5.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

Hetim ndaj shoferit që drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Marrje të përkohshme të patentës së shoferit, ndalim për të lëshuar vendbanimin dhe detyrim për paraqitjen e të dyshuarit në gjykatë janë masat e propozuara nga prokuroria për 47-vjeçarin, i cili goditi një këmbësor. Autoritetet thonë se tek drejtuesi i veturës është konstatuar alkool në gjak prej 1.35 promilë. Përveçse në gjendje të dehur, 47-vjeçari ka lëvizur edhe me shpejtësi mbi atë të lejuar, kur ka goditur këmbësoren që ka përfunduar me lëndime të rënda, frakturë në gjymtyrën e poshtme. Aksidenti ka ndodhur dje në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” ku personi që ka goditur gruan ka qenë duke drejtuar makinën “Mercedes”. Prokuroria ka propozuar masa paraprake për sigurimin e të dyshuarit gjatë procedurës ndaj tij dhe për të parandaluar përsëritjen e veprës penale. Sipas veprës penale për të cilën akuzohet, i dyshuari dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit