Home Blog Page 2873

Cili është klubi i ardhshëm i Cristiano Ronaldos ?

0

Cristiano Ronaldo ka prishur përfundimisht raportin e tij me Manchester United dhe portugezi do të largohet nga Anglia në janar. Pika që ka mbushur kupën ishte lënia në stol në derbin e së dielës me Manchester City-n, i humbur 6-3.

Janë të bindura për këtë mediat britanike, që vënë në dukje se Ronaldo ka luajtur këtë sezon vetëm 80 minuta në Premier League dhe nuk luan si titullar që nga disfata 4-0 e pësuar nga Brendtfordi në fillim të shtatorit. 5 herë fituesi i Topit të Artë bëri gjithçka që të ndryshonte ambient që gjatë verës, por të gjitha tentativat e menaxherit të tij, Jorge Mendes, për t’i gjetur një skuadër të nivelit të lartë në Europë, rezultuan një vrimë në ujë.

Ronaldo dëshiron të luajë ende në Champions League dhe për këtë arsye refuzoi një kontratë të pasur dyvjeçare prej 242 milionë eurosh nga Arabia Saudite, nga Al-Hilal.

Shqipëri / Publikohen emrat e grupit kriminal, eliminonin kundërshtarët

0

14 persona janë arrestuar dhe 5 të tjerë janë vënë në kërkim nga Policia në kuadër të operacionit ‘Porositësi’.

Ndër ta janë dy vëllezërit, Gentjan dhe Indrit Beqiraj, si dhe një ushtarak dhe një punonjës burgjesh.

Në kërkim janë shpallur 5 persona: Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e plotë e personave të tjerë të arrestuar në këtë operacion të madh.

Lista e të arrestuarve dhe atyre që janë shpallur në kërkim, përbëhet nga mera të cilët ose kanë porositur vrasje ose, kanë pasur një funskion të caktuar në organizimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

Dy prej këtyre ngjarjeve janë ekzekutimi i Erjon Çelës në Janar të këtij viti në një lokal në ‘Don Bosko” në kryeqytet dhe atentati i parealizuar ndaj Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si (Rrumi i Shijakut).

Dyshohet se rolet kryesore te grupit kriminal i perkasin vellezerve Beqiraj si dhe oficerit te burgjeve Flamur Bejko.

Në kudarër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës, detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta, lëndë narkotike kokainë, 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues, 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

Emrat e plotë të personave të arrestuar: 

Gentjan Beqiraj

Indrit Beqiraj

Flamur Bejko

Pellumb Hoxha

Idajet Hoxha

Armand Dalipi (Daka)

Fatjon Myrta

Blerim Elezi

Gentian Sheshi

Kujtim Deliallisi

Albano Hajdari

Fatjon Hajdari

Armando Lama

Altin Celami

Ilirjan Feçi – i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Të shpallur në kërkim janë:

Agron Bejdolli

Aleksander Laho alias Pellumb Muharremi

Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti

Alban Skonja

Kevin Zeneli alias Kevin Suçi

Kasander Noga, i arrestuar në Belgjikë.

 

