24.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 2835

KOMUNA E ÇAIRIT I BASHKOHET LUFTËS GLOBALE KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT

0

Në praninë e mjekëve më eminentë në vend nga fusha e radiologjisë, onkologjisë dhe kirurgjisë dhe të shumë zonjave të respektuara, sot Komuna e Çairit në bashkëpunim me Shoqatën “Ezra” iu bashkëngjit luftës globale kundër kancerit të gjirit.

“Është një fakt i pamohueshëm se duhet të flasim dhe të kemi një ndikim të rëndësishëm në ndërgjegjësimin kolektiv për rreziqet e kancerit të gjirit më shumë se një ditë, më shumë se një muaj, sepse numri i grave të prekura nga kjo murtajë e shekullit po rritet në një ritëm shumë të shpejtë”, tha mes tjerash para të pranishmëve kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai po ashtu vuri në dukje faktin se një ekzaminim mjekësor, mbështetja, guximi dhe mosdorëzimi janë gjërat që duhet të jenë prioritet për ato gra që luftojnë kancerin e gjirit, ato që kanë dyshimin më të vogël se mund të preken nga kanceri apo ato që ndoshta nuk janë as të vetëdijshme se kanë arritur një fazë më të avancuar të kancerit, ose mund të jenë edhe në fazat e hershme.

“Le të mos e lëmë kancerin të thotë fjalën e fundit, sepse shpresa është si dielli, i cili hedh pas nesh hijen e barrës derisa udhëtojmë drejt tij. Të gjithë e kemi fjalën e fundit nëse ndërhyjmë në kohë”, tha Ganiu. Para të pranishmëve foli edhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatws “Ezra” Liridona Beqiri-Limani e cila foli për eksperiencën personale të kancerit të gjirit përjetim nga nëna e saj. Ajo inkurajoji të gjitha gratë që të kryejnë konsultat dhe ekzaminimet e nevojshme që janë më se të domosdoshme.

Drejtori i Klinikës Universitare për Kirurgji, Nexhati Jakupi përçoi porosinë se sa më të shpejta të jenë intervenimet përmes kontrolleve të nevojshme nëse vetëm se ka dyshime për ekzistim të kancerit, aq më të mëdha janë gjasat  për mbijetesë.

Edhe drejtori i Klinikës për Onkologji Nikolla Vasev-Nino bëri porosinë se përmes kontrolleve dhe ekzaminimeve mund të shpëtohen shumë jetë.

adv

Mundësit e KM LIRIA triumfuan në Kampionatin Ballkanik

0

Nga dita e sotme ka filluar Kampionati Ballkanik i cili po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, për pionierë dhe kadetë.

Pjesëmarrës ishin edhe mundësat nga KM LIRIA ku edhe u dekoruan. Omer Memedi dhe Merdijan Xhelili u shpallën kampionë, ndërsa Trim Ismaili fitoi medalen e bronztë.

Tek kategoria e femrave, Sadije Dura fitoi medalen e bronztë.

Omer Memedi në kategorinë 71 kg,
Merdijan Xhelili 42 kg
Trim Ismaili 58 kg
Sadije Dura 42 kg

adv

MPB sqaron: Alarmi për bombë në tre shkolla ka qenë i rrejshëm

0

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se deri tani në tre shkolla kanë përfunduar kontrollet dhe u konfirmua se alarmet për bombë të vendosura janë të rreme, ndërsa kontrollet në shkollat tjera janë në vijim dhe pas përfundimit të tyre, në mënyrë adekuate do të informojnë.

Nëntë shkolla edhe sot kanë marrë kërcënime për bombë të vendosur.

Menjëherë pas denoncimit, nga punonjësit policorë janë ndërmarrë masa për evaukim të sigurtë të shkollave.

Në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmrrem masa për zbardhjen e rastit.

Dje, po ashtu, përmes meilit, tetë shkolla të Shkupit kanë marrë kërcënime për bomba të vendosura. Pas kontrolleve të bëra, u konfirmua se bëhet fjalë për alarme të rreme.

adv

U realizua konferenca shkencore “Ballkani dhe globalizimi”

0

Sot i zhvilloi punimet edicioni i 5-të i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të Ballkanologjisë, me temë “Ballkani dhe globalizimi”, me interesim të studiuesve nga të gjitha trevat shqiptare, ballkanike dhe më gjerë.

Konferencën e shpalli të hapur drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani, i cili theksoi rëndësinë e madhe të studimeve ballkanike, për të cilat Instituti po jep kontributin e tij shkencor duke zhvilluar pesë vjet me radhë një konferencë të tillë ku bëhen bashkë studiues kredibil jo vetëm nga Ballkani por edhe më gjerë, me qasjet më të reja shkencore për ballkanologjinë.

Punimet e konferencës u përshëndetën nga ministri i ngarkuar për çështjet e Diasporës – Xhemail Çupi, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës – Lulzim Aliu dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe – Ylber Sela.

