29.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2786

Deputetja Ajdari: Në këto momente të vështira jemi pranë popullit turk

0

Pas sulmit teror që ndodhi në stanboll të turqisë pati reagime të shumta nga e  gjithë bota por edhe nga politikanët tanë të vendit edhe Deputetja e zonës 6 Rina Ajdari ka reagur dhe ka shpreh keqardhje me rastin makabër që ndodhi, ja dhe postimi i Deputetes Ajdari në Facebook:

Të mërzitur rreth sulmit me bombë që ndodhi në Taksim të Stambollit. 🇹🇷

Në këto momente të vështira jemi pranë popullit turk, të lënduarve shërim të shpejtë kurse atyre që humbën më të dashurit e tyre gjatë këtij sulmi bashkëndiejmë dhimbje bashkë me ata!

adv

Shpërthimi në Stamboll, MPJ e RMV-së i publikoi numrat e telefonit për qytetarët e vendit që kanë nevojë për ndihmë

0

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se e ndjek situatën pas shpërthimit të fundit në Stamboll.

“Konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vendosur në gjendje emergjence. Ju njoftojmë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë qytetar nga ana jonë që kanë kërkuar ndihmë”, thonë nga MPJ e RMV-së.

Në të njëjtën kohë, nga MPJ bëjnë me dije se në rast nevoje të mundshme për ndihmë, qytetarët tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit:

+905456149777 në Stamboll dhe
+38975273732 në Shkup.

Ndryshe, të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të para, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Stamboll, arsyet e të cilit ende mbeten të paqarta.

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

Presidenti turk Erdogan tha se të dhënat e para flasin për 6 të vdekur dhe 53 të lënduar, duke shtuar se të lënduarit janë duke u trajtuar.

adv

Arrestohen dy kontrabandistë të emigrantëve

0

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy persona për kontrabandë me migrantë. Në veturat e tyre janë kapur 6 emigrantë.

“Me datë 12.11.2022 rreth orës 14:30 në rrugën Demir Kapi – Negotinë, në vendin e quajtur “Jella”, zyrtarë policor të stacionit policor Negotinë kanë ndaluar S.F.(26) nga Shkupi, i cili drejtonte veturën e pasagjerëve BMW me targa të Shkupit, dhe A.Q.(20) nga Gjevgjelia, i cili drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve “Seat” me targa të Gjevgjelisë, pasi në vetura janë gjetur gjashtë emigrantë (pesë nga Siria dhe një nga Pakistani)”, thonë nga MPB.

adv

Nesër mbledhje e përbashkët mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

0

Nesër do të mbahet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në orën 10:30 do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas njoftimit të kryeministrisë maqedonase, në orën 10:45 do të jetë takimi ballë për ballë mes tyre, për të vijuar më pas me hapjen e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive në orën 11:00, ku fjalën hyrëse do e kenë kryeministrat e më pas do vijojnë diskutimet e hapura të ministrave nga të dy kabinetet qeveritare.

Ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp do të jetë në orën 13:00 për të mbyllur vizitën më pas në orën 14:10 me një foto të përbashkët.

Agjenda e plotë:

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjitha nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ë

14.10 – Foto e përbashkët.

adv

Bislimovski: Jam kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në vitin 2023

0

PLANIFIKOJMË TË VENDOSIM BLLOK TARIFA EDHE PËR KOMPANITË NË TREGUN E RREGULLUAR

Planifikojmë të vendosim bllok tarifa për energjinë elektrike edhe për kompanitë në tregun e rregulluar, ashtu siç janë për qytetarët. Tarifa më e shtrenjtë mund të jetë me çmime më të larta se çmimet e tregut për të mos lejuar që kompanitë që janë në tregun e lirë të kthehen dhe të konsumojnë energji elektrike më të lirë për qytetarët dhe kompanitë e vogla, thotë kryetari i Komisionit Rregullator për Energjik, Marko Bislimoski në intervistën për REL

Kryetari i Komisionit Regullator për Energjetik Marko Bislimovski Z. Bislimoski, bëri të ditur se në përgatitje e sipër është bllok tarifa për energjinë elektrike edhe për kompanitë në tregun e rregulluar, ashtu siç janë për qytetarët.

Punojmë për prezantimin e një bllok strukture për konsumatorët e vegjël. Ata kanë konsum më të ulët dhe kuptohet që do të ketë një bllokim, me qëllim për të shmangur situata të tilla, që do të kenë një çmim jashtëzakonisht të lartë, ndoshta edhe më të lartë se çmimi i tregut, në mënyrë që të mos ia vlen që konsumatorët e mëdhenj të kthehen nga tregu falas në tregun e rregulluar. Megjithatë, në tregun e rregulluar, prioritet është sigurimi i nevojave të familjeve me çmime të arsyeshme dhe po ashtu të këtyre konsumatorëve të vegjël, pra bizneseve të vogla, mikrobizneseve, të cilët në fakt kanë nevojë për energji elektrike më të lirë se ajo e tregut të lirë.

Në pyetjen e gazetarës se a deo të ketë rritje të energjisë elektrike nga janari i vitit 2023, Bislimovski u shpreh kundër rritjes së çmimit por theksoi se duhet bërë analiza të detajuara se çfarë ka ndodhur në vitn 2022 dhe cilat do të jenë planet për vitin 2023.

Une jam kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Fillimisht duhet të bëjmë analiza, të shohim se si sigurohen nevojat e konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive në tregun e rregulluar dhe si është plani që ato të sigurohen vitin e ardhshëm. Por tani duhet të ndalemi pak, të analizojmë se çfarë ka ndodhur në vitin 2022, cili është plani për vitin 2023 dhe pastaj të marrim vendimet e duhura. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme tani është të shihet ndikimi i futjes së strukturës së bllokut në familje.

