27.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 17

Sali Berisha: Edi Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin global në Spanjë

0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të martë, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka fshehur pjesëmarrjen në samiti global në Spanjë.

Sipas Berishës, kryeministri e mbajti sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra.

“Si mund të quhet, çfarë emri mund t’i vihet një kryeministri, i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar Samiti Global për Demokracinë në Barcelonë dhe mashtron qytetarët e vet, u thotë se unë isha për një vizitë në Spanjë, tek Pedro Sanchez, dhe nuk thotë një fjalë të vetme, mban sekret për qytetarët e vendit të tij pjesëmarrjen në samitin global ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministra, nga një seri vendesh të Amerikës Latine, të Afrikës dhe pjesë të tjera të globit.

Pra, edhe njëherë, kur një kryeministër shkon në një vend, merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestin, në një kohë kur ajo ishte ngjarje publike ndërkombëtare, e ftuar nga kryeministri spanjoll, me një numër të konsiderueshëm kryeministrash dhe kryetarë shtetesh”, tha Berisha.

“Ky samit, e vërteta, ishte me një mantra anti-amerikane, por nuk ishte pro-europian. Jo, nuk ishte një samit pro-europian. E fundit, si mund të fshehësh pjesëmarrjen në një samit të tillë? Cilat janë arsyet që e fsheh? More pjesë. Je në panel. Je në foto. Kujt ia fsheh ti këtë? Ti shkove, njofto se isha në samitin global për demokracinë, të organizuar nga ekstremisti i majtë, Aleks Soros”, shtoi Berisha.

 

Top Channel

adv

Samir Mane investon në Tetovë, plan për një “fshat të vogël”

0

Biznesmeni shqiptar, Samir Mane po i shtrijnë investimet e tij edhe në qytetin e Tetovës, shkruan Tema.mk.

Siç mësohet, Mane do të investojë në “shtëpinë përmirësuese për fëmijët”, ku ai do të arrijë një marrëveshje me Myftininë e Tetovës për ta mar me koncension 30 vjeçar.

Bëhet fjalë për vendin afër stadiumit tek “Kf Dardanët”, ku sipas burimeve ai do të ndërtoj një fshat të vogël. Brenda ditëve pritet që kjo marrëveshje të finalizohet.

adv

Spanja i bën thirrje BE-së të ndërpresë lidhjet me Izraelin: “Besueshmëria jonë është në rrezik”

0

Spanja paralajmëroi se Bashkimi Evropian (BE) rrezikon të humbasë besueshmërinë nëse nuk ndërmerr veprime më të forta kundër Izraelit, para një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, raporton Anadolu.

“Besueshmëria jonë është në rrezik”, tha ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares, duke i bërë thirrje bllokut të pezullojë Marrëveshjen e Asociimit me Izraelin për shkak të shkeljeve të pretenduara të së drejtës ndërkombëtare.

Spanja, Irlanda dhe Sllovenia kanë kërkuar që blloku të rihapë diskutimin për Marrëveshjen e Asociimit të BE-së me Izraelin, e cila u jep mallrave izraelite qasje preferenciale në tregjet evropiane.

Në maj 2025, blloku ra dakord të rishikojë marrëveshjen. Një muaj më vonë, Komisioni Evropian tha se gjeti “indikacione” se Izraeli mund të jetë duke shkelur detyrimet e tij për të drejtat e njeriut, por nuk propozoi masa konkrete në përgjigje.

Që atëherë, ai tha se situata është bërë “shumë më e keqe”.

“Në Liban, po shohim bombardime pa dallim të civilëve dhe urdhra që i detyrojnë njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të mos kthehen”, tha ai, duke iu referuar gjithashtu sulmeve ndaj paqeruajtësve të OKB-së, përfshirë ndalimin e një ushtari spanjoll që shërben në misionin UNIFIL.

