29.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2784

Deputetja Ajdari: Kënaqësi që sot pritëm në Kuvend zonjën Laurence Boone ministre e shtetit për Evropë dhe Punë të Jashtme të R.Franceze

0

Kënaqësi që sot pritëm në Kuvend zonjën Laurence Boone ministre e shtetit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Francës.

Gjatë diskutimit tim theksova se ne si vend tanimë kemi hyrë në një fazë aktive të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kjo edhe falë angazhimit dhe ndihmës së pakushtëzuar dhe të vazhdueshme nga ana e Republikës së Francës.

Ne erdhëm në këtë pikë sepse punuam me përkushtim posaçërisht me votimin e Propozimit francez këtu në Kuvend dhe se vendi ynë është shëndëruar në një partner të besueshëm për Bashkimin Evropian duke iniciuar reforma të qëndrueshme.

Sot Bashkimi Evropian dhe e gjithë Evropa qëndron përpara sfidave të mëdha, më
seriozja nga të cilat është ajo e sigurisë me luftën në Ukrainë, të cilat që të mund të menaxhohen kërkojnë unitet, bashkëpunim të ngushtë dhe dialog prandaj besoj se jemi në rrugën e duhur.

Duke qenë se Kuvendi ka rol aktiv dhe pozitiv në procesin e negociatave për hyrje në BE, ne bëjmë përpjekje të përbashkëta dhe të shpejta, të vendosim si prioritet forcimin e rolit të Kuvendit si forum për dialogun politik konstruktiv, veçanërisht për agjendën e reformave të BE-së dhe të finalizojmë me prioritet ndryshimet Kushtetuese përkatëse me qëllim që në Kushtetutë të përfshihen të gjithë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit.

Proceset e shtetndërtimit në Ballkan janë të lidhura ngushtë me procesin e integrimit në rajon dhe atë në Bashkimin Evropian prandaj kemi filluar të punojmë fort drejt integrimit sa më të shpejtë të vendit; në fuqizimin e kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes; reduktimin e fragmentimit dhe segregacionit të brendshëm; mbrojtjen nga sulmet kibernetike por edhe krijimin e kushteve që opozita të jetë bashkëpunuese, lojale dhe konstruktive kur bëhet fjalë për interesat shtetërore.

Bashkë me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian gjindemi në një kontekst të ri gjeopolitik, një situatë tejet serioze në të cilën duhet të tregojmë maturi, dhe përkushtim pakompromis për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut, për të përmirësuar nivelin e komunimit ndërkulturor por mbi të gjitha për të ruajtur paqen në Evropë.

🇲🇰🤝🇲🇫

adv

Qeveria do t’i edukojë qytetarët se si të kursejnë rrymë

0

Nën moton “Kursejmë së bashku sot që të kemi edhe nesër”, Qeveria nga sot përmes aktiviteteve edukative informative do t’i motivojë qytetarët që të kursejnë energji elektrike. Do të paraqesë informacione të dobishme se si qytetarët mund ta përdorin energjinë elektrike në mënyrë më efikase dhe në këtë mënyrë të kursejnë.

“Llambat efikase energjetike kursejnë deri në 90 për qind të energjisë elektrike. Mbajtja e temperaturës në 22 gradë, në vend të 25 gradëve, kursen deri në 10 për qind të energjisë elektrike. Dushi i shkurtër kursen ujë, rrymë dhe para në llogarinë tuaj”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, duke përmendur shembuj me të cilët përmes aktiviteteve edukative planifikojnë të nxisin kursimin e energjisë elektrike.

Sipas disa analizave të ekspertëve, theksoi Arsovski, nëse respektohen këto dhe rekomandime të tjera, mund të kursehet deri në 50 për qind të energjisë elektrike.

