14.8 C
Skopje
E premte, 29 Maj, 2026
Home Blog Page 2845

Sot në Kuvend dërgohet propozimi për ministrin e ri të Vetqeverisjes Lokale, Risto Penov

0

Qeveria sot do të dërgojë në Kuvend nominimin e Risto Penovit për ministër të ri të Vetëqeverisjes Lokale, pasi paraprakisht e dorëzoi edhe dorëheqjen nga ky funksion të bashkëpartiakut të tij të LDP-së – Goran Milevski, paralajmëroi dje kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Milevski më 20 shtator të këtij viti dha dorëheqje nga funksioni, siç informoi, për arsye personale.

Paraprakisht Kovaçevski deklaroi se për momentin nuk ka asnjë paralajmërim për ndonjë ndryshim në përbërjen e qeverisë.

“E di që BDI-ja për më 15 tetor ka paralajmëruar zgjedhje të kryesisë, por nuk ka kurrfarë paralajmërimi për ndonjë ndryshim në përbërjen e qeverisë”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pret ndryshime në strukturën e qeverisë pas paralajmërimeve të BDI-së për reformim brendapartiak.

adv

Qytetarët dhe kompanitë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon, thonë nga VMRO-DPMNE

0

Partia opozitare më e madhe në vend VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë duke u shpprehur se ato janë shkaktar kryesor që qytetarët dhe bizneset në vend paguajnë rrymën më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit.

Si qytetarët ashtu edhe bizneset në Maqedoni paguajnë rrymën më të shtrenjtë në krahasim me rajonin për shkak të paaftësisë së qeverisë. Qytetarët maqedonas paguajnë deri në 50% fatura më të shtrenjta se qytetarët e Serbisë dhe Kosovës dhe 15% më shtrenjtë se Turqia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia.

Sipas tyre kur ato ishin në pushtet kompanitë e vendit paguanin rrymën të katërtit më lirë në Evropë ndërsa tani me Qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI në Evropë kompanitë maqedonase paguajnë rrymën e tetë më të shtrenjtë në Evropë.

Kompanitë maqedonase paguajnë rrymën e 8-të më të shtrenjtë në Evropë, ndërsa kur ishte në pushtet VMRO-DPMNE, paguanin të katërtit më lirë. Rënia e shtrenjtë e energjisë elektrike është kryesisht për shkak të prodhimit të vogël vendor që është rezultat i paaftësisë në menaxhim.

Sipas VMRO-së me këtë ritëm të çmimeve të energjisë elektrike, një numër i madh i kompanive po përballen me probleme gjatë prodhimit dhe punës.

adv

Parashikimi i motit për sot

0

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 25 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22 gradë Celsiusë.

adv

Sejdini Komenton Grupin: “Na Mungon Vetëm Brazili”

0

Presidenti i federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, në një prononcim për “SuperSport”, foli për shortin e pafat në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024, aty ku goglat “verdhekuqve” iu rezervuan përballje me kombëtaret gjigande, si Anglia, Italia apo edhe Ukraina.

Sejdini theksoi se kolegu i Malit të Zi, në një bisedë të shkurtër, duke buzëqeshur, i kishte thënë se në këtë grup mungonte vetëm Brazili.

“T’iu them një batutë, kolegu i Malit të Zi na tha se këtu mungonte edhe Brazili. Na mbetet ta shijomë, kemi një ekip solid do të tentojmë edhe të pamundurën. Por kanë kualitet Anglia, Italia, por edhe Ukraina. Ne përherë jemi me optimizëm dhe tashmë nuk kemi më çfarë të humbasim. Ne fituam edhe me Italinë dhe me Gjermaninë ndaj do të provojmë. Është kënaqësi të luash me finalistët e Kampionatit Europian”, – tha Sejdini.

Përveç kombëtareve të lartëpërmendura, pjesë e grupit “C”, do të jetë edhe Malta.

EURO 2024 – Ndeshjet eliminatore
Grupi “C”
1. Italia
2. Anglia
3. Ukraina
4. Maqedonia e Veriut
5. Malta

adv

7000 deri 9000 mijë puntorë në sektorin e industrisë rezikohen të ngelin pa punë

0

Kolapsi i energjetik rezikon të lërë pa pune 7,000 deri në 9,000 punëtorë në industri, thotë kështu në intervistën për REL Igor Gjerasov, kryetar i Unionit të Industrisë, Energjisë dhe Minierave . Sipas tij, kompanitë e mëdha, të cilat janë në tregun e lirë të energjisë elektrike, marrin pjesë me 10 deri në 15 për qind në BPV.

