Home Blog Page 2875

Kovaçevski: Nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar

0

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur nga për emrin e ministrit të ri të pushtetit lokal, tha se ai post i takon PLD-së dhe se propozimi duhet të vijë nga kjo parti.

Kryeministri tha se është i lumtur që në opinion po lakohet emri i ish kryetarit të Shkupit, Risto Penov, ndërkohë që theksoi se nuk priten ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar.

“Emri do të publikohet kur të vijë koha, bëhet fjalë për vendim të PLD-së. Unë jam i lumtur që është përmendur emri i ish kryetarit të Shkupit, Risto Penov. Se kur do të jetë në seancë kuvendore propozimi thuhet. Kjo duhet të koordinatohet me kryetarin e Kuvendit. Risto Penov është propozim i PLD-së, por zyrtarisht akoma nuk ka arritur tek ne”, tha Kovaçevsk.

Finlanda dhe Polonia ftojnë në takim ambasadorët e Rusisë!

0

Finlanda dhe Polonia thanë se kanë ftuar në takime ambasadorët rusë në vendet e tyre, për të dënuar përpjekjen e Rusisë për aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve ukrainase.

Ministria e Jashtme e Finlandës tha në një postim në Twitter, më 3 tetor, se kishte thirrur ambasadorin rus “për t’i shprehur dënimin më të ashpër për referendumet e rreme dhe shpalljen e aneksimit të paligjshëm të rajoneve të pushtuara ukrainase nga Rusia, një shkelje e hapur e sovranitetit të Ukrainës, integritetit territorial dhe Kartës së OKB-së”.

Në Poloni, zëvendësministri i Jashtëm, Marcin Przydacz, i tha TVN24 më 3 tetor se e kishte ftuar për takim ambasadorin rus në orën 11:00, sipas kohës lokale, për të diskutuar “për veprimet e javës së kaluar të Rusisë “.

Presidenti rus, Vladimir Putin ,më 30 shtator nënshkroi dekretet që zyrtarizojnë përpjekjen e Rusisë për të aneksuar rajonet e Ukrainës: Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja, pjesë të të cilave janë të pushtuara nga forcat ruse.

Komunitetit ndërkombëtar ka dënuar përpjekjet e Rusisë për të aneksuar paligjshëm këto rajone.

Ditën që Putini nënshkroi dekretet e aneksimit, tri shtete të Baltikut i kanë bërë thirrje NATO-s që të nisë procedurat e përshpejtuara për të pranuar Ukrainën në aleancën perëndimore.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke nisur luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Konflikti ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur./REL

Ali Ahmeti i pranishëm në ceremoninë e varrimit të Erdan Ramadanit

0

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me anëtarët e tjerë të partisë ministra dhe deputetë ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit Erdan Ramadani i cili humbi jetën tragjikisht 7 ditë më parë.

Së bashku me kryetarin Ahmeti janë edhe zv.minstri Nazim Bushi, deputeti Arbër Ademi dhe Sadulla Duraku.

Erdan Ramadani 22 vjeçar nga Kumanova humbi jetën duke u kthyer nga Tetova ku edhe e pagoi semestrin në Universitetin e Tetovës.

Kryetari Arifi vizitoi Qendrën e fëmijëve me nevoja të veçanta

0

“Sot ishim për vizitë te Qendra për fëmijë me nevoja të veçanta në f.Orizare bashkarisht me Ministreshën për punë dhe politikë sociale, znj.Jovanka Trençevska, sekretarin shtetëror z. Resmi Ejupi dhe shumë të tjerë, ku zyrtarisht përfundohet me sukses projekti 1 vjeçar nga dita kur e lëshuam në përdorim këtë qendër”, është shprehur Arifi në facebook.

Bëjmë apel për të gjithë prindërit që t’i drejtojnë fëmijët e tyre në këtë Qendër pasi avancimi i tyre është sukses i të gjithëve, kur e dijmë se fëmijët janë ardhmëria jonë.

Zyra e kryetarit,

03.10.2022.

Policia jep detaje për rrëmbimin e Indrit Beqirajt

0

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja e ndodhur në autostradën Tiranë –Durrës ku u mor peng Indrit Beqiraj.

Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj po udhëtonin me motor kur një makinë i ka prerë rrugën dhe janë përplasur. Për pasojë motori ka dalë nga rruga. Mes 2 vëllezërve dhe personave në makinë ka nisur një përplasje fizike dhe gjatë sherrit personat ende të paidentifikuar kanë futur në makinë Indrit Beqirajn dhe janë larguar.

Mësohet se në momentin që policia ju është vënë pas, personat e kanë zbritur nga makina Indrit Beqirajn dhe janë larguar.

Policia po e heton rastin në dy pista hetimi: Pengmarrja mund të jetë si pasojë e konfliktit të lindur për shkak të aksidetit por mund të jetë dhe e shkuara e dy vëllezërve.

Dy vëllezërit Beqiraj mësohet se kanë precendentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë Durrës

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

Si ndodhi rrëmbimi

Një ditë më parë, teksa po udhëtonin me një motor, Indrit dhe Gentian Beqirajt iu është prerë rruga nga 4 persona që udhëtonin me makinë në autostradë. Fillimisht janë aksidentuar me autorët dhe më pas janë përleshur me to.Gjatë sherrit me autorët, Indrit Beqiraj është marrë peng. Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh. /Syri

Vazhdon gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot!

