29.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 36

Qeveria e Kosovës shpërblen Dardanët me 500 mijë euro, premton 1 milion euro për kualifikim

0

Qeveria ndan 500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës që mposhti Sllovakinë. Premton 1 milionë euro në rast të kualifikimit e shpërblime të tjera për sukseset në kampionat botëror

Qeveria e Kosovës e ka shpërblyer përfaqësuesen Dardane me 500 mijë euro pas triumfit historik në gjysmëfinalen e play off-it kundër Sllovakisë në Bratislavë.

Sfida e radhës do të jetë ajo në Prishtinë kundër Turqisë, ku premtimi kësaj radhe është 1 milionë euro në rast fitoreje, që do t’i dërgonte Dardanët për herë të parë në një Kampionat Botëror.

Në deklaratën e kryeministrit Albin Kurti thuhet:

Triumfi në Bratislavë në kuadër të play off-it për kampionatin Botëror 2026, Sllovakia u njoh me futbollistët e rangut botëror nga Kosova përbën një sukses historik.

Në fund të nëntorit i ndamë 250 mijë euro me rastin e sigurimit të play off-it e po atë ditë  u zotuam se do ndajmë 500 mijë euro të tjera në rast të fitores ndaj Sllovakisë, ky zotim do të jetësohet sot. Por dua që kjo të mos mbes këtu. Uroj fort që djemtë tanë shembullor të fitojnë finalen e madhe të play off-it dhe të shkruajnë emrin e tyre në historinë e futbollit të Kosovës si të parët të cilët e jetësojnë ëndrrën e botërorit. Kualifikimi në kupën e botës do të kuptimësonte shënimin e dhjetë vjetorit të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Një fitore nesër do të ishte një arsye tjetër që ne të mblidhemi sot këtu. Në rast të kualifikimit në Kupën e Botës do të ndajmë edhe një milionë euro të tjera për përfaqësuesen tonë në futboll.

Ngjashëm si ishim zotuar për shpërblimet në rast të fitores ndaj Sllovakisë e në rast kualifikimi po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojnë në kampionatin botëror që mbahet në SHBA.

 

Top Channel

adv

Fazliu: Projektet e 2013-ës anashkaluan shqiptarët, BDI s’ka moral të flasë

0

Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së për ndërtimin e Korridorit VIII, duke rikujtuar se që në vitin 2013 ai dhe disa deputetë të tjerë kishin kundërshtuar projektet infrastrukturore të asaj kohe, pasi sipas Fazliut ato ishin të orientuara në mënyrë të njëanshme dhe anashkalonin zonat shqiptare, përcjell tetova1

Reagimi i plotë:

“Ishte fundi i tetorit 2013. E mbaj mend shumë mirë atë kohë, sepse në seancë plenare u sollën dy ligje kyçe. Kërkohej të votoheshin garancitë për kreditë kineze për autostradat Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër. Shuma ishte mbi 500 milionë dollarë.

Problemi nuk ishte shuma. Ishte drejtimi.

Bashkë me kolegët e mi deputetë të asaj kohe Orhanin, Gazmendin dhe Bekim Qokun, etj, kundërshtuam fuqishëm. Sepse projekti NUK ISHTE NEUTRAL. Nuk sillte ZHVILLIM PËR TË GJITHË. Ishte projekt i dizajnuar PËR TË ANASHKALUAR SHQIPTARËT.

Autostrada “niste” nga Izvori drejt Ohrit.

Jo nga Tetova.

Jo nga Gostivari.

JO DREJT QAFË THANËS.

Ideja e projektit ishte kristal e qartë. Të lidhen dhe të forcohen ekonomikisht vendbanimet maqedone, ndërsa shqiptarët të mbeten jashtë boshtit zhvillimor.

Ne kërkuam ndryshe. Me amendamente konkrete që mjetet për autostradën Shtip-Milladinovc të orientoheshin nga Tetova dhe Gostivari për në Kërçovë dhe ky aks të vazhdonte drejt Qafë Thanës, me degëzim për në Dibër dhe Ohër. Pra, një projekt që i lidh shqiptarët, jo që i anashkalon. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në Kuvend.

BDI atëherë ISHTE KUNDËR, si gjithmonë kur ka qenë në pushtet.