Mesazh për kursimet ka dërguar edhe bashkëpunëtori i Qeverisë për energji, Viktor Andonov, i cili ka theksuar se qytetarët, institucionet dhe kompanitë janë shumë të rëndësishme në këtë proces dhe se secili duhet të bëjë një ndryshim të vogël në shtëpi apo në vendin e punës që do të thotë shumë për sistemin energjetik.

Bilanci energjetik për prodhimin e energjisë elektrike nga EMV tregon se dje nevojat e amvisërive dhe të konsumatorëve të vegjël janë plotësuar me prodhim vendor prej 10.786 megavat orëve dhe është blerë energji elektrike në vlerë prej 3.110 megavat orëve. Në termocentrale janë prodhuar 7.834 megavat orë, ndërsa burimet e rinovueshme të energjisë kanë prodhuar 2.952 megavat orë energji elektrike.

Qeveria miratoi Plan të kursimeve me udhëzime specifike për të gjitha organet e administratës shtetërore, kurse kursimet e institucioneve shtetërore që filluan ta zbatojnë planin nga 1 shtatori, siç ishte paralajmëruar, janë 20 për qind

adv

Alarme për bomba në shtatë shkolla, Spasovski: Së shpejti zbulojmë njërin nga personat

0

Edhe gjatë ditës së sotme për të di-satën ditë me radhë, 7 shkolla të mesme të Shkupit u ballafaquan me situatën e njëjtë, ndërprenë procesin edukativo-arsimorë, pasi rreth orës 9:30 në postat e tyre elektronike pranuan porosi me përmbajtje kërcënuese se nëpër objekte janë të vendosura bomba. Pas verifikimit, policia njoftoi se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.

“Menjëherë pas raportimeve të marra, shërbimet policore kanë ndërmarrë masat për evakuim të sigurt të shkollave dhe më pas janë bërë kontrolle të detajuara nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rreme”, njoftojnë nga MPB.

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski zotohet se shumë shpejt do të zbulohet njëri nga personat që dërgon postat elektronike me alarm të rrejshëm për bomba nëpër shkollat e mesme. Ai tha se institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë, ndërsa mbetet në qëndrimin se ky është një sulm hibrid ndaj shtetit.

“Unë vazhdoj të jem në qëndrimin se ky është një sulm hibrid mbi shtetin se është akt monstruoz pasi që pa dallim kush e bën këtë e bën me qëllim që të shqetësojë fillimisht nxënësit, prindërit , kuadrin e mësimdhënësve dhe të gjithë shtetin. Institucionet janë të përkushtuar maksimalisht në këtë pjesë, unë pres shumë shpejt, për një kohë të shkurtër të kemi realizim të zbulimit të njërit prej kryerësve”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Postat elektronike me alarme të rrejshme për bomba filluan t’u dërgohen shkollave nga data 26 tetor.

adv

“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e ‘Ballit Kombëtar’ për Elbasanin, me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake”

0

Në këtë shkrim po publikoj dokumentin e Gjykatës së Lartë Ushtarake për varjen në litar të nacionalistit dhe patriotit Nezir Mehmet Muzhaqi, i cili ishte komandat i forcave të armatosura nacionaliste të Ballit Kombëtar për prefekturën Elbasanit. Neziri ishte vetëm 26 vjeç, ku me urdhërin direkt të diktatorit komunist Enver Hoxha, u dënua me vdekje dhe u ekzekutua me varje në litar tek rrapi i Bezistanit në qytetin e Elbasanit, në vitin 1946. Fjala e tij fundit ishte: “Rroftë Shqipëria“!

Nga Bedri Blloshmi  

Forcat komuniste partizane dhe ato nacionaliste të Ballit Kombëtar, bënë një marrëveshje që të bashkërendonin luftimet e tyre kundër armikut të përbashkët. Më 18 prill 1943, për këtë qëllim në sopat të Bërseshtës, përfaqësues nga të dyja palët zhvilluan një takim të përbashkët, ku nga forcat partizane morrën pjesë Tuk Jakova, Kadri Hoxha, Luto Leka etj. Ndërsa si përfaqësues të Ballit Kombëtar, ishin përfaqësuar nga Haki Blloshmi, Nezir Muzhaqi, Hasan Bej Velçani etj.

