Home Blog Page 2847

BDI: Kjo është lista me anëtarët e rinj të Kryesisë

0

Lista është si vijon:

ANETARET E KRYESISE SE BDI 2022

Nr           Emri       Dega

1              Ali Ahmeti          KRYETAR

2              Ramiz Merko     Strugë

3              Jeton Shaqiri      Strugë

4              Fatmir Dehari     Kërçovë

5              Kreshnik Bekteshi            Kërçovë

6              Ardita Dani          Kërçovë

7              Talat Xhaferi      Gostivar

8              Nevzat Bejta      Gostivar

9              Saranda Imeri – Sekretare per MB             Gostivar

10           Valdet Xhaferi   Gostivar

11           Bylent Saliu         Vrapçisht

12           Besnik Emshiu   Bogovinë

13           Faton Ahmeti – Sekretar i pergj. Tetovë

14           Teuta Arifi           Tetovë

15           Xhevat Ademi    Tetovë

16           Resi Abdurrahmani         Tetovë

17           Bajram Rexhepi – nenkryetar      Tetovë

18           Blerim Bexheti – sekretar organ.                 Saraj

19           Shergjyl Beqiri   Saraj

20           Izet Mexhiti – nenkryetar              Çair

21           Artan Grubi        Çair

22           Bujar Osmani     Çair

23           Visar Ganiu         Çair

24           Nazim Bushi       Çair

  1. Ejup Halimi

26           Arian Daci            Butel/Shutke

27           Erkan Arifi           Likovë

28           Arber Ademi – nenkryetar            Kumanovë

29           Mirsad Ibrahimi Likovë

30           Shaban Memeti Tearcë

31           Xhemil Qamili    Dollnen

32           Emir Sulejmani  Zheline

33           Mirsad Ibrahimi               Artin Spahiu       Dibër

34           Arbana Pasholli – nenkryetare    Dibër

35           Forumi rinor

36           Keshilli kombetar

37           Keshilli mbikqyres i KP

Nikolla shpreh ngushëllime familjeve të minatorëve në Turqi

0

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllime familjeve të minatorëve që humbën jetën nga shpërthimi në një minierë qymyri në Turqinë Veriore sot.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nikolla i shpreh solidaritetin popullit turk, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, mikut dhe kolegut të saj Mustafa Sentop.

Sipas të dhënave të deritanishme numri I viktimave ka shkuar në 45.
Rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit të premten, pothuajse gjysma e tyre në mbi 300 metra thellësi.

Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, duke gërmuar në përpjekje për të arritur më shumë të mbijetuar.

Pamjet video tregojnë minatorët që dalin të nxirë dhe me sy të zymtë të shoqëruar nga shpëtimtarët në objektin në Amasra, në bregun e Detit të Zi. Familja dhe miqtë e të zhdukurve mund të shiheshin gjithashtu në minierë, duke pritur me ankth lajmet për të dashurit e tyre.

“Pesëdhjetë e tetë nga minatorët tanë ishin në gjendje të dilnin të padëmtuar. Ne vlerësojmë se 15 nga minatorët tanë janë të bllokuar poshtë dhe ne po përpiqemi t’i shpëtojmë,” u tha Soylu gazetarëve në vendngjarje.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në rreth 300 metra thellësi. Rreth 49 njerëz kishin punuar në zonën e “rrezikshme” midis 300 dhe 350 metra nën tokë, tha Soylu.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa prokuroria vendase ka nisur hetimet. Ministri i Energjisë i Turqisë tha se kishte indikacione fillestare se shpërthimi ishte shkaktuar nga lagështia e zjarrit (metani duke formuar një përzierje shpërthyese në minierat e qymyrit).

“Ne po përballemi me një situatë vërtet të dhimbshme”, tha ai.

Ka pasur shembje të pjesshme brenda minierës, tha ai, duke shtuar se nuk kishte zjarre të vazhdueshme dhe se ventilimi po funksiononte siç duhet.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë vendin e ngjarjes ditën e sotme.