Aktakuzë kundër Muhamed Zekirit, dëmtoi buxhetin e shtetit për 1.5 milion euro

0

Prokuroria Themelore Penale në Shkup informon se pas procedurës hetimore dhe kontrollit nga i pandehuri dhe mbrojtja e tij, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Sipas përshkrimit në aktakuzë, i akuzuari akuzohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 c.v. me paragrafin 3 c.v. me paragrafin 1 c.v. me nenin 45 të Kodit Penal. I akuzuari, si zyrtar – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, me dashje ka kryer dy veprime të lidhura me kohën që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtit krim. Në periudhën nga prilli 2021 deri në mars 2022, ai, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik dhe në dy raste, pa kryer procedurë përkatëse për prokurim publik, në të cilën në mënyrë konkurruese, do të zgjedheshte person juridik për realizimin e aktiviteteve të nevojshme, ai ka lidhur dy kontrata me dy persona juridikë si ofrues të shërbimeve. Reklama “Me datë 04.05.2021, i akuzuari pa kryer procedurë të prokurimit publik, me ndihmën e shtetasve të dyshuar kroatë, të paarritshëm për organet e rendit, ka lidhur kontratë për shërbime konsultuese me një person juridik në vlerë prej 795.000 euro pa TVSH në kundër vlerë denarë. Ky person juridik, në të cilin një nga shtetasit e dyshuar kroatë është bashkëthemelues dhe menaxher, është themeluar njëzet ditë para lidhjes së marrëveshjes. Pas lidhjes së marrëveshjes, personi juridik ka lidhur marrëveshje për shërbime konsultative për procedurën e vlerësimit të vlerës, si dhe regjistrim të thelluar të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut – Shkup me shtetasin e dytë të dyshuar kroat, në shumë prej 130.000 euro në denarë. Gjatë periudhës kritike, në disa raste janë paguar mjete nga llogaria e Qeverisë së RMV-së në llogarinë e personit juridik, me çka për personin juridik është arritur përfitim i konsiderueshëm kundërligjor në vlerë të përgjithshme prej 57.932.100,00 denarë, që paraqet shumën sipas kontratës që është rritur për 18% TVSH, dhe me këtë shumë është dëmtuar buxheti i RMV-së”. Reklama “E dyta – kontrata për shërbime konsultative është për mbështetje në procesin e privatizimit të mundshëm të Hekurudhave të RMV Transport SHA Shkup dhe është lidhur në muajin vijues, gjegjësisht më 23.06.2021, me një person tjetër juridik si ofrues i shërbimeve (konsulent). Kontrata kishte vlerë të përgjithshme prej 772.400 euro në kundërvlerë në denarë pa TVSH të llogaritur. Për llogari të këtij subjekti juridik, Qeveria e RMV-së, në bazë të një fature të lëshuar, fillimisht ka paguar paradhënie prej 11.284.162,00 denarë për mbajtjen e takimit fillestar me personin juridik, gjegjësisht për fillimin zyrtar të projektit, e më pas në bazë të katër faturave të tjera, janë paguar mjete buxhetore në shumë prej 26.247.138,00 denarë, për të cilën është dëmtuar buxheti i RMV-së”, thonë nga PTHP. Reklama Në fund shtojnë se me veprimet e përshkruara i akuzuari ka përfituar pasuri kundërligjore në vlerë të konsiderueshme për dy personat juridikë në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255,00 denarë, me çka ka dëmtuar buxhetin e RMV-së. Nga PTHP gjithashtu thonë se duke qenë se ende ekzistojnë rrethanat në bazë të të cilave ndaj të akuzuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, prokurori në fjalë i propozoi gjykatës vazhdimin e paraburgimit shtëpiak.

Prokuroria Themelore Penale në Shkup informon se pas procedurës hetimore dhe kontrollit nga i pandehuri dhe mbrojtja e tij, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

Sipas përshkrimit në aktakuzë, i akuzuari akuzohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 5 c.v. me paragrafin 3 c.v. me paragrafin 1 c.v. me nenin 45 të Kodit Penal. I akuzuari, si zyrtar – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, me dashje ka kryer dy veprime të lidhura me kohën që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtit krim. Në periudhën nga prilli 2021 deri në mars 2022, ai, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik dhe në dy raste, pa kryer procedurë përkatëse për prokurim publik, në të cilën në mënyrë konkurruese, do të zgjedheshte person juridik për realizimin e aktiviteteve të nevojshme, ai ka lidhur dy kontrata me dy persona juridikë si ofrues të shërbimeve.

