24.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 2836

Grubi-Peach: RMV ka shënuar progres në rrugën e eurointegrimit

0
Sot në Ministrinë për Sistem Politik, u mirëprit nga ministri Artan Grubi i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach i cili u shoqëruar nga ambasadori Matthew Lawson.
Lexoni statusin e plotë:
“Mirëprita sot në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach bashkë me ambasadorin z. Matthew Lawson.
Bashkëbiseduam mbi progresin e shënuar të vendit në rrugën e eurointegrimit, përkrahjen permanente të Mbretërisë së Bashkuar për avancimin e proceseve të zhvillimit demokratik të vendit mbi parimet e paqes dhe barazisë, si dhe rëndësinë e vazhdimësisë së luftës kundër krimit dhe korrupcionit, procesit të reformave, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e qasjes konstruktive nga të gjitha palët për realizimin e përpiktë të këtyre proceseve kruciale për perspektivën tonë europiane.”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Grubi.
adv

Sulm në një tempull në Iran, dhjetëra persona të vrarë

0

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm në mauzoleumin Shah Cheragh në qytetin iranian Shiraz, ka njoftuar agjencia e shtetërore e lajmeve iraniane Irna.

Sipas raportimeve, tre sulmues kanë hapur zjarr ndaj pelegrinëve dhe stafit në hyrje të këtij tempulli të myslimanëve shiitë, dhe policia ka arrestuar dy persona.

Ndërkaq, shefi lokal i gjyqësorit tha se “vetëm një terrorist” ishte përfshirë në sulm.

Grupi militant, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Media shtetërore pretendoi se “terroristët takfirë” – një term i përdorur nga Teherani për militantët myslimanë sunitë, sikurse anëtarët e IS-it – ishin përgjegjës.

Irani raportoi se dy fëmijë dhe një grua ishin në mesin e të vrarëve.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, u zotua për përgjigje të shpejtë dhe të vendosur ndaj sulmit.

“Ky krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar dhe forcat e sigurisë do t’iu përgjigjen atyre që kanë planifikuar dhe kryer sulmin”, tha Raisi.

Në mauzoleumin ku u krye sulmi gjenden varret e dy prej shtatë djemve të imamit shiit, Musa al-Kadhim, dhe po ashtu të djemve të imamit Ali a-Rida.

Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se sulmet që kanë për cak ndërtesat fetare “janë veçanërisht të tmerrshme”.

Në prill, dy klerikë shiitë u vranë në një sulm me thikë në një tempull shiit në qytetin Mashhad në verilindje të Iranit.

Sulmuesi, që sipas zyrtarëve ishte një burrë me prejardhje uzbeke nga Afganistani dhe që kishte pikëpamje radikale sunite, u dënua me varje në qershor.

Motivi për sulmin nuk u bë publik, por Ministria e Brendshme atëbotë tha se sulmi ishte “sulm terrorist” dhe fajësoi “takfirët” për të.

IS-i ka kryer sulme të mëdha më herët në Iran. Më 2017, ky grup militant ishte përgjegjës për dy sulme vdekjeprurëse me bombë që shënjestruan ndërtesën e Parlamentit dhe varrin e themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Khomeini.

adv

Njeriu më i pasur në Indi mbërriti me jaht në portin e Durrësit

0

Në portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e të enjtes jahti i njeriut më të pasur në Indi.

Bëhet fjalë për mjetin lundrues të quajtur “Alaiya” me pronar Lakshmi Mittal.

Jahti rreth 111.5 metra i gjatë është i ndërtuar në vitin 1965, ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, moderne për të bërë pushime komode.

Pronari është drejtor ekzekutiv i “ArcelorMittal”, kompania më e madhe në botë e prodhimit të çelikut.

Në vitin 2005, “Forbes” e renditi Lakshmi Mittal si personin e tretë më të pasur në botë, duke e bërë atë qytetarin e parë indian që renditet në dhjetëshen e parë në listën vjetore të botimit të njerëzve më të pasur në botë.

adv

Situata përkqësohet në Veri të Kosovës, digjet një makinë

0

Një automjet Volkswagen Bora ngjyrë hiri dhe me targa 02 – 626 – FL, pronë e N. C. (emër i njohur për redaksinë), është djegur mbrëmë rreth mesnatës në Leposaviq, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ndërlidhet me regjistrimin e automjetit në targa RKS që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe se automjeti është djegur qëllimshëm nga autorë deri tani të panjohur.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut në lidhje me ngjarjen, por deri në kohën kur po raportojmë ai nuk është përgjigjur.

Ndryshe, një ditë më parë në Leposaviq ishte djegur automjeti i një rreshteri policor.

Lidhur me rastin e djeshëm nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë për të ditur për Telegrafin se ka hapur rast në drejtim të veprës penale “Zjarrvënia”.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni ka thënë se kryerësit e kësaj vepre janë të panjohur.

