Afet Demiri tani e disa vite është polic në Kumanovë. Si kuadër i dalluar, ai është emëruar edhe shef i zyrës për luftë kundër krimit kompjuterik, post që e ushtron me sukses vite me radhë. Ai është nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës, fshat ku u shpall Zona e Lirë e UÇK-së në vitin 2001, shkruan portali Lideri.mk. Për këtë arsye edhe në zyrën e tij në stacionin policor në Kumanovë mban fotografinë e Fadil Nimanit-Komandant Tigrit, një ndër udhëheqësit më në zë të UÇK-së në Maqedoni, i cili ra dëshmor në vitin 2001.
Çairi dhe Belica thellojnë bashkëpunimin, Visar Ganiu mirëpriti homologun bullgar Radoslav Revanski
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka mirëpritur sot kryetarin e Komunës së Belicës, të Bullgarisë, Radoslav Revanski, bashkë me eurodeputetin bullgar Ilhan Kyçyk.
Ganiu me këtë rast ka deklaruar se sot me homologun bullgar ka hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit, që synon të ecë vetëm në një rrugë, atë të Bashkimit Evropian.
“Kisha kënaqësinë të mirëpres kryetarin e Belicës, Radoslav Revanski. Ndërsa, me ndihmën e mikut tonë, eurodeputetit bullgar Ilhan Kyçyk, lirisht mund të them se hapëm një kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit midis dy komunave tona, në drejtim të përmirësimit të mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë Ganiu.
Dy kryetarët, i Çairit dhe i Belicës, gjithashtu u zotuan se këto dy komuna shumë shpejt edhe do të binjakëzohen.
“Në këtë mënyrë do të participojmë bashkë në projekte të ndryshme zhvillimore evropiane dhe të jemi shembull i një kooperimi të shëndosh si dy institucione vendore nga të dyja anët e kufirit, Maqedonia e Veriut- Bullgari”, ka thënë më tej Ganiu. Ai ka shtuar gjithashtu se prezantimi i përbashkët i Çairit dhe Belicës para Parlamentit Evropian dhe me mbështetjen e eurodeputetit Kyçyk, shpresojnë të jetë hapi i ardhshëm.
Aleanca, negociata për hyrje në Qeveri
Derisa kryeministri Dimitar Kovaçevski ka mohuar negociatat me Aleancën për Shqiptarët për hyrje në Qeveri, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se ai personalisht ka realizuar takime me përfaqësues të ASH-së për të negociuar për pjesëmarrje në ekzekutiv. I pyetur se për cilët ministri negociohet Ahmeti ka thënë se ende nuk është diskutuar për detajet.
“Me Aleancën takimet, do të thotë me përfaqësues të tyre i kam bërë unë, ka bërë takim edhe Kovaçevski me z. Taravari. Do të shohim se çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen mes palëve. Akoma nuk është biseduar për detaje dhe nuk mund të paragjykoj tani për tani sepse është një proces në zhvillim e sipër”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Takimet me BDI-në i pohojnë edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Për Alsat nga kjo parti thonë se kryetari Arben Taravari ka deleguar zyrtar të partisë për të komunikuar me partinë e Ahmetit.
“Ne kemi kanale komunikimi në vazhdimësi me të gjitha partitë politike. Në këtë drejtim ka pasur takim nga të deleguar të kryetarit për takim edhe me BDI-në. Kësi lloj komunikimesh do të vazhdojmë të kemi me të gjitha partitë politike, e në veçanti komunikim intensiv do të ketë me partitë politike shqiptare”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Alsat jo zyrtarisht mëson se në negociatat me ASH-në në lojë janë disa kombinime. Edhe atë për Ministrinë e Drejtësië, Arsimit, Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe Ministria e Shëndetësisë./Alsat.mk
Gjendja e rrugëve në Maqedoni
Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme. Intensiteti i rrugëve jashtë qendrave të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Automjeteve rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Turqia e fillon aksion anti-terror në Irak dhe Siri pas sulmit terrorist në Istanbul
Türkiye ka nisur një operacion të madh antiterror në Irakun verior, një javë pasi terroristët e PKK/YPG-së kryen një sulm vdekjeprurëse në Istanbul, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur më shumë se 80. Operacioni i ri vjen pasi policia turke arrestoi të dyshuarin kryesor për sulmin në rrugën Istiklal, Alham Albashir, një grua siriane që pranoi se punonte për PKK/YPG-në dhe gjithashtu pranoi se kishte vendosur bombën. Gjykata e Istanbulit ka lënë në paraburgim 17 të dyshuar me akuzën e “shkatërrimit të unitetit kombëtar” dhe “vrasjes me dashje”. Terroristja Albashir tha se ajo iu bashkua grupit terrorist për shkak të ndikimit të të dashurit të saj dhe mbajti lidhjet e saj me grupin pasi u nda me të. Sulmi në një nga rrugët më të frekuentuara turke ishte më vdekjeprurësi në pesë vjet dhe ngjalli kujtimet e një vale bombardimesh mbarëkombëtare nga viti 2015 deri në vitin 2017 të kryera nga grupet terroriste PKK dhe DAESh.
