14.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2801

Kuvend, vazhdon debate për emërimin e Penovit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale

0

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë seanca e 88-të, ku do të debatohet për emërimin e Risto Penovit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale dhe për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues.

Propozimi që Penov të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale vjen pasi bashkë-partiaku i tij dhe paraardhësi Goran Milevski dha dorëheqje nga posti për arsye personale.

adv

Parashikimi i motit

0

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 18 deri në 24 gradë.

adv

KOMUNA E ÇAIRIT I BASHKOHET LUFTËS GLOBALE KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT

0

Në praninë e mjekëve më eminentë në vend nga fusha e radiologjisë, onkologjisë dhe kirurgjisë dhe të shumë zonjave të respektuara, sot Komuna e Çairit në bashkëpunim me Shoqatën “Ezra” iu bashkëngjit luftës globale kundër kancerit të gjirit.

“Është një fakt i pamohueshëm se duhet të flasim dhe të kemi një ndikim të rëndësishëm në ndërgjegjësimin kolektiv për rreziqet e kancerit të gjirit më shumë se një ditë, më shumë se një muaj, sepse numri i grave të prekura nga kjo murtajë e shekullit po rritet në një ritëm shumë të shpejtë”, tha mes tjerash para të pranishmëve kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai po ashtu vuri në dukje faktin se një ekzaminim mjekësor, mbështetja, guximi dhe mosdorëzimi janë gjërat që duhet të jenë prioritet për ato gra që luftojnë kancerin e gjirit, ato që kanë dyshimin më të vogël se mund të preken nga kanceri apo ato që ndoshta nuk janë as të vetëdijshme se kanë arritur një fazë më të avancuar të kancerit, ose mund të jenë edhe në fazat e hershme.

“Le të mos e lëmë kancerin të thotë fjalën e fundit, sepse shpresa është si dielli, i cili hedh pas nesh hijen e barrës derisa udhëtojmë drejt tij. Të gjithë e kemi fjalën e fundit nëse ndërhyjmë në kohë”, tha Ganiu. Para të pranishmëve foli edhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatws “Ezra” Liridona Beqiri-Limani e cila foli për eksperiencën personale të kancerit të gjirit përjetim nga nëna e saj. Ajo inkurajoji të gjitha gratë që të kryejnë konsultat dhe ekzaminimet e nevojshme që janë më se të domosdoshme.

Drejtori i Klinikës Universitare për Kirurgji, Nexhati Jakupi përçoi porosinë se sa më të shpejta të jenë intervenimet përmes kontrolleve të nevojshme nëse vetëm se ka dyshime për ekzistim të kancerit, aq më të mëdha janë gjasat  për mbijetesë.

Edhe drejtori i Klinikës për Onkologji Nikolla Vasev-Nino bëri porosinë se përmes kontrolleve dhe ekzaminimeve mund të shpëtohen shumë jetë.

adv

Aksident në Selanik, lëndohen 5 shtetas të Maqedonisë së Veriut

0

Pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë mbetur të lënduar, por jashtë rrezikut, në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth gjysmë ore pas mesnate në rrugën Ignacia Odos, në afërsi të kryqëzimit Amfipoli Ser në Selanik.

Automjeti në të cilin po transportoheshin të plagosurit në rrethana të paqarta ka dalë nga rruga. Siç raportojnë mediat greke, zjarrfikësja është thirrur për të ndihmuar në nxjerrjen e shoferit.

Të gjithë pasagjerët, sipas mediave greke, kanë lëndime të lehta. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga Rruga e Asprovaltës.

adv

Mbretëria e Jordanisë e mbështet Maqedoninë për anëtarësim në Unionin për Mesdheun

0

Në kuadër të vizitës së parë të punës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me zëvendësministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigracionit, Ajman Safadi.

Siç njoftoi MPJ-ja, në fokus të bisedimeve ishin temat lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Jordanisë në nivel bilateral dhe multilateral, si dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë në periudhën që vijon. E një rëndësie të veçantë ishte nënshkrimi i Protokollit për Bashkëpunim ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme, që lehtëson dhe inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë në politikë, ekonomi, shkencë, kulturë dhe në fusha të tjera me interes.

“Vizita e sotme paraqet konfirmim të zotimeve të përbashkëta për intensifikimin e marrëdhënieve, veçanërisht në pjesën e ekonomisë, relacioneve të biznesit dhe lidhjeve kulturore. Sinqerisht, pres që niveli i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit, të intensifikohet me rritje të dinamikës, pasi që e ndajmë përkushtimin e njejtë për paqe dhe stabilitet si në rajon ashtu edhe në botë”, theksoi Osmani.

