10.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 2839

Qytetarët e RMV-së për një muaj gjatë verës harxhuan energji elektrike deri 489,072 MWh

0

Enti Shtetëror i Statistikave raportoi që në Maqedoninë e Veriut është harxhuar energji elektrike gjatë muajit gusht deri 489 072 MWh, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit gusht të vitit 2022, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 489 072 МWh energjia elektrike 23.044 mil. nm3 gaz natyror, 377 045 ton qymyr dhe 113 677 ton produkte të naftës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që 99.5 për qind e qymyrit që shfrytëzohet në Maqedoninë e Veriut është për prodhimin e energjisë elektrike.

Më së shumti energji elektrike prodhohet në termocentrale (56.7 %), Termocentralet e kombinuara (20.5 %), Hidrocentrale (19.2 %), Turbinat e erws (2 %), Panelet solare (0.9 %) dhe Bimet e biogazit (0.7 %).

 

 

Burimi: portalb.mk

adv

Ademi: Koha është të zëvendësohet 20% me “gjuha shqipe” ose “populli shqiptar”

0

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, njëherit edhe shef i grupit parlamentarë në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth heqjes së termit të “20%”-shit dhe ka komentuar edhe kërkesën e kreut të opozitës Maqedonase Hristian Mickoski për heqjen e Badenterit dhe Balaserit.

Ademi ka thënë se ka ardhur koha që të hiqet termi “20%” dhe zëvendësimin e të njëjtit me formulim adekuat siç është “Gjuha Shqipe” dhe “Populli Shqiptar”.

Nënkryetari i BDI-së ka njoftuar se konsultat për të njëtën çështje do të vazhdojnë edhe me partnerët ndërkombëtarë me ndihmën e të cilëve edhe është arritur Marrëveshja e Ohrit.

“Të gjitha të arriturat në të gjitha dimenzionet në vendin tonë janë si rezultat i partneritetit të ngushtë edhe me miqt tanë, përfshirë këtu edhe formulimet të cilat rrjedhin nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit”, deklaroi Ademi.

Nga ana tjetër, shtoi se është për të ardhur keq për qëndrimin e Hristian Mickoskit për heqjen e “Badenterit” dhe “Balanserit”, shtoi se këto çështje janë të një rëndësie kruciale dhe të njëjtat sollën deri tek nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

“Shumica e badenterit, apo shumica e dyfishtë. Vetëm sa për të rikujtuar, një mekanizëm i tillë u parashikua për të evituar majorizimin për të gjitha çështjet të cilat i prekin bashkësitë e tjera, jo-maqedonase dhe sigurisht se kthim mbrapa nga e njëjta zgjidhje nuk mund të ketë”, shtoi ademi.

Duke folur për “Balansuesin”, Ademi deklaroi se e njëjta duhet forcuar dhe jo larguar.

“Deri para vitit 2001, ne e dijmë se sa shqiptarë e sa pjestarë të komuniteteve të tjera ishin pjesë e sektorit publik, administratës shtetërore dhe sa janë tani. Mendojmë se gjithashtu do të duhet të një zgjidhje e tillë e cila saksionon diskriminimin pozitiv, pra vet balacuesi të jetë funksional, madje edhe ta mbindërtojmë që most ë ketë keqpërdorime sa i përket implementimit të këtij mekanizmi e assesi nuk mund të diskutohet për abrogimin ose shfuqizimin e kësaj zgjidhje”, përfundoi Ademi.

Ndryshe, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti javë më parë në Kuvend, takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi me të cilin konkluduan që në momentin e hapjes së Kushtetutës duhet të ndryshohet edhe termi “20%” dhe të zëvendësohet me terme adekuate.

 https://youtu.be/N_y9BIJMfLA

adv

Aksident në Selanik, lëndohen 5 shtetas të Maqedonisë së Veriut

0

Pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur të lënduar, por jashtë rrezikut, në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth gjysmë ore pas mesnate në rrugën Ignacia Odos, në afërsi të kryqëzimit Amfipoli Ser në Selanik.

