Pesëdhjetë e shtatë vjeçarja G.V. nga Tetova, dje (03-tetor) në ora 12:15 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 08:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.
Moti sot në RMV
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 10 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 15 deri 23 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil. Temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulta, ndërsa gjatë ditës do të shënojnë rritje.
Interi i fortë për Barcelonën
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza”, Interi e ka mposhtur Barcelonën si vendas me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për “Nerazzurët” e shënoi mesfushori Hakan Calhanoglu, i cili vulos rezultatin final 1:0 në minutën e 45+2’ të ndeshjes.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Barcelonën në Ligën e Kampionëve, ku në xhiron e kaluar u mposht nga Bayern Munichu me shifrat 2:0.
Po ashtu, krahas ndeshjes mes Interit e Barcelonës u zhvillua edhe takimi mes Liverpoolit dhe Rangers, ku “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp shënuan fitore me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi ylli anglez Trent Alexander-Arnold me një super gol në minutën e 7’ nga gjuajtja e lirë, kurse golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e shënoi Mohamed Salah nga pika e bardhë në minutën e 53’.
Ndërkaq, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Napolit, e cila e ka shkatërruar me rezultat 6:1 si mysafire gjigantin holandez, Ajax.
Më poshtë mund të gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich 5:0 Plzen
Marseille 4:1 Sporting CP
Ajax 1:6 Napoli
Club Brugge 2:0 Atletico Madridi
Eintracht Frankfurt 0:0 Tottenham
FC Porto 2:0 Bayer Leverkusen
Inter 1:0 Barcelona
Liverpool 2:0 Rangers.
Seanca e 86-të e Qeverisë, Grubi: Vendimet janë në interes të qytetarëve
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale ka bërë të ditur vendimet e Qeverisë nga seanca e 86-të.
Sipas tij, vendimet qeveritare janë në interes të qytetarëve.
Në seancën e 86-të të Qeverisë:
?miratuam Programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2022;
? obliguam EMV Maqedoni SHA të sigurojë energji të pandërperë termike për sezonin e ngrohjes në qytetin e Shkupit, edhe atë për komunat e Çairit, Aerodromit, një pjesë të komunës së Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës dhe Qendrës, si dhe sigurimin e energjisë termike për kompensimin e humbjeve në sistemin e ngrohjes;
? miratuam ndryshimet dhe plotësimet е Dekretit për kriteriumet dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive natyrore, ç’rregullimit të tregut të energjisë elektrike dhe përcaktimin e mënyrës së prodhimit të energjisë elektrike në gjendje krize;
?miratuam njoftimin për ndërprerjen e kontratave për koncesion të hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura në Parkun Nacional “Mali Sharr”;
?përcaktuam kahje për koordinim dhe përgatitje të procesit të skriningut që do të fillojë më 7 Nëntor;
?miratuam vendim për pjesëmarrje të pjesëtarëve të Armatës në misionet e NATO-s në Irak dhe Lituani.
Krasniqi: Qeveria Kurti ka dështuar me ekonominë!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se raporti i ri i Bankës Botërore e ka konfirmuar qëndrimin e tij se Qeveria Kurti ka dështuar në ekonomi.
Ai ka përmendur elementet negative të ekonomisë së Kosovës që përfshihen në këtë raport, duke thënë se Kosova po e përjeton krizën më të thellë ekonomike që nga paslufta.
“Nën këtë qeveri të papërgjegjshme, Kosova po kalon nëpër krizën më të thellë ekonomike që nga përfundimi i luftës. Dhe përballë tendencës qeveritare për të mbuluar dështimet e tyre me propagandë politike, janë qytetarët ata që mbi supet e tyre po e bartin barrën e rëndë të paaftësisë së qeverisjes së Albin Kurtit”.
Rama: “Jemi 1”, detin e Shqipërisë edhe Kosova do ta shfrytëzojë për tregti
Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë, e cila forcon edhe më shumë lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe dy popujve shqiptarë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka treguar se po bëhet zhdoganimi në Portin e Durrësit dhe se, nga sot, “deti ynë nuk do të jetë më i Kosovës vetëm për turizëm, por edhe për tregti.”
??Jena1??
?♂️ ????Ja ku ka nisur edhe zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën dhe deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti??❤️
#TëBashkuarJoTëNdarë?
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??
#SkaKohëPërPushim?♀️??♂️
Arritje historike / Gjimnazistët e Çairit shkojnë në NASA
Gjimnazistët nga Çairi shkojnë në NASA, krijuan aplikcionin më të mirë nacional
Nxënësit e Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu, me mentor Nderim Nagavcin, janë fituesit e garës kombëtare NASA Space Apps Challenge. Të rinjtë të cilët garuan në mesin e shumë ekipeve nga mbarë vendi, jo vetëm që morën vendin e parë, por edhe fituan të drejtën për të vizituar NASA’s Kennedy Space Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast përgëzoj këta djelmosha për suksesin e tyre dhe i inkurajoj të rinjtë e tjerë të ecin në këtë rrugë të arritjeve botërore me suksese edhe më të mëdha.