Kjo marrëveshje me komunistët u kthye në luftë civile dhe më 7 mars 1944, u vra pabesisht nga terroristët komunistë, komandanti i çetës, Haki Blloshmi, bashkë me të vëllanë dhe tre burra të tjerë nga familja Blloshmi. Aty në atë masakër, u vranë 37 burra nacionalistë.

Ndërsa më vonë, në kohën kur komunistët pushtuan Shqipërinë, në fillimet e vitit 1945, filluan terrorin mbi nacionalistët e mbetur gjallë. Ja dhe një fakt se si komunistët i dënonin kundërshtarët e tyre politikë. Lidhur me këtë, po publikoj këtu dokumentin arkivor me vendimin për dënimin me vdekje (pushkatim) të komandantit të Ballit Kombëtar, që mbante gradën e majorit, Nezir Muzhaqit.

GJYKATA E NALTË USHTARAKE

Nr. i Vendimit 200

P R O C E S – V E R B A L

Gjykata e Naltë Ushtarake e formueme prej:

N/Kolonel Gaqo Floq, Kryetar

Major Frederik Nosi, Antar

Kapiten I-rë Veledin Zejneli, Antar

Në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate, Major Myftar Tares dhe me asistencën e Sekretarit, Aspirant Thoma Rinos, sot më datë 26/VII/1945, mori në shqyrtim aktet e padis penale kundër të dënuarit NEZIR MEHMET MUZHAQI, i biri i Mehmetit dhe i Hatixhes, vjeç 26 lindur e banues në katundin Polis, i cili në akt gjykimi Nr.79 datë 20 qershor 1945 të Këshillit Gjyqësue Ushtarak pranë Komandës së Qarkut T’Elbasanit, është dënuar ME VDEKJE dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të pa luajtshme në bazë të neneve 14, 15 e 18 të ligjës Nr. 41 datë 14 janar 1945, mbi organizimin e funksionimin e Gjykatave Ushtarake, mbasi është cilësue si kriminel lufte dhe armik i popullit.

 G j y k a t a:

Mbasi shqyrtoj proces-verbalin e mbajtur prej Komisionit Hetues për zbulimin e krimeve të luftës dhe armiqve të popullit;

Mbasi studioj deponimet e dëshmitarëve e të dëmtuarve që kanë bërë si në hetuesi dhe para Gjykatës së Faktit;

Mbasi shqyrtoj proves-verbalin mbi rrjedhimin e Gjykimit para Gjykatës së Faktit si dhe gjithë shkresat, deklaratat që ndodhen në dosje;

Mbasi mori mendimin e Prokurorit të saj, i cili kërkon të vendoset aprovimi i akt-gjykimit të sipërme si me vend dhe i bazuem në ligjë;

Mbasi studioj çështjen nga pikëpamja e faktit dhe e së drejtës:

O b s e r v o:

NË FAKTË:

NEZIR MEHMET MUZHAQI, ish një nga inspironjësit dhe organizatorët e organizatës tradhtare të Ballit Kombëtar, me anë propagande dhe agjitacioni, është përpjekur të futi popullsinë e katundeve të ndryshme të rajonit të tij në radhët mercenare të Ballit dhe t’i largojë nga Lëvizja Nacional Çlirimtare, duke i hedhur në luftë kundra saj.

Si personalitet dhe eksponent i Ballit, u bë komandant mercenarësh, dhe ka patur nën komandën e tij 250-300 vetë, duke qenë njëkohësisht i propozuar të mbajë gradën Major; Ka marrë pjesë në shumë luftime kundra forcave të lëvizjes në bashkëpunim me ushtrinë naziste dhe në këso rastesh ka provokuar vjedhje, grabitje, plaçkitje e djegëje në katunde të ndryshme duke tmerruar popullsinë me vepra terroristike që bënte.