Në takim, siç njofton MPJ-ja u bë fjalë edhe për interesimin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Union, me ç’rast Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e pahamendshme të Jordanisë për realizimin e këtij qëllimi.

“Anëtarësimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut në Unionin, për Mesdheun do të sigurojë rrjetëzim dhe integrim më të ngushtë në strukturat evropiane që punojnë me rajonin e Mesdheut dhe ndërveprim më të mirë me fqinjin jugor të Bashkimit Evropian. Më tej, do të kontribuojë për bashkëpunimin më të ngushtë mes vendeve tona për të forcuar rajonin e Mesdheut dhe për të krijuar mundësi të reja për projekte të reja në drejtim të krijimit të një rajoni më të fortë dhe më gjithëpërfshirës”, konkludoi Osmani.

 

adv

Nga nesër ‘fiken’ autobusët – Të punësuarit hyjnë në grevë

0

Të mërkurën pas orës 12 qytetarët bëjnë mirë të mendojnë një alternativë tjetër, përveç transportit publik, për të lëvizur nëpër kryeqytet, sepse autobusët mund të fikën dhe të parkohen para qeverisë, pasi të punësuarit hidhen në grevë për shkak të borxhit që pushtetit qendror i ka Ndërmarrjes për Qarkullim Publik, shkruan Alsat.

Nga Qyteti i Shkupit kërkojnë që Qeveria urgjentisht të shlyej borxhin që ndërmarrja të ketë para për pagat e të punësuarve, shumë e cila do të mbulojë vetëm rrogat për shtatorin dhe tetorin. Shpenzimet mujore për rrogat arrijnë deri në 65 milion denarë. Sekretari i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, tha se ndërmarrja është në gjendje katastrofike. Sipas tij 2 milion euro është borxhi i Ministrisë së Arsimit për transportin e nxënësve dhe studentëve, 40 milion denarë është borxhi i komunave dhe 90 milion denarë është borxhi i trashëguar.

“Përderisa ai që ka borxh nuk shlyen detyrimin  që ka, pas orë 12 mos prisnin për autobus”, tha Zoran Gligorov-sekretar i Qytetit të Shkupit.

Por një orë më vonë Kryetarja e Qytetit të Shkupit tha se transport do të ketë edhe pas orës 12.

“Jo, transporti publik në Qytetin e Shkupit do të funksionojnë aq kohë sa do të mundet. Do përpiqemi deri në momentin e fundit që t’u shërbejmë qytetarëve, ndërsa autobusët që nuk do të qarkullojnë do t’i parkojmë para Qeverisë dhe të gjitha institucioneve deri në momentin që nuk realizojnë detyrimet e tyre”, u shpreh Danella  Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

Në këtë gjendje kaotike në Ndërmarrjen për Qarkullim Publik, kryetarja e Qytetit të Shkupit  Danella Arsovska, vazhdon të premtojë transport publik falas, që sipas saj do të nis të zbatohet në gjysmën e dytë të vitit 2023.

Ndërkohë u krijua një tjetër paqartësi. Ndërsa nga Qyteti i Shkupit thonë se të mërkurën do të nisin grevën para Qeverisë, tre sindikatat dolën me komunikatë të përbashkët ku informonin se do të hidhen në grevë në orën 11 te objekti i NQP-së.

adv

Ndihma përmes shkurtimit të pagave!

0

Rreth 180 mijë qytetarë ose 10% e popullsisë së Maqedonisë të cilët janë në gjendje të rëndë sociale do të marrin ndihmën e qeverisë. E hapur mbetet çështja për uljen e pagave të administratorëve. Sindikatat kanë paralajmëruar për shkurtim të pagave të punëtorëve në administratë

