Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përmes një postim në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetorin. “Sot festojmë fillimin e kryengritjes antifashiste dhe të Luftës Nacionalçlirimtare kur në vitin 1941 heronjtë tanë, luftëtarët e LNÇ-së, zgjodhën me guxim dhe bashkim anën e duhur, anën e lirisë, të drejtësisë, të mbarë njerëzimit progresiv , dhe më në fund luftuan për ideale të lirisë dhe të paqes. Lëvizja fitimtare antifashiste nacionalçlirimtare, në seancën e parë të KAÇKM-s, zyrtarizoi idealin për shtetin maqedonas dhe ne si qytetarë jemi dhe duhet të jemi përjetësisht mirënjohës! Ne vazhdojmë rrugën e tyre në të njëjtin drejtim, duke zgjedhur përparimin dhe paqen e vendit dhe duke krijuar një jetë më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Të bashkuar, në krahun e vërtet ecim përpara! Fitoret tona më të mëdha në të kaluarën, për të bërë sukseset më të mëdha në të tashmen dhe të ardhmen”, thekson Kovaçevski.
Nesër për 6 orë zona e Dibrës do mbetet pa rrymë
Banorët e gjithë zonës së Dibrës do të jenë nesër pa energji elektrike në periudhën prej orës 09:15 deri në ora 15:00, njofton (ESM). Zona e përdoruesve të energjisë elektrike të Dibrës përfshin komunat e Dibrës, Qendër Zhupës dhe zonën e Rekës, komunën e Mavrovës dhe Rostushës, e cila në tërësi përfshin më shumë se dymbëdhjetë mijë konsumatorë.
Ndërprerja është për shkak të aktiviteteve të rregullta vjetore të planifikuara për testimin e transformatorëve në hidrocentralin “Spilje” afër Dibrës.
Para sezonit të ngrohjes dhe në kushtet e krizës energjetike, në kuadër të planit për prodhimin e energjisë elektrike në vend po përgatiten objektet që prodhojnë energji elektrike, po bëhet remonti i nevojshëm dhe po testohen transformatorët.
Hidrocentralet prodhojnë energji elektrike në varësi të sasisë së ujit. Prodhimi në vitet e thata është drastikisht më i ulët. Në vitin 2010, për shembull, është prodhuar maksimumi 2200 GWh dhe në 2017 minimumi 816 GWh, pra një diferencë 2.5 herë. Vitin e kaluar janë prodhuar 1454 GWh në hidrocentrale, shtetërore dhe private.
Ali Ahmeti, kumbar i vajzës së Besiana Mehmedit dhe Shkodran Tolajt
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është bërë kumbar i Uskanës, vajzës së artistëve të njohur të skenës shqiptare, Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj.
“Nëse besohet se fëmiu i ngjan kumbarës jam shumë i nderuar dhe i lumtur që Uskanës përveç përzgjedhjes së emrit sonte iu morën flokët dhe u bë oficialisht kumbar i saj lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti! Privilegj për Uskanën e ne si familje të ndjejmë mikëpritje, dashuri e bujari në konakun e tij në Zajaz!”, ka shkruar Shkodran Tolaj në Facebook.
Se Ali Ahmeti do të jetë kumbar i vajzës së tyre, ata e patën zbuluar kohë më parë në emisionin “21 Gradë” të RTV21.
Fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupe të ndryshme
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se prej sot, përmes faqes vakcinacija.mk, fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës. Bëhet fjalë për vaksinë e katër llojeve kundër gripit sezonal, nga prodhuesi kompania “Abot” nga Holanda.
Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.
Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është fakultativ, i destinuar për grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuar (mbi 65 vjeç), persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
Me plotësimin e aplikacionit, regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin “Termi im”. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të merrni komente me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinoheni, informojnë nga Ministria dhe shtojnë se qytetarët të cilët bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mund të shprehin interesin e tyre duke plotësuar aplikacioni në linkun:
Zylbehari komenton shortin e Maqedonisë me humor: Italinë e lamë jashtë një herë, i ka ardhur radha Anglisë
Nëse me Shqipërinë dhe Kosovën goglat ishin më bujare, me Maqedoninë e Veriut fati është treguar i ashpër. Fqinjët lindorë ndodhen në një grup “ferri”. Mjafton të përmendim Italinë, Anglinë dhe Ukraniën për të kuptuar se kualifikimi ngjason më tepër me një mision të pamundur. Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka folur në një lidhje paralele me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku nuk i ka kursyer batutat. Zylbehari ka bërë humor, duke u shprehur se pas Italisë, tani vjen radha për të lënë jashtë Europianit Anglinë.