“Me datë 04.05.2021, i akuzuari pa kryer procedurë të prokurimit publik, me ndihmën e shtetasve të dyshuar kroatë, të paarritshëm për organet e rendit, ka lidhur kontratë për shërbime konsultuese me një person juridik në vlerë prej 795.000 euro pa TVSH në kundër vlerë denarë. Ky person juridik, në të cilin një nga shtetasit e dyshuar kroatë është bashkëthemelues dhe menaxher, është themeluar njëzet ditë para lidhjes së marrëveshjes. Pas lidhjes së marrëveshjes, personi juridik ka lidhur marrëveshje për shërbime konsultative për procedurën e vlerësimit të vlerës, si dhe regjistrim të thelluar të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut – Shkup me shtetasin e dytë të dyshuar kroat, në shumë prej 130.000 euro në denarë. Gjatë periudhës kritike, në disa raste janë paguar mjete nga llogaria e Qeverisë së RMV-së në llogarinë e personit juridik, me çka për personin juridik është arritur përfitim i konsiderueshëm kundërligjor në vlerë të përgjithshme prej 57.932.100,00 denarë, që paraqet shumën sipas kontratës që është rritur për 18% TVSH, dhe me këtë shumë është dëmtuar buxheti i RMV-së”.

“E dyta – kontrata për shërbime konsultative është për mbështetje në procesin e privatizimit të mundshëm të Hekurudhave të RMV Transport SHA Shkup dhe është lidhur në muajin vijues, gjegjësisht më 23.06.2021, me një person tjetër juridik si ofrues i shërbimeve (konsulent). Kontrata kishte vlerë të përgjithshme prej 772.400 euro në kundërvlerë në denarë pa TVSH të llogaritur. Për llogari të këtij subjekti juridik, Qeveria e RMV-së, në bazë të një fature të lëshuar, fillimisht ka paguar paradhënie prej 11.284.162,00 denarë për mbajtjen e takimit fillestar me personin juridik, gjegjësisht për fillimin zyrtar të projektit, e më pas në bazë të katër faturave të tjera, janë paguar mjete buxhetore në shumë prej 26.247.138,00 denarë, për të cilën është dëmtuar buxheti i RMV-së”, thonë nga PTHP.

Në fund shtojnë se me veprimet e përshkruara i akuzuari ka përfituar pasuri kundërligjore në vlerë të konsiderueshme për dy personat juridikë në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255,00 denarë, me çka ka dëmtuar buxhetin e RMV-së.

Nga PTHP gjithashtu thonë se duke qenë se ende ekzistojnë rrethanat në bazë të të cilave ndaj të akuzuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, prokurori në fjalë i propozoi gjykatës vazhdimin e paraburgimit shtëpiak.

Studiuesi bullgar, zbulon platformën raciste ideologjike të Beogradit dhe Shkupit ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve

0

Dobësitë dhe përparësitë e Bullgarisë në formimin e politikës rajonale

Dobësitë:

Tkurrja e popullsisë,

Jostabiliteti politik,

Infrastruktura e pazhvilluar me këtë pjesë të Ballkanit,

Mungesa e strategjisë së qartë për Ballkanin Perëndimor dhe pasiviteti ndaj proceseve në këtë rajon.

Përparësitë:

Anëtarsia në BE dhe në NATO,

Roli strategjik i Bullgarisë në disa fusha ekonomike,

Mungesa e kontesteve me shumicën e shteteve të rajoni

Lufta në Ukrainë dhe sfidat për Bullgarinë nga politika agresive ruse

Pasojat humanitare dhe demografike – mbi 300 000 bullgarë jetojnë në viset jugore të Ukrainës. Dhjetëra mijëra prej tyre së bashku me shumë ukrainas, rusë, gagauzë kërkojnë shpëtim në Bullgari (deri më 20 mars mbi 80 000 erdhën në Bullgari duke kërkuar strehim). Biznesi bullgar është i gatshëm që të krijojë 200 000 vende pune për këta njerëz dhe ka pozita të shumta sidomos për IT specialistët.

