Home Blog Page 2871

Bexheti: Komuna Saraj gjithmonë punon për të mirën e fëmijëve

0
Përfundon Këndi i ri i lojërave për fëmijë në vendbanimin Radushë
Nga bashkëpunimi i suksesshmëm mes Komunës së Sarajit, Fondacionit për Nisma Arsimore dhe Kulturore “HAP PAS HAPI” dhe Fondacionit “ALBIZ” përfunduan me sukses punimet për ndërtimin e këndit të lojërave në oborin e shkollës fillore Faik Konica.
Komuna e Sarajit gjithmonë ka qenë dhe do ngelet përkrahëse e ideve dhe projekteve që krijohen për të mirën fëmijëve duke ju krijuar kushte për kryerjen e aktivitete sportive dhe argëtim.

Taravari kritikon MASH-in, nxënësit ende nuk kanë libra shkollorë!

0

Kryetari U.D kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përemes një postimi në rrjetin social facebook ka uruar mësuesit me rastin e ditës botërore,5 Tetori.

Taravari kujton që edhe pse jemi në muajn e dytë të vitit shkollor ende nuk ka libra për nxënësit!

Sot është Dita Botërore e Mësuesëve. Me rastin e kësaj dite urojmë të gjithë mësuesit tanë kudo që janë dhe gjejmë rastin të apelojmë për situatën tronditëse që ka sjellë mungesa e librave shkollorë.
Jemi në muajin e dytë të vitit shkollor dhe Ende Nuk Ka Libra…
Mësuesit dhe prindërit janë të shqetësuar…

“Iphone 14” njoftoi urgjencën për ndeshjen e pesë të rinjve!

0

Sensori i zbulimit të përplasjeve në iPhone 14 ka njoftuar policinë për një aksident tragjik në Nebraska, SHBA.

Sipas mediave të huaja, një makinë e zezë u përplas me një pemë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pesë djem të rinj humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një vajzë 24-vjeçare ndërroi jetë më vonë në spital.

Menjëherë pas përplasjes, një iPhone 14 që i përkiste një prej pasagjerëve njoftoi shërbimet e urgjencës në vendngjarje. Sensori në iPhone 14 dha alarmin për aksidentin në një kohë që në vendngjarje nuk kishte asnjë dëshmitar.

Megjithëse shkaku i përplasjes mbetet nën hetim, policia tha se ata u thirrën në vendngjarje pasi iPhone zbuloi se ishte në një aksident dhe thirri automatikisht policinë pasi përdoruesi i telefonit nuk reagonte.

IPhone 14 përmban një sensor të ri me një përshpejtues me forcë të lartë që zbulon kur përdoruesi ka qenë në një aksident me makinë. Funksioni, i quajtur ‘zbulimi i përplasjes’, aktivizohet vetëm kur udhëtoni në një automjet./CNA.al

Drejtori Saidi dhe Danella Arsovska në terren, rikonstruohen 26-të rrugë në Gjorçe Petrov

0

Qyteti i Shkupit po rikonstruon 26 rrugë në Gjorçe Petrov

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtori i JP Rrugë dhe rrugica, Said Saidi, inspektuan fazën përfundimtare të ndërtimit të 26 rrugëve në komunën e Gjorçe Petrovit me sipërfaqe të përgjithshme prej 16.000 metra katrorë.

Drejtori i JP Rrugë dhe Rrugica, Said Saidi, theksoi në inspektim se prej ditës së djeshme ka nisur puna për përgatitjen e asfaltimit të rrugëve, të cilat janë pjesë e fazës finale të projektit, me gërmimin e asfaltit të kreshtës, vendosja e një shtrese tampon dhe afrimi i asfaltimit me masë të re asfaltike, e cila do të përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve që jetojnë këtu, si dhe do të ndikojë në përmirësimin e sigurisë në komunikacion.