Është provokator i vrasjes së 5 Partizanëve të Brigadës së I-rë në Çermenikë. Në Qershorin e vitit 1944, ka vrarë me dorën e tij, Alush Agon së bashku me dy djemtë e tij, Asllan e Gjysh, nga katundi Velç – Mokër; Gjithashtu ka vrarë në Librazhd, Kasapin Tushi Koci Ambon, nga Pogradeci.

Ka vrarë katër veta të tjerë duke ekzekutuar dy veta me dorën e tij dhe dy, Gjindarmi i tij që kishte me vete, për të vetmin shkak se, formoj bindje se këta ishin njerëz të Lëvizjes.

I ka bërë pritje një Batalioni të Brigadës së III më 12 Dhjetor 1943, kur ky Batalion është hedhur në Polis, dhe në luftimet që janë zhvilluar ndërmjet fuqive të Lëvizjes dhe mercenarëve ballistë, që komandoheshin prej këtij e që kishin zënë pozicione të favorshme; luftim ky që zgjati 18 orë rresht, u shkaktua vrasja e 39 vetëve nga ana e fuqive të Lëvizjes dhe 38 veta janë zënë rrobë dhe u janë dorëzuar Gjermanëve.

Në muajin maj të vitit 1944, së bashku me kriminelët Shefki Kreka nga Goliku i Mokrës, Xhevdet Blloshmin nga Bërzeshta, Aziz Biçakun nga Letmi, Adem Velçanin nga Velçani i Mokrës dhe Haki Sadikun nga Trebinja, ka marrë pjesë në operacionin që është bërë në katunde të ndryshme, duke shkuar në katundin Llengë, kanë vrarë 30 e ca burra, të gjithë prindër e vëllezër Partizanësh dhe pjesëtar dhe simpatizuesa të Lëvizjes dhe midis tyre dhe babën e Partizanit, Dhimitri Marko, të quajturin Marko Pleshishti.

Ka bërë kontrollime e arrestime të ndryshme në qytetin e Elbasanit dhe i ka dorëzuar Gjermanëve shumë persona që i ka arrestuar si pjesëtarë ose simpatizuesa të Lëvizjes, të cilët janë internuar në fusha të ndryshme përqendrimi.

Me një fjalë ka kryer mjaft vepra kriminale kundra popullsisë dhe pjesëtarëve të Lëvizjes, ka luftuar vazhdimisht kundër Ushtrisë Nacional Çlirimtare, është përpjekur të mashtrojë popullsinë katundeve për, ta larguar prej Lëvizjes dhe për t’i hedhur në radhët tradhtarë të Ballit, duke i shërbyer kështu me plot vullnet dhe koshiencë dhunëtarëve dhe okupatorit nazist.

Fajet dhe veprat kriminale që u sipër-mëndën janë provuar plotësisht e në mënyrë bindëse nga procedimenti hetimuer i zhvilluar prej Komisionit hetues për zbulimin e kriminelëve të luftës dhe armiqve të popullit; nga deponimet e dëshmitarëve dhe të ankuesve Koçi Ambos, Kristaq Koçi Ambos, Neki Alush Agos, Nezir Qemal Qyrkut, Bajram Myslimit, Sefer Mahmutit, Demir Lekës, Isuf Vaskut, Jonuz Bishtogut, Veli Gjymengës, Dyle Elezit, Shahin Vlashit, Osman Allës e shumë të tjerë; nga ankesat deklaratat dhe akt-akuzat e ndodhura në dosje dhe që janë dhe që janë paraqitur nga të dëmtuarit; nga rrjedhimi i gjykimit para Gjykatës së faktit dhe nga pohimet e pjesshme të bëra prej tij.