0

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdon gjykimi për vrasjen e henbollistit kroat Denis Tot, i cili është rrahur deri në vdekje para një klubi nate në Parkun e Qytetit në Shkup.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe vazhdon me prezantimin e provave nga prokuroria, pasi në seancën e kaluar janë dëgjuar ekspertët Aleksandar Stankov dhe Renata Jankova nga Mjekësia Ligjore.

Ekspertët u pajtuan se lëndimet që ka pësuar tashmë i ndjeri klasifikohen si lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën dhe kanë të bëjnë me vdekjen e viktimës.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifovic, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Tanja Trajçevska.

Zaev uron Borisovin për fitoren në Bullgari

0

Ish-kryeministri Zoran Zaev ka uruar Bojko Borisovin dhe partinë e tij GERB për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Bullgari.

“Urime të gjithë qytetarëve të Bullgarisë për zgjedhjet e suksesshme. Urime GERB-it dhe mikut tim të mirë Bojko Borisov për fitoren dhe besimin më të madh të popullit bullgar. Uroj bisedime të suksesshme për formimin e qeverisë së re që do të sjellë stabilitet për fqinjin tonë lindor dhe prosperitet për Bullgarinë. Stabiliteti i Bullgarisë dhe prosperiteti i popullit bullgar është i mirë për popullin maqedonas si dhe për qytetarët e gjithë Ballkanit”, ka shkruar Zaev.

27 vite nga atentati ndaj ish-presidentit Kiro Glirogov

0

27 vjet më parë u krye atentat i pasuksesshëm ndaj presidentit Kiro Gligorov. Gligorov i mbijetoi atentatit me lëndime të rënda në kokë.

Në vendin e atentatit humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa truproja e Gligorovit, Ilço Teovski u plagos. Po ashtu, plagëve të marra më vonë iu nënshtrua pensionisti Risto Haxhimanov, i cili ishte kalimtar i rastit në vendin e ngjarjes.

Sulmi u krye me veturë bombë më 3 tetor në ora 09:50 në rrugën “Maqedonia” përballë hotelit “Bristol” në Shkup, kur Gligorov me makinën e tij zyrtare ka lëvizur nga banesa e tij për në vendin e punës në Kuvend. Bomba, e vendosur në një makinë AMI 8, shpërtheu kur makina e presidentit kaloi pranë saj.

Nga forca e shpërthimit, makina “Citroen” u copëtua plotësisht dhe pjesë të mjetit janë shpërndarë përreth. Mjeti shpërthyes ishte prodhuar nga JNA, dhe përmbante një kilogram eksploziv plastik, me qindra topa çeliku që kishin efekt vdekjeprurës në rreze prej rreth 50 metrash.

Për atentatin ndaj tij, Gligorov shkroi edhe një libër autobiografik “Vrasja – një ditë pas”, të cilin e promovoi në vitin 2002.

Presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov, vdiq në moshën 94 vjeçare më 1 janar 2012.

Mane probleme me adaptimin në Bundesligë

0

Sadio Mane ka nisur ta ndiejë krizën në futbollin gjerman.

Sulmuesi afrikan e nisi mirë eksperiencën në Bayern Munich, por kohëve të fundit ka pasur rënie të madhe të formës.

Futbollisti i deridjeshëm i Liverpoolit thotë se po has në vështirësi të adaptimit në Bundesligë pasi i kaloi disa vite në futbollin anglez, shkruan “Gazeta Express”.

Ai megjithatë beson se do të këndellet sapo të përshtatet me futbollin gjerman.

Kanceri i gjirit / Tetori muaji i ndërgjegjësimit

0
kancer

Muaji tetor që nga viti 1985 është shpallur muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit me simbolikën e ngjyrës rozë, me çka çdo vit në këtë periudhë organizohen ngjarje të ndryshme sensibilizuese. Në Maqedoninë e Veriut me këtë sëmundje përballen rreth 1.200 gra në vit.

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim, këto qeliza përhapen në pjesët fqinje, e më pas, në të gjithë trupin.

Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse kanceri i gjirit ka një shkaktar të vetëm, apo jo. Dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri.

Faktorët kryesorë të rrezikut që mund ti numërojmë janë: mosha, gjinia, predispozita gjenetike, obeziteti, duhanpirja, menarha e hershme, menopauza e vonshme, jeta pasive fizike, stresi dhe të tjera.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjendet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet në gratë në moshë mbi 50 vjeç. Kanceri i gjirit mund të gjendet dhe te burrat por është shumë i rrallë.

Ekspertët theksojnë se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm për procesin dhe trajtimin e mëtejshëm të saj, pasi i njëjti ndihmon në parandalimin dhe kompleksimin e gjendjes. Kështu, një nga thirrjet më të shpeshta janë kontrollet e rregullta te mjekët përmes metodave të zbulimit të kësaj sëmundjeje.

Metodat më të shpeshta të zbulimit të kësaj sëmundjeje janë përmes ehos, mamografisë, biopsisë dhe të tjera.

Trajtimi kirurgjik i kancerit të gjirit është i paevitueshëm, nuk mund t’i iket, është masa më e sigurt për të trajtuar kancerin e gjirit dhe për të parandaluar zgjerimin e të njëjtit në bashkëpunim me terapinë onkologjike.

Sipas të dhënave të para dy viteve, në Maqedoninë e Veriut në ditë diagnostikohen tre deri në katër gra me kancer të gjirit. Komunat në të cilat kjo lloj sëmundje vitet e fundit është më e pranishme janë Vinica, Koçani dhe Shën Nikolla, ndërsa pacientja më e re e diagnostikuar me kancer në gji është e moshës 17 vjeçare. /Portalb.mk