Buxhet shumë i ulët për hulumtime shkencore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë vetëm 268 milion denarë për financimin e hulumtimeve shkencore në vitin 2023, që është 42 për qind më pak mjete krahasuar me vitin 2014, edhe përkundër faktit që të gjitha Universitetet publike në Maqedoninë e Veriut janë vazhdimisht në fund të listave ndërkombëtare për matjen e cilësisë së universiteteve.
Se shkenca do jetë një ndër viktimat e krizës ekonomike, e vërtetojnë edhe shifrat e mjeteve të ndara për këtë qëllim në tre vitet e fundit.
Tabela me mjetet e ndara
- 2021- 405 milion denarë
- 2022 – 414 milion denarë
- 2023- 268 milion denarë
Në vitin 2014 për këtë qëllim ishin ndarë 789 milion denarë, që është afër katërfish më shumë. Sipas Petar Barlakovski nga Forumi Rinor Arsimor, kjo do të ndikojë që niveli i arsimit të lartë në vend të ulet edhe më shumë.
“Në qoftë se deri tani ne jemi përballur me një arsim të lartë fragjil, gjegjësisht kualitet shumë të ulët të arsimit të lartë, edhe në nivel nacional edhe ndërkombëtarë, tashmë vetëm do shkojmë më poshtë, nuk mund të presim që të rritet rejtingu i universiteteve tona qoftë në listën e Shangait apo në cilëndo listë tjetër përderisa ne vazhdimisht i ulim mjetet për arsim dhe shkencë”, tha Petar Barlakovski, drejtor ekzekutiv në Forumin Rinor Arsimor.
Barlakovski shtoi se mjetet e ulëta të ndara për shkencë përbëjnë barrë për xhepin e profesorëve të interesuar për të punuar në këtë drejtim.
“Kjo do të ndikojë edhe në motivimin e shoqërisë akademike, jemi të vetëdijshëm që edhe me këtë buxhet që e kanë, shumë pak profesorë mund të ia mundësojnë vetes udhëtimet në konferenca ndërkombëtare, krijimi i punimeve shkencore dhe ngjashëm, gjegjësisht pjesa më e madhe e këtyre harxhimeve mbulohen nga mjetet personale të vetë profesorëve”, shtoi ai.
Një ndër komponentët që universitetet të ngjiten më lartë në listat ndërkombëtare për cilësi është pikërisht edhe publikimi i sa më shumë hulumtimeve dhe botimeve shkencore të profesorëve. Këtë vit, në listën e Shangait, asnjë nga universitetet e vendit nuk ishte në listën e Shangait, për 1000 universitetet më të mira.
Kritikat e ambasadores amerikane për Abazin/ Grubi kërkon veting në prokurori e gjykata
Është i nevojshëm veting i domosdoshëm në prokurori, gjyqësor dhe në politikë. Keshtu deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pas kritikës së ambasadores së SHBA-vë në vend, Anxhela Ageler, se zgjedhja e Islam Abazit si shef i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është konfuze për SHBA-të. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani tha se nuk mund të komenton deklaratën e ambasadores amerikane për shkak se prokuroria dhe qeveria janë pushtete të ndara. Prokurori Abazi ka mohuar se ka lidhje të afërta me zyrtarë të BDI-së edhe pse në rrjete sociale janë paraqitur disa fotografi të tij me funksionarë të integristëve.
“E dëgjova deklaratën me vëmendje dhe komenti im do të ishte veting në të gjitha nivelet e prokurorisë, gjyqësorit dhe në politikë. Nuk kam çfarë të pajtohem apo mos të pajtohem me deklaratat, por ju them se politika e BDI-së ka qenë, është vetingu në të gjitha nivelet duke nisur nga politikanët, duke vijuar me gjykatësit dhe prokurorët”- tha Artan Grubi, Zv/Kryeministër i Parë.
“Nuk mund të ndërhyjë unë në çështjet e prokurorisë, ato janë dy pushtete të ndara. Ka pasur një proces zgjedhor. Nuk mund të komentoj si anëtarë i Qeverisë për çështje që kanë të bëjnë me prokurorinë. Me rëndësi është që të shihet a është respektuar ligji i cili është miratuar bashkë me BE-në”- pohoi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.