“Prokuroria në bashkëpunim me policinë është duke i hetuar këto raste. Për rastin e datës 26 është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zjarrvënia”. Për rastin e datës 26 tetor kryerësit janë të panjohur”, ka thënë Preteni.

adv

Përzgjedhja e shefit të krimit të organizuar, sot merr vendim Këshilli i Prokurorëve Publik

0

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot do të mbajë seancën e 67-të, në të cilën, siç është paralajmëruar, do të duhet të votojë për zgjedhjen e prokurorëve publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PThP NKOK), transmeton Portalb.mk.

Në seancë duhet të votohet për zgjedhjen e katër prokurorëve publikë në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, pas shpalljes së publikuar në prill të këtij viti.

Ndër të tjera, në rendin e ditës të seancës së 67-të të Këshillit të Prokurorëve Publikë, do të jetë edhe miratimi i vendimit për formimin e Komisionit për zbatimin e votimit për zgjedhjen e Prokurorit Publik Themelor të PThP PNKOK.

Kjo është zgjedhja e parë e tillë e kreut të Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku në përputhje me nenin 66 të Ligjit të ri për Prokurorët Publik, Prokurori Publik Themelor i PNKOK zgjidhet nga Këshilli i prokurorëve publik pas votimit nga të gjithë prokurorët publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në shpallje janë regjistruar pesë kandidatë, ndërsa votimi do të jetë më 7 nëntor.

Këshilli i Prokurorisë Publike në afat prej shtatë ditësh pas votimit duhet të mbajë seancë në të cilën do të vendosë për emërimin e prokurorit publik që ka marrë më së shumti vota nga lista e kandidatëve të regjistruar.

Mandati, shefes së pezulluar PNKOK Vilma Ruskovska i skadon më 14 nëntor, ndërsa prokurori Trajçe Pelivanov më 29 gusht u emërua zëvendësues i  përkohshëm i saj.

Prokurori publik për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit zgjidhet për një periudhë katërvjeçare, nga radhët e prokurorëve publikë të zgjedhur me të drejtë rizgjedhjeje.

Pesë aplikimet që janë dorëzuar në shpalljen për zgjedhjen e kreut të PNKOK janë nga kryetarja paraprake Vilma Ruskovska, kolegu i saj nga PNKOK, Engjëllusha Kadriu Leshi, prokurori i Shkupit Erman Neziri, si dhe dy prokurorë nga Gostivari, Islam Abazi, dhe Desa Paunovska.

Edhe pse vlerësimet kanë qenë të ngadalta në periudhën e kaluar, Këshilli pret që brenda një jave të marrin vlerësimet e aplikantëve dhe të mund të mbajnë seancë ku do të përcaktohet lista zyrtare e kandidatëve për kryetar të ardhshëm të Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Zgjedhjet duhet të mbahen më 7 nëntor dhe votimi në atë ditë pritet të bëhet në hapësirat e shtetit dhe në katër prokuroritë më të larta në vend (Manastir, Gostivar, Shkup dhe Shtip).

Pas ditës së votimit, Këshilli ka afat prej shtatë ditësh të emërojë kandidatin që ka fituar më shumë vota për kreun e ri të PNKOK.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, nuk do të ketë periudhë vakumi pasi mandati i Ruskovskës skadon më 14 nëntor.

Ruskovska, e cila kërkon mandat të ri, është suspenduar përkohësisht nga pozita e saj në bazë të vendimit të prokurorit publik Lubomir Joveski në mes të gushtit. Pezullimi i saj erdhi pasi ndaj saj nisi procedimi disiplinor dhe u bë kallëzim penal në lidhje me kontrollin e kryer në Drejtorinë e Policisë Financiare (DPF) më 18 korrik. Ruskovska ka parashtruar ankesë për suspendimin, por Këshilli i Prokurorëve Publikë e ka refuzuar si të pabazë, përkatësisht e ka konfirmuar pezullimin. Për këtë rast kallëzim penal ka bërë edhe ish-drejtori i DPF-së, ndërsa Ruskovska ishte planifikuar të dëshmonte javën e kaluar. Sipas deklaratës së saj, ai rast tashmë është nën hetim dhe ajo po trajtohet si e dyshuar.

Hetim po zhvillohet në Prokurorinë Publike të Shkupit, prej nga vjen njëri nga pesë personat e tjerë të paraqitur si pasardhës i saj, Erman Neziri. Ai është zëvendësi aktual i kreut të Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski.

Prokurorja Kadriu-Lleshi, nga ana tjetër, prej kohësh është pjesë e ekipit në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në mars të këtij viti, Këshilli i Prokurorëve Publikë e rizgjodhi atë dhe katër kolegë të saj për një mandat të ri në këtë prokurori.

Abazi, nga ana tjetër, vjen nga Prokuroria e Lartë në Gostivar, ku u zgjodh kryetar në vitin 2018, kur Ruskovska u vendos në krye të PNKOK. Nga atje vjen edhe Desa Paunovska, e cila paraprakisht ishte anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publikë.