Besa IBRAIMI

Shkup, 18 tetor – Qeveria miratoi masa për ndihmë financiare për rastet sociale, të papunët dhe pensionistët me paga të ulëta. Kjo masë vlen vetëm për 4 muajt e ardhshëm dhe nuk bëhet fjalë për rritje të ndihmës sociale. Para do të jepen për kategoritë vulnerabël që nuk kanë marrë ndihmë nga shteti, ndërsa në kategorinë e të papunëve janë vetëm të falimentuarit dhe pensionistët me pensione deri në 14.000 denarë, kurse personat me paga të ulëta nuk merren parasysh në masat e reja. Inflacioni në rritje tashmë ka ngrënë një pjesë të të ardhurave të qytetarëve, ndaj pyetja është se a do të mjaftojë kjo ndihmë përderisa kostoja e jetesës është rritur në 18.7% në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, ushqimi është shtrenjtuar deri në 30% në bazë të të dhënave zyrtare. Se a do të mjaftojë kjo ndihmë për tu përballur me krizën, nuk është e sigurt as ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençeska. Ajo konsideron se duhet më shumë ndihmë por thekson se me masën e re do të marrin ndihmë një numër i madh i qytetarëve. “Gjithmonë është e mundur të bëhet më shumë, por duhet të kemi parasysh se me këtë grup masash kundër krizës do të mbulohet 180.000 qytetarë”, tha Trençevska.
Trencevska gjithashtu theksoi edhe masat e miratuara më parë për rritje konstante të pagave, si dhe rritjen e pagës minimale dhe pensioneve. Ajo thotë se është sipas politikave për monitorimin e inflacionit dhe rrjedhimisht rritjen e pagave. “Metodologjia për pagën minimale dhe rregullimin e pensioneve është krijuar për të monitoruar rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare dhe kjo është një zgjidhje sistematike e problemeve me rritjen e pagave dhe rritjen e pensioneve”,tha Trençevska. Ajo gjithashtu shtoi se sistemi shtetëror në vazhdimësi do të monitorojë rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare, dhe në përputhje me rrethanat do të rriten dhe përshtaten pagat. Por nga ana tjetër  sindikatat  paralajmërojnë  se nga ana e qeverisë po planifikohet ulje e pagave të disa punonjësve në administratë. Sindikata e AOGJSH-it fillimisht ka reaguar rreth paralajmërimit për shkurtim të pagave të punëtorëve në administratë. Më pas nga kjo organizatë u paralajmërua se ka plan qeveritar që një përqindje e të punësuarve të punojnë nga shtëpia dhe në këtë mënyrë pagat e tyre do të ulen nga 10 deri në 30%, si dhe se ekziston mundësia e pezullimit dhe anulimit të kontratave kolektive. “Nuk do të lejojmë uljen e të drejtave të punëtorëve përmes shkurtimit të pagave, mospagesës së shtesave dhe kompensimeve nga paga. LSM dhe sindikatat e degëve pranë LSM-së nuk do të japin pëlqimin për asnjë ndryshim dhe plotësim të kontratave kolektive në drejtim të uljes së të drejtave të punëtorëve”, thuhet në reagimin e Sindikatës. Pas reagimeve të sindikatave kryeministri Kovaçevski tha se nuk do të ulen pagat e punëtorëve. Sipas Kovaçevskit me planin për konsolidimin fiskal të miratuar nga qeveria planifikohet të zvogëlohen shpenzimet e institucioneve duke kursyer para. Disa institucione që kanë numër të madh të punonjësve duhet të vlerësojnë nëse kanë nevojë konstante për të gjithë apo nëse disa punonjës mund të shkojnë me pushime për të kursyer energji elektrike. Me paga më të ulëta mund të mbeten drejtorët e kompanive publike, sidomos ato që janë në humbje. Pakoja e masave për përballje me krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve të propozuara nga qeveria tashmë është në shqyrtim në ministri dhe pasi të propozohen ndryshimet e nevojshme në disa ligje do të shkojë në Parlament për miratim.

adv

Pacienti kërkon ilaçin, sulmohet nga drejtori i spitalit në Shkup

0

33 vjeçari Marko Josifovski vuan nga një formë e rëndë të hemofilisë. Një javë më parë shkoi në Klinikën e Transfuziologjisë për të marrë dokument i cili do të dëshmon se nuk ka ilaç për sëmundjen e tij. E në vend se të merr ilaçin u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga drejtori i Klinikës Venko Stomnaroski.
“Filloi të më tërheq, të më nxjërr nga spitali dhe më thot se nuk mund të hyjë brenda, une thoja se unë guxoj të hyjë brenda dhe se ky institucion duhet të jetë transparent. Me tërhiqte jashtë, më shtyu”, deklaroi Marko Josifovski-pacient.

Gazetari: Ti vetëm kërkoje dokument me të cilën do të dëshmoje se ilaç nuk ka, por të gjithë e dijmë se ka ilaç?

Ata thonë se nuk ka mjaftueshëm nga ky ilaç dhe në qoftë se mua më japin sasi të caktuar për operacionin që e kam të nevojshme dhe do të ma ndryshojë totalisht kualitetin e jetës dhe do të më shpëton të mos mbes invalid nuk do të ketë për pacient tjerë, deklaroi Marko Josifovski-pacient.