Albares përmendi rritjen e dhunës nga forcat okupuese në Bregun Perëndimor dhe kritikoi atë që e përshkroi si ligje diskriminuese, përfshirë aplikimin e dënimit me vdekje “ekskluzivisht ndaj palestinezëve”.

Në Gaza, ai tha se ka pasur “shkelje sistematike” të armëpushimit, me pasiguri për përparimin drejt një faze të dytë.

“Ne duhet t’i themi qartë Izraelit se duhet të ndryshojë mënyrën e tij të veprimit. Lufta nuk mund të jetë mënyra e vetme e tij e marrëdhënieve me fqinjët”, tha ai.

Albares vuri në pikëpyetje se çfarë tjetër do të nevojitej që BE-ja të vepronte. “Çfarë duhet të ndodhë më shumë që Bashkimi Evropian të reagojë ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut?”, pyeti ai.

Ai shtoi se mosveprimi do të minonte qëndrimin e BE-së në konflikte të tjera, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë. “Duhet të flasim me një zë në të gjitha krizat”, tha ai.

Spanja ka ndërmarrë tashmë hapa për të kufizuar tregtinë me vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara, në përputhje me vendimet ligjore ndërkombëtare, dhe tha se është e hapur për masa të tjera.

“Ajo që nuk mund të bëjmë është të vazhdojmë të mos bëjmë asgjë ndërsa situata përkeqësohet çdo ditë”, tha Albares, duke shtuar: “Mënyra më e mirë për të mbështetur paqen është të bëjmë të qartë se nuk mund të ketë marrëdhënie normale me Izraelin nëse kjo rrugë vazhdon”.

adv

Trump: Irani ka shkelur armëpushimin shumë herë

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Irani ka shkelur armëpushimin e arritur dy javë më parë “shumë herë” ndërsa të dy palët pritet të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh në Pakistan këtë javë, transmeton Anadolu.

“Irani e ka shkelur armëpushimin shumë herë!”, shkroi Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”.

Armiqësitë në rajon janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt. Në përgjigje, Teherani ka kryer sulme ndaj Izraelit dhe vendeve të tjera të rajonit ku ndodhen objektiva amerikane.

Pakistani organizoi raundin e parë të bisedimeve të paqes më 11-12 prill pas ndërmjetësimit të armëpushimit 14-ditor më 8 prill, i cili pritet të skadojë të mërkurën.

Trump më herët tha se është “shumë pak e mundshme” që ai ta zgjasë armëpushimin.

Përgatitjet për raundin e dytë janë duke u zhvilluar në Islamabad, por pjesëmarrja e palës iraniane mbetet e pasigurt. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet sërish nga zëvendëspresidenti JD Vance.

adv

TikTok mbyll 34 llogari të rreme të lidhura me manipulimin e zgjedhjeve në Bullgari

0
Platforma tha se rrjeti vepronte nga Bullgaria, ishte i synuar për një audiencë vendase dhe shërbente për të amplifikuar në mënyrë joautentike narrativat politike përpara zgjedhjeve të 19 prillit.

TikTok ka mbyllur 34 llogari të rreme që përdoreshin për të ndikuar në mënyrë joautentike në diskursin politik përpara zgjedhjeve parlamentare të Bullgarisë të planifikuara për 19 prill. Sipas platformës, rrjeti vepronte nga Bullgaria, synonte një audiencë bullgare dhe shërbente për të amplifikuar artificialisht narrativat në mbështetje të partisë DPS-NN.

Informacioni u publikua nga Iniciativa Ballkanike për Media të Lirë pasi TikTok i konfirmoi se masat u morën bazuar në të dhënat e dhëna në “TikTokcracy Tracker”. Në deklaratën e saj, kompania tha se rrjeti i pezulluar përfshinte 34 llogari me një total prej 66,763 ndjekësish dhe se aktivitetet ishin të koordinuara në platforma të shumta online.