 

Burimi: portalb.mk

adv

Çmimi i bukës do të rritet

0

Biznesmenët do të duhet të bëjnë analiza serioze dhe të rishikojnë shpenzimet nëse vendi nuk arrin të gjejë burime energjetike me çmime të volitshme, thotë nënkryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Georgievski në emisionin “Magazina Ekonomike”.

Siç shton ai, në raste të tilla produkte të caktuara nga industria e bukës mund të shtrenjtohen sërish deri në fund të vitit.

“Në këto kushte, deri në Vitin e Ri përsëri do ketë një rritje të caktuar prej dhjetë për qind. Nëse gjërat nuk ndryshojnë. Më tej do të shohim”, tha Georgievski./ Alsat.mk

adv

ASH i thërret partitë tjera ta mbështesin heqjen e 20%

0

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Syrija Rashidi u bëri thirrje partive politike për një angazhim të përbashkët për heqjen e termit 20 për qind nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët kemi dëshmuar edhe në ndryshimet kushtetuese në vitin 2018, atëherë jo vetëm që dhamë propozim konkret por kishim edhe amandament lidhur me atë që të hiqet ky definicion absurd prej 20% dhe të zëvendësohet me togfjalëshin gjuha shqipe”.

“Partitë tjera jo vetëm që nuk na mbështetën për heqjen e 20 % por theksuan se nuk ka nevojë të hiqet 20 %, ju kujtohet deklarata e z.Ahmetit se nuk ka nevojë të hiqet pasi me te nënkuptohet gjuha shqipe”, deklaroi deputeti i ASH-së.

Ai shtoi se lidhur me këtë kërkesë të tyre pret reflektim dhe gatishmëri për veprim të përbashkët me partitë e tjera politike.

adv

Kuvend/Sot pyetjet e deputetëve

0

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet seanca për pyetjet e deputetëve.

Seanca e këtillë zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, ndërkohë që sipas praktikës të parët që parashtrojnë pyetje ndaj kryeministrit dhe kabinetit qeveritarë janë deputetët e opozitës. /Alsat.mk

adv

Barcelona gjunjëzohet para Bayern Mynihut

0

Barcelona ka pësuar humbje ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Pak orë pas lajmit se së shpejti do të luajnë në Europa League, katalunasit e kanë marrë një disfatë jo lehtë të kapërdishme.

Është pikërisht kundërshtari që po i mposht rregullisht në ndeshjet e fundit, Bayerni, ai që ua dha edhe një “shqelm” “blaugranave”, në kulmin e mërzisë që e kanë këta të fundit.

Sa i përket ndeshjes, golat u shënuan nga Sadio Mane (10’) dhe Choupo-Moting (31’) dhe Pavard (94′).

Eksperienca e dytë radhazi në Europa League do të presë, pasi skuadra e Xavit do ta luajë edhe ndeshjen “përshëndetëse” me Viktoria Plzen, për ta mbyllur një ecuri zhgënjyese këtë edicion. /Lajmi.net/

adv

Pendarovski: Të mos shpejtohet me ndryshimet Kushtetuese

0

Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se nuk duhet të nxitohet në procesin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës pasi ka edhe 14 muaj deri në përfundimin e procesit të shqyrtimit.

Deri atëherë, thotë ai, mund të zbulojmë dhe rregullojmë diçka për reformat e nevojshme dhe kur ky proces të jetë drejt fundit, atëherë të shohim nëse kemi shumicën e nevojshme prej dy të tretave.

“Për mendimin tim, është thelbësore në atë proces që të mos shkojmë me kokë pa menduar se ku mund të godasim. Nuk do të doja të shihja procese të ngjashme me miratimin e marrëveshjes së Prespës, as rastësisht, as si qytetar, as si president. Këshilla ime për Qeverinë dhe publikun është që të procedohet me një plan dhe të mos e ngutet procesin”.
“Kemi 14 muaj skrining. Nuk mendoj se duhet të jetë prioriteti absolut numër një politik. Kemi kaq shumë reforma me skrining për t’i zbuluar dhe korrigjuar dhe kur të vijë koha për të përfunduar atë proces, do ta pyesim Kuvendin nëse tani kemi dy të tretat e shumicës”, thotë presidenti Pendarovski.

Ai beson se pretendimet e opozitës se do të luftojnë për një kornizë të re negociuese, apo për anulimin e Marrëveshjes së Prespës janë qesharake.

“Është një histori për fëmijët e vegjël. Ne do të negociojmë Marrëveshjen e Prespës apo kornizë të re. Nga ajo pak që di për marrëdhëniet dhe negociatat ndërkombëtare dhe ka pasur shumë nga Marrëveshja Kornizë e vitit 2001, pohoj se është e pamundur. Është e mundur vetëm nëse vendi quhet SHBA, Francë, Gjermani, Kinë, Rusi…, tha presidenti Pendarovski.
Ai theksoi se në lidhje me propozimin francez, ka një anketë të re për mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë, e cila, sipas tij, shënon rënie mjaft të madhe të atyre që janë kundër.

adv