 

Samiti i Pragës, dimri evropian dhe pritshmëritë e Maqedonisë…

0

Nuk është një organizatë, nuk është një komunitet formal, madje as synohet të jetë zëvendësues i anëtarësimit të plotë në BE. Atëherë – çfarë është Komuniteti Politik Evropian, samiti i parë i të cilit do të mbahet nesër në Pragë? Forum – tani për tani është fjala neutrale që adreson realizimin e idesë së fundit të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili i pari hodhi në treg termin “Komuniteti Politik Evropian”. Siç u njoftua atëherë, qëllimi është krijimi i një formati në të cilin të gjitha vendet e kontinentit që duan të ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta: jo vetëm ata që janë anëtarë të BE-së, por edhe ata që duan të jenë, madje edhe ata që janë larguar, si Britania e Madhe. Kjo është arsyeja pse, në samitin e nesërm në Republikën Çeke – vendi që aktualisht kryeson me Këshillin e BE-së, përveç 27 vendeve anëtare të BE-së, janë ftuar edhe 17 vende të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën, Norvegjinë, Islandën, Lihtenshtajnin, Turqia, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, transmeton Populli.mk nga DW.

Pagesa e ndihmave sociale filloi që nga dita e sotme

0

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se sot ka filluar pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe nga mbrojtja civile për muajin shtator të vitit 2022.

“Shfrytëzuesit e të drejtave monetare që posedojnë kartelë pagesore, do të mund të tërheqin para nga bankomatët, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa pa para në rrjetin e shitjeve ose në mënyrë elektronike dhe celulare nga sot, 5 tetor 2022”, informojnë nga Ministria.

Për të shmangur tollovitë para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për shfrytëzuesit që nuk përdorin kartela, pagesa do të kryhet në dy grupe në të gjitha filialet e hapura të bankave, sipas renditjes së vendosur sipas rendit alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit: më 05.10.2022 janë A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, S; I, J, K, L, LL, ndërsa nesër me datë 06.10.2022 janë M, N, NJ, O; P, R S, T, Q, U, F, X, C, Ç, XH, SH.

Maqedoni, Gjykata Kushtetuese sot do të shqyrtojë pesë nisma

0

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancë në rend dite të së cilës janë pesë nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Në rendin e ditës është nisma e paraqitur sipas nenit 91 paragrafi 2 të Ligjit për falimentimin në pjesën: “Kreditori i referuar në kontest përgjigjet për dëmin që mund të shkaktohet nga zhvillimi i kontestit nëse kërkesa refuzohet si e pabazuar”.

Para gjykatësve sot do të jetë edhe nisma e dorëzuar sipas nenit 65 paragrafi 2, në pjesën: “Ligji për kundërvajtje” dhe paragrafi 3 edhe në pjesën: “Ligji për kundërvajtje”, si dhe nenit 66a paragrafi 1, në pjesën: “Komisioni i kundërvajtjes” nga Ligji për veprimtarinë turistike.

Në seancën e sotme, do të shqyrtohet edhe nisma për Vendimin për dhënien e pëlqimit nga 18 gusht të vitit 2021 e miratuar nga Këshilli i Komunës së Negotinës dhe Konkluzioni për publikimin e Vendimit për dhënien e pëlqimit për publikimin e vendimit, nga 5 gusht të vitit 2021, të NP “Komunalec” Negotinë nga 20 gusht i vitit 2021, miratuar nga Këshilli i Komunës së Negotinës në seancën e pesëdhjetë e një të rregullt të Këshillit të Komunës së Negotinës.

Në rendin e ditës të seancës së sotme është nisma e parashtruar në nenin 84 paragrafi 1 të Statutit të Odës Stomatologjike të Maqedonisë.

Gjykatësit do të diskutojnë edhe për nismën e dorëzuar nga partia politike E Majta nga Shkupi, e cila i referohet pikës 5 të Udhëzimit për reklama politike me pagesë për zgjedhjet lokale 2021 nga data 21.09.2021.

