19.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 2837

Ahmeti kujton me mall burrin e madh të familjes Haradinaj

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ndarë me opinionin disa momente nga vizita në familjen Haradinaj.

Në Gllogjanin e Haradinajve në kujtesë të një burri të madh të kombit shqiptar, bacës Hilmi Haradinaj.

Do ta kujtoj me mall të pashuar sa të jam gjallë!

adv

MASH: Librat do të jenë gati deri në fund të nëntorit

0

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka informuar se ka nisur shtypja e teksteve shkollore, ndërsa dorëzimi do të përfundojë në muajin nëntorë. Siç njoftojnë nga ministria, përparësi në procesin e shtypjes kanë tesktet e klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, të cilat u miratuan së fundmi përmes një procesi kompleks disa mujor dhe prodhimi i tyre pasoi krijimin e programeve mësimore të reja për këto klasa, sipas planit për reforma në faza të arsimit fillor. MASH së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e programeve mësimore dhe teksteve të reja, sepse ky është një nga kushtet themelore për arsim cilësor, thonë nga ministria.

adv

Autorja e “Fifty Shades of Gray” po studion “Kanunin e Lekë Dukagjinit” (FOTO)

0

“Kanuni i Lekë Dukagjinit” po studiohet nga autorja Erika L. James, e cila shkroi „Fifty Shades of Gray“.

James në rrjetet sociale ka publikuar një imazh të koperitnës së “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, duke e shoqëruar me mbishrkimin TM2.

Autorja në vitin 2019 publikoi romanin “The Mister” ku trajtohet historia e Maxim Trevelyani, cili dashurohet me një emigrante shqiptare pa dokument, Alesia Demaçi.

Romani përfundon kur dy të dashuruarit vijnë në Shqipëri,  babai i Alesias kërcënon Maximin që të martohet me vajzën e tij.

E autorja James po vjen me vëllimin e dytë të „The Mister“, që si duket për ta realizuar më mirë i duhet t’i njoh traditat e zakonet e vjetra shqiptare, për këtë iu është drejtuar “Kanunit të Lekë Dukagjinit”./21Media

 

adv

Aktori i “Star Wars” ndihmoi Ukrainën me 500 dronë

0

Ai mund të ketë varur shpatën e dritës si Luke Skywalker në vitin 2019, por aktori i “Star Wars” Mark Hamill është ende duke luftuar. Këtë here për Ukrainën.

Gjatë një interviste me programin Sound On të Bloomberg Radio, aktori zbuloi se ai ndihmoi në dërgimin e 500 dronëve në Ukrainë.

“Shumë thjesht, Ukraina ka nevojë për dronë. Ata përcaktojnë rezultatet e luftës, mbrojnë tokën e tyre, njerëzit e tyre, ata monitorojnë kufirin, ata janë sytë në qiell”, tha Hamill për Bloomberg.

Hamill shërben si ambasador për projektin “Ushtria e Dronëve” të Ukrainës, duke punuar për të luftuar pushtimin rus, i cili filloi në shkurt. /abcnews.al

adv

“Karta e Ronaldos”, Juventus rrezikon penalizimin

0

Është e ashtuquajtura “karta e Ronaldos”, ajo që lidhet me kontratën e portugezit, që sipas prokurorit të Torinos, klubi i Juventusit e ka fshehur, për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme operacionit “Prisma”, si në atë kriminal ashtu edhe në atë sportiv.

Sipas organeve disiplinore të futbollit italian, Juventus rrezikon një dënim me ulje pikësh në rënditjen aktuale të kampionatit, si dhe një gjobë të madhe.

E gjithë kjo sepse hetimi me shumë gjasa do të ndikojë edhe në gjykimin sportiv.

Kjo është arsyeja pse Prokuroria e Federatës së Futbollit është e gatshme të kërkojë letrat. Synimi është rikuperimi i pagave të shtyra, ato të cilat nuk janë bërë kurrë publike, të fshehura jashtë zyrave dhe të sekuestruara.
adv

RMV-ja nuk do ta kthejë shërbimin ushtarak të detyrueshëm

0

Edhe pse vendet e rajonit po planifikojnë rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, Maqedonia e Veriut nuk e ka në plan të ndërmerr ndonjë vendim të tillë. Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se për momentin as në ministri e as në shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë nuk ka filluar ndonjë proces.

“Numri dhe struktura e personelit të Ushtrisë janë krijuar për të përmbushur objektivat e NATO-s për aftësi si dhe për ndërveprim me forcat e NATO-së. Sipas rishikimit strategjik të mbrojtjes, struktura aktuale është parashikuar të jetë 6800 pjesëtarë, me plotësime prej 96 për qind. Ndërsa në përputhje me futjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e strukturës, do të plotësoheshin të gjitha kërkesat, standardet dhe ndërveprimi me NATO-n”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se duhet të bëhet profesionalizimi i ushtrisë ndërsa sistemi i tillë i rekrutimit nënkupton kthim mbrapa për disa hapa.

“Establishmenti politik, komandanti i përgjithshëm dha deklaratë të prerë se është braktisur ekipi i rekrutimit në vitin 2006 dhe as tani e as në të ardhmen nuk do të shihet opsioni i tillë për kthim të shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Qëndrimi i tillë i vendimmarrësve në mbrojtje është i arsyeshëm dhe është mbi baza të detyrimeve të ndërmarra nga ana e vendit tonë, për përgatitjen për gatishmëri luftarake dhe mirëmbajtjen e saj si vend anëtar i NATO-së”, deklaroi Marjan Gjurovski, profesor.

