjatë fjalimit tim të fundit në Kuvend, u bërë ftesë të gjithë deputetëve që janë për konceptin e Maqedonisë evropiane, konceptit RMV në BE deri më 2030, se dyert e Qeverisë janë të hapura për të gjithë pa marrë parasysh përkatësinë partiake. Për shkak se para nesh janë vendimet që duhet t`I marrim. Vendimet duhet të miratohe me konsensus të gjerë” – tha Kryeministri Kovaçevski.

adv

Bekteshi: Qytetarët do të kenë ngrohje deri në fund të sezonit

0

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se qytetarët do të marrin energji ngrohëse pa ndërprerje deri në fund të sezonit të ngrohjes, si dhe se konsumatorët jo të energjisë elektrike që janë në tregun e rregulluar, si p.sh si amvisëri do të marrin energji elektrike nga kapacitetet vendore për të cilat, siç theksoi, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“Pasi SHA EMV ka bërë dhe ka përfunduar të gjitha përgatitjet, banorët e Shkupit kanë energji ngrohëse. Do të jetë deri në fund të sezonit të ngrohjes. Qytetarët do të furnizohen në vazhdimësi me energji ngrohëse. Prandaj nuk ka nevojë të krijohet panik, sepse të gjitha institucionet janë të gatshme që me kohë të bëjnë atë që janë të obliguara”, deklaroi Bekteshi, i cili sot në ditën e parë të sezonit të ngrohjes vizitoi ngrohtoren “Lindja”.

Ai theksoi se SHA “EMV” ka arritur që brenda afatit t’i kryejë të gjitha obligimet dhe përgatitjet dhe të marrë licencat për të mundësuar furnizimin me energji ngrohëse.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ministri i Ekonomisë theksoi se në pjesën e tregut të rregulluar, amvisëritë, konsumatorët e vegjël dhe pjesa e tregut të lirë do të furnizohen vazhdimisht me energji elektrike nga objektet vendore gjatë gjithë sezonit dimëror.

“Ne nuk varemi nga vendet e tjera. Ne u përgatitëm të mbulonim gjithçka brenda vendit, në mënyrë që të mos kishim rritje të çmimeve dhe, përveç kësaj, të mos vareshim nga ajo që do të ndodhte në rajon, në Evropë apo globalisht. Prandaj të gjitha kapacitetet tashmë janë duke u vënë në funksion, dhe sot sigurisht është konfirmim i faktit që muajt e fundit drejtori i SHA EMV Vasko Kovaçevski me ekipin e tij dhe me mbështetjen e Qeverisë kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pasur energji ngrohëse sot në qytetin e Shkupit”, deklaroi Bekteshi.

Drejtori i SHA “EMV” Vasko Kovaçevski, i cili së bashku me Bekteshin vizitoi ngrohtoren “Lindje”, theksoi se qytetarët duhet të jenë të sigurt dhe se do të pajisen me energji ngrohëse.

“Ne kemi siguruar energjensa deri në fund të këtij muaji dhe si rezultat i mënyrës se si do të funksionojë centrali privat i gazit TE-TO në të ardhmen, do të dimë nëse do ta tërheqim energjinë ngrohëse nga TE-TO apo do të vazhdojmë të prodhojmë plotësisht. Energjinë ngrohëse në termocentralet tona të cilat i kemi me qira nga SHA “Adora” në ngrohtoren “Lindje” dhe “Perëndim”. Sot në mëngjes në ora 5:50 ngrohtoret kanë filluar në temperaturën 9 gradë, kanë punuar deri në orën 9:15 kur temperatura e jashtme ka qenë 12 gradë dhe gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 997 megavat orë energji ngrohëse”, tha Kovaçevski.

Konsideroj, theksoi drejtori i SHA “EMV”, se me këtë mënyrë të funksionimit dhe menaxhimit të të gjitha kapaciteteve energjetike në vend, do ta kalojmë me sukses këtë sezon ngrohjeje dhe do ta kalojmë me sukses këtë krizë energjetike në këtë periudhë.

adv

Dinari i Serbisë futet në tregun e Maqedonisë së Veriut me vendim të Bankës Popullore

0

Këshilli i Bankës Popullore në seancën e mbajtur më 13 tetor 2022 ka miratuar Vendim për mënyrën e përcaktimit dhe publikimit të kurseve të ndërmjetme të Bankës Popullore, ndër të cilat më e rëndësishmja është përfshirja e dinarit serb në kursin e këmbimit në listën e Bankës Popullore.

Siç njoftojnë nga Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut është vendosur që të përfshihet edhe dinari i Serbisë në listën e këmbimeve në Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi do të fillojë të zbatohet prej Listët së Këmbimeve të përcaktuar prej 1 nëntorit të vitit 2022”, sqaroi Banka Popullore.

Banka sqaroi që ky vendim i Këshillit erdhi si rezultat i shkëmbimit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së numrit të turistëve nga Serbia.