Pasojat politike – në Sofje qeveria e koalicionit prej katër partive përballet me shumë sfida (si të gjithë qeveritë në Evropë) dhe stabiliteti qeveritar është shumë i nevojshëm në një krizë të tillë. Duhet të merren vendime shumë të vështira dhe është normale të ketë mosmarrëveshje midis partnerëve të koalicionit sidomos kur dihet se ata kanë profile të ndryshme ideologjike.

Pasojat ekonomike – Bullgaria është prodhues kyç të mallrave strategjike si gruri (7,16 mln. tonë në vitin 2021), luledielli (940 000 tonë në vitin 2021) dhe të produkteve të tjera ushqimore, dhe të energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit (Bullgaria eksporton mbi 1300 megavatë orë energji elektrike). Në një kohë, kur prodhuesit kryesorë në botë (Rusia dhe Ukraina) nuk mund të furnizojnë botën me grurë, si edhe për shkak të bllokimit në një shkallë të madhe të kanaleve transportuese, roli ekonomik i Bullgarisë po rritet vazhdimisht.

Pasojat strategjike dhe ushtarake – Bullgaria kthehet në një vend primar në politikën e NATO-s dhe të BE-së për bllokimin e diktatorit rus dhe për mbrojtjen e bllokut euroatlantik në Detin e Zi dhe në Evropën Juglindore. Ndihma ushtarake për Ukrainën varet deri një shkallë të madhe nga Bullgaria për shkak se armët, pjesët e tyre, municionet që janë në posedim të ushtrisë bullgare dhe prodhohen në fabrikat bullgare janë me licenca sovjetike, pra të njëjtat si në Ukrainë dhe ushtarakët në këtë shtet mund t’i përdorin pa trajnime të veçanta. Në këtë situatë dinamike Bullgaria mund të bëhet ndër furnizuesit kryesorë të ushtrisë ukrainase.

Çështjet kryesore ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë

Pakica bullgare në Serbi dhe të drejtat e saj;

Kushtet bullgare për anëtarësimin e Serbisë në BE janë të lidhura me dënimin e regjimit totalitar;

Bullgaria ka qëndrim negativ ndaj nisma “Ballkani i Hapur”, sepse rrit ndikimin rus në rajon.

Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Çfarë nuk është kontesti ndërmjet Shkupit dhe Sofjes?

Nuk është mohim i identitetit të maqedonëve;

Nuk është kontest dypalësh, por mbi parimet e BE-së;

Nuk është kontekst historik, por mbi të drejtat e njeriut;

Bullgaria nuk dëshiron të ndryshojë modelin kushtetues të Maqedonisë së Veriut.

Çfarë kërkon Bullgaria?

Të drejtat e komunitetit bullgar në këtë vend;

Falsifikimet historike dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore;

Racizmi dhe gjuha e urrejtjes;

Pretendimet ndaj Bullgarisë;

Dënimi i regjimit totalitar.

Plotësimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Amendamenti 4: pjesa e popullit bullgar të përfshihet në Kushtetutë;

Amendamenti 5: gjuha;

Amendamenti 6: përfaqësimi në institucionet publike;

Amendamenti 7: çështja kishtare;

Amendamenti 8: identiteti dhe kultura e komunitetit bullgar në RMV;

Amendamenti 9: thesari historik i bullgarëve në RMV.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Respektimi i Kushtetutës dhe i ligjeve të Maqedonisë së Veriut nga autoritetet e këtij shteti;

Respektimi i marrëveshjeve me Bullgarinë;

Respektimi i Kornizës Negociuese;

Respektimi i akteve dhe i dokumenteve të institucioneve të BE-së;

Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen mbi bazën e dialogut, mbi parimet e BE-së, duke i respektuar marrëveshjet bilaterale dhe dokumentet normative të BE-së.