Autostrada për Shtip u ndërtua shpejt. Por asgjë nuk u realizua në zonat shqiptare. Dhe tani që ra nga qeveria 20-vjeçare, BDI u kujtua të ulërasë se shqiptarët po anashkalohen dhe, pa pikë turpi, reagon pikërisht për këto projekte.

Të jemi të qartë. Edhe sot ka struktura brenda qeverisë që përpiqen të pengojnë rrugët që lidhin shqiptarët. Por këtë herë e kanë pothuajse të pamundur.

Korridori 8 nuk është dëshirë politike. Është interes strategjik i NATO-s dhe i Amerikës e BE-së.

DO TË BËHET, me qejf ose me zorr. Përfshirë edhe lidhjen me Qafë Thanën.

Të gjithë kanë të drejtë të reagojnë. Dhe mirë që reagojnë!

Veç jo edhe BDI.”, përfundon Fazliu./tetova1.mk

adv

Qeveria shqyrton ndihmën për FFK-në dhe dërgimin e FSK-së në Gazë

0

Qeveria e Kosovës do të mblidhet këtë të hënë.

Në rend dite janë disa pika, në mesin e tyre edhe ndarja e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll, pas fitores kundër Sllovakisë.

Gjithashtu, në rend dite do të jetë edhe ndarja e pagës së 13-të, si dhe dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza, Projektligji për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e ai për Banimin Social dhe të Përballueshëm.

adv

Moti sot në RMV

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 6, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 18 gradë celsius.

Gjatë ditëve në vijim moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje shiu.

adv

Korridori 8 në krizë, opozita shpërthen kundër vendimit të qeverisë

0

Struga nuk do të lidhet me autostradën Kërçovë – Ohër e cila me vite po zvarritet, segmenti nga Trebenishta deri në Qafë Thanë prej 57 kilometrave tani për tani nuk do të ndërtohet, siç tha kryeministri për shkak të UNESCO-s. Kjo çështje ka nxitur reagime të ashpra nga partitë opozitare, ndërkaq zëvendësministrja e Transportit premtoi se do të gjendet zgjidhje që ky segment të ndërtohet, shkruan Portalb.mk.

Ashtu siç pati paralajmërime nga opozita para pak javësh, kryeministri Hristijan Mickoski sot e konfirmoi se segmenti nga Trebenishta deri në Qafë Thanë me shumë gjasë nuk do të ndërtohet, siç tha, sepse nuk varet nga vendi, por nga UNESCO.

“Megjithatë, po kërkohet mënyra se si të përmbyllet edhe kjo tërësi, sepse hyn në perimetrin e UNESCO-s dhe këtu do të gjejmë një mënyrë që përsëri të kemi komunikacion të sigurt ndërmjet këtyre dy pjesëve dhe mendoj se do ta arrijmë këtë. Në këtë moment, me shumë gjasë, ende nuk është marrë vendimi përfundimtar, ende po negociohet dhe po diskutohet, por ka shumë gjasa që këtu të kemi ndryshime”, tha Mickoski.

Ndaj kësaj reaguan ashpër partitë opozitare shqiptare.

BDI thotë se edhe zyrtarisht u anulua Korridori 8, segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

“Para një muaji kur e ngritëm këtë çështje thanë se është shpifje. Sot doli në shesh e vërteta. Edhe një projekt i anuluar, edhe një e drejtë e mohuar nga kjo qeveri. Një gjë u premtojmë, do të mbani përgjegjësi”, thanë nga BDI.

Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës theksuan se Mickoski konfirmoi denoncimin e kryetarit, Ziadin Sela për Korridorin 8

“Kryeministri Mickoski sot vetëm konfirmoi atë që Kryetari, Ziadin Sela, denoncoi shumë ditë më parë (10 mars, 2026). U desht një kohë që të gjejnë një alibi dhe të fshihen pas UNESCO-s, por ne nuk do të dorëzohemi. Edhe këtë alibi do t’ua demaskojmë e demantojmë si edhe çdo tendencë tjetër për të eliminuar Strugën dhe vendbanimet e tjera shqiptare nga korridoret ndërkombëtare dhe për të devijuar tërësisht Korridorin 8. Këto skenare nuk duhet t’i lejojmë dhe të gjithë duhet të ngrejmë zërin e të veprojmë për të prishur planet e tilla antishqiptare”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët – Ziadin Sela.