Si rrjedhoj e krizës energjetike me të cilën po përballet vendi dy kompani të mësha me më shumë se 700 punëtor janë në pushim të detyrueshëm, kështu njofton kryetari i Unionit të Industrisë, Energjisë dhe Minierave Igor Gjerasov.

“Aktualisht dy kompani nga sektori ynë janë në pushim të detyruar, ku përfaqësohemi nga sindikata, ajo është Euronickel Industries me rreth 850 punëtorë dhe miniera e bakrit dhe e arit Borov 0 Radovish, ka diku rreth 720-730 punëtorë, që do të thotë se diku rreth 1500 punonjës janë konkretisht në 70 për qind të pagës, që nuk do të thotë se vendet e tyre janë në rrezik, ligji e lejon këtë dhe kompanitë i dërguan punëtorët me pushime të detyruara në këtë periudhë të vështirë. Euronikeli është në pushim të detyruar deri më 15 dhjetor, ndërsa Borov dol deri më 1 dhjetor”, deklaroi Igor Gjerasov.

7,000 deri në 9,000 punëtorë në industri rezikohen të jenë pa vende pune. Sipas tij, Gjerasov kompanitë e mëdha, të cilat janë në tregun e lirë të energjisë elektrike, marrin pjesë me 10 deri në 15 për qind në BPV.

“Sektori energjetik dhe industria e metaleve dhe minierave janë një sektor i madh në vendin tonë, Nëse po pyesni për numrin e saktë të punëtorëve që janë në rrezik, nëse do të ndodhte ajo që ne nuk do të donim të ndodhte, mendoj se është një shifër prej 7000 deri në 9000 punëtorë të përfshirë drejtpërdrejt në ato punë”, deklaroi Igor Gjerasov.

Si sindikatë, konkretisht Sindikata e Industrisë, Energjisë dhe Minierave (SIER), kemi paraqitur kërkesa që Qeveria të subvencionojë kompanitë tona që janë më të prekura nga kriza energjetike në këtë periudhë të vështirë.

adv

Aksion i MPB në objekte hotelerike, arrestohen katër persona

0
lokale

Gjatë një kontrolli në objektet hotelerike në territorin e vendit sot në periudhën nga ora 00:00 deri në ora 04:00 njësitë për punë të brendshme dhe ekipet patrulluese të përbëra nga nëpunës policor të Departamentit të policisë së uniformuar kanë arrestuar katër persona, tre prej të cilëve të mitur.

Gjatë kontrollit, siç informojnë nga MPB-ja është konstatuar vepër penale sipas nenit 215 të Kodit penal ku tek P.R. (25) nga Negotina është gjetur kokainë.

Është hasur në 11 persona minorenë, ndërsa janë konstatuar dhe dy vepra penale sipas nenit 204 të Kodit penal për servirje të alkoolit ndaj të miturve. Poashtu është hasur edhe një shtetas i huaj pa dokumentacion përkatës për me qëndrim të rregulluar.

adv

BNE kualifikohen në Major, fitojnë me përmbysje ndaj rusëve forZe

0

Ekipi shqiptar Bad News Eagles edhe njëherë ka shkruar historinë duke u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO në Brazil, pasi mposhtën ekipin forZe në ndeshjen vendimtare.

Ndeshja nuk nisi aspak mirë për ekipin shqiptar, pasi ishin duke humbur 1-0 me mapa, arritën që të kthehen në dy të fundit për të përfunduar ndeshjen me rezultat 2-1.

Lojtari i Bad News Eagles, rigoN arriti që të rikthehej në formë në ndeshjen vendimtare duke e ndihmuar ekipin e tij me një paraqitje fantastike në mapin e fundit ‘Mirage’.

adv

Tre fëmijë janë lënduar në oborrin e një shkolle në Çair

0

Tre fëmijë të moshës së mitur janë lenduar në oborrin e një shkolle në Çair. Sipas MPB, ata janë lënduar nga gjësendet e forta që ka hedhur një grua.