Rasti ngre një pyetje më të gjerë rreth asaj se kush reagon në të vërtetë kur ka dyshime për manipulim të zgjedhjeve online. Sipas raportimeve, veprimi i TikTok është e vetmja masë konkrete që lidhet me manipulimin e mediave sociale në ciklin aktual zgjedhor bullgar, edhe pse provat dhe paralajmërimet kanë ekzistuar prej javësh.

Bullgaria ka aktivizuar gjithashtu Sistemin e Reagimit të Shpejtë sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së, por kritika është se ai koordinon në vend që të zbatojë masat. Teksti thekson se vendi nuk ka një mekanizëm monitorimi kombëtar mjaftueshëm të shpejtë dhe funksional, dhe as nuk është vendosur bashkëpunim efektiv midis institucioneve dhe platformave. Përveç kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka hapur ende një hetim mbi përdorimin dhe blerjen e faqeve të mediave sociale për qëllime zgjedhore.

Problemi nuk mbaron me mbylljen e këtyre llogarive. Sipas BFMI-së, rrjete të tilla mund të transferohen lehtësisht në platforma të tjera, dhe Facebook, siç deklarojnë ata, mbetet i paprekur. Organizata paralajmëron se ditët para zgjedhjeve janë një periudhë kur fushata të tilla intensifikohen më shpesh, me akuza që synojnë uljen e pjesëmarrjes ose minimin e besimit në rezultate.

E gjithë situata tregon se sa e brishtë është mbrojtja e integritetit zgjedhor në një mjedis dixhital. Edhe pse platforma reagoi, rasti lë përshtypjen se institucionet po mbeten përsëri prapa manipulimeve dhe fushata zgjedhore vazhdon në një hapësirë ​​ku ekzistojnë rregulla, por zbatimi mbetet i pabarabartë.

adv

Ministrja e Jashtme sllovene,: Izraeli shkeli të drejtën ndërkombëtare

0

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe se kjo duhet të merret seriozisht, transmeton Anadolu.

Duke para takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg, Fajon tha se ata po luftojnë për të parandaluar shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut.

Sipas saj, BE-ja duhet të pezullojë marrëveshjen me Izraelin. “Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe kjo duhet të merret seriozisht. Çdo ditë shohim shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar. Nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj kësaj. Ne mbështesim sanksionet kundër vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor”, theksoi Fajon.

Ajo shtoi se Sllovenia qëndron me popullin libanez dhe vuri në dukje se ata do të diskutojnë për situatën në terren.

“Shpresoj që kredia për Ukrainën të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur ndërsa paketa e 20-të e sanksioneve do të miratohet në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm rus që synon vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e energjisë dhe infrastrukturës tjetër”, nënvizoi Fajon.

Kryediplomatja sllovene tha se duhet të rritet presioni mbi Rusinë për të arritur armëpushim të drejtë dhe të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

adv

Berisha: Rama do ballafaqohet me mua, nuk ka ku të shkojë, do jetë përballja e shekullit

0

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në SPAK në zbatim të masës të detyrimit të paraqitjes. Në dalje ai u pyet nga gazetarët në lidhje me përballjen e mundshme me kryeministrin Rama në GJKKO, pasi ky i fundit është thirrur si dëshmitar në dosjen “Partizani”, ku lideri opozitar është i pandehur.

Berisha deklaroi se ajo do të jetë përballja e shekullit, ndërsa tha se “paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm”.

“A do ballafaqohet ai me mua? Nuk ka ku të shkojë. Paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm. Shih kodin. Ai do përpiqet, që tani ka krijuar një këshill si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot. Por ajo do jetë përballja e shekullit. Do ti tregoj shqiptarëve të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të lige përfaqëson ky njeri. I them bëhu burrë dhe hajde në gjykatë, ose nëse nuk ta mban zgjidh një studio televizive jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për dëshmitar, përndryshe jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit, vjen si delikuent, vjen si i dënuar”, tha Berisha.

adv

Bur’gim i përjetshëm për Murselin dhe Plavën, 30 vite për Kokallën

0

Ditën e sotme, Gjykata Themelore e Prishtinës, dënoi me burg përjetë Naim Murselin dhe Granit Plavë për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vite heqje lirie.