Automjeti në të cilin po transportoheshin të plagosurit në rrethana të paqarta ka dalë nga rruga. Siç raportojnë mediat greke, zjarrfikësja është thirrur për të ndihmuar në nxjerrjen e shoferit.

Të gjithë pasagjerët, sipas mediave greke, kanë lëndime të lehta. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Rruga e Asprovaltës.

adv

Mbretëria e Jordanisë e mbështet Maqedoninë për anëtarësim në Unionin për Mesdheun

0

Në kuadër të vizitës së parë të punës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me zëvendësministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigracionit, Ajman Safadi.

Siç njoftoi MPJ-ja, në fokus të bisedimeve ishin temat lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Jordanisë në nivel bilateral dhe multilateral, si dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë në periudhën që vijon. E një rëndësie të veçantë ishte nënshkrimi i Protokollit për Bashkëpunim ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme, që lehtëson dhe inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë në politikë, ekonomi, shkencë, kulturë dhe në fusha të tjera me interes.

“Vizita e sotme paraqet konfirmim të zotimeve të përbashkëta për intensifikimin e marrëdhënieve, veçanërisht në pjesën e ekonomisë, relacioneve të biznesit dhe lidhjeve kulturore. Sinqerisht, pres që niveli i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit, të intensifikohet me rritje të dinamikës, pasi që e ndajmë përkushtimin e njejtë për paqe dhe stabilitet si në rajon ashtu edhe në botë”, theksoi Osmani.

Në takim, siç njofton MPJ-ja u bë fjalë edhe për interesimin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Union, me ç’rast Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e pahamendshme të Jordanisë për realizimin e këtij qëllimi.

“Anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut në Unionin, për Mesdheun do të sigurojë rrjetëzim dhe integrim më të ngushtë në strukturat evropiane që punojnë me rajonin e Mesdheut dhe ndërveprim më të mirë me fqinjin jugor të Bashkimit Evropian. Më tej, do të kontribuojë për bashkëpunimin më të ngushtë mes vendeve tona për të forcuar rajonin e Mesdheut dhe për të krijuar mundësi të reja për projekte të reja në drejtim të krijimit të një rajoni më të fortë dhe më gjithëpërfshirës”, konkludoi Osmani.

 

adv

Nga nesër ‘fiken’ autobusët – Të punësuarit hyjnë në grevë

0

Të mërkurën pas orës 12 qytetarët bëjnë mirë të mendojnë një alternativë tjetër, përveç transportit publik, për të lëvizur nëpër kryeqytet, sepse autobusët mund të fikën dhe të parkohen para qeverisë, pasi të punësuarit hidhen në grevë për shkak të borxhit që pushtetit qendror i ka Ndërmarrjes për Qarkullim Publik, shkruan Alsat.

Nga Qyteti i Shkupit kërkojnë që Qeveria urgjentisht të shlyej borxhin që ndërmarrja të ketë para për pagat e të punësuarve, shumë e cila do të mbulojë vetëm rrogat për shtatorin dhe tetorin. Shpenzimet mujore për rrogat arrijnë deri në 65 milion denarë. Sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, tha se ndërmarrja është në gjendje katastrofike. Sipas tij 2 milion euro është borxhi i Ministrisë së Arsimit për transportin e nxënësve dhe studentëve, 40 milion denarë është borxhi i komunave dhe 90 milion denarë është borxhi i trashëguar.

“Përderisa ai që ka borxh nuk shlyen detyrimin  që ka, pas orë 12 mos prisnin për autobus”, tha Zoran Gligorov-sekretar i Qytetit të Shkupit.

Por një orë më vonë Kryetarja e Qytetit të Shkupit tha se transport do të ketë edhe pas orës 12.