Në fillim u bë promovimi i përmbledhjes së kumtesave të Konferencës së Katërt të Ballkanologjisë me temën bosht “Ballkani ndërmjet integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”, për të cilën referoi kryeredaktori Sefer Tahiri, njëherësh koordinator i konferencës.

Më pas, mbi 40 studiues paraqitën temat e tyre në lidhje me Ballkanin dhe globalizimin. Kështu, sipas agjendës së paraparë, në seancën e parë referuan  studiuesit: Ines Angeli Murzaku, Leontina Gega Musa, Rubin Zemon, Nurie Emurllai, Eduart Caka, Alfred Halilaj, Hidajete Azizi, Katerina Mlladenovska Ristovska, Anton Pançev, Alban Dobruna, Shadan Ramadani, Agim Poshka, Majlinda Bushaj, Vjosa Osmani, Shpresa Ismajli, Manjola Lumani Zaçellari, Lirim Shabani, Valdeta Kasapi, Afërdita Abdullahi, Sejdi Gashi, Edona Jahiu.

Kurse, në seancën e dytë referuan studiuesit: Artan R. Hoxha, Edon Qesari, Arben Arifi dhe Arian Kadriu, Albulena Halili, Erjon Papagjoni, Ardian Ramadani, Muhamed Jashari, Minir Ademi, Faton Murseli, Muhamed Ali, Fatime Salifovska, Isamet Bakiu, Rini Useini, Mislim Zendeli, Kristina Dimovska, Shpëtim Memishi, Ermal Mehmeti, Ylberza Halili, Juljana Kume, Dhurata Selhani.

Kumtesat shkencore do të botohen në edicionin e ardhshëm të Ballkanologjisë gjatë vitit të ardhshëm. Kjo konferencë u mbështet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Burimi: portalb.mk

adv

Kumanovarja kapet “mat” duke vjedhur (VIDEO)

0

Po ta takoni Kështu të veshur dhe të rregulluar në qytet, nuk do ju besohet se është vjedhëse. Por zonjën në fjalë, e cila nga veshja duket të jetë e pasur, kamerat e sigurisë në një shitore në Kumanovë e kanë incizuar duke vjedhur barretë flokësh me vlerë vetëm 50 denarë./VoxTv

adv

SHKUP/ Alarm për bomba në 9-të shkolla!

0

Gjatë ditës së sotme në Sektorin për punë të Brendshëm-Shkup, është marrë denoncim kërcënues për bomba në dy shkolla. Nga MPB njoftuan se po monitorojnë situatën duke marrë masa për evakuimin e nxënësve në shkollat ”Cvetan Dimov” dhe “Orce Nikollov”, informon Klan Macedonia.

”Sot (27.10.2022) në SPB Shkup është raportuar rreth orës 14:00 se në adresat elektronike të nëntë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit” – thuhet në kumtesën e SPB-së.

Edhe gjatë ditës së djeshme nxënës të tetë shkollave të Shkupit janë evakuar menjëherë pas alarmit se në shkollat e tyre ka bombë por më pas rezultuan si njoftime të rreme. /KlanMacedonia/

adv

Kasami ndërpret bashkëpunimin me “Kultural Space”

0

Komuna e Tetovës ka ndërprerë bashkëpunimin me shoqatën “Kultural Space”, e cila bazuar në një memorandum të mëhershëm shfrytëzonte disa hapësira nën kompetencë të komunës për veprimtaritë e shoqatës. Kryetari i komunës, Bilall Kasami tha se vendimi është marrë bazuar në ankesat e prindërve mbi aktivitetet e shoqatës e që sipas tij kanë të bëjnë me muzikën e zëshme deri në orët e vona të natës, përdorimin e tepruar të alkoolit, pornografinë dhe papastërtinë që bëhet rreth objektit që shfrytëzohet nga shoqata.

“Duke llogaritur në ankesat e drejtuara deri në komunën e Tetovës, nga prindërit të cilët janë ankuar se aty për aktivitete të natyrës së ndryshme, që s`kanë të bëjnë aspak me aktivitete kulturore, por përdoren nxënës të shkollave fillore e të mesme që janë nën moshën 18 vjeçare, ne si komunë, obligohemi për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik, duke mbajtur përgjegjësi për çdo lloj fatkeqësie që mund të ndodh edhe të njëjtën përgjegjësi se kemi kaluar me ndonjë dokument tek ndonjë autoritet tjetër. Fillimisht ankesat e prindërve janë për fëmijët që janë nën moshën 18 vjeçare ndërsa bëhen aktivitete që realisht duhet të jenë për moshat mbi 18 vjeçare, por ankesa të tilla kam edhe unë personalisht nga prindër të nxënësve në shkollë fillore jo të mesme. Pra aktivitete pornografike”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Por drejtuesit e shoqatës, hedhin poshtë pretendimet komunës, ndërsa paralajmëruan edhe padi ndaj Kasamit, për akuzat e lëshuara. Sipas drejtuesve të shoqatës “Cultural Space tetova”, në këto hapësira, zhvillohen aktivitete kulturore, si poezia, pikturimi, vallëzimi dhe trajtimi i temave të ndryshme mes të rinjve. Nga shoqata thonë se gjatë një anketimi që kanë bërë me banorët kanë marrë mbështetjen e tyre për veprimtarinë e tyre.

