29.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2785

Ky është parashikimi për motin sot

0

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nëpër lugina me paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesët veriore të vendit. Temperatura minimale do të ulet në interval prej 1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 17 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe mjegull. Kah fundi i ditës do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 13 gradë Celsiusë.

adv

SHGM: Sulmi ndaj gazetarëve të llogaritet si sulm ndaj personave zyrtarë

0

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë vlerëson se sulmet e fundit dhe kërcënimet mbi kameramanët janë edhe një alarm se janë të nevojshme ndryshime në Ligjin dhe sulmi mbi punonjësit mediatik të konsiderohet si sulm mbi një person zyrtar.

Kameramanët në kuadër të SHGM-së në konferencën e sotme para Kuvendit dërguan apel që sa më shpejtë të sillen ndryshimet ligjore, pasi siç potencuan punonjësit mediatik janë cak i shumë rreziqeve.

“Ne si kameramanë vazhdimisht jemi cak i sulmeve qoftë nga qytetarët qoftë nga të tjerë. U bëjmë apel institucioneve përfundimisht ta zgjidhin statusin e punonjësve mediatikë, që çdo sulm mbi kameramanët të trajtohet si mbi një person zyrtar”, reagojnë nga seksioni i kameramanëve në kuadër të SHGM-së.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski informoi se gjatë natës ka pasur edhe një sulm mbi një punonjës mediatik në oborrin e tij.

“Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për mesazh kërcënues, edhe pse megjithatë nuk ka dëm objektiv, pasi ngjyra mund të pastrohet, por gjurmët e dhunës që ndodhu dhe nga ajo që mund të ndodhë mund të vazhdojnë edhe më tej, kërkojmë zgjidhje të plotë të këtyre rasteve”, deklaroi Çadikovski.

I bëri apel MPB-së që sa më shpejtë dhe në mënyrë më efikase t’i zgjidhë rastet e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, pasi, siç tha, ato çojnë drejt veprave të mundshme penale, si rasti i djeshëm.

Lubisha Ignatov, kameraman për TV 24 në orët e pasdites është sulmuar në lagjen Përzhinë të Shkupit, ku së bashku me ekipin e tij të gazetarëve është munduar të bëjë një kronikë.

 

adv

Kuvend, vazhdon seanca e 92-të

0

Deputetët sot duhet ta vazhdojnë seancën e 92-të plenare në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për huazimin e Republikës së Maqedonisë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) me linjën kreditore për kujdes dhe likuiditet, si dhe për huazimin e vendit tek Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për financim të Projektit për ndërtimin e institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse për menaxhimin me financat publike, të dyja me procedurë të shkurtuar.
Nevoja për miratimin e këtyre ligjeve u votua dje gjatë përcaktimit të rendit të ditës të seancës së 92-të.
Opozita ka njoftuar se nuk do të bllokojë miratimin e ligjeve. Ndërkohë që edhe Komisioni juridiko-ligjvënës do të mbajë dy seanca.

adv

AlternAtivA – Dega Çair: Emërimi dhe shkarkimi i funksionarëve është e drejtë e Kryesisë Qendrore të Alternativës

0

AlternAtivA – Dega Çair: Emërimi dhe shkarkimi i funksionarëve është e drejtë e Kryesisë Qendrore të Alternativës

Pas kërkesës së sotme të disa aktivistëve të Degës së Alternativës në Çair, që kishin vërejtje për punën e ministrit të Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, dëshiroj të shpjegoj për opinionin se në organet
e degës së Çairit nuk ka pasur asnjë ankesë dhe pakënaqësi ndaj asnjë funksionari të partisë. As në Kryesinë e Degës e as në Kuvendin e Degës, që është mbajtur para do kohe, nuk ka pasur asnjë vërejtje dhe ky reagim i sotëm nuk ka të bëjë me Degën e Çairit, por mund të jetë rezultat i pakënaqësive personale.

Sidoqoftë, unë dua të kujtoj se, sipas Statutit të partisë, çështja e emërimit dhe shkarkimit të funksionarëve të partisë nuk është në kompetencë të degëve, por është e drejtë e Kryesisë Qendrore
të Alternativës.