Zgjidhja e çështjeve historike

Mënyra e zgjidhjes së këtyre dukurive negative që Maqedoninë e Veriut e mbajnë “peng” të së kaluarës totalitare, janë përfshirë në Traktatin e miqësisë, nënshkruar më 1 gusht 2017 nga Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Atje thuhet shprehimisht se nëse ka mosmarrëveshje për periudha, ngjarje ose figura historike, ato duhet të zgjidhen mbi bazën e “burimeve historike, të bazuara mbi prova autentike për trajtimin shkencor të ngjarjeve historike”, (neni 8, p. 2).

Qëndrimi i Bashkimit Evropian

Rezoluta e Parlamentit Evropian nga 19 maj 2022:

– Në pikën 39 PE “rikujton nevojën për hapjen e arkivave të Shërbimit sekret jugosllav (UDBA) dhe të Shërbimit sekret të Ushtrisë popullore jugosllave (KOS)”;

– Në pikën 76 PE “thërret për pajtim historik mbi bazën e historisë së përbashkët, si është paraparë në Traktatin për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim”;

– Në pikën 79 PE “thërret përsëri të gjithë liderët rajonalë politikë që të krijonë një komision rajonal për sqarimin e fakteve sa i përket të gjitha viktimave të krimeve të luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut, të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë”;

-Në pikën 80 PE “thërret me këmbëngulje për rifillimin e punës në lidhje me librat mësimorë në lëndën e historisë për shkollat në Republikën e Maqedonisë së Veriut; thekson se tekstet duhet të paraqitin trajtimin e fakteve dhe të ngjarjeve historike nga historia e përbashkët të të dy popujve mbi bazën e dokumenteve/burimeve autentike historike; mendon se kjo është baza mbi të cilën të dyja shtetet duhet t’i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre, dhe se marrëdhëniet midis brezave të ardhshme të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë do të jenë reflektime të proceseve arsimore në të dyja shtetet”;

– Në pikën 81 po dënohet çdo përpjekje për zëvendësimin e monumenteve historike dhe/ose të artefakteve, përfshirë shkatërrimin e trashëgimisë autentike kulturore, si edhe të gjitha përpjekjet për rishkrimin e historisë; thekson se incidente të tilla shkaktojnë shqetësime serioze, përfshirë edhe në kontekstin e mungesës së përmbushjes së Traktatit për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nga viti 2017.

Deklarata hyrëse e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim nga Maqedonia e Veriut

Pika 2 …Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mbrojtjes dhe trajtimit jodiskriminues të qytetarëve që u përkasin pakicave ose komuniteteve….

Pika 3 …Si një shtet anëtar i ardhshëm, ne presim që t’u përmbaheni vlerave të renditura në nenin 2 të Traktatit të Bashkimit Evropian, përkatësisht respektimit të dinjitetin njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave…

Pika 4 … Sot, ne kujtojmë rëndësinë e arritjes së rezultateve të dukshme dhe zbatimit të marrëveshjeve bilaterale me vullnet të mirë, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore me Bullgarinë.

Pika 5. Duke e pasur parasysh atë që u tha më lartë, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të ngushtë rajonal, duke përfshirë edhe arritjen e rezultateve të dukshme dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale me vullnet të mirë, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për Marrëdhënie të Mira Fqinjësore me Bullgarinë të vitit 2017, si dhe rishqyrtimet vjetore dhe masat për zbatimin efektiv të saj sipas nenit 12,…

Reformimi i Serbisë dhe i Maqedonisë së Veriut

Në vende si Serbia dhe Maqedonia e Veriut në hapësirën publike ende mbizotëron një ideologji raciste, që është hartuar në thellësi dhe fillesat e saj mund të gjeten para 150 vitesh në qarqet akademike dhe politike të Serbisë;

Platforma ideologjike e Beogradit dhe e Shkupit mbështetet mbi një makineri të fortë propagandistike, në të cilën janë përfshirë jo vetë akademikë, gazetarë dhe politikanë vendorë, por edhe të huaj;

Fyerjet dhe diskriminimi kundër bullgarëve dhe shqiptarëve, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore bullgare dhe shqiptare, janë pjesë e pandashme prej kësaj ideologjie raciste;

Procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në BE është momenti i fundit për reformimin e shoqërive dhe të institucioneve të tyre, sepse anëtarësimi me vete nuk do t’i zgjidhë problemet ideologjike;

Është i nevojshëm monitorim i veçantë për Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut nga ana e institucioneve të BE-së me një program të qartë dhe me afate konkrete për reformimin e këtyre dy shteteve;

Çdo hezitim në këtë drejtim do të rrezikonte vlerat bazike të Unionit, si edhe do të vërë në rrezik marrëdhëniet e BE-së me shtete të tjera nëpër botë, sepse politika e tij të jashtme bazohet mbi parimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe mbi luftimin e të gjitha formave të racizmit, të urrejtjes dhe të diskriminimit;

Në rast se Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të përparojnë drejt anëtarësimit në BE pa angazhime të qarta për reformimin e tyre dhe për heqjen e doktrinave të tyre raciste, BE-ja vetë do t’i shkelë këto parime kryesore dhe do të minonte themelet ideologjike të politikës së tij të jashtme.

Shënim: Ligjërata e profesor Anton Pançevit është mbajtur në Akademinë Diplomatike të Kosovës, 2022

Shkrimi është botuar në: http://cssd-ngo.org/

Selami: Luftojmë evazionin fiskal për ta mbrojtur buxhetin e shtetit!

0
Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Drejtoria e Policisë Financiare, vazhdojnë bashkëpunimin ndërinstitucional me theks të veçantë në luftën kundër evazionit fiskal dhe mashtrimeve tatimore!
Këtë e konstatuam edhe në takimin e sotëm të cilin bashkë me drejtoreshën Llukarevska, takuam udhëheqësinë e Drejtorisë së Policise Financiare.
U dakorduam që Memorandumin për bashkëpunim ta revidojmë dhe zgjerojmë, që të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtjen e buxhetit te shtetit dhe në të mirë të qytetarëve tanë.

Kasami nga Kamenica: Punët e së ardhmes do të jenë në dobi të qytetarëve

0
Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit i pari i Tetovës ka realizuar takim me Kadri Rahimaj në Komunën e Kamenicës, Dardanë të Kosovës.
“Në Dardanë të Kosovës, aty ku gërshetohen shumë qytete shqiptare të ndara padrejtësisht, realizuam takimin e parë zyrtar me kryetarin e komunës Kadri Rahimaj. Bashkëbiseduam për tema të rëndësishme, bashkëpunimet e mundëshme si dhe përfitimin e IPA fondeve nëpërmjet “Cross Border Cooperation” (CBC) në të mirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar Kasami.
Mes tjerash Kasami u shpreh se janë dakorduar që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen në dobi të qytetarëve me projekte konkrete në të gjitha sferat zhvillimore.

Lëvizja Besa nuk paraqet nismë për interpelancë ndaj zv/kryeministrit Grubi

0

Lëvizja Besa për momentin nuk do të paraqesë iniciativë për interpelancën e zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, Artan Grubi, tha për MIA-n deputeti i kësaj partie, Fadil Zendeli.

Duke komentuar situatën në Kuvend, Zendeli dyshon se qeveria ka mazhorancën në Kuvend, duke thënë se partitë në pushtet po ia kalojnë fajin opozitës për këtë.

“Nuk ka një gjë të tillë për momentin, por nuk përjashtoj që në të ardhmen si parti opozitare të mos paraqesim interpelancë për ministrat e BDI-së dhe për qeverinë në përgjithësi”, tha Zendeli.

Pema e shenjtë e Merjemes, një nga destiancionet e shpeshta të krishterëve të Egjiptit

0

Pema, për të cilën thuhet se nën hijen e saj u ulën Merjemja, djali i saj Isa a.s. dhe Jusufi a.s. (Familja e Shenjtë) gjatë udhëtimit të tyre nga Palestina në Egjipt, vlerësohet se ka një histori të gjatë rreth 3.000 vite.