“Jo, transporti publik në Qytetin e Shkupit do të funksionojnë aq kohë sa do të mundet. Do përpiqemi deri në momentin e fundit që t’u shërbejmë qytetarëve, ndërsa autobusët që nuk do të qarkullojnë do t’i parkojmë para Qeverisë dhe të gjitha institucioneve deri në momentin që nuk realizojnë detyrimet e tyre”, u shpreh Danella  Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

Në këtë gjendje kaotike në Ndërmarrjen për Qarkullim Publik, kryetarja e Qytetit të Shkupit  Danella Arsovska, vazhdon të premtojë transport publik falas, që sipas saj do të nis të zbatohet në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Ndërkohë u krijua një tjetër paqartësi. Ndërsa nga Qyteti i Shkupit thonë se të mërkurën do të nisin grevën para Qeverisë, tre sindikatat dolën me komunikatë të përbashkët ku informonin se do të hidhen në grevë në orën 11 te objekti i NQP-së.

adv

Ndihma përmes shkurtimit të pagave!

0

Rreth 180 mijë qytetarë ose 10% e popullsisë së Maqedonisë të cilët janë në gjendje të rëndë sociale do të marrin ndihmën e qeverisë. E hapur mbetet çështja për uljen e pagave të administratorëve. Sindikatat kanë paralajmëruar për shkurtim të pagave të punëtorëve në administratë

Besa IBRAIMI

Shkup, 18 tetor – Qeveria miratoi masa për ndihmë financiare për rastet sociale, të papunët dhe pensionistët me paga të ulëta. Kjo masë vlen vetëm për 4 muajt e ardhshëm dhe nuk bëhet fjalë për rritje të ndihmës sociale. Para do të jepen për kategoritë vulnerabël që nuk kanë marrë ndihmë nga shteti, ndërsa në kategorinë e të papunëve janë vetëm të falimentuarit dhe pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë, kurse personat me paga të ulëta nuk merren parasysh në masat e reja. Inflacioni në rritje tashmë ka ngrënë një pjesë të të ardhurave të qytetarëve, ndaj pyetja është se a do të mjaftojë kjo ndihmë përderisa kostoja e jetesës është rritur në 18.7% në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, ushqimi është shtrenjtuar deri në 30% në bazë të të dhënave zyrtare. Se a do të mjaftojë kjo ndihmë për tu përballur me krizën, nuk është e sigurt as ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençeska. Ajo konsideron se duhet më shumë ndihmë por thekson se me masën e re do të marrin ndihmë një numër i madh i qytetarëve. “Gjithmonë është e mundur të bëhet më shumë, por duhet të kemi parasysh se me këtë grup masash kundër krizës do të mbulohet 180.000 qytetarë”, tha Trençevska.
Trencevska gjithashtu theksoi edhe masat e miratuara më parë për rritje konstante të pagave, si dhe rritjen e pagës minimale dhe pensioneve. Ajo thotë se është sipas politikave për monitorimin e inflacionit dhe rrjedhimisht rritjen e pagave. “Metodologjia për pagën minimale dhe rregullimin e pensioneve është krijuar për të monitoruar rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare dhe kjo është një zgjidhje sistematike e problemeve me rritjen e pagave dhe rritjen e pensioneve”,tha Trençevska. Ajo gjithashtu shtoi se sistemi shtetëror në vazhdimësi do të monitorojë rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare, dhe në përputhje me rrethanat do të rriten dhe përshtaten pagat. Por nga ana tjetër  sindikatat  paralajmërojnë  se nga ana e qeverisë po planifikohet ulje e pagave të disa punonjësve në administratë. Sindikata e AOGJSH-it fillimisht ka reaguar rreth paralajmërimit për shkurtim të pagave të punëtorëve në administratë. Më pas nga kjo organizatë u paralajmërua se ka plan qeveritar që një përqindje e të punësuarve të punojnë nga shtëpia dhe në këtë mënyrë pagat e tyre do të ulen nga 10 deri në 30%, si dhe se ekziston mundësia e pezullimit dhe anulimit të kontratave kolektive. “Nuk do të lejojmë uljen e të drejtave të punëtorëve përmes shkurtimit të pagave, mospagesës së shtesave dhe kompensimeve nga paga. LSM dhe sindikatat e degëve pranë LSM-së nuk do të japin pëlqimin për asnjë ndryshim dhe plotësim të kontratave kolektive në drejtim të uljes së të drejtave të punëtorëve”, thuhet në reagimin e Sindikatës. Pas reagimeve të sindikatave kryeministri Kovaçevski tha se nuk do të ulen pagat e punëtorëve. Sipas Kovaçevskit me planin për konsolidimin fiskal të miratuar nga qeveria planifikohet të zvogëlohen shpenzimet e institucioneve duke kursyer para. Disa institucione që kanë numër të madh të punonjësve duhet të vlerësojnë nëse kanë nevojë konstante për të gjithë apo nëse disa punonjës mund të shkojnë me pushime për të kursyer energji elektrike. Me paga më të ulëta mund të mbeten drejtorët e kompanive publike, sidomos ato që janë në humbje. Pakoja e masave për përballje me krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve të propozuara nga qeveria tashmë është në shqyrtim në ministri dhe pasi të propozohen ndryshimet e nevojshme në disa ligje do të shkojë në Parlament për miratim.