Profesori i sigurisë Gjurovski thekson se shërbimi ushtarak i detyrueshëm, në krizën ekonomike që ndodhemi, do ta ngarkonte në mënyrë shtesë buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ushtria dhe sektori i mbrojtjes nuk është qendër arsimore që të përmirësojë lëshimet nga arsimi fillor, i mesëm apo lëshimi që të rinjtë dhe prindërit e tyre kanë bërë gjatë zhvillimit të personit, shteti nuk mund ta bëjë sepse nuk është reformator arsimor apo sistem ku do të kthehet kultura shtëpiake, arsimimi. Kjo absolutisht më së paku do të reflektohej në gatishmërinë e saj ushtarake”, tha Marjan Gjurovski, profesor.
Debati për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në shumë vende të rajonit u aktualizua sidomos pas luftës në Ukrainë, me qëllim të forcimit të kapaciteteve të Ushtrisë.

adv

RMV/2,500 kompani nuk i kanë paguar dy muaj punëtorët

0

Në vend, 2.483 kompani nuk kanë paguar pagat për punëtorët e tyre për muajt gusht dhe shtator, sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, njofton Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të marra nga redaksia e Sdk.mk, për muajin gusht 2022 gjithsej 4.970 punëdhënës kanë përllogaritje mujore të papaguara, të paparaqitura dhe të papranuara për pagën e integruar (PMPI) për gjithsej 8.297 të punësuar, ndërsa për 2.899 punëdhënës për 6365 punëtorë kanë dorëzuar, por nuk kanë paguar llogaritjet e MPIN.

Megjithatë, për muajin shtator, gjithsej 5.904 punëdhënës kanë llogaritje PMPI të papaguara, të padorëzuara dhe të papranuara për gjithsej 14.478 të punësuar. Për të njëjtin muaj, 10.732 punëdhënës nuk kanë dorëzuar dhe paguar PMPI-në për 40.973 punëtorë.

“Për muajin gusht dhe shtator 2.483 kompani nuk kanë paguar fare paga. Për llogaritjet e papaguara të MPIN-it, Drejtoria e të Ardhurave Publike zbaton masa për arkëtim të detyrueshëm në përputhje me kompetencat e saj ligjore të rregulluara në Ligjin për Kontributet e Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Ligjin për Procedurën Tatimore, përkatësisht jep vërejtje për pagesën e borxhit në bazë të PMPI-së”, thotë Administrata për të hyra publike.

Për të gjithë ata punëdhënës, pagesat e të cilëve nuk do të regjistrohen pas dorëzimit të vërejtjeve, bëhet arkëtimi i detyruar i mjeteve (bllokimi) në bankat komerciale në përputhje me nenin 142 të Ligjit për Procedurën Tatimore.

Të enjten e kaluar, punëtorët e NTP Shkup protestuan dhe qyteti mbeti pa transport publik pasi u vonua paga katër ditë. Protesta ka zgjatur më pak se një ditë për shkak se pagën e ka siguruar Qyteti duke ridestinuar fondet nga buxheti.

adv

Pesë shkolla morën alarm për bombë, MPB evakuoi nxënësit dhe të punësuarit

0

Pesë shkolla në Shkup, sot përmes adresës elektronike kanë marrë kërcënime se në objektin e tyre është vendosur mjet shpërthyes (bombë).

Sipas MPB-së menjëherë është marrë hap për evakuimin e nxënësve dhe të punësuarve.

“Pas denoncimit, nga ana e policisë janë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe të punësuarve dhe për momentin po kryhen kontrolle anti-terroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Sipas MIA-s bëhet fjalë për shkollat: Rade Jovçevski Korçagin, Orce Nikollov, Nikolla Karev, Josip Broz Tito dhe boro Petrushevski.

adv

“Open Ballkan” Kovaçevski fton në takim Ramën dhe Vuçiç

0

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me iniciativë të tij, sot ka mbajtur takim koordinues online me liderët e Ballkanit të Hapur, Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit.

Në takimin koordinues ishin prezent zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Branko Azeski.

QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT

“NË TAKIM, LIDERËT THEKSUAN SE BALLKANI I HAPUR ËSHTË I NJOHUR SI INICIATIVË POZITIVE RAJONALE QË TANIMË  JEP REZULTATE KONKRETE PËR KOMPANITË DHE QYTETARËT KUR BËHET FJALË PËR LIRITË EVROPIANE PËR LËVIZJEN E NJERËZVE, SHËRBIMEVE DHE MALLRAVE. PËR KËTË QËLLIM, NË SAMITIN PARAPRAK TË PROCESIT TË BERLINIT, LIDERËT RANË DAKORD QË T’I PËRCJELLIN TË GJITHA PËRVOJAT POZITIVE NGA BALLKANI I HAPUR”

adv

RMV/Nga dita e hënë fillon pagesa e pensioneve

0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e rishikoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për kryerjen e pagesës së pensioneve për muajin tetor të vitit 2022.

Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave komerciale jo më vonë se data 28.10.2022, ndërsa bankave komerciale u rekomandohet që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e tetorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga 31.10.2022.

Klientët të cilët nuk përdorin kartela bankare, parat e tyre mund t’i marrin nga filalet e bankave, të cilët janë ndarë në katër grupe.

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.10.2022 (e hënë);
Për pensionet në shumë prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.11.2022 (e martë);

Për pensionet në shumë prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 02.11.2022 (e mërkurë) dhe

Për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 03.11.2022 (e enjte), njoftojnë nga Qeveria.

adv