Home Blog Page 2874

Moti sot

0

Moti sot në Maqedoninë e Veriut paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare.

Në mesditë dhe pasdite do të ketë rritje të vranësirave të përcjella me reshje shiu.

Do të fryj dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 15 deri në 26 gradë.

A brengoset ministri Bekteshi nga treshja Mexhiti, Bexheti, Rexhepi !?

0

Në emisionin Klan Debat, ministri Kreshnik Bekteshi tha se nuk ka frikë nga fotografia e djeshme e publikuar nga protagonistët Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti me Kastriot Rexhepin.

”Ditën e premte kishim mundësinë të vazhdojmë gjendjen e krizës, zotri Kastriot Rexhepi e votoi dhe është normale ata që e kanë marrë vendimin e popullit duhet të votojnë për të mirën e popullit. Nuk kam pse frikësohem nga kjo fotografi, ne jemi miq un kam kontakte me Mexhitin dhe Bexhetin. Njejtë mund ta shihni edhe foton time me Sadulla Durakun nuk bëjnë problem pra nuk na frikësojnë këto fotografi” – tha Kreshnik Bekteshi. /KlanMacedonia/

Nesër takohen Kovaçevski dhe Mickoski

0

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski nesër do të takohen në Qeveri për të diskutuar propozimet e VMRO-DPMNE-së për tejkalimin e krizës energjetike.

Këtë e ka bërë të ditur Maja Kadievska nga VMRO-DPMNE gjatë një emisioni në TV 24.

Sonte ekskluzivisht po zbuloj se nesër në ora 11:00 Mickoski dhe ekipi i tij ekonomik do të kenë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Jam e kënaqur që për herë të parë në histori një lider i opozitës doli me propozim konkret për krizën energjetike dhe nesër do t’ia paraqesë kryeministrit, tha Kadievska.

Hakerët publikojnë informacione sekrete të politikanëve në Shqipëri

0

Hakerat iranianë që sulmuan Shqipërinë, vijojnë të publikojnë të dhëna mjaft sensitive nga sistemet kompjuterike shtetërore.  Në një grup në Telegram, hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar listat që dyshohet se kanë dalë nga sistemi i policisë “MEMEX”, ku janë të listuar personat që kanë qenë të dyshuar apo të verifikuar nga policia.

Një ndër personat që figuron në listë është Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht eksponente e lartë e Partisë Socialiste. Është e paqartë pse Spiropali ka qenë në radarët e policisë dhe për çfarë është dyshuar dhe verifikuar konkretisht.

Po kështu në listë figurojnë edhe Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli.

Hakerat nxjerrin të dhëna sekrete/ Peleshi, Spiropali dhe Kodheli mes

Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka mohuar që të dhënat e publikuara të jenë nga sistemi MEMEX.  “Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX.

Policia e Shtetit njofton se, deri në këto momente, nuk janë prekur apo dëmtuar të dhëna sensitive që administrohen në këtë sistem, të cilat kanë të bëjnë me punën policore”, deklaron policia.

Hakerat nxjerrin të dhëna sekrete/ Peleshi, Spiropali dhe Kodheli mes

Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar.

Hakerat nxjerrin të dhëna sekrete/ Peleshi, Spiropali dhe Kodheli mes

Kujtojmë se pas sulmit kibernetik, kryeministri Rama i siguroi shqiptarët se informacioni i vjedhur nga hakerat nuk është sensitiv dhe nuk përmban të dhëna sekrete apo të rëndësishme, por me sa duket deklarimet e Ramës janë të pavërteta.

Deri tani hakerat kanë publikuar informacion mjaft të dëmshëm për institucionet, si emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe një numri të lartë zyrtarësh.

Ganiu: Po modernizojmë infrastrukturën rrugore të Çairit

0

LAGJA SERAVË, 918 M2 ASFALTIM I RRUGËS “KLINSKA LESI”

Ekipet e punës të Komunës së Çairit, sot kanë filluar me asfaltimin e rrugës “Klinska Lesi” në Lagjen Seravë në sipërfaqe prej 918 metrash katrorë. Paraprakisht në këtë rrugë është bërë instalimi i rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Me aktivitetet për modernizimin e infrastrukturës rrugore do të vazhdojmë edhe në pjesë të tjera të Komunës tonë të Çairit.