“Ne Italinë e lamë jashtë një herë, tani ndoshta i ka ardhur rasti Anglisë. Gjasat për kualifikim me rivalë të tillë bëhen të vogla, nuk bëhen të heqësh dorë që në fillim. Por duhet të jesh i sinqertë me mundësitë reale dhe me faktin që kush është kush në kualifikimet për Kampionatin Europian. Në aspektin e pjesës komerciale është diçka e bukur. Për të drejtat televizive dhe për reklamat do të jetë e bukur. Për pjesën sportive ndoshta do të kishim shpresuar diçka si Shqipëria apo Kosova, edhe pse ata nuk e kanë të sigurt.
Është e çuditshme çfarë ndodh me Maqedoninë. Në play off për Kupën e Botës, nga të gjithë përfaqësueset, po të zgjedhësh më të keqen e mundshme, shkon bie Italia dhe më pas Portugalia. Të paktën njëra më e lehtë, njëra të jetë ndryshe. Të gjithë kanë shpresuar nga vazo e parë dhe e dyta të jenë më të lehtë, por ky është short. S’kemi ç’të bëjmë, do luajmë dhe do provojmë shanset tona. Shumë të rezervuar edhe nga Italia, nuk është se janë gëzuar. Në dy përballjet e fundit me Italinë, në Torino kemi barazuar 1-1, i kemi mundur në Palermo.
Shqipëria? Jam i kënaqur. Kombëtarja i ka shanset e veta. Është një short relativisht i favorshëm, gjithmonë nëse çunat do e bëjnë detyrën dhe do i japin hakun punës së tyre. Do Zoti ndodh një mrekulli dhe një kualifikim i mundshëm”, është shprehur Faton Zylbehari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kovaçevski për llogaritjen verore të kohës: Në fund të muajit do të marrim vendim
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka folur në lidhje me mundësinë e vazhdimit të llogaritjes verore të kohës.
Ai sot deklaroi se vendimi do të merret në fund të muajit, pas analizave që duhet t’i bëjë Ministria e Ekonomis.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka folur në lidhje me mundësinë e vazhdimit të llogaritjes verore të kohës.
Ai sot deklaroi se vendimi do të merret në fund të muajit, pas analizave që duhet t’i bëjë Ministria e Ekonomis.
“Për momentin disi ka më shumë “pro” lënies së llogaritjes verore të kohës, por t’i shohim detajet nga analizat dhe do të vendosim”.
“Këto analiza tashmë po i bëjnë në Ministrinë e Ekonomisë dhe para fundit të muajit, kur edhe do të duhet të merret ky vendim, do të shohim nëse do të vazhdojmë me llogaritjen verore të kohës, ose do të vazhdojmë si traditë deri më tani ta bëjmë ndryshimin”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Këta janë djemtë e Nexhati Şaşmaz, aktorit të njohur me personazhin Polat Alemdar
Necati Şaşmaz, i cili mbahet mend me personazhin e Polat Alemdar, të cilit i dha jetë në Luginën e Ujqërve, është ndër emrat e njohur që nuk i përdorin shumë rrjetet sociale.
Aktori i njohur, i cili ka kohë që është larguar nga xhirimet, ka thyer sot rregullin dhe ka ndarë një foto me djemtë e tij Ali Nadir dhe Yusuf Emir, të cilët kanë lindur nga martesa me Nagehan Kaşıkçı.
‘Fluturojnë’ çmimet e derivateve
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,43% në raport me vendimin e datës 07.10.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 2,033%, te nafta për 4,496%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 4,181% dhe te mazuti ka rritje për 1,986%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i ulët për 0,316%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1),
rriten për 2,50 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V), rritet për 3,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 0,668 denarë/kg dhe do te jet 51,920 den/kg.
Nga data 11.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,920 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 11.10.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.
Policia në Shkup gjobit 279 shoferë për shkelje të rregullave në trafik
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 279 shkelje të rregullave të trafikut.
Prej gjobave të shqiptuara 50 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 42 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar edhe 6 gjoba për makina të paregjistruara, 9 për vozitësit fillestar dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë.
MPB iu bënë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.
Nga sot e kalueshme për qarkullim ura mbi lumin Kumanovka
Nga sot në mesditë do të jetë e kalueshme për qarkullim ura e lumit Kumanovka në rrugën R1204, në aksin Kumanovë – Sveti Nikollë, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Ura në lumin Kumanovka në lagjen Proevcë nga marsi i këtij viti ishte mbyllur plotësisht për qarkullim për shkak të rikonstruktimit.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet probleme nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.