Kryetari i bashkisë së Amasra Recai Cakir tha se shumë nga ata që mbijetuan kishin pësuar “lëndime të rënda”. Një punëtor që arriti të shpëtonte vetë tha: “Kishte pluhur dhe tym dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi”. Miniera i përket ndërmarrjeve shtetërore turke të qymyrit të fortë.

Turqia dëshmoi fatkeqësinë e saj më vdekjeprurëse të minierave të qymyrit në vitin 2014, kur 301 njerëz vdiqën pas një shpërthimi në qytetin perëndimor të Soma./Abcnews.al/

Për çka Struga zë vendin e parë në RMV!?

0

Komuna e Strugës në rrjetin social facebook ka informuar qytetarët se në RMV vendin e parë për më shumë orë me diell e mban qyteti i Strugës.

Struga zë vendin e parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me më shumë orë dielli.

Ju urojmë fundjavë të mbarë e me diell në Strugë. 

Kasami: Lufta në BDI gjithmonë është bërë për pozicione!

0

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kreu i Tetovës, Bilall Kasami në emisionin ‘Top-News’ në Top Channel, ka folur rreth aktualitetit politik në RMV. Kasami ka komentuar edhe ndasitë brenda BDI-së, ku ka deklaruar se grupe të tilla apo paknaqësi të tilla ka pasur gjithmonë në BDI, por pushteti i tyre i ka zbutur shpesh herë. Ai gjithashtu ka thënë se në BDI nuk ka luftë ideologjike por luftë për poste.

“Lus që kjo mos të bëhet për pushtet por të bëhet për ideologji. E dimë se BDI është gjatë kohë në pushtet dhe lufta e tyre është bërë gjithmonë për pozicione”, ka thënë Kasami. Gjithashtu kreu i Besës ka thënë se bashkimi i forcave opozitare do të çonte BDI-në në opozitë./Monitor.mk

Bekteshi: Qytetarët do të kenë ngrohje deri në fund të sezonit

0

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, thotë se qytetarët do të marrin energji ngrohëse pa ndërprerje deri në fund të sezonit të ngrohjes, si dhe se konsumatorët jo të energjisë elektrike që janë në tregun e rregulluar, si p.sh si amvisëri do të marrin energji elektrike nga kapacitetet vendore për të cilat, siç theksoi, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“Pasi SHA EMV ka bërë dhe ka përfunduar të gjitha përgatitjet, banorët e Shkupit kanë energji ngrohëse. Do të jetë deri në fund të sezonit të ngrohjes. Qytetarët do të furnizohen në vazhdimësi me energji ngrohëse. Prandaj nuk ka nevojë të krijohet panik, sepse të gjitha institucionet janë të gatshme që me kohë të bëjnë atë që janë të obliguara”, deklaroi Bekteshi, i cili sot në ditën e parë të sezonit të ngrohjes vizitoi ngrohtoren “Lindja”.

Ai theksoi se SHA “EMV” ka arritur që brenda afatit t’i kryejë të gjitha obligimet dhe përgatitjet dhe të marrë licencat për të mundësuar furnizimin me energji ngrohëse.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, ministri i Ekonomisë theksoi se në pjesën e tregut të rregulluar, amvisëritë, konsumatorët e vegjël dhe pjesa e tregut të lirë do të furnizohen vazhdimisht me energji elektrike nga objektet vendore gjatë gjithë sezonit dimëror.

“Ne nuk varemi nga vendet e tjera. Ne u përgatitëm të mbulonim gjithçka brenda vendit, në mënyrë që të mos kishim rritje të çmimeve dhe, përveç kësaj, të mos vareshim nga ajo që do të ndodhte në rajon, në Evropë apo globalisht. Prandaj të gjitha kapacitetet tashmë janë duke u vënë në funksion, dhe sot sigurisht është konfirmim i faktit që muajt e fundit drejtori i SHA EMV Vasko Kovaçevski me ekipin e tij dhe me mbështetjen e Qeverisë kanë bërë të gjitha përgatitjet për të pasur energji ngrohëse sot në qytetin e Shkupit”, deklaroi Bekteshi.