“Më datë 05.10.2022 (e mërkurë) në ora 15:23 në SPB Shkup, personi E. L. ka raportuar se në oborrin e një shkolle në rrugën “Serava”, një femër ka hedhur sende të forta dhe ka lënduar dy të mitur nga Shkupi dhe një të mitur nga fshati Luboten i Shkupit”, njofton policia.

adv

Gripi sezonal, mjekët: Rritet numri i të sëmurëve

0

Kohëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i pacientëve të sëmurë me grip sezonal, me simptoma madje që të kujtojnë ato të Covidit.

Mjekja Mevlane Islami thotë se ndryshimet e pazakonta klimatike gjatë këtyre javëve, kanë ndikuar padyshim në shtimin e të sëmurëve.

Apelon të shkohet në mjek e të merren ilaçe vetëm sipas përshkrimit të mjekut, sidomos të bëhet kujdes me përdorimin pa kontroll të antibiotikëve.

“Kjo ndodh për shkak të ndryshimit të kushteve klimtaike, rënia e temperaturave, qëndrimi në ambiente të mbyllura, ajri i papastër. Trajtimi i gripit sezonal është njësoj sikur i ftohjes me  terapi simptomatike. Zbatohet një regjim i caktuar i higjienës dhe të ushqyerit, preferohet pushim, konsumim i shtuar i lëngjeve, vitaminave mineraleve, dezinfektimi i ambienteve të mbyllura, shmangia e kontaktit me persona të infektuar. Antibiotikët jepen vetëm në rast të infeksioneve sekondare, ndërsa te fëmijët me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar preferohet imunoprofilaksa” – tha mjekja, Mevlane Islami.

Vaksinat antigrip, Sali: 60 mijë vaksina janë siguruar në kohë

Ministria e Shëndetësisë ndërkohë ka siguruar në kohë vaksinat për parandalimin e gripit sezonal . Ministri Bekim Sali thotë se  në dispozicion janë  60 mijë vaksina të dedikuara për personat që janë target i Ministrisë së Shëndetësisë , që nënkupton grupmoshat e rrezikuara si dhe shtatëzanat.

“Për herë të parë pas disa viteve ne jemi furnizuar në kohë me vaksinat për gripin sezonal. Kemi rreth 40 mijë vaksina të cilat i ka marrë Ministria e Shëndetësisë  dhe 20 mijë që janë donacion nga organizata ‘Pivi’. Edhe sivjet vazhdojmë me dinamikën e vitit të kaluar me 60 mijë vaksina do të jenë të mbuluar të gjitha  grupmoshat të cilat janë target i Ministrisë së Shëndetësisë çdo vit dhe ato janë pacientët me moshë mbi 65 vite , janë shtatzënat , fëmijët deri në moshën 6 vjeçare  dhe pacientët me sëmundje kronike” – tha Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Ministri Sali fton  pacientët me sëmundje kronike  të fillojnë regjistrimin në sistem për caktim të terminit për vaksinim.

adv

Bujqit dhe blegtorët kalojnë në shitje online

0

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka bërë që shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut t’iu drejtohen bujqve dhe fermerëve për t’u furnizuar me qumësht, prodhime të qumështit si dhe me produkte të tjera sikurse fasule, bizele, lakra, patate, domate, speca por edhe me mish, vezë e gjëra tjera ushqimore.

Kultivuesit e këtyre produkteve thonë se janë të detyruar t’i sheshin ato me pakicë dhe me çmime pak më të larta, pasi kompanitë e mëdha i marrin ato me çmime të papërfillshme, ndërsa pagesat i marrin me disa muaj vonesë.

Ekrem Idrizi nga Tetova tash disa vjet merret me blegtori, por kostoja e lartë e mbjelljeve bujqësore për sigurimin e ushqimit për dhjetë lopët që ka, dhe çmimi i ulët i qumështit që e marrin fabrikat e përpunimit të qumështit, e kanë vështirësuar biznesin e tij familjar.

Një litër qumësht në dyqane ushqimore shitet mes 80 dhe 90 denarë apo deri në 1.50 euro, ndërkohë që ai e shet jo më shumë se 29 denarë apo rreth 50 centë.
Në një situatë të tillë, ai kërkon forma tjera për të shitur qumështin me pakicë, por me çmim pak më të lartë, pasi në të kundërtën, thotë do të detyrohet të mbyllë biznesin e tij.