Kryetari i tjetrës Aleancë për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se as Struga, as shqiptarët nuk mund të devijohen nga rruga evropiane.

“Përpjekjet për t’i larguar nga kjo rrugë janë të kota dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vullnetin qytetar, i cili është i qartë, i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm”, tha Taravari.

Nga ana tjetër, zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri thotë se për segmentin Trebenishtë – Qafë Thanë, është e rëndësishme të sqarohet se gjatë fazës së projektimit fillestar nuk është kërkuar mendim nga UNESCO, përkundër ndjeshmërisë së zonës.

“Në takimin e fundit të zhvilluar para disa javësh ndërmjet Ministrit Nikolloski dhe përfaqësuesve të lartë të UNESCO-s, janë paraqitur qartë vërejtjet për projektin aktual, të cilin ne e kemi trashëguar. Për ne është thelbësore që të mos rrezikohet në asnjë moment statusi që gëzon vendi ynë në raport me këtë organizatë”, tha Zekolli Shaqiri.

Por ajo thotë se “lidhja e autostradës Strugë – Qafë Thanë do të realizohet.”

“Aktualisht po zgjidhet modaliteti më i përshtatshëm, në koordinim me UNESCO-n, në mënyrë që ky projekt të mos pengohet dhe të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Po ashtu, Ministria e Transportit është drejt përfundimit të punimeve për rikonstruksionin dhe zgjerimin e pikës kufitare Qafë Thanë, çka dëshmon qartë përkushtimin tonë për një lidhje të plotë dhe funksionale të kësaj autostrade. Lidhja infrastrukturore me Republikën e Shqipërisë është prioritet strategjik dhe do të realizohet me patjetër, pavarësisht zgjidhjes përfundimtare teknike që do të përzgjidhet për këtë segment”, tha Zekolli Shaqiri.

Projekti i Korridorit 8 dhe çështjet që lidhen me rajonin e Ohrit kanë qenë kohët e fundit në qendër të debateve publike dhe politike në Maqedoninë e Veriut. Ndërtimi i këtij korridori, i cili synon të lidhë Adriatikun me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në rajon dhe me mbështetje edhe nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime lidhur me realizimin e projektit. Ndërtimi i Korridorit 8 është shoqëruar me akuza për devijim të projektit, shkurtim të fondeve dhe largim të punëtorëve nga puna.

Ndryshe, Korridori 8 e lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, ai është pjesë e korridorit më të gjerë evropian të transportit Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor.

adv

“IQ Test” / Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, të 22-tët në botë

0

Shqipëria, me një nivel IQ prej 101.00, renditet e para në Ballkan si populli më inteligjent.

Sipas një renditjeje të bërë sipas vendeve për 2026 nga IQ Test, pas nesh vjen Serbia me 99.83.

Në vend të tretë është Greqia me 99.55, më pas Kroacia me 99.32.

Nivel të lartë inteligjence shënojnë Maqedonia e Veriut dhe Rumania me 98.88 secila, të cilat pasohen nga Mali i Zi me 98.43.

Nivel më të “ulët” inteligjence në Ballkan shënojnë Bosnja dhe Hercegovina me 97.13 dhe së fundmi Bullgaria me 96.54.

Për Kosovën nuk ka të dhëna.

Duke rikthyer vëmendjen tek vendi ynë, Shqipëria renditet e 22 në rang botëror për nga inteligjenca. Vendin e parë e zë Hong Kong-u me një vlerësim prej 107.73, e dyta Korea e Jugut me 106.97 dhe e treta Kina me 106.48.

adv

Mexhiti: Sondazhi tregoi se qytetarët përkrahin modelin qeverisës të VLEN-it

0

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka deklaruar se një sondazh i fundit tregon mbështetje të gjerë qytetare për modelin qeverisës të koalicionit VLEN, informon POPULLI.mk

Sipas tij, rezultatet e sondazhit pasqyrojnë besimin e qytetarëve ndaj, siç e cilësoi, “qeverisjes me duar të pastra”, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit, investimet kapitale dhe rehabilitimi i komunave kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë mbështetje.