NË LIGJE:

Akt gjykimi i Gjykatës së faktit është i konfirmuar në dispozitat ligjore përkatëse; gjithashtu dhe ndëshkimi i caktuar kundra të dënuarit është me vend edhe në proporcion me fajet dhe veprat kriminale të kryera prej tij.

P r a n d a j:

Gjykata e Naltë në bazë të nenit 31 të Ligjit Nr. 41 datë 14 Janar 1945 (të Ligjit Nr.41 thuhen katër fjalë) mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Ushtarake, duke pranuar dhe mendimin e shfaqur prej Prokurorit.

V e n d o s i:

Aprovimin e akt-gjykimit Nr.79 Dat. 20 Qershor 1945 të Këshillit Gjyqësor Ushtarak pranë Komandës së Qarkut Elbasan, me të cilin është vendosur ndëshkimi ME VDEKJE i të pandehurit NEZIR MEHMET MUZHAQIT, nga katundi Polis t’Elbasanit, humbjen e të drejtave të tij qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme në bazë të dispozitave ligjore në fuqi. Memorie.al

adv

Ulen çmimet e derivateve

0

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,77% në raport me vendimin e datës 14.11.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,887 %, te nafta për 2,869 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,857 % dhe te mazuti ulja është 2,291 %. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 1,485%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 3,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,567 den/kg dhe tani do të jetë 47,622 den/kg.

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 91,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 93,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 88,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 47,622 (denarë/kilogram)

adv

Hapet Panairi i Librit 2022, Tiranë, Veliaj: Kush do ushqim për shpirtin dhe mendjen, të vizitojë stendat e librave

0

Në hapjen e Panairit të Librit 2022, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj I ftoi të gjithë qytetarët ta vizitojnë në një nga 4 ditët që do të qëndrojë i hapur te Pallati i Kongreseve. Në fjalën e tij, Veliaj tha se libri sot, në epokën digjitale dhe të mediave sociale, nuk ka dalë nga moda, por përkundrazi duhen falenderuar edhe ata që merren me botimin e tyre.

 

 

“Të promovosh sot, në epokën digjitale, në epokën e lajmeve tre sekondëshe, të Tik Tok dhe Instagramit, të story dhe reels-ve librin, është vërtet një punë e mundimshme, por edhe një punë e bukur, e cila meriton gjithë mirënjohjen tonë. Për të gjithë ata që mendojnë se librat janë vetëm për një pjesë të vogël të shoqërisë, duhet të kuptojnë se libri prodhon ekonomi. Kur mendon se një nga librat “best seller” në të gjithë Europën dhe botën ka qenë e një shkrimtareje shqiptare si Lea Ypi, kur mendon se një nga këngëtarët më të mirë italo-shqiptar, Ermal Meta, ka botuar gjithashtu një libër, do të thotë se libri, jo vetëm s’ka dalë nga moda, por është rikthyer fuqishëm në modë, më shumë se kurrë, dhe është në dorën e secilit prej nesh që të mos largohet nga këtu, pa dhënë kontributin e vet,” tha Veliaj.

 

 

Kreu i Bashkisë tha se në Tiranë sot janë hapur më shumë biblioteka se kurrë më parë, të cilat së bashku me Muzeun Kadare dhe Muzeun Agolli, janë sot një ftesë për t’u larguar nga kafenetë e për t’u afruar edhe më shumë me librin.