Se ka lëndime trupore dëshmojnë edhe raportet mjekësore ku thuhet:

“Gjatë kontrollit vërehet ënjtje, ngurtësim fillestar në pjesën e pasme të gjurit të djathtë, ënjtje në kyçin e majtë të dorës”, thuhet në raportin mjekësor.

Rasti është paraqitur edhe në polici dhe se po punohet në zbardhjen e rastit.

“Më 12 10 2022 në ora 16:00 në stacionin policor në Qendër, M.J 33 vjeçar nga Shkupi paraqiti se rreth orrës 9:00 në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza, pas një zënke ka qenë i sulmuar nga i punësuari në këtë institucion. Po ndërrmeren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ndërkohë kërkuam edhe prononcim nga drejtori i Klinikës së Transfuziologjisë, Venko Stomnaroski ndërsa ai tha se të enjten do të jetë i gatshëm të flet për rastin.

adv

Në Maqedoninë e Veriut filluan aktivitetet për përpilimin e Strategjisë Nacionale për Rini

0

Sot në Maqedoninë e Veriut ka filluar debati publik për përpilimin e Strategjisë Nacionale për Rini për periudhën prej vitit 2023 deri në vitin 2027, aktivitetet që organizohen nën ombrellën e Agjencisë për Rini dhe Sport, transmeton Portalb.mk.

Në këtë Strategji planifikohet futja e principeve themelore dhe fushave përmes së cilave planifikohet realizimi i të drejtave, nevojave dhe interesave të të rinjve deri në vitin 2027. Agjencia për Rini dhe Sport do të kujdesët për përpilimin e kësaj Strategjie.

“Sot të rinjtë do të marrin pjesë në krijimin dhe realizmin e politikane që direkt i prekin, përmes mundësive të barabarta, lirinë e shprehjes dhe rritjen e kualitetit të jetës, më shumë vende të punës dhe më cilësore. Vazhdojmë të krijojmë kushte për t’i mbajtur të rinjtë këtu”, deklaroi drejtori i ARS, Naumçe Mojsovski.

Partnerë të Agjencisë në përpilimin e Strategjisë janë edhe UNDP, OSBE dhe UNFPA.

“Për fat të keq, përveç pandemisë, Maqedonia e Veriut po dëshmon edhe zvogëlimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike dhe vendimmarrje. Mospjesëmarrja e të rinjve në jetën demokratike e dobëson demokracinë, prandaj është e nevojshme që të motivohen dhe të riangazhohen të rinjtë, veçanërisht tani në marrjen e vendimeve në nivel lokal dhe nacional”, deklaroi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemend Koja.

Agjencia ka sqaruar që me ngjarjen e 17 tetorit do të shënohet fillimi i përpilimit të Strategjisë Nacionale për Rini 2023-2027, proces që përfshin institucionet shtetërore, njësitë nga vetëqeverisja lokale, organizatat qytetarët, bashkësitë ndërkombëtare dhe të gjithë palët e përfshira për politika rinore.

Deri më 5 tetor të rinjtë e Maqedonisë së Veriut kanë pasur mundësi të aplikojnë për të marrë pjesë në grupet për përpunimin e Strategjisë Nacionale për të Rinjtë 2023-2027. Aktivitetet do të realizohen në forma të ndryshme në periudhën prej muajit tetor deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.

“Me ngjarjen do të shënohet fillimi i përpilimit të Strategjisë Nacionale për Rini 2023-2027. Procesi përfshin institucionet shtetërore, njësitë nga vetëqeverisja lokale, organizatat qytetarët, bashkësitë ndërkombëtare dhe të gjithë palët e përfshira për politika rinore”, sqarojnë nga Agjencia për Rini dhe Sport, si bartëse e këtij projekti.

adv

Shkupjani përleshet edhe fizikisht me kontrollorin e biletave të autobusit në NQP

0

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur një Konfrontim fizik mes një shkupjani dhe kontrollorit të biletave të autobusit në NQP.

Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.

“Më datë 16.10.2022 në orën 08:20 është raportuar se në zonën e Kisella Vodës, në autobusin me nr. 67 të NQP-së, pas një debati të mëparshëm për kontrollin e biletave, është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik mes I.S.(38), i punësuar si kontrollor në NQP dhe pasagjerit N.Z (48), të dy nga Shkupi”, thonë nga MPB.

adv