adv

Pacienti kërkon ilaçin, sulmohet nga drejtori i spitalit në Shkup

0

33 vjeçari Marko Josifovski vuan nga një formë e rëndë të hemofilisë. Një javë më parë shkoi në Klinikën e Transfuziologjisë për të marrë dokument i cili do të dëshmon se nuk ka ilaç për sëmundjen e tij. E në vend se të merr ilaçin u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga drejtori i Klinikës Venko Stomnaroski.
“Filloi të më tërheq, të më nxjërr nga spitali dhe më thot se nuk mund të hyjë brenda, une thoja se unë guxoj të hyjë brenda dhe se ky institucion duhet të jetë transparent. Me tërhiqte jashtë, më shtyu”, deklaroi Marko Josifovski-pacient.

Gazetari: Ti vetëm kërkoje dokument me të cilën do të dëshmoje se ilaç nuk ka, por të gjithë e dijmë se ka ilaç?

Ata thonë se nuk ka mjaftueshëm nga ky ilaç dhe në qoftë se mua më japin sasi të caktuar për operacionin që e kam të nevojshme dhe do të ma ndryshojë totalisht kualitetin e jetës dhe do të më shpëton të mos mbes invalid nuk do të ketë për pacient tjerë, deklaroi Marko Josifovski-pacient.

Se ka lëndime trupore dëshmojnë edhe raportet mjekësore ku thuhet:

“Gjatë kontrollit vërehet ënjtje, ngurtësim fillestar në pjesën e pasme të gjurit të djathtë, ënjtje në kyçin e majtë të dorës”, thuhet në raportin mjekësor.

Rasti është paraqitur edhe në polici dhe se po punohet në zbardhjen e rastit.

“Më 12 10 2022 në ora 16:00 në stacionin policor në Qendër, M.J 33 vjeçar nga Shkupi paraqiti se rreth orrës 9:00 në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza, pas një zënke ka qenë i sulmuar nga i punësuari në këtë institucion. Po ndërrmeren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ndërkohë kërkuam edhe prononcim nga drejtori i Klinikës së Transfuziologjisë, Venko Stomnaroski ndërsa ai tha se të enjten do të jetë i gatshëm të flet për rastin.

adv

Në Maqedoninë e Veriut filluan aktivitetet për përpilimin e Strategjisë Nacionale për Rini

0

Sot në Maqedoninë e Veriut ka filluar debati publik për përpilimin e Strategjisë Nacionale për Rini për periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2027, aktivitetet që organizohen nën ombrellën e Agjencisë për Rini dhe Sport, transmeton Portalb.mk.

Në këtë Strategji planifikohet futja e principeve themelore dhe fushave përmes së cilave planifikohet realizimi i të drejtave, nevojave dhe interesave të të rinjve deri në vitin 2027. Agjencia për Rini dhe Sport do të kujdesët për përpilimin e kësaj Strategjie.