“Ne jemi të shokuar nga kjo deklaratë thellësisht fyese, e veçanërisht kur ajo vjen nga hapësirat e komunës së qytetit e cila do duhej të ishte ndihma e parë për përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe të rinjtë. Ne si komunitet për këtë dezinformim dhe shpifje të rëndë do iu drejtohemi institucioneve kompetente ligjore, ambasadave të shteteve mike dhe gjithë qytetarëve të lirë, që të denoncojnë këtë akuzë fyese dhe makabre, dhe injoprancës tipike mesjetare. Kjo është e turpshme që s`meriton përgjigje sepse realisht gjitha aktivitetet e Space Kulturës janë publike, online dhe të dokumentuara se çka ka ndodhur”, deklaroi Muhamer Mustafa shoqata “Cultural Space Tetova”.

Përplasja mes shoqatës “Cultural Space – Tetova” dhe komunës së Tetovës, erdhën vetëm disa ditë pasi shoqatës, i kishte skaduar marrëveshja me komunën për shfrytëzimin e hapësirave të ish Radio Tetovës, kontratë kjo që, kreu i komunës Kasami nuk e vazhdoi, ndërsa kërkoi nga drejtuesit e shoqatës në fjalë, që me kërkesë për vazhdimin e kontratës mund ti drejtohen Këshillit të komunës. /Alsat.mk

adv

A do të mbajnë përgjegjësi Berisha dhe Meta nëse humbasin zgjedhjet !?

0

Kryetari i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së, Ilir Meta u shprehën të sigurtë në fitoren e 14 majit, teksa u pyetën a do të mbajnë përgjegjësi nëse humbasin.

Do mbani përgjegjësi për humbjen?

Berisha: Me Bashën vetëm humbje ka pasur. Me Berishën marrëveshjet janë vetëm fitore. Dëshmia më flagrante është incidenti Basha

Meta: Madje fitore duke pasur kandidat Bashën. Ka përfunduar njëherë e mirë koha kur rezultati i ndeshjes trukohej nga Rama para se ajo të fillonte. Kjo është një ndeshje e vërtetë, është ekzistenciale për qytetarët tanë. i shohim efektet e shpopullimit, janë të tmerrshme. Është shume e qartë kush është i tmerruar nga kjo marrëveshje. Është një ndeshje jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen.

adv

Talat Xhaferi të shtunën merr pjesë në mbledhjen e kryesisë së BDI-së

0

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun që pati sot me gazetarët njoftoi se të shtunën do të merr pjesë në mbledhjen e kryesisë së BDI-së, edhe pse, sipas tij, dega e Gostivarit nuk është e kënaqur nga Kryesia e re, transmeton TV21. Xhaferi tha se edhe përkundër pakënaqësive dhe revoltës, nuk do të veprojë si fraksion.

“Unë jam më tepër se 20 vjet në parti dhe edhe nëse jam i pakënaqur për diçka, unë nuk do të veprojë si fraksion”, tha Xhaferi.

Ndryshe, të shtunën Kryesia e re e BDI-së i ka ftuar ministrat e kësaj partie që të referojnë për punën e bërë deri më tani. Xhaferi tha se ai nuk duhet të referojë pasi nuk është pjesë e ekzekutivit./tv21.tv

adv

Kasami-Mickoskit: Nuk është momenti të flasim për Badenterin dhe Balancuesin

0

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se formalisht nisma për ndryshimet kushtetuese duhet të vjen nga ana e Qeverisë, nëse nis diskutimi, sipas tij ai që e nis diskutimin duhet të ftojë të gjithë partitë parlamentare për të siguruar shumicë prej 80 deputetëve, përcjell TV21. Kasami tha se nesër do të konkretizohen veprimet se si do arrihet deri te heqja e definicionit 20 %.

“Lëvizja Besa është pro ndryshimeve kushtetuese dhe gjithçka që ka të bëjë me përshpejtimin e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe në këtë frymë e shohim edhe pjesën tjetër të cikën ne jemi të interesuar të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese, që ka të bëjë me largimin e definicionit 20% për gjuhën shqipe. Nesër në Strugë kemi mbledhjen e radhës të Kryesisë Qendrore sigurisht di të ndërtojmë qëndrim nëse Lëvizja Besa do të marrë një iniciativë të tillë”, tha mes tjerash Kasami.

I pyetur për deklaratat e kryetari të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se nëse flitet për heqjen e 20%, atëherë duhet të flitet edhe për heqjen e Balancuesit dhe Badenterit, Kasami tha se nuk është momenti për këtë.

“Nëse i hapim ato tema mund të flasim edhe për atë të cilën ne si Lëvizje Besa e kemi thënë që në themelimin tonë, për ridefinimin e shtetit, por mendoj se momenti nuk është i përshtatshëm për të diskutuar për ridefinimin e shtetit”, pohoi Kasami./tv21.tv

adv