#SpaceAppsChallenge
#NASASpaceAppsMKD
Youth Community Center Cair – YCCC
U.S. Embassy North Macedonia
Mickoski: Bëjme koalicion edhe me BDI-në nëse fitojnë në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për TV24 ka theksuar se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme për tejkalimin e kësaj krize, për të cilën nuk ka zgjidhje qeverisja aktuale.
Lidhur me koalicionimet e mundshme paszgjedhore dhe se a do të bëjnë koalicion me BDI-në, Mickoski theksoi se do të bëjnë koalicion me këtë parti shqiptare nëse i fiton zgjedhjet.
“Për shkak të qeverisjes me Badenter në Kuvend, do të duhet të bëjmë koalicion me partinë që fiton në bllokun shqiptar, pra edhe nëse është BDI, edhe pse do të preferoja të ishte opozita shqiptare për momentin, ASH-ja dhe BESA”, ka deklaruar Mickoski.
Këto deklarime tregojnë se kreu i opozitës maqedonase ka ndryshuar qasjen ndaj BDI-së, pasi që muaj më parë kishte theksuar se përjashton koalicionimin me këtë parti. (INA)
Bunkeri, shtëpia e re e Vladimir Putinit
Në të njëjtën kohë kur dhoma e parlamentit rus miratoi në mënyrë unanime aneksimin e 4 rajoneve ukrainase, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, presidenti Zelensky firmosi një dekret duke thënë se është e pamundur të negociohet me presidenti rus Vladimri Putin, por lë të hapur bisedimet me Rusinë nën një udhëheqje tjetër.
18 përqind e territorit të Ukrainës tani do ti përfshihen hartës së Rusisë, pas nënshkrimit përfundimtar nga presidenti Putin, që pritet të bëhet të martën, zhvillim ky që e ka çuar luftën në një nivel të ri rreziku, atë bërthamor.
Vetë Putin ka thënë se çdo përpjekje për të rimarrë këto territore të aneksuara do të konsiderohet sulm ndaj vetë Rusisë, ndaj nuk përjashtohet mundësia e një sulmi bërthamor. Në vijim të këtyre deklaratave media britanike The Times thotë se Putin po përgatit forcat e tij të armatosura për të kryer një provë bërthamore në kufijtë e Ukrainës, duke cituar një raport të dërguar nga NATO tek vendet anëtare.
Raporti i inteligjencës paralajmëron për veprime të mundshme nga Moska, përfshirë atë të testimit të nëndetëses Poseidon të pajisur me një armatura atomike. Sipas burimeve të tjera, një tren ushtarak rus nga divizioni bërthamor është nisur për në Ukrainë.
Ndërsa vetë Kremlini thotë se 200 mijë trupa janë mobilizuara tashme. Media daily mail shkon edhe më larg duke thënë se të gjitha këto vendime puti po i merr nga një bunker në Siberinë e largët ku po strehon me shpejtesi të afërmit e ngushtë të tij,. Këshilli Bashkiak i Kievit raportoi nga ana tjetër se po siguron qendrat e evakuimit dhe po furnizon banorët me tableta jodi për trajtimin e helmimit nga rrezatimi, në cdo rast.
Me shqetësimet në rritje SHBA po shqyrton se si t’i përgjigjet , por thotë se nuk shikon një rrezik të afërt për sulm bërthamor, megjithatë ata thonë se i kanë marrë shumë seriozisht deklaratat e Putin dhe se i kanë përcjellë paralajmërimet e tyre në Kremlin.
Këtë të martë, administrata Biden po ashtu njofton pakon e re të ndihmës për sigurinë për Ukrainën që përfshin sistemin HIMARS të raketave, municione, mina dhe automjete rezistente ndaj minave. /TCH
KB Teuta largohet nga Superkupa mbarëkombëtare
Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj është tërhequr nga Superkupa mbarëkombëtare, gjysmëfinalet e së cilës luhen sot në Mitrovicë (Kosovë). Lajmin e konfirmoi Federata Shqiptare e Basketbollit, që ka sqaruar se arsyeja e tërheqjes është problemet shëndetësore që kanë patur lojtarët e këtij ekipi.
Presidenti i ekipit durrsak, Arqile Gorea, ka njoftuar FSHB-në për këtë tërheqjes të minutës së fundit. Në gjysmëfinale, Teuta kampione e Shqipërisë, duhej të luante ndaj Tiranës, e cila, pas tërheqjes së ekipit durrsak, është kualifikuar dirkt në finale.
Gjysmëfinalja tjetër e Superkupës është ajo mes dy skuadrave kosovare të Golden Eagle Ylli dhe Trepça. Fituesja që do të dalë nga kjo përballje do të luajë me Tiranën. Ky event është pjesë e Ligës Unike në basketboll, turneu që bashkon skuadrat nga Shqipëria dhe Kosova.