Shporta e konsumit për një vit është rritur për 17.000 denarë
Për një vit, produktet dhe shërbimet bazë që i nevojiten një familje prej katër anëtarësh janë shtrenjtuar për 17 mijë denarë. Këtë e vërteton edhe llogaritja e fundit e shportës së konsumit sindikal, e cila kushton 51.500 denarë, në krahasim me shpenzimet në tetor të vitit të kaluar, kur peshonte 34.500 denarë. Dallimi më i madh në shpenzimet e amvisërive është te ushqimi, nëse vitin e kaluar në tetor nevojiteshin 14.800 denarë, tani për ushqim dhe pije joalkoolike nevojiten afro 19.500 denarë. Të dhënat e Lidhjes së Sindikatave tregojnë edhe se këtë vit për transport publik nevojiten 1000 denarë plus. Shpenzimet për mirëmbajtjen e higjienës janë rritur për 500 denarë. Sindikalistët theksojnë se kjo përllogaritje është më e rëndësishme për familjet që nuk kanë makinë personale dhe janë pa kredi banesore.
“Rritja e produkteve dhe çmimeve, por edhe inflacioni nuk e përcjell rritjen e pagave. Gjithnjë e më shumë njerëz po varfërohen. Besoni se me një pagë të papaguar mijëra punëtorë hyjnë sërish nën pragun e varfërisë, dhe jetojnë me nga 40 deri në 100 denarë në ditë. Është një e vërtet mizore. Këtu nuk po flasim për raste sociale, por për punonjës në shtet, të cilët shkojnë çdo ditë në punë nga tetë deri në katër”, tha Ivan Peshevski – LSM.
Autoritetet një ditë më parë njoftuan se çmimet e disa bukëve janë ulur dhe shiten me çmim prej 30 denarë. Në dy javët e ardhshme duhet të ulen edhe çmimet e qumështit dhe produkteve të mishit, duke pasur parasysh faktin se e gjithë industria ushqimore do të përdorë çmimin e subvencionuar të energjisë elektrike prej 80 euro për megavat orë. Kusht që sektori ushqimor të përfitonte një avantazh të tillë ishte që të binte dakord për uljen e çmimeve të produkteve finale për qytetarët. Të dhënat e fundit zyrtare thonë se inflacioni në vend ka arritur nivelin 19.8 për qind dhe është më i larti nga vendet e rajonit.
KRRE: 200 elektrocentrale u pajisën me lisenca për energji të rinovueshme
Nga janari deri në nëntor, Komisioni Rregullator i Energjetikës ka lëshuar licenca për prodhimin e energjisë elektrike, nga burime të rinovueshme për rreth 200 elektrocentrale.
Sipas informacioneve, qytetarët kanë interesin më të madh për prodhimin e energjisë elektrike nga fotovoltaikët. Deri më tani janë dhënë licenca për 87 megavat orë kapacitet të instaluar.
Mbi gjashtëdhjetë megavat janë për hidrocentrale të vogla dhe 2.5 megavat janë termocentrale me biogaz. Kjo sasi e energjisë elektrike prej më shumë se 95 megavat orë nga burimet e rinovueshme të energjisë, parë në terma absolutë, është më e lartë se prodhimi i TEC Kozjak dhe me të mund të plotësohen nevojat e më shumë se 27 mijë familjeve.
Në periudhat dhe ditët me diell, këta konsumatorë që kanë instaluar elektrocentrale fotovoltaike kryesisht plotësojnë nevojat e tyre dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë të blejnë energji elektrike, nga furnizuesit e energjisë elektrike dhe të paguajnë për të.
Faturat gëlltisin gjysmën e pagës
Sipas llogarive të bëra nga LSM-ja, shporta e konsumatorit nga tetori i vitit të kaluar deri në tetor të këtij viti është rënduar për 17 mijë denarë, ose pothuajse sa një pagë minimale në vend
Besa IBRAIMI
Shkup, 19 nëntor – Në Maqedoninë e Veriut është e pamundur që një familje e cila jeton me një rrogë minimale dhe një mesatare të mbushë qoftë edhe një shportë konsumatore për nevojat bazë. Sipas llogaritjeve të bëra nga LSM-ja, një familje katër anëtarshe për ta kaluar muajin në tetor i janë nevojitur 51.514 denarë për ushqim, fatura banimi, ndonjë denarë modest për rroba, këpucë dhe ilaçe. Një pagë minimale në vend është 18 mijë denarë, ndërsa një pagë mesatare 31.871 denarë, që nënkupton se një familje e cila fiton një pagë minimale dhe një mesatare do i duhet edhe afër 1.600 denarë për t’ia dal në fund të muajit, shkruan gazeta KOHA. “Për të kaluar muajin nevojitet një matematikë shumë komplekse”, tha një qytetare 38 vjeçare e cila me profesion ishte ekonomiste, fakt ky që ia bën më të lehta llogaritjet. Ajo fillimisht paguan faturat ku vetëm fatura e ujit, rrymës dhe telefonit për një muaj i kushtojnë nga 8 deri në 10 mijë denarë, duke mos llogaritur kreditë që ajo dhe bashkëshorti i kanë. Në një vit inflacioni “ha” 337 bukë në muaj, produkt ky i cili vlerësohej me çmimin më të lartë deri kur qeveria vendosi që të ndihmojë kompanitë që prodhojnë ushqime dhe t’i kthejë në tregun e rregullt për furnizim me energji elektrike, çka bëri që çmimet të bien.