Drejtori i SHA “EMV” Vasko Kovaçevski, i cili së bashku me Bekteshin vizitoi ngrohtoren “Lindje”, theksoi se qytetarët duhet të jenë të sigurt dhe se do të pajisen me energji ngrohëse.

“Ne kemi siguruar energjensa deri në fund të këtij muaji dhe si rezultat i mënyrës se si do të funksionojë centrali privat i gazit TE-TO në të ardhmen, do të dimë nëse do ta tërheqim energjinë ngrohëse nga TE-TO apo do të vazhdojmë të prodhojmë plotësisht. Energjinë ngrohëse në termocentralet tona të cilat i kemi me qira nga SHA “Adora” në ngrohtoren “Lindje” dhe “Perëndim”. Sot në mëngjes në ora 5:50 ngrohtoret kanë filluar në temperaturën 9 gradë, kanë punuar deri në orën 9:15 kur temperatura e jashtme ka qenë 12 gradë dhe gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 997 megavat orë energji ngrohëse”, tha Kovaçevski.

Konsideroj, theksoi drejtori i SHA “EMV”, se me këtë mënyrë të funksionimit dhe menaxhimit të të gjitha kapaciteteve energjetike në vend, do ta kalojmë me sukses këtë sezon ngrohjeje dhe do ta kalojmë me sukses këtë krizë energjetike në këtë periudhë.

Dinari i Serbisë futet në tregun e Maqedonisë së Veriut me vendim të Bankës Popullore

0

Këshilli i Bankës Popullore në seancën e mbajtur më 13 tetor 2022 ka miratuar Vendim për mënyrën e përcaktimit dhe publikimit të kurseve të ndërmjetme të Bankës Popullore, ndër të cilat më e rëndësishmja është përfshirja e dinarit serb në kursin e këmbimit në listën e Bankës Popullore.

Siç njoftojnë nga Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut është vendosur që të përfshihet edhe dinari i Serbisë në listën e këmbimeve në Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi do të fillojë të zbatohet prej Listët së Këmbimeve të përcaktuar prej 1 nëntorit të vitit 2022”, sqaroi Banka Popullore.

Banka sqaroi që ky vendim i Këshillit erdhi si rezultat i shkëmbimit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së numrit të turistëve nga Serbia.

Vendimi për përfshirjen e valutës serbe ne Listën e Këmbimeve vjen në periudhën e thellimit të bashkëpunimit bilaterale ndërmjet bankave qendrore nga të dy vendet dhe përfaqëson reaksionin e koordinuar ndaj vendimit të Bankës Popullore të Serbisë për futjen e denarit maqedonas në kursin e tyre të këmbimeve”, sqarojnë nga Banka.

Ndryshe më herët edhe Banka Popullore e Serbisë ka njoftuar se në listën e valutave me të cilët tregtohet në tregun e devizave në Serbi, nga 1 Nëntori do të kycen edhe dy valuta, denari i RMV-së dhe dirhami I Emiratve të Bashkuara Arabe, derisa kuna kroate do të çregjistrohet nga 1 Janari 2023 kur Kroacia do të hyjë në eurozonë.

Maqedoni nga sot filloi sezoni i ngrohjes Qendrore

0

Sezoni i ngrohjes në Shkup për të gjithë të kyçurit në rrjetin e ngrohjes qendrore do të fillojë nga sot me të njëjtat kushte si më parë, gjegjësisht me temperaturë të garantuar prej 21 gradë Celsius dhe ngrohje në periudhën prej orës 06:00 deri në 22:00. sigurojnë zyrtarët.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi, u tha të enjten qytetarëve të Shkupit se më 15 tetor do të kenë radiatorë të ngrohtë dhe se radiatorët do të qëndrojnë të tillë gjatë gjithë sezonit të ngrohjes.
– Më 15 tetor, me fillimin e sezonit të ngrohjes, do të fillojë furnizimi me energji termike, radiatorët në Shkup do të ngrohen. Energjia termike do të jetë në dispozicion deri në fund të sezonit të ngrohjes, theksoi më pas Bekteshi.