Kajro,  FERDI BAYAT

Pema e hazreti Merjemes (Virgjiresha Mari), e cila ndodhet në rajonin Matarija në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, të cilin bota krishtere e konsideron të shenjtë, vazhdon të jetë një nga vendet më të vizituara nga turistë të huaj dhe vendor, raporton Anadolu Agency (AA).

Pema, për të cilën thuhet se nën hijen e saj u ulën Merjemja, djali i saj Isa a.s. dhe Jusufi a.s. (Familja e Shenjtë) gjatë udhëtimit të tyre nga Palestina në Egjipt, vlerësohet se ka një histori të gjatë rreth 3.000 vite.

Sipas informatave të marra në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit të Egjiptit, pema e hazreti Merjemes konsiderohet një qendër fetare dhe kulturore për vizitorët nga vende të ndryshme të botës.

Sipas disa informatave të ndryshme, disa ushtarë francezë në vitin 180 kanë gdhendur emrat e tyre në degët e pemës. Kjo ka ndodhur gjatë betejës në Ajn al-Shams midis ushtrisë osmane dhe asaj franceze. Emrat e gdhendur mund të shihen edhe sot e kësaj dite.

Sipas disa rrëfimeve, ushtarët francezë vuanin nga infektimi i lëkurës dhe besohej se ushtarët që vuanin, pasi që kishin nxjerrë një lëng nga pema dhe kishin lyer turpin e tyre ishin ndier më mirë.

Në mesin e figurave të rëndësishme nga e kaluara që kanë vizituar pemën e hazreti Merjemes, janë mbretëresha franceze Eugenia, si dhe historianët e njohur si Imam Sujuti dhe Al-Makrizi, si dhe arkeologu britanik Stanley Lane.

Mbretëresha Eugenia vizitoi rajonin në 1869, gjatë mbretërimit të Khedive Ismail.

Në këtë zonë jeton Hatixhe Mahmoud, e cila tha se hazreti Merjemja pushoi nën hijen e kësaj peme.

“Kjo pemë është e shenjtë për të gjithë ne”, tha Mahmoud.

Kosovë/ Tre persona në paraburgim, therrën me thikë një të mitur!

0

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje tre të mitur, të cilët dyshohet se e kanë therur me thikë një të mitur tjetër.Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Podujevë, në rrugën “19 Qershori”.

Policia ka bërë me dije se viktima është dërguar në QKUK.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar – të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Pendarovski: Nëse nuk ka rrymë për qytetarët, nuk do ketë as në presidencë!

0

“Qeveria është e vendosur që sezoni i ngrohjes të fillojë më 15 tetor dhe Shkupi nuk do të mbetet pa ngrohje. Le të jetë test nëse Qeveria me të gjitha masat e paralajmëruara për zbutjen e efekteve të krizës do ta kalojë atë test”.

Këtë e deklaroi mbrëmë kryetari i shtetit Stevo Pendarovski, i cili foli në lidhje me krizën energjetike dhe atë termike në RMV. Ai theksoi se kjo krizë do të jetë test për Qeverinë për premtimet e tyre para qytetarëve.

“Me sa di unë, rreth 60.000 shkupjan janë ngrohur me ngrohje termike dhe edhe nëse dështojnë këtu, do të shihet se në një pjesë nuk po e realizojnë atë që u kanë premtuar qytetarëve”, tha Pendarovski për “TV Telma”.

I pyetur nëse vila “Vodno” do të ngrohet me ngrohje nga 15 tetori, Pendarovski tha se nëse do të ketë ngrohje për të gjithë qytetarët e tjerë në Shkup, atëherë edhe vila “Vodno” do të ngrohet në të njëjtën mënyrë.

“Nëse nuk është në dispozicion për pjesën tjetër të Shkupit, do ta mbyllim ngrohjen. Ne nuk do të kemi asnjë privilegj në atë kuptim, ju garantoj”, tha Pendarovski./Telegrafi/