27.8 C
Skopje
E shtunë, 30 Maj, 2026
Home Blog Page 2808

Bujqit dhe blegtorët kalojnë në shitje online

0

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka bërë që shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut t’iu drejtohen bujqve dhe fermerëve për t’u furnizuar me qumësht, prodhime të qumështit si dhe me produkte të tjera sikurse fasule, bizele, lakra, patate, domate, speca por edhe me mish, vezë e gjëra tjera ushqimore.

Kultivuesit e këtyre produkteve thonë se janë të detyruar t’i sheshin ato me pakicë dhe me çmime pak më të larta, pasi kompanitë e mëdha i marrin ato me çmime të papërfillshme, ndërsa pagesat i marrin me disa muaj vonesë.

Ekrem Idrizi nga Tetova tash disa vjet merret me blegtori, por kostoja e lartë e mbjelljeve bujqësore për sigurimin e ushqimit për dhjetë lopët që ka, dhe çmimi i ulët i qumështit që e marrin fabrikat e përpunimit të qumështit, e kanë vështirësuar biznesin e tij familjar.

Një litër qumësht në dyqane ushqimore shitet mes 80 dhe 90 denarë apo deri në 1.50 euro, ndërkohë që ai e shet jo më shumë se 29 denarë apo rreth 50 centë.
Në një situatë të tillë, ai kërkon forma tjera për të shitur qumështin me pakicë, por me çmim pak më të lartë, pasi në të kundërtën, thotë do të detyrohet të mbyllë biznesin e tij.

“Më së paku çmimi për qumështin duhet të jetë afër 40 denarë [60 centë]. Unë ende nuk kam arritur të paguaj harxhimet për mbjelljet pranverore. Mirëpo, kjo nuk ndodh pasi ata shohin punët e tyre pasi s’ka se kush i kontrollon. Unë ende nuk kam arritur të paguaj harxhimet për mbjelljet pranverore dhe me këto krerë lopë që kemi, ne mezi arrijmë të mbijetojmë si familje, asgjë më shumë”, thotë Idrizi duke drejtuar gishtin nga institucionet, të cilat, sipas tij, “përveç premtimeve nuk ka bërë asnjë për të ndihmuar bujqit dhe blegtorët apo për të mbrojtur çmimin e prodhuesve vendorë.

Kriza ekonomike ka detyruar bujqit dhe blegtorët në Maqedoninë e Veriut të bëjnë gjithçka për të gjetur tregje të reja, përfshirë edhe porosi nëpërmjet internetit.

Një kilogram bishtaja ofrohet për 60 denarë (1 euro) kungulli 15 (0.25 centë), por edhe djathi për 300 denarë (5 euro). Këto produkte mund të blihen online, nëse blerësit arrijnë të merren vesh drejtpërdrejt me fermerët. Çmimet e tyre në dyqane ushqimore janë tri herë më të larta.

Në mesin e tyre që blen online është edhe Snezhana Todorovska nga Shkupi, e cila gjatë pandemisë filloi që për herë të parë të blinte fruta dhe perime me çmim më të lirë nga shtëpia.

“Guxova dhe iu përgjigja disa reklamave dhe u morëm vesh që ai të më dërgonte një arkë me fruta dhe perime. Njerëzit kanë të drejtë, vinin dy herë në muaj personalisht dhe frutat mi dërgonin me postë. Ja, për shembull, gjithë verës kam blerë qershi të bukura për 80 centë për kilogram, ndërkohë që në dyqane shiteshin deri në 1.50 euro”, thotë Todorovska.

Borkica Jakimovska thotë se ka gati dy vjet që blen qumësht tri herë në javë, direkt nga një fermer nga Shkupi.

“Qumështin e sjellin në shtëpi, në shishe plastike prej 1.5 litërsh, me çmim prej 75 denarë (1.30 euro)”. Kështu, thotë ajo,e dhe kursen dhe blen qumësht me cilësi shumë më të lartë.

Sasho Mitkov nga qyteti i Koçanit thotë se është i zemëruar nga mullisët, të cilët grurin e blejnë me çmim shumë të ulët, andaj vendosi që 1.300 kilogramë grurë t’i shesë përmes internetit, por ai ankohet se edhe aty njerëzit synojnë ta marrin grurin me çmim të lirë.

“Është shumë e vështirë, thirrën disa njerëz, çmimi është shumë i lartë, duan diçka më të ulët, i kam kërkuar 20 denarë, kështu që e kam zbritur në 19, por ata kërkojnë 17. Dhe kjo është shumë e ulët”, thotë Mitkov.

Ligji për bujqësi dhe zhvillim rural thotë se shitja e produkteve bujqësore mund të bëhet drejtpërdrejt nga njësia bujqësore, në tregje, por edhe përmes internetit. Shitja në këtë rast mund të kryhet nga shoqëritë tregtare, kooperativat bujqësore dhe organizatat e prodhuesve.

Aneta Simeska-Dimoska, drejtore e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, thotë se kushti kryesor është që shitja të bëhet nga një fermer i regjistruar.

“Asnjë shitës apo tregtar nuk mund të telefonojë në emër të një fermeri. Ka edhe raste të tilla, apo keqpërdorime me prodhimet e tilla, prandaj duhet të kontrollohet nëse shitësi është vërtet fermer, apo shitës me shumicë”, thotë Dimoska.

Lupço Kostadinovski, drejtues i departamentit të higjienës në Qendrën e Shëndetit Publik në Shkup, thotë se duhet të ketë kontrolle pasi mënyra e blerjes përmes internetit bart rreziqe.

“Ushqime blihet pa tiketa mbi cilësinë. Kjo është e rrezikshme. Duhet të kontrollohen para se të hidhen në treg”, thotë Kostadinovski.