Ibraimi-Rexhepi: Investim 11 milionë denarë në komunën e Haraçinës

0

Në takimin e sotëm me Drejtorin e Byrosë për zhvillim rajonal, z. Ramiz Rexhepi, nënshkruam Marrëveshjen për realizimin e dy projekteve në komunën tonë.

“Rregullimi i shtratit të lumit në komunën e Haraçinës” vlera: 7.000.000 (shtatë milionë) denarë.

“Rregullim parterin të ndërtesës së komunës në komunën e Haraçinës” vlera: 4.000.000 (katër milionë) denarë;

I jemi mirënjohës për përkrahjen drejtorit z. Ramiz Rexhepit.

U nda nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Fazli Ismajli

0
fazli ismajli

Xhevdet Qeqiri ka njoftuar sa ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Smajli.


Sipas tij, Smajli ishte luftëtar i hershëm, qysh prej njësiteve të para të asaj kohe, pjesë e Batalionit të ll-të, të Brigadës “121-Kumanova”.

Njoftimi i plotë:

Para pak minutash u njoftova se qenka ndarë nga jeta bashkëluftari, Fazli Smajli, nga fshati Carralevë, komuna e Shtimës.

I ndjeri, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare.

Ishte luftëtar i hershëm, qysh prej njësiteve të para të asaj kohe. Bashkë me të ndjerin, Fazliun, ishim pjesë e Batalionit të ll-të, të Brigadës “121-Kumanova”.

Në emrin tim si bashkëluftar, dhe në emër të Sh.I.L të UÇK-së, Dega në Fushë Kosovë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Smajli, farefisit, miqëve dhe të gjithë bashkëluftarëve.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshti.

Erdogan: Inkurajimi i Greqisë që armatos ishujt nuk përputhet me aleancën e Kombeve të Bashkuara

0

“Inkurajimi i Greqisë që armatos ishujt nuk përputhet me arsyen dhe aleancën. Politika nxitëse dhe tensionuese nuk është dhe nuk do të jetë në dobinë e askujt”, tha presidenti Erdoğan.

Ankara

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Inkurajimi i Greqisë që armatos ishujt nuk përputhet me arsyen dhe aleancën. Politika nxitëse dhe tensionuese nuk është dhe nuk do të jetë në dobinë e askujt”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit të Madh të Türkiye-s me rastin e hapjes së vitit të 6-të legjislativ të mandatit të 27 të Parlamentit, Erdoğan tha se njerëzia po kalon një proces të dhimbshëm në të cilin në qendër janë pandemitë, luftërat, krizat dhe destabiliteti.

Ai theksoi se bota po shkon drejt një vorbulle të madhe që kërcënon në të njëjtën kohë paqen sociale, vullnetin e njerëzve për bashkëjetesë dhe arritjet demokratike. Erdoğan u shpreh se Türkiye e cila ndodhet në pikën e kryqëzimit të tre kontinenteve, është në pozicionin e vendit të prekur më shumë nga të gjitha zhvillimet e përjetuara.

“Türkiye nuk e ka luksin të mbyllet në vetvete, të izolojë veten nga bota e jashtme dhe të ndjekë ngjarjet në rajonin e saj nga tribuna”, deklaroi Erdoğan duke vazhduar më tej: “Zbatojmë një politikë konstruktive dhe aktive që ndërmerr iniciativë në zgjidhjen e problemeve globale dhe rajonale. Ashtu sikurse nuk rendim pas tensionit, nuk cenojmë kurrë dinjitetin e kombit tonë dhe nuk përkulemi ndaj presioneve pavarësisht se nga kush vijnë ato. Me një qëndrim dinjitoz, të durueshëm, të vendosur dhe të matur ne mbrojmë në mënyrë të fuqishme në çdo fushë të drejtat dhe ligjin e Türkiye-s”.

Erdoğan rikujtoi se qëndrimi i tyre në krizën e Ukrainës është shembulli më i fundit i politikës së jashtme të tyre e cila ka në qendër paqen, stabilitetin, njeriu dhe jetën e njeriut.