Ai tha se gazi është blerë për dy javët e para të tetorit me çmimin më të volitshëm, që është dyfish më i lirë se ofertat e mëparshme dhe pritet që nga muaji i ardhshëm gazi të ofrohet me çmime më konkurruese për të pasur kostot më të ulëta për qytetarët.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së: Do të “shuhet” apo do të “rindizet” zjarri?!

0

Sot në Tetovë, BDI mbledh Këshillin e Përgjithshëm ku duhet të zgjidhen organet partiake. Kjo mbledhje vjen pas letrës së hapur të disa zyrtarëve të kësaj partie që kishin shprehur pakënaqësi nga puna e Ministrave të BDI-së në ekzekutiv por edhe për shkak të mosfunksionimit të trupave partiake.

Në rend dite të kasaj mbledhje do të jenë tri pika të rendit të ditës, konstituimi i Kryesisë partiake, zgjedhja e organit mbikqyrës të Këshillit të Përgjithshëm si dhe shpallja e zgjedhjeve në Forumin Rinor të partisë dhe në këshillat dhe dëget lokale. Cështja që shtrohet në opinion është nëse do të “shuhet” apo do të “rindizet” zjarri nga I ashtuquajturi “Grupi I zjarrit” në BDI.

Në Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së pritet që formimi dhe puna e organeve të rezultojë me analiza dhe vendime për të ardhmen. Kjo vjen si rezultat I letrës së hapur që I ashtuquajturi “Grupi I Zjarrit” ia dërgoi Ali Ahmetit duke shprehur pakënaqësi nga puna e Zv/Kryeministrit Grubi dhe mosfunksionimit për një periudhë të gjatë të trupave partiake.

Derisa pritet që të vazhdojnë përpjekjet e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, që sërish të rikthehet uniteti partiak, nuk përjashtohet mundësia që ‘Grupi I Zjarrit” të veprojë si fraksion e që mund të shkaktojë jostabilitet në shumicën parlamentare./KlanMacedonia/

Kovaçevski: Kompani me famë ndërkombëtare do t’i merr përsipër “Korridori 8 dhe 10D”

0

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, duke komentuar vërejtjen e KE-së, të përmendur në Raport, e cila i referohet ligjit për partneritet strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe një pjesë të korridorit 10, tha se lidhja e kontratës do të bëhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të një kompanie të huaj me renome dhe projekti do të përfundojë me sukses dhe transparencë.

“Ajo që mbetet është se ne dhe kontraktorët, në radhë të parë, duhet të bindim vendet anëtare të BE-së se ky ligj i miratuar nga Parlamenti do të rezultojë në një autostradë, Korridorin 8 dhe 10 përgjatë të cilit do të lëvizin dhe qytetarët dhe kompanitë maqedonase.

“Kontrata do të lidhet në bazë të këshillave dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të një kompanie me renome ndërkombëtare, e cila do të zgjidhet në tender ndërkombëtar”, tha Kovaçevski.

Përfundon mbledhja e BDI -së, flet Bujar Osmani

0

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ka folur para gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së sotme të BDI-së në Tetovë.

Ai theksoi se mbledhja ka kaluar në frymë pozitive dhe se nesër do të merren vendime konrete, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kishim një takim tjetër konsultativ me funksionarët partiak, në kuadër të përgatitjeve të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në Tetovë. Ishte vazhdimësi e mbledhjes që kishim para disa ditëve, ku u diskutuan të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e mbledhjes, pasi kjo mbledhje nesër do të jetë e rëndësishme. Do të merren vendime për formimin e organeve të partisë, prandaj u diskutuan të gjitha aspektet”.

“Nesër ato do të shtrohen para Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të merr vendime. Ajo që është e rëndësishme ishte se diskutimi ishte në frymë pozitive”, tha Bujar Osmani.

I pyetur nëse është diskutuar për emra, ai tha se këtë të drejtë e ka kryetari i partisë.

“Në bazë të statutit është e drejtë e kryetarit Ahmeti për të propozuar listën e organeve të partisë. Ai është konsultuar me përfaqësuesit që ishin këtu”, tha Bujar Osmani.