Prej 350 ditësh gjykimi për rastin “Laskarca” ka ngecur. Shtatë ekspertë u caktuan në mars për të prodhuar një superekspertizë për të zbuluar nëse trafiku apo problemet mekanike ishin fajtore për aksidentin. Por edhe pas gati një viti byroja e ekspertëve dhe gjykata penale ndajnë akuza të ndërsjella. Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Jolev, pretendon se ka kontaktuar 8 herë Byronë, por nuk ka marrë përgjigje se pse ende nuk ka përfunduar ekspertiza e superekspertimit.
Telma dëgjoi udhëzimeve të Jolevit dhe shkoi në zyrën e ekspertëve. Nga aty konfirmojnë se raporti është drejt përfundimit, por mungon analiza e autobusit, e cila kërkon leje nga gjykata. E kanë kërkuar siç duhet, por edhe pas një muaji nuk ka përgjigje për kërkesën.
“Në mars kemi marë lëndën dhe 4 ekspertë nga fusha e makinerisë dhe tre inzhinierë të komunikacionit punojnë në superekspertizën. Janë analizuar të gjitha deklaratat, dëshmitë dhe ekspertizat e mëparshme, dhe nevojitet ta kontrollojmë autobusin. Kemi dërguar kërkesë te gjykata për qasje deri te autobusi dhe kërkuam më 17 tetor të na lejohet të kryejmë mbikqyrje. Termini kaloi por ende nuk kemi një përgjigje. Nëse e kryejmë mbikqyrjen, në periudhën në vijim deri në fund të vitit, superekspertiza do të jetë e gatshme dhe do ta dërgojmë deri te gjykata”, thonë nga Byroja për ekspertizë.
Përpos “Llaskarcës” ka ngecur edhe gjykimi për “Tenderët” ku po akuzohet ish ministrja e kulturës. Me muaj po pritet super ekspertiza. I pyetur si mund të shfrenohen lëndët gjyqësore, ministri Tupançevski thotë se duhet të prëgatitet një ligj i ri për ekspertizë.
Derisa të dëmtuarit dhe të akuzuarit presin drejtësi, gjykatat paralajmëruan digjitalizimin.