Pas dhënies së vendimit ka reaguar edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili tha për mediat se vendimi ishte i pritshëm.

Sipas tij, ky vendim është një mësim për të gjitha ata që mendojnë të kryejnë krime të tilla, ndërsa shtoi se u prova ajo që familja ka deklaruar që në fillim, se bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, bashkë me Kushtrim Kokallën organizuan vrasjen.

Ajo që u vërtetua sot është ajo që kemi thënë ne që fillim se Naimi bashkë me Kushtrimin duke zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Lirdonën dhe për fëmijët e saj që nuk do ta shohim më nenën e tyre përjetësisht. Prandaj ky dënim duhet të jetë mësim për të gjitha ata që duan të bëjnë një krim të tillë”, tha ai.

Leonard Ademaj deklaroi se ky vendim ia lehtësoi sadopak dhimbjen, ndërsa theksoi se “ishte një vendim që e priste gjithë populli shqiptar jo vetëm familja”.

 

Burimi / Albeu

adv

BDI: Qeveri aktuale është e paaftë, ka dëmtuar ekonominë dhe izoluar vendin

0

Në pak më shumë se një vit, qeveria Mickoski ka shkatërruar ekonominë, sabotuar integrimin europian, sulmuar të drejtat e shqiptarëve dhe ka mbajtur grupimin VLEN të kapur nëpërmjet detyrimit dhe shfrytëzimit të dobësive kriminale të liderëve të tij, akuzojnë sot nga BDI.

“Premtimet për “pagë 1.000 euro” dhe “investime rekord” u shndërruan në një shportë minimale prej 68.797 denarësh në muaj, paga që nuk mbulon as nevojat bazë, dhe rënie 61% të investimeve të huaja direkte 468 milionë euro gjithsej, ndër rezultatet më të dobëta në Ballkan. Inflacioni kumulativ i pesë viteve: 38.6%, pothuaj dyfishi i mesatares rajonale. Tregu e ka gjykuar këtë qeveri me largim kapitali jo me duartrokitje.
Rruga europiane e dëshiruar nga 70% e qytetarëve mbetet e bllokuar jo nga veto të jashtme, por nga refuzimi aktiv i kësaj qeverie për të respektuar marrëveshjet e arritura. Shqipëria avancoi. Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina kanë horizonte konkrete. Maqedonia e Veriut qëndron e vetme, pa negociata, pa perspektivë.

Me largimin e Hungarisë nga orbita e Moskës, Mickoski dhe Vuçiç kanë mbetur proksi-et e fundit rusë aktivë në rajon dhe kjo reflektohet çdo ditë në retorikën, vendimmarrjen dhe aleancat e Shkupit.

Populli shqiptar 30% e popullsisë ka qenë shënjestra e kësaj politike, jo partner i saj.

Marrëveshja e Ohrit, gjuha, përfaqësimi institucional: të gjitha vihen në pikëpyetje sistematikisht. Dhe grupimi vlen, i cili supozohet të përfaqësojë shqiptarët në qeveri, nuk ka liri të thotë jo.
Liderët e tij mbahen nën kontroll të Kryeministrit Mickoski përmes detyrimit politik dhe shfrytëzimit të ekspozimit kriminal një koalicion i kapur, jo i zgjedhur.

BDI kërkon llogaridhënie të menjëhershme.

Një qeveri që ka dëmtuar ekonominë, izoluar vendin, sulmuar shqiptarët dhe shërbyer si avangardë e ndikimit rus nuk ka mandat moral për të vazhduar”, thonë nga BDI.

adv

Lista e kursit të këmbimit sot

0

Sipas listës së kursit të këmbimit të Bankës Popullore të Maqedonisë, kursi mesatar i këmbimit të euros sot është 61.6950 denarë, dhe i dollarit amerikan është 52.4617 denarë. Kursi mesatar i këmbimit të paundit britanik është 70.8771 denarë.

adv