Bislimovski shtoi se në bazë të një studimi të bërë nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, në varësi të periudhës së vitit, humbjet e energjisë elektrike në rrjetin tonë të shpërndarjes janë nga 11.5 deri në 13.5 për qind. Sipas tij këto janë humbje teknike për shkak të strukturës së rrjetit. /KlanMacedonia/

adv

Andi Ismaili, futbollisti 13 vjeçar nga Shkupi që po shkëlqen në fushën e gjelbër (FOTO)

0

Andi Ismaili, futbollisti 13 vjeç nga Shkupi që luan për ekipin e futbollit “Makedonija Gjorçe Petrov” gjatë ndeshjeve të fundit ka shkëlqyer në terrenin e gjelbër. Andi edhe pse 13 vjeç, ai tashmë luan për grup moshën U-16.

Trajneri i tij aktual, por edhe ish trajneri Goran Petreski-Cunga kanë besim të madh në talentin dhe aftësitë e futbollistit të ri Andi Ismaili.

Të dy trajnerët besojnë se Andi Ismaili në të ardhmen e afërt do të bëhet YLL i futbollit vendor dhe atij ndërkombëtar.

Ilirjan Ismaili, babai i futbollistit Andi Ismaili, në një deklaratë për Gazeta.mk thotë se Andi që nga mosha 6 vjeçe ka nisur stërvitjet e tija n futboll. Fillimisht talenti i ri nga Shkupi, karrierën e tij e ka filluar në shkollën e futbollit “Albion” ku edhe ka luajtur deri në moshën 11 vjeçare. Më pas Andi është transferuar tek klubi i futbollit “Vardar” për të vazhduar tash tek “Makedonija Gjorçe Petrov”.

Ilirjan Ismaili, thotë se tashmë për Andin kanë shprehur interes disa klube ndërkombëtare me renome dhe traditë futbolli. Ai përmendi vetëm kontaktin me Akademinë e Futbollit “Dinamo Zagreb” dhe me ekipin e mirënjohur të Turqisë “Galatasaray”.

adv

Ganiu: Ansamblet dhe shoqëritë kulturo-artistike kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë

0

Ansamblet dhe shoqëritë kulturo-artistike kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë, gjithmonë kanë sjellë dhe sjellin veçoritë e zonave të ndryshme etnografike përmes këngëve, valleve, kostumeve, riteve e zakoneve.

Ndërsa Festivali “Alush Hamidi” që u mbajt sonte ka edhe një peshë shtesë, sepse bartë emrin e njeriut qe dha shumë për zhvillimin kulturor në Çairin tonë.

I përgëzoj organizatorët-Asociacionin e Ansambleve dhe Shoqërive
Folklorike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe pjesëmarrësit, duke i inkurajuar që traditën ta vazhdojnë.

adv

Projekti “EUREKA” vazhdon realizimin e saj edhe këtë javë

0

PROJEKTI “EUREKA” VAZHDON REALIZIMIN EDHE KËTË JAVË

Projekti “Eureka” ka vazhduar realizimin e takimeve edhe këtë fundjavë, duke u zgjeruar edhe në degën e Shkupit.

Në Shkup u realizua takimi i parë i këtij viti. Fillimisht përgjegjësja e projektit për Shkupin – Amra Saliu njoftoi për pikat e takimit të ditës së parë. Kryetari i degës së Shkupit – Afrim Demiri prezantoi FRI – në dhe aktivitetet e saja, ndërsa përgjegjësja e platformës “Mozaiku Rinor” në nivel qendror, Ermira Idrizi prezantoi platformën me theks të veçantë projektin “Eureka”.

Në qytetin e Kumanovës Bunjamin Selimi trajtoi temën “Unë pikturoj jetën time”, që ndërlidhet me modelimin e një shembulli të një të riu të suksesshëm, kurse në Kërçovë u realizua trajnimi “Reagimi në emergjenca”.

Tema “Team-building dhe puna në grupe” u trajtua nga Vullnet Selmani para nxënësve pjesëmarrës nga dega e Prilepit. Në Tetovë u trajtua “Rëndësia e vullnetarizmit”, ku në cilësinë e ligjërueses ishte Kujtesa Xheladini.

Gjatë javëve në vijim pritet të filloi edhe realizimi i projektit të dytë të “Mozaikut rinor”, projekti “Incept”, që do të realizohet me nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme.

12 nëntor 2022

adv

Fshati spanjoll, në shitje për 260 mijë euro

0

Një fshat spanjoll 3 orë larg Madridit është nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, afërsisht sa një apartament, në një prej qyteteve të vendit iberik. Fshati i quajtur Salto de Castro ka 44 shtëpi, një kazermë policie dhe një fushë futbolli, është i vendosur shumë pranë kufirit me Portugalinë. Ky fshat u ndërtua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën të largoheshin duke e braktisur atë. Pronarët e fshatit synonin ta kthenin në një destinacion turistik, por tashmë kanë hequr dorë nga projekti i tyre, duke e nxjerrë në shitje. Ata shprehen se që prej publikimit të njoftimit në internet, të interesuarit kanë qenë të shumtë./Alsat.mk

adv

OH Kalliri i Mirësisë realizoi takimin e tretë edukativ në shkup

0

 

Në kuadër të programit edukativ me studentët e dalluar të O.H Kalliri i Mirësisë, këtë javë realizoi trajnimin e tretë ku musafir ishte Ariton Rama, Asistent Prof. pranë Universitetit “Nënë Tereza”, i cili para studentëve trajtoi temën “E ardhmeja në duart e mia dhe përgaditja profesionale e CV-së. Pjesë e trajnimit ishin edhe grupet punuese të përgaditura nga studentët.

adv