Duke vënë në dukje se bashkë me Kombet e Bashkuara kanë vendosur në zbatim marrëveshjen e “Korridorit të drithit” për dërgimin e drithi ukrainas në tregun botëror, Erdoğan tha: “Kjo marrëveshje që u arrit si rezultat i përpjekjeve intensive të vendit tonë, është një nga sukseset më të mëdha që kanë shënuar Kombet e Bashkuara, prestigji i të cilës është lëkundur vitet e fundit për shkak të pasivitetit përballë krizave globale. Në të gjitha regjistrat janë të shënuara se mbi 5 milionë tonë drithë janë dërguar nëpër botë nga ky korridor”.

Presidenti Erdoğan foli edhe për luftën kundër terrorizmit dhe tha se me operacionet që kanë ndërmarrë në Siri dhe në veri të Irakut i kanë të palëvizshëm tradhtarët separatistë. “Po ashtu po punojmë me të gjitha institucionet tona që anëtarët e FETO-s të arratisur jashtë vendit të ekstradohen në vendin tonë dhe të japin llogari përpara ligjit. Ne do të vazhdojmë pa tolerim luftën tonë deri kur i mallkuari terrorizëm të dalë komplet nga rendi i ditës së popullit tonë”, tha presidenti turk.

Pasi ka rikujtuar se kanë treguar përpjekje për sigurimin e paqes, ndërtimin e stabilitetin dhe qetësisë në Ballkan, Erdoğan shtoi se në kuadër të kësaj zhvilluan një vizitë të rëndësishme në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci në fillim të shtatorit. Erdoğan vuri në dukje se edhe në periudhën e ardhshme thellimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan do të vazhdojë të jetë në krye të prioriteteve të politikës së jashtme të Türkiye-s.

– Rekomandim Greqisë të qëndrojë larg provokimeve

Në fjalën e tij, Erdoğan potencoi se në Qipro duhet t‘i jepet fund izolimit dhe embargove, të mbahen të gjitha premtimet në lidhje me njohjen dhe legjitimitetin ndërkombëtar që meritojnë turqit qipriotë.

Duke vënë në dukje se nuk e pranojnë vendimin e SHBA-së për heqjen e embargos së armëve për administratën e Qipros greke, Erdoğan tha se “Inkurajimi i Greqisë që armatos ishujt në statusin jo ushtarak, nuk përputhet me arsyen, mirëkuptimin dhe aleancën. Nxitja e politikës nxitëse dhe tensionuese në rajon nuk është dhe nuk do të jetë në dobinë e askujt”.

“Ne e dimë shumë mirë se kush e vërsul mbi ne sërish Greqinë pas 100 vitesh. Në çdo rast ne e themi se jemi të vetëdijshëm për lojën që përpiqen ta luajnë në këtë mënyrë. Administratën greke e këshillojmë që të qëndrojë larg nga provokimet që do të tërheqin në katastrofë veten dhe popullin e saj”, tha Erdoğan.

Banorët e Pallçishtit në protestë kundër kryetarit Besnik Emshiu

0

Anëtarët e Bashkësisë Lokale të f.Pallçishtë i Ppshtëm organizojnë protestë ditën e Hënë me datë 03.10.2022 ne ora 13:00!

Protesta në vetvete ka për qëllim realizimin e premtimeve qe Komuna ka premtuar dhe nuk jane realizuar! Premtime këto themelore per egzistencen jetesore te qytetareve , andaj ju lutem qe kjo kerkese te meret parasysh nga organet e MPB, protesta do te zhvillohet afer pompës se benzines “Hit Oil’

Bashkësia Lokale Pallçisht i Poshtëm ,2022

#PallçishtiNdërShekuj

Në mesnatë çmime të reja të derivateve të naftës

0

Çmimi i benzinave prej mesnatës do të shtrenjtohet për gjysmë denarë për litër, ndërkaq dizeli për 1,5 denarë. Ky është vendimi i KRE-së.

Çmimet e reja:

  • Benzina Eurosuper BS95 – 86,5 denarë për litër
  • Benzina Eurosuper BS98 – 89 denarë për litër
  • Eurodizel – 92,5 denarë për litër
  • Vaji ekstra i lehtë – 89,5 denarë për litër
  • Mazuti – 50,228 denarë për kilogram