 

 

“Kemi hapur “Muzeun Kadare”, për t’i kthyer qytetit dhe stacione muzeale për njerëzit e librit. Do të hapim shumë shpejt “Muzeun Agolli”. Më vjen mirë që kemi hapur bibliotekat e lagjeve sërish, duke filluar nga “Musine Kokalari”, tek “Misto Treska”, tek “Moikom Zeqo”, tek “Petro Zheji”, tek “Hamit Beqja”. Kush do ushqim për shpirtin, për mendjen dhe për t’u hapur ndaj dijes, e ka këtë fundjavë te “Pallati i Kongreseve”. Kush nuk i do këto dhe ndihet i ngopur dhe mendon që i di të gjitha, Tirana ka edhe 10 mijë kafene, që sigurisht do kenë biznesin e tyre, por unë besoj fort se nëse secili prej nesh e merr seriozisht këtë sloganin ‘jemi të gjithë lexues’, secili prej nesh mund të japë një kontribut,” nënvizoi Veliaj.

adv

Dy dekada kulturore e letrare të shkrimtarëve në Amerikë

0

Sivjet në Amerikë është botuar në dy vellime e tërë veprimtaria kulturore e letrare e “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”. Në këto dy vëllime janë përfshirë shkrime kronologjike, kumtesa e referate, njoftime për ose rreth aktivitetit kulturor e letrar që ka bërë në këta 20 Vjet ShShSHA, duke dhënë shembullim intelektual se si është dashur të veprojnë secila shoqatë kulturore a politike që ka vepruar diku në diasporë, e pse jo këta dy libra të mos merren model se si duhet të mblidhet e sistemohet veprimtaria e shoqatave dhe asociacioneve të organizuara kudo në hapësirën shqiptare dhe në mërgim. Vëllimi i parë përfshinë shkrime e kumtesa të periudhës 2001-2011, kurse vëllimi i dytë përfshinë shkrime dhe kumtesa në perudhën kohre 2012-2022. Ky dy vëllimësh ka për autor Adnan Mehmetin, autor librash të shumtë dhe President i Shoqatës.

Po ashtu edhe ky libër i botuar në dy vëllime, me titull “SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË”, është përgatitur nga Presidenti i Shoqatës z. Adnan Mehmeti, i cili në vitet e nëntëdhjeta ka jetuar dhe vepruar në Zvicër, madje ka qenë mësimëdhënës pranë Shkollës Shqipe në Zvicër. Më pas Adnan Mehmeti ka emigruar në Amerikë: Edhe atje ai gjithmonë ka qenë i angazhuar në aktivitete të shumta që i bënte komuniteti shqiptar i atjeshëm. Dy vëllimëshi në fjalë, padyshim është një libër me vlerë kronologjike e dokumentuese për komunitetin e krijuesve shqiptarë në Amerikë dhe më gjerë. Siç thuhet në një shënim se “Ky botim është pjesë e veprimtarive në fushën e botimeve që kjo Shoqatë i bën për të regjistruar e bërë të njohur tërë krijimtarinë letrare e kulturore të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”.

Në vëllimin e parë, 2001-2011, janë përfshirë shkrime nga: Beqir Sina, me 14 shkrime, Këze (Kozeta) Zylo, me 6 shkrime, Dr. Gjekë Marinaj, me 5 shkrime, Dalip Greca, me 4 shkrime, Mëhill Velaj dhe Raimonda Moisiu, me nga 3 shkrime, kurse me nga dy shkrime janë përfshirë Adnan Mehmeti dhe Vlashi Fili. Ndërsa me nga një shkrim janë përfshirë: Albana Melyshi Lifschin, Ardian Murraj, Dalan Luzaj, Dr. Fatmir Terziu, Eduard M. Dilo, Eleonora K. Gjoka, Fation Pajo, Kostaq Duka, Merita Bajraktari McCormack, Pierre-Pandeli Simsia, Ramiz Gjini, Sotir Pani, Shefqet Dibrani, Shpresa Vranari dhe Vasil Filipi. Kurse në gjuhën angleze janë përfshirë edhe dy shkrime të tjera nga Brent Flynn dhe Justin Stock, e ndonjë tjetër që mund të më jetë përvjedhur pa qëllime.