“Sot të rinjtë do të marrin pjesë në krijimin dhe realizmin e politikane që direkt i prekin, përmes mundësive të barabarta, lirinë e shprehjes dhe rritjen e kualitetit të jetës, më shumë vende të punës dhe më cilësore. Vazhdojmë të krijojmë kushte për t’i mbajtur të rinjtë këtu”, deklaroi drejtori i ARS, Naumçe Mojsovski.

Partnerë të Agjencisë në përpilimin e Strategjisë janë edhe UNDP, OSBE dhe UNFPA.

“Për fat të keq, përveç pandemisë, Maqedonia e Veriut po dëshmon edhe zvogëlimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike dhe vendimmarrje. Mospjesëmarrja e të rinjve në jetën demokratike e dobëson demokracinë, prandaj është e nevojshme që të motivohen dhe të riangazhohen të rinjtë, veçanërisht tani në marrjen e vendimeve në nivel lokal dhe nacional”, deklaroi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemend Koja.

Agjencia ka sqaruar që me ngjarjen e 17 tetorit do të shënohet fillimi i përpilimit të Strategjisë Nacionale për Rini 2023-2027, proces që përfshin institucionet shtetërore, njësitë nga vetëqeverisja lokale, organizatat qytetarët, bashkësitë ndërkombëtare dhe të gjithë palët e përfshira për politika rinore.

Deri më 5 tetor të rinjtë e Maqedonisë së Veriut kanë pasur mundësi të aplikojnë për të marrë pjesë në grupet për përpunimin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë 2023-2027. Aktivitetet do të realizohen në forma të ndryshme në periudhën prej muajit tetor deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.

“Me ngjarjen do të shënohet fillimi i përpilimit të Strategjisë Nacionale për Rini 2023-2027. Procesi përfshin institucionet shtetërore, njësitë nga vetëqeverisja lokale, organizatat qytetarët, bashkësitë ndërkombëtare dhe të gjithë palët e përfshira për politika rinore”, sqarojnë nga Agjencia për Rini dhe Sport, si bartëse e këtij projekti.

adv

Shkupjani përleshet edhe fizikisht me kontrollorin e biletave të autobusit në NQP

0

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur një Konfrontim fizik mes një shkupjani dhe kontrollorit të biletave të autobusit në NQP.

Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.

“Më datë 16.10.2022 në orën 08:20 është raportuar se në zonën e Kisella Vodës, në autobusin me nr. 67 të NQP-së, pas një debati të mëparshëm për kontrollin e biletave, është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik mes I.S.(38), i punësuar si kontrollor në NQP dhe pasagjerit N.Z (48), të dy nga Shkupi”, thonë nga MPB.

adv

Qeveria e RMV-së: Është ulur çmimi i energjisë elektrike në bursë, tani kushton nën 200 euro

0

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po bën përpjekje për të gjetur zgjidhje të mira për blerjen e burimeve më të lira të energjisë, duke informuar se çmimi i energjisë elektrike në bursë është ulur nën 200 euro.

“Një megavat orë energji elektrike me dorëzim për sot në bursën IBEX në Sofje kushton 186 euro, që është 46 për qind më e lirë në krahasim me një javë më parë. Një megavat orë energji elektrike e dorëzuar sot në tregtimin e djeshëm në bursën HUPEX në Hungari kushton 189 euro dhe kjo është 109 euro më lirë se çmimi që u arrit në atë bursë një javë më parë.

Edhe gjatë kësaj jave do të flasim për të gjetur një zgjidhje të mirë, sidomos për industrinë që furnizon banorët me produkte ushqimore bazë”, thonë Qeveria.

Gjithsej 611 mijë amvisëri janë pajisur me energji elektrike nga prodhimi vendor i EMV-së, si dhe me energji termike 60 mijë konsumatorë në Shkup.

adv