“Më së paku çmimi për qumështin duhet të jetë afër 40 denarë [60 centë]. Unë ende nuk kam arritur të paguaj harxhimet për mbjelljet pranverore. Mirëpo, kjo nuk ndodh pasi ata shohin punët e tyre pasi s’ka se kush i kontrollon. Unë ende nuk kam arritur të paguaj harxhimet për mbjelljet pranverore dhe me këto krerë lopë që kemi, ne mezi arrijmë të mbijetojmë si familje, asgjë më shumë”, thotë Idrizi duke drejtuar gishtin nga institucionet, të cilat, sipas tij, “përveç premtimeve nuk ka bërë asnjë për të ndihmuar bujqit dhe blegtorët apo për të mbrojtur çmimin e prodhuesve vendorë.

Kriza ekonomike ka detyruar bujqit dhe blegtorët në Maqedoninë e Veriut të bëjnë gjithçka për të gjetur tregje të reja, përfshirë edhe porosi nëpërmjet internetit.

Një kilogram bishtaja ofrohet për 60 denarë (1 euro) kungulli 15 (0.25 centë), por edhe djathi për 300 denarë (5 euro). Këto produkte mund të blihen online, nëse blerësit arrijnë të merren vesh drejtpërdrejt me fermerët. Çmimet e tyre në dyqane ushqimore janë tri herë më të larta.

Në mesin e tyre që blen online është edhe Snezhana Todorovska nga Shkupi, e cila gjatë pandemisë filloi që për herë të parë të blinte fruta dhe perime me çmim më të lirë nga shtëpia.

“Guxova dhe iu përgjigja disa reklamave dhe u morëm vesh që ai të më dërgonte një arkë me fruta dhe perime. Njerëzit kanë të drejtë, vinin dy herë në muaj personalisht dhe frutat mi dërgonin me postë. Ja, për shembull, gjithë verës kam blerë qershi të bukura për 80 centë për kilogram, ndërkohë që në dyqane shiteshin deri në 1.50 euro”, thotë Todorovska.

Borkica Jakimovska thotë se ka gati dy vjet që blen qumësht tri herë në javë, direkt nga një fermer nga Shkupi.

“Qumështin e sjellin në shtëpi, në shishe plastike prej 1.5 litërsh, me çmim prej 75 denarë (1.30 euro)”. Kështu, thotë ajo,e dhe kursen dhe blen qumësht me cilësi shumë më të lartë.

Sasho Mitkov nga qyteti i Koçanit thotë se është i zemëruar nga mullisët, të cilët grurin e blejnë me çmim shumë të ulët, andaj vendosi që 1.300 kilogramë grurë t’i shesë përmes internetit, por ai ankohet se edhe aty njerëzit synojnë ta marrin grurin me çmim të lirë.

“Është shumë e vështirë, thirrën disa njerëz, çmimi është shumë i lartë, duan diçka më të ulët, i kam kërkuar 20 denarë, kështu që e kam zbritur në 19, por ata kërkojnë 17. Dhe kjo është shumë e ulët”, thotë Mitkov.

Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural thotë se shitja e produkteve bujqësore mund të bëhet drejtpërdrejt nga njësia bujqësore, në tregje, por edhe përmes internetit. Shitja në këtë rast mund të kryhet nga shoqëritë tregtare, kooperativat bujqësore dhe organizatat e prodhuesve.

Aneta Simeska-Dimoska, drejtore e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, thotë se kushti kryesor është që shitja të bëhet nga një fermer i regjistruar.

“Asnjë shitës apo tregtar nuk mund të telefonojë në emër të një fermeri. Ka edhe raste të tilla, apo keqpërdorime me prodhimet e tilla, prandaj duhet të kontrollohet nëse shitësi është vërtet fermer, apo shitës me shumicë”, thotë Dimoska.

Lupço Kostadinovski, drejtues i departamentit të higjienës në Qendrën e Shëndetit Publik në Shkup, thotë se duhet të ketë kontrolle pasi mënyra e blerjes përmes internetit bart rreziqe.

“Ushqime blihet pa tiketa mbi cilësinë. Kjo është e rrezikshme. Duhet të kontrollohen para se të hidhen në treg”, thotë Kostadinovski.

Më së shumti, thotë ai, duhet pasur kujdes kur qytetarët blejnë mish, qumësht dhe prodhimet e tyre. Ai vëren se shpesh në tregje ka produkte të tilla, të cilat nuk janë kontrolluar dhe shiten në ambient të hapura dhe në temperatura aspak të përshtatshme, që sipas Kostadinovskit, mund të jenë fatale për shëndetin e njerëzve.

adv