Si kryetar i Degës së Çairit, e përgëzoj ministrin e Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, për punën e deritanishme dhe i dëshiroj suksese.

Faton Fazliu, kryetar
AlternAtivA – Dega Çair

Shkup, 14.11.2022

adv

Kovaçevski: Biseduam për shumë tema, në fokus kriza energjetikë

0

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare me Republikën e Shqipërisë janë prekur shumë tema, por theksi është vënë në krizën energjetike.

“Maqedonia e Veriut dhe Maqedonia shërbejnë si shembull se si ndërtohen marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Nga kjo krizë sot do të dalim bashkë. Do të arrijmë që për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve ta tejkalojmë këtë krizë dhe të japim shpresë për një të ardhme më të mirë. Kemi nënshkruar më shumë memorandume, kuptohet me theks ndaj tejkalimit të krizës energjetike”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

adv

Grupi i pakënaqur i Alternativës kërkon dorëheqjen e Ministrit Sali

0

Grupi i pakënaqur i Alternativës, gjegjësisht dega e Çairit, reagojnë ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali për të cilin thonë se nuk i ka përmbushur objektivat partiake.

Meriton Cuvoli numëroi vërejtjet për të cilat tha se e ka njoftuar edhe kreun e partisë, Afrim Gashi dhe kanë kërkuar nga ai që brenda 10 ditëve të shkarkojë ministrin Sali.

Iniciativa aktualisht përmban 11 nënshkrime.

adv

Veshje basketbolli dhe verë, Kovaçevski dhe Rama shkëmbejnë dhurata

0

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka pritur në zyrën e tij në Qeveri kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, para nisjes së mbledhjes ndërqeveritare. Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka dhuruar Ramës një veshje basketbolli me mbishkrim, ndërsa janë shkëmbyer edhe dhurata si verëra dhe një top basketbolli.

adv

Rama: Ballkani i hapur na dha shumë mundësi të reja

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili po qëndron në Shkup bashkë me kabinetin e tij qeveritarë, gjatë fjalimit paralajmëroi samitin e radhës të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

“Ne takohemi në këtë mbledhje të dy qeverive, në aspektin e interesave tona për tu bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Sot të dyja vendet tona kanë hapur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë të madh përpara. Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimorë dhe ne do të jemi aty me të gjitha problemet dhe sfidat tona, të cilat janë të ngjashme me ato të vendeve të BE-së”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë i cili gjatë fjalimit të tij, ,foli e dhe për Ballkanin e Hapur.

“Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes dhe për të kuptuar se si mund ta kapërcejmë të sotshme dhe për të projektuar të ardhmen, që të përfitojnë nga një hapësirë shumë të madhe se sa hapësira jonë e përvetshme gjeografike”, tha Rama.

adv

Ja gjitha marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot mes qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë

0

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë sot në Shkup mbledhje të përbashkët në të cilën kryeministrat Dimitar Kovacevski dhe Edi Rama do të mbajnë fjalime zyrtare.

Në seancën ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të disa marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ministrat e dy qeverive, me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

”Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Europiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit.

Kryenegociatorit të RSh Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve

Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë

Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së finansave

-Drejtoria e Doganës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Financave dhe ekonomisë –

Drejtoria gjenerale për doganë e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë (Republika e Maqedonisë së Veriut – Qafë – Thanë Republika e Shqipërisë)

Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë lidhur me lekturën/redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës të Republikës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026

Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim për zhvillimin e lidhjes rrugore Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë në fushën e digjitalizimit” – informon KlanMacedonia.

adv

Edi Rama i dhuron kollaren e tij, Artan Grubit

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive sot në Shkup është pritur në aeroport nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Me këtë rast, Rama i ka dhuruar kollaren e tij, Grubit.

Me Artanin, zv.Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut – Dy kolegë, dy shokë, dy kravata nga i njëjti taban, ka shkruar mes tjerave Rama.

adv