Mexhiti nënvizoi se qytetarët po vlerësojnë rezultatet konkrete të qeverisjes, duke përmendur rritjen e pensioneve, investimet në infrastrukturë, mbështetjen për stafin mjekësor, si dhe projektet në arsim dhe ndërtimin e rrugëve.

Ai gjithashtu e cilësoi sondazhin si një “përgjigje të qartë” ndaj, sipas tij, fushatave të dezinformimit nga opozita shqiptare, të cilat synojnë të krijojnë pasiguri dhe paqartësi në opinionin publik.

Në mesazhin e tij, Mexhiti theksoi se mbështetja qytetare është tregues se politikat e ndjekura janë të drejta dhe të pranueshme për publikun, duke shtuar se votuesit shqiptarë kërkojnë bashkim dhe konsolidim të VLEN në një subjekt të vetëm politik.

Ai e përmbylli deklaratën me një thirrje për unitet, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen. / © POPULLI.mk

adv

Opozita në protestë më 17 prill, Sali Berisha kërkon dorëheqjen e Edi Ramës

0

17 prilli është data që Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur për protestën kombëtare të radhës.

Data u zbulua nga kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët online, teksa u shpreh se skenari i tubimit do të bëhet i ditur së shpejti.

“Edi Rama mendon se do bindë shqiptarët duke sulmuar partnerët tanë. Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde kriminele dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”, tha Sali Berisha.

Lideri i opozitës komentoi edhe rritjen e çmimit të naftës, teksa lajmëroi se demokratët kanë gati një paketë që garanton uljen e çmimit të hidrokarbureve.

“I garantoj se, ne do të vendosim atë regjim fiskal i cili bën të mundur që nafta në Shqipëri të shitet njëlloj si në Kosovë dhe Maqedoni e asnjë qindarkë më shtrenjtë. Kemi përgatitur paketën dhe javën që vjen e paraqesim edhe njëherë para publikut. Ekspertët dhe specialistët dhe deputetët tanë kanë punuar dhe do ju njohin me të. Por ama kjo kërkon edhe reagim qytetar”, u shpreh Berisha.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha nuk harroi edhe akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij ka bllokuar çdo institucion për të mbrojtur veten.

Burimi / Vizionplus

adv

Shkupi dhe Uashingtoni thellojnë partneritetin, takim strategjik më 7 prill

0

Maqedonia dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë një sesion dialogu strategjik në Uashington më 7 prill, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski. Ai tha se delegacioni maqedonas do të udhëhiqet personalisht dhe do të përfshijë edhe ministrat e Brendshëm, të Mbrojtjes, të Transformimit Dixhital dhe të Energjisë.

Njoftimi vjen në mes të kontakteve të shtuara midis Shkupit dhe Uashingtonit. Në shkurt, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut kishin arritur një marrëveshje kornizë për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar, duke thënë se kjo duhet të thellojë marrëdhëniet ekonomike dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve.

Dialogu strategjik midis dy vendeve nuk është një mekanizëm i ri. Arkivi i Departamentit të Shtetit thotë se dialogu i parë zyrtar strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut u mbajt në Uashington më 2 qershor 2022.

Në mars të këtij viti, gjatë një vizite në Uashington, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski njoftoi se në takimet në Departamentin e Shtetit u diskutua thellimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik dhe një partneritet i përbashkët strategjik. Seanca e paralajmëruar më 7 prill tani vazhdon atë ritëm diplomatik dhe politik midis dy vendeve.

 

Burimi / Botasot

adv

Benzina pritet të lirohet për 2 denarë, nafta mbetet stabile

0

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, pret që të hënën Komisioni Rregullator të shpallë çmime më të ulëta për benzinat, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar ose të ketë një rritje minimale.

“Pres të hënën ulje për 2 denarë të benzinave pa plumb, dhe çmim të njëjtë ose rritje minimale prej gjysmë denari për naftën. Ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt efekt pozitiv”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Mes tjerash, Mickoski tha se për momentin nuk po mendohet për masa kufizuese apo ndalesa.

“Nuk kemi nevojë për kufizime dhe ndalesa tani për tani. Kemi sasi të mjaftueshme. Po e ndjekim situatën dhe do të reagojmë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

adv