Ganiu mirëpriti gjimnazistët që fituan në garën e NASA-s

0
Gjimnazistët nga Çairi të cilët dje u shpallën kampionë të garës me renome botërorë NASA Space Apps Challenge duke krijuar aplikacionin më të mirë nacional, i pritëm sot me nënkryetaren Sermine Purrinin në Komunën e Çairit.
Nxënësit të shoqëruar nga drejtori e Shkollës së Mesme “Zef Lush Marku”, Faruk Zeqiri ku edhe mësojnë dhe mentori Nderim Nagavci, koordinator i Qendrës rinore në Çair – YCCC dhanë shpjegimin se si kanë arritur ta krijojnë aplikacionin nacional që edhe u shpall më i miri në mesin e një numri të madh të ekipeve që garonin.
Nxënësit Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami, Endrit Shaqiri dhe Andi Ganiu me faktin që morën vendin e parë në garën NASA Space Apps Challenge, fituan edhe të drejtën për të vizituar NASA’s Kennedy Space Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit të sotëm të rinjtë i inkurajova të vazhdojnë në këtë rrugë dhe i binda se me vet faktin që ata krijuan një aplikacion kaq të rëndësishëm të njohur nga vet NASA, do të jenë faktor i padiskutueshëm edhe në krijimin e një ardhmërie sa më të ndritshme për të gjithë shoqërinë.
Youth Community Center Cair – YCCC
U.S. Embassy North Macedonia

Bastisje në Manastir, gjendet kokainë dhe marihuanë

0
Droga

Nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë SPB Manastir e kanë privuar nga liria D.Ç. (26) nga Manastiri.

Siç njofton MPB-ja, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë dhe sende tjera me mbetje të materies së panjohur.

Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, theksojnë nga MPB-ja.

Elon Musk ndryshon mendje, i gatshëm për të blerë “Twitterin”

0

Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen rreth blerjes së Twitterit, dhe tani ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për blerjen e kësaj platforme të medias sociale.

Në një letër dërguar kësaj kompanie, Musk është pajtuar të paguajë çmimin që kishte ofruar disa muaj më herët, përpara se të tërhiqej nga marrëveshja.

Ky ndryshim i qëndrimit vjen vetëm disa javë para se të dyja palët pritej të përballeshin në gjykatë për këtë çështje.

Twitter, që a ka paditur miliarderin Musk për të tentuar që ta detyrojë që të vazhdojë me marrëveshjen për blerjen e kompanisë, pritej që të fitonte procesin gjyqësor.

Në letër, avokatët e Muskut, thanë se ai dëshiron që të vazhdojë me kompletimin e transaksionit, dhe ka kërkuar që t’i jepet fund betejës ligjore.

Një zëdhënës i Twitter-it tha se kompania ka pranuar letrën dhe planifikon që të mbyllë marrëveshjen me çmimin prej 54.20 dollarë për aksion, aq sa kishte ofruar Musk në muajin prill.

Ky vendim i Muskut bëri që aksionet e Twitter-it të rriteshin për më shumë se 20 për qind apo 52 dollarë për një aksion. Megjithatë, vlera e një aksioni është më e ulët sesa çmimi që Musk ka ofruar.

Kur Musk fillimisht shpalosi dëshirën e tij për ta blerë Twitter-in për 44 miliardë dollarë, ai tha se dëshironte që të hiqte llogaritë e rreme dhe ta ruante platformën si një vend për lirinë e shprehjes.

Por, miliarderi u tërhoq nga blerja e kompanisë vetëm disa javë më vonë, duke thënë se kishte shqetësime se numri i llogarive të rreme në platformë ishte më i lartë sesa Twitter kishte deklaruar.

Drejtuesit e Twitter-it kanë hedhur poshtë këto akuza, duke argumentuar se Musk – personi më i pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 220 miliardë dollarësh – dëshironte që të tërhiqej nga marrëveshja për blerjen e platformës për shkak të çmimit.

Akuzat e ndërsjella u pasuan nga një rënie të madhe të vlerës së aksioneve të teknologjisë, përfshirë edhe të Tesla-s, kompanisë që prodhon makina elektrike dhe që është në pronësi të Elon Musk./ Radio Evropa e Lirë