19.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 2838

Gëzim Mamuti, mësimdhënësi tetovar i quan komentuesit “qen” (FOTO)

0

Mësimdhënësi i Shkollës fillore, Istikball në Tetovë Gëzim Mamuti që në Tetovë njihet si përkrahës dhe bashkëpunëtorë i Bilall Kasamit ka ofenduar rëndë tetovarët.

“Qent që sulmojn në Tetovë, e kuptoj se i bien prej qyteteve tjera dhe shumicën i gjetëm prej më parë. Por ama qent që sulmoj në facebook kush i nxit dhe prej nga na i kanë pru. A ka ndonje firmë që ti mbledh apo ti vaksinoj edhe keto te facebookut”, ka shkruar Mamuti në “Facebook”.

E pas këtij reagimi ka pasur reagim dhe denoncim edhe nga qytetarët.

Ata shtojnë se Mamuti është vetëm një militant i Besës.

adv

1000 tituj të ri për bibliotekën e Gjimnazit të Gostivarit

0
Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me SHMK “Gostivari”, siguroi 1000 tituj autorësh shqiptarë, nobelistë dhe klasikë, duke pasuruar kështu në masë të madhe bibliotekën e kësaj shkolle.
Me ktë rast, nga gjimnazi i ftojnë nxënësit që tash kur kanë përzgjedhje të madhe të librave me vlerë, t’i shfrytëzojnë hapësirat e bibliotekës sepse leximi e ndrit dhe e ushqen mendjen.
adv

Ilir Meta kapet “mat” në zyret e PD-së

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë ditën e sotme teksa hyn në selinë e PD.

Burime për News24 dhe BalkanWeb bëjnë me dije se Meta po zhvillon një takim me kreun e PD Sali Berisha.

adv

Messi vendosi rekord të ri në Ligën e Kampionëve

0

Ylli argjentinas vendos një tjetër rekord historik në Champions!

“Alieni” Lionel Mesi nuk ka të ndalur. Ylli argjentinas ka vendosur një tjetër rekord historik në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Ai shënoi 2 gola si dhe regjistroi 2 asiste në triumfin 7:2 që skuadra e PSG-së arriti në shtëpi ndaj izraelitëve të Makabi Haifa.

Kësisoj, “Pleshti” mbrëmjen e sotme u bë lojtari më i vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve që ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në një ndeshje të vetme (35 vjet, 123 ditë).

adv

Letra e Hillary Clintonit drejtuar vetes në adoleshencë

0

Më 26 tetor të vitit 1947 lindi Hillary Diane Rodham Clinton. Ajo është ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga 1993 deri në 2001.

Kohë më parë Teen Vogue botoi një letër që Clinton e kishte shkruar për veten e saj si një vajzë e re në kolegj, letër kjo të cilën KultPlus e sjell sot në ditëlindjen e kësaj gruaje të fuqishme e të njohur në mbarë botën.

Në letër, ajo ofroi disa këshilla shumë të vlefshme dhe nxjerri në pah disa nga pasiguritë me të cilat është përballë si një studente e re. Duke iu drejtuar vetes si një studente e semestrit të parë në Wellesley College, ajo kishte shkruar.

“Kur erdhe për herë të parë në kampus, u gjenda e rrethuar nga gra të mrekullueshme dhe të kualifikuara. Ato flisnin rrjedhshëm në shumë gjuhë të tjera. Ato kishin jetuar jashtë vendit. Ato kishin lexuar tashmë gjysmën e librave të programit mësimor. Kjo më frikësonte – ishte aq e frikshme për mua sa që u telefonon prindërve për t’u thënë se nuk i përket kolegjit Wellesley, dhe në fund të fundit duhet që të ktheheshe në shtëpi”, kishte shkruar Hillary.

 

adv

Zoran Bozhinovski përfundon në spital, u rrah keq para shtëpisë së tij (FOTO)

0

Gazetari Zoran Bozhinovski është rrahur mbrëmjen e djeshme. Ai është dërguar në Spital menjëherë pas plagëve të rënda që mori nga rrahja.