Vendimi për përfshirjen e valutës serbe ne Listën e Këmbimeve vjen në periudhën e thellimit të bashkëpunimit bilaterale ndërmjet bankave qendrore nga të dy vendet dhe përfaqëson reaksionin e koordinuar ndaj vendimit të Bankës Popullore të Serbisë për futjen e denarit maqedonas në kursin e tyre të këmbimeve”, sqarojnë nga Banka.

Ndryshe më herët edhe Banka Popullore e Serbisë ka njoftuar se në listën e valutave me të cilët tregtohet në tregun e devizave në Serbi, nga 1 Nëntori do të kycen edhe dy valuta, denari i RMV-së dhe dirhami I Emiratve të Bashkuara Arabe, derisa kuna kroate do të çregjistrohet nga 1 Janari 2023 kur Kroacia do të hyjë në eurozonë.

adv

Maqedoni nga sot filloi sezoni i ngrohjes Qendrore

0

Sezoni i ngrohjes në Shkup për të gjithë të kyçurit në rrjetin e ngrohjes qendrore do të fillojë nga sot me të njëjtat kushte si më parë, gjegjësisht me temperaturë të garantuar prej 21 gradë Celsius dhe ngrohje në periudhën prej orës 06:00 deri në 22:00. sigurojnë zyrtarët.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi, u tha të enjten qytetarëve të Shkupit se më 15 tetor do të kenë radiatorë të ngrohtë dhe se radiatorët do të qëndrojnë të tillë gjatë gjithë sezonit të ngrohjes.
– Më 15 tetor, me fillimin e sezonit të ngrohjes, do të fillojë furnizimi me energji termike, radiatorët në Shkup do të ngrohen. Energjia termike do të jetë në dispozicion deri në fund të sezonit të ngrohjes, theksoi më pas Bekteshi.

Ai tha se gazi është blerë për dy javët e para të tetorit me çmimin më të volitshëm, që është dyfish më i lirë se ofertat e mëparshme dhe pritet që nga muaji i ardhshëm gazi të ofrohet me çmime më konkurruese për të pasur kostot më të ulëta për qytetarët.

adv

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së: Do të “shuhet” apo do të “rindizet” zjarri?!

0

Sot në Tetovë, BDI mbledh Këshillin e Përgjithshëm ku duhet të zgjidhen organet partiake. Kjo mbledhje vjen pas letrës së hapur të disa zyrtarëve të kësaj partie që kishin shprehur pakënaqësi nga puna e Ministrave të BDI-së në ekzekutiv por edhe për shkak të mosfunksionimit të trupave partiake.

Në rend dite të kasaj mbledhje do të jenë tri pika të rendit të ditës, konstituimi i Kryesisë partiake, zgjedhja e organit mbikqyrës të Këshillit të Përgjithshëm si dhe shpallja e zgjedhjeve në Forumin Rinor të partisë dhe në këshillat dhe dëget lokale. Cështja që shtrohet në opinion është nëse do të “shuhet” apo do të “rindizet” zjarri nga I ashtuquajturi “Grupi I zjarrit” në BDI.

Në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së pritet që formimi dhe puna e organeve të rezultojë me analiza dhe vendime për të ardhmen. Kjo vjen si rezultat I letrës së hapur që I ashtuquajturi “Grupi I Zjarrit” ia dërgoi Ali Ahmetit duke shprehur pakënaqësi nga puna e Zv/Kryeministrit Grubi dhe mosfunksionimit për një periudhë të gjatë të trupave partiake.

Derisa pritet që të vazhdojnë përpjekjet e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, që sërish të rikthehet uniteti partiak, nuk përjashtohet mundësia që ‘Grupi I Zjarrit” të veprojë si fraksion e që mund të shkaktojë jostabilitet në shumicën parlamentare./KlanMacedonia/

adv

Përfundon mbledhja e BDI -së, flet Bujar Osmani

0

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ka folur para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së sotme të BDI-së në Tetovë.

Ai theksoi se mbledhja ka kaluar në frymë pozitive dhe se nesër do të merren vendime konrete, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kishim një takim tjetër konsultativ me funksionarët partiak, në kuadër të përgatitjeve të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në Tetovë. Ishte vazhdimësi e mbledhjes që kishim para disa ditëve, ku u diskutuan të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e mbledhjes, pasi kjo mbledhje nesër do të jetë e rëndësishme. Do të merren vendime për formimin e organeve të partisë, prandaj u diskutuan të gjitha aspektet”.

“Nesër ato do të shtrohen para Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të merr vendime. Ajo që është e rëndësishme ishte se diskutimi ishte në frymë pozitive”, tha Bujar Osmani.

I pyetur nëse është diskutuar për emra, ai tha se këtë të drejtë e ka kryetari i partisë.

“Në bazë të statutit është e drejtë e kryetarit Ahmeti për të propozuar listën e organeve të partisë. Ai është konsultuar me përfaqësuesit që ishin këtu”, tha Bujar Osmani.

adv