Duke i krahasuar tetorin e këtij viti me atë të vitit të kaluar vërehet rritje e inflacionit prej 19.8%, ku rritje prej 30% kemi vetëm tek produktet bazë. Sipas llogarive të bëra nga LSM-ja shporta e konsumatorit nga tetori i vitit të kaluar deri në tetor të këtij viti është rënduar për 17 mijë denarë, ose pothuajse sa një pagë minimale në vend. “Ne nuk e llogarisim qiranë apo kredinë në shportë dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm që çdo e dyta familje është në të kuqe për shkak të rritjes së çmimeve ose ka kredi për banesa ose vetura”, shprehet nënkryetari i LSM-së Ivan Peshevski. Në gjendje më të mirë se Maqedonia në rajon janë vetëm Mali i Zi dhe Serbia. Në Serbi paga mesatare është 642 euro, paga minimale 281 ose 298 varësisht nga orari. Mali i Zi ka pagat minimale dhe mesatare më të larta në rajon, një pagë minimale atje është 450 euro, ndërsa ajo mesatare 718 euro që janë të mjaftueshme për shportën mujore. Pagat më të ulëta janë në Bosnje dhe Hercegovinë, paga mesatare 571 euro, ajo minimale 271 euro, shporta e konsumin 1455 euro. Të dhënat për Kosovën janë të paplota që nga viti i kaluar. Atje paga minimale varijon nga 130 deri në 170 euro, kurse mesatarja 432 euro. Në vendin tonë janë edhe 91 mijë pensionistë që marrin pension minimal nga 11.500 denarë, dhe 66 mijë pensionistë që marrin nga 11.500 deri në 14.000 denarë, që nënkupton se gjysma e tyre jetojnë me më pak se minimumi i të ardhurave. Pensionerja Z.T merr 18.000 denarë pension dhe thotë se për të paguar faturat i ndihmon vajza e saj pasi nuk mund t’ia del me pensionin e saj.
“Pensionin e marrë nga 26 deri më 29. Tani është 16 dhe unë në portofol kam vetëm 2.000 denarë. Mish nuk kam blerë tash e 4 muaj, por prapë më kanë mbetur para vetëm sa për t’ju blerë nipërve ndonjë çokollatë”, tha kjo pensioniste. Qeveria dy muaj më parë paralajmëroi ndihmë financiare për këtë kategori të qytetarëve, por Parlamenti akoma nuk ka votuar për ndryshimet e nevojshme që ligji të hyjë në fuqi. Pensionet e ndara sipas kategorive, nga më e ulëta (150 euro) deri tek më e larta (1.000 euro), vlejnë për të gjithë pensionistët, ndërsa pagat ndryshojnë edhe në bazë të rajonit, pagat më të larta janë në rajonin e Shkupit, ndërsa më të ulëta në rajonin verilindor. Sipas të dhënave të ESHS kategoria e të varfërve për vitin 2020 përfshin 7.9% të të punësuarve dhe 7% të pensionistëve. Statistikat tregojnë se 1/5 në vend janë të varfër. Ndërsa vlerësimet e Bankës Popullore janë se nga diaspora për një vit dërgohen rreth 1 miliardë euro. Në forumin e organizuar nga LSDM-ja kryeministri Dimitar Kovacevski tha se vitin e ardhshëm gjendja do të jetë shumë më e mirë. “Si një person që për 22 vite punon në menaxhim, që e njeh mirë ekonominë dhe financën, ju them se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë dhe së bashku do t’ia dalim mbanë. Së bashku do ta kalojmë krizën e imponuar nga pasojat globale të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës”, u shpreh kryeministri Kovaçevski. Nga ana tjetër, opozita beson se qeveria nuk ka plan për të kapërcyer krizën dhe se vetëm do të marrë më shumë hua.