closevolume_off
Ndërsa në vëllimin e dytë përfshihen shkrime në periudhën, 2012-2021, nga: Adnan Mehmeti, me 15 shkrime, Raimonda Moisiu, me 6 shkrime, Beqir Sina, me 5 shkrime, kurse Dalip Greca, Dr. Arjeta Ferlushkaj, Dr. Yllka Filipi, Fuat Memelli dhe Namik Selmani, me nga 3 shkrime, kurse Dr. Besim Muhadri, me 2 shkrime. Autorët tjerë janë me nga një shkrim: Anton Çefa, Carrie Hooper, Dr. Agron F. Fico, Dr. Gjekë Marinaj, Dr. Sami Repishti, Frank Shkreli, Këze (Kozeta) Zylo, Kozeta Zavalani, Mëhill Velaj, Përparim Hysi, Pierre-Pandeli Simsia, Rozi Theohari, Sokol Paja, Shani Pnishi, Veneta Çallpani dhe Visar Zhiti.

Vlenë të theksohet se në pjesën e dytë janë dhënë edhe shënime për Kryesinë e Shoqatës nëpër mandate udhëheqëse nga viti 2001 kur është themeluar dhe gjerë në mandatin e fundit 2021-2023, si dhe janë dhënë shënimet për çmimet letrare dhe mirënjojet e caktuara të cilat i ka ndarë kjo shoqatë, duke e bërë këtë botim dokument edhe më autentik dhe më historiografik.

Në mbështjellësin e librit, (ana e pasme), do të lexojmë vlerësimet për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan nga kandidatët për Çmimin “NOBËL” për letërsi siç janë Ismail Kadare dhe Frederick Turner, si dhe përshtypjet nga emra të njohur të letërsisë botërore siç është Constance Rooke, shkrimtare dhe kritike letrare nga Kanadaja dhe nga dy profesorët shqiptarë në Amerikë: Dr. Peter Prifti dhe Dr. Sami Repishti.

Dy vëllimet kanë nga 336 faqe secili vëllim, dhe janë të shoqëruar me shumë fotografi me ngjyra. Libri është botuar me një cilësi teknike të lartë bashkëkohore, thuhet në një njoftim për këta libra të cilët janë botuar nga Shtëpia Botuese “ADRIATIC PRESS”, New York, 2022.

adv

Nuredini: Çdo gjë që është më e lirë nuk është më e mirë për qytetarët

0

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me zëvendësambasadoren e Suedisë Bibi Gramson dhe Drejtoren Ekzekutive të Eko-ndërgjegjësimi Ana Çoloviq iu bashkuan mbjelljes së fidaneve në parkun e qytetit në Shkup, nga ku u përcollën mesazhe për rëndësinë e sistemimit dhe mbjelljes së planifikuar të gjelbërimit urban në trajtimin e ndotjes së ajrit të ambientit dhe trajtimit të ndryshimeve klimatike.

“Sot, përmes mbjelljes simbolike të fidaneve këtu në parkun e qytetit në Shkup, dua që së bashku të kujtojmë rëndësinë dhe rolin e gjelbërimit urban në cilësinë e jetesës sonë. Gjelbërimi urban luan një rol të rëndësishëm në pastrimin e ajrit, i cili veçanërisht në këtë periudhë të vitit, pritet të jetë nën presion të madh për shkak të vendndodhjes së kryeqytetit, urbanizimit të intensifikuar, e tashmë edhe për shkak të krizës energjetike. Gjelbërimi duhet të ruhet, mirëmbahet dhe zgjerohet kudo që të jetë e mundur, duke përfshirë edhe shtëpitë tona.

Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi dhe të apeloj deri tek qytetarët dhe institucionet, që të jemi të ndërgjegjshëm duke treguar aftësinë për t’u përshtatur. Le të bëjmë zgjidhje të zgjuara jo vetëm në mënyrën e ngrohjes, duke zgjedhur lëndë djegëse më efikase për mjedisin jetësor, por edhe në përdorimin e mençur të automjeteve dhe asgjësimin e duhur të mbeturinave si faktorë kyç të ndotjes, sepse në fund të ditës të gjithë e thithim ajrin e njëjtë. E drejta për një mjedis jetesor të pastër dhe të shëndetshëm është e drejta jonë, por edhe detyrim i secilit prej nesh ndaj mjedisit ku jetojmë”- tha ministri Nuredini.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pritet rritje e ndotjes, ministri Nuredini tha:

– Fatkeqësisht kemi ndotje, por nëse shikojmë si ka qenë vitet e kaluara kemi një ulje të ndotjes së ajrit. Do të thotë që politikat tona që po përpiqemi të ndryshojmë ngrohjen e spitaleve, stacionet e policisë, kopshteve dhe shkollave kanë një efekt pozitiv. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë nesër, por duhet të them se jemi në krizë energjetike, i kuptoj edhe qytetarët që janë më të rrezikuar në kriza të tilla, por apeloj për ndërgjegjësim nga të gjitha institucionet, sektori privat dhe qytetarët.

Lidhur me kërkesat e kompanive të caktuara për ndërrimin e derivateve, Nuredini ka theksuar se për këtë ka procedura strikte ligjore dhe ligjet vlejnë për të gjithë. Nuredini ka theksuar se kompanitë duhet të vazhdojnë të përdorin gazin, sepse siç tha ai, çdo gjë që është më e lirë nuk do të thotë se është e mirë për qytetarët.

Mbështetje për aksionin ka dhënë edhe NP “Parqe dhe Gjelbërim”, e cila do të vazhdojë të kujdeset për gjelbërimin e rinovuar në park.

adv

Sekretarja shtetërore për Evropën e Republikës së Francës, Lorans Bun ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut

0

Sekretarja shtetërore për Evropë e Republikës së Francës, Lorans Bun sot ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të zhvillojë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, presidentin e vendit, me disa ministra dhe deputetë të Këshillit kombëtar për integrime evropiane të Maqedonisë së Veriut, si dhe shkëmbime me përfaqësues të shoqërisë civile, veçanërisht të rinjtë, si dhe think-tanke për thellimin e dialogut rreth çështjeve historike, kulturore dhe sociale transmeton Portalb.mk.

Paraprakisht ajo ka vizituar Shqipërinë, ku gjithashtu ka zhvilluar një sërë takimesh me krerët e vendit.

Gjatë vizitës, sekretarja e Shtetit do të përcjellë mesazh miqësie dhe mbështetjeje për perspektivën evropiane të secilit prej këtyre dy vendeve, duke nënvizuar hapat që do të ndërmerren. Ajo do të diskutojë gjithashtu projektet e bashkëpunimit, të cilat me siguri do të zhvillohen, përfshirë edhe brenda komunitetit politik evropian, në mënyrë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mund të korrin përfitimet konkrete të përpjekjeve që i kanë bërë.

Pas takimit, në Media Qendrën e Qeverisë me fillim në orën 10:35, Kryeministri Kovaçevski dhe sekretarja shtetërore për Evropë e Republikës së Francës, Lorans Bun do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

“Kjo vizitë është rezultat i arritjeve të Francës gjatë presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, me qëllim hapjen e negociatave aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksohet në komunikatën nga Parisi zyrtar.

adv

Pa rrymë disa pjesë të Bërnjarcës dhe Ilindenit

0

Pa furnizim me energji elektrike sot do të jenë shfrytëzuesit e disa pjesëve të Bërnjarcës dhe Ilindenit, informoi QRMK pas njoftimit nga “EVN Maqedoni”.

Në periudhën prej orës 7 deri në orën 9 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga “Ars-Komerc” (“Vesa Kompani”) para urës për Haraçinë, ZIK “Kravarstvo” dhe fshati Bërnjarcë në Komunën e Haraçinës.

Prej orës 8:30 deri në orën 11:30, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve numër. 2, 3, 5, 6 dhe 7 në Ilinden.

adv