Bozhinovski në periudhën e kaluar ka publikuar një sërë krimesh të supozuara në REC Manastir dhe ESM, përcjell TS.

Sipas informacioneve fillestare, të cilat Ljupço Palevski i ka publikuar në profilin e tij në FB, Bozhinovski është rrahur para ndërtesës së tij.

Bozhinovski deri më tani nuk ka bërë të ditur asgjë.

adv

Von der Leyen sot qëndron në Shkup

0

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot pasdite do të arrijë për një vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilën do të fillojë turneun e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Shkup kryetarja e Komisionit Evropian pritet të prezantoj një paketë për mbështetje energjetike për rajonin.

Ndërkohë SPB-Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.

MPB gjithashtu apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë.

adv

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

0

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 3 deri 10, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej 20 deri 27 gradë celsius.

Edhe nesër moti do të jetë me diell dhe vranësira.

adv

U konstituan organet e degës së BDI në Gostivar

0

Kryesia dhe Këshilli mbikqyrës i degës së Bashkimit Demorkarik për Integrim – BDI në Gostivar të martën në mbremje mbajtën mbledhjen e radhës në të cilën mes të tjerash u bë konstituimi i organeve të degës të dala nga procesi zgjedhor një anëtar – një votë.

⚪️ Pas konsultimeve të gjëra dhe debatit tejet konstruktiv në mbledhjen e kryesisë, me unanimitet u vendos përbërja e kryesisë së ngushtë të degës, edhe atë:

?Arta Bilalli – Zendeli – Nënkryetare,
?Nexhati Jakupi- Nënkryetar
?Lirim Elmazi Nënkryetar
?Veton Sadiku – Nënkryetar (FR-BDI)
?Fidan Jusufi – Sekretar
?Visar Muça – Sekretar Organizativ
?Sherif Miftari – Sekretar për financa

? Kryetari i degës, z. Valdet Xhaferi uroj kryesinë e ngushtë me dëshirën për bashkëpunim të ngushtë me qëllim që me kapacitete të plota e gjitha struktura partiake të vihet në shërbim të qytetarit gostivaras.

? Pas konstituimit të kryesisë së re, në mbledhje u diskuta edhe për çështjet kadrovike, ndërsa u hap debat edhe për ecurinë e organizimit të Forumit Rinor – FR.

BDI Dega Gostivar

adv

Targat në RKS i konvertuan 18 serbë

0

Kanë mbetur vetëm edhe 6 ditë deri në përmbylljen e afatit të dhënë nga Qeveria e Kosovës për konvertimin e targave ilegale të veturave në ato “RKS”.

Përkundër presionit të madh të grupeve kriminale të mbështetura nga autoritetet e Serbisë,  disa prej qytetarëve serbë kanë vendosur ta shfrytëzojnë mundësinë e ofruar nga ekzekutivi i vendit për konvertim të targave.

“Gjithsej deri më tani në të gjitha qendrat janë regjistruar 18 vetura nga qytetarët serbë me targat ‘RKS’”, ka theksuar Ardita Ademi Istrefi, udhëheqëse e Qendrës për regjistrim të automjeteve në “InfoPlus” në RTK.

Ajo ka bërë të ditur se nga ky numër 7 prej automjeteve të regjistruara janë nga regjioni i Mitrovicës.

Ndërkohë,  raportohet që rreth 3 mijë vetura me targa ilegale qarkullojnë në veri të vendit.

Ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar institucioneve të vendit që ta shtyjnë afatin e konvertimit të targave edhe për 10 muaj, me qëllim të shmangies së tensionimit të situatës në veri.

Herën e parë ky afat ishte shtyrë në gusht për dy muaj, me kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare, me arsyetimin e mosinformimit të duhur të qytetarëve serbë.

Megjithatë, kryeministri Kurti i pyetur sot nga gazetarët rreth kërkesës së re të BE-së ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të re të këtij afati.

adv