Më së shumti, thotë ai, duhet pasur kujdes kur qytetarët blejnë mish, qumësht dhe prodhimet e tyre. Ai vëren se shpesh në tregje ka produkte të tilla, të cilat nuk janë kontrolluar dhe shiten në ambient të hapura dhe në temperatura aspak të përshtatshme, që sipas Kostadinovskit, mund të jenë fatale për shëndetin e njerëzve.

adv

Varfëria energjetike do të shkaktojë ndotje

0

Varfëria energjetike do të shkaktojë ndotje më të madhe të ajrit, sepse qytetarët do të kenë parësore mbrojtjen nga i ftohti, pa menduar gjatë për rrezikun që i shkaktojnë shëndetit të tyre dhe të tjerëve. Institucionet apelojnë vazhdimisht, por duket se me çmimet jashtëzakonisht të larta të lëndëve për ngrohje, mbetet në dorë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur. Çfarëdo lëndë që të blini për ngrohje, qytetarët duhet që gjithmonë të kërkojnë faturën, sepse në këtë mënyrë do mbrohen nga abuzimet me çmimet, siç është rasti me çmimin e druve. Por kur jemi te drutë, një hulumtim ka treguar se përdorja e shporeteve të vjetër me dru ka bërë që ajri brenda objekteve të banimit të jetë shumë i ndotur.

adv

Vuçiq: Planifikojmë tubacion të naftës dhe gazit me Maqedoninë e Veriut

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në paraqitjen e tij të sotme para publikut, duke folur për krizën energjetike, paralajmëroi se Serbia, mes tjerash, planifikon ndërtimin edhe të tubacionit të naftës përgjatë Maqedonisë së Veriut deri në portin e Durrësit, si dhe lidhjen me gaz me shtetin tonë, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Duke e shpjeguar krizën aktuale energjetike në botë, Vuçiqi tha se pas ngjarjeve të fundit rreth sanksioneve të BE-së drejt Rusisë, me të cilat Kroacia u dëshmua si partner jo i besueshëm për tubacionin e naftës Janaf, i cili është tubacioni i vetëm i naftës me të cilin furnizohet Serbia me naftë, Beogradi ka marrë vendim për fillimin e ndërtimit të tubacionit të naftës drejt Hungarisë, ndërsa në plan është edhe ndërtimi i një tubacioni të naftës me “miqtë nga Ballkani i Hapur”.

“Duhet të fillojmë të diversifikojmë burimet e naftës. Serbia do të fillojë ndërtimin e një tubacioni nafte deri në Hungari. Në përputhje me marrëveshjen që unë dhe Viktor Orban kemi arritur tashmë, do të fillojmë ndërtimin e tubacionit të naftës Novi Sad – Hungari, deri në Alxha, në gjatësi prej 128 kilometrash. Tubacioni i naftës mund të kushtojë deri në 100 milionë euro”, tha presidenti serb.

Sipas tij do të nevojiten 18 deri 24 muaj që të ndërtohet tubacioni i naftës deri në Hungari.

“Ideja jonë është që të ndërtojmë tubacion të naftës edhe deri në Maqedoninë e Veriut dhe portin e Durrësit në Shqipëri, që të bëjmë rrjetëzime në vendin tonë me tubacion nafte. Do të fillojmë bisedime të shpejta me partnerët tanë nga Ballkani i Hapur dhe rajonin tha Vuçiq.

Vuçiqi duke folur për lidhjen me gaz dhe diversifkimin e burimeve të gazit, paralajmëroi se do të ndërtohet edhe lidhje me gaz me Maqedoninë e Veriut, që, siç tha, tashmë ka hyrë në planet e BE-së për financim.

Siç tha Vuçiqi, Serbia ka rezerva zë naftës për 75 ditë, të benzinës 59 ditë dhe kapacitete të plota të rezervave të gazit.

“Serbia në këtë periudhë do të furnizohet me naftë në mënyra të ndryshme, do të blejmë naftë irakiane, e cila është 20 për qind më e shtrenjtë, ndërsa do ta sjellim në vendin tonë përmes tubacionit të naftës Janaf.

Ai tha edhe se ka urdhëruar që gjithçka që prodhojnë fabrikat në Serbi, 20 për qind duhet të mbetet në Serbi dhe për forcat e armatosura, si dhe se do të investohen 12 miliardë në infrastrukturë.

adv

Katër milionë euro në llogarinë e MPJ-së nga shitja e pronës Ish-Jugosllave

0

Para dy ditëve në llogarinë e Misionit të RMV-së në Njujork – SHBA, kanë hyrë katër milionë euro nga shitja e pronës së përbashkët të ish-Jugosllavisë. Me këto mjete, sic njoftoi Ministri I Jashtëm Bujar Osmani, do të blehen objekte për misionin e RMV-së në SHBA.

“Këto mjete hynë në llogarinë e misionit tonë në Njujork. Ndërkohë, qeveria miratoi vendimin që me këto mjete të blehet një objekt për misionin në Njujork dhe me pjesën tjetër edhe në rajon. Nga sukcesioni MPJ ka marrë disa objekte nga rezidenca në Paris, Trieshtë, një pjesë të objektit në Nju Delhi, pjesë të objektit në Brazil, Kanberë dhe të gjithë po përpiqemi t`i vëmë në funksion në rrjetin tonë” – ka njoftuar Ministri Osmani.

Sipas tij mbetet të ndahen edhe objekte tjera të ish-Jugosllavisë nëpër vende të ndryshme, kurse në mesin e tyre edhe në Shqipëri dhe Rumani.

adv

Arrestohet 33-vjeçari nga Shkupi, për vuajtje të dënimit me burg

0

Më datë 07.10.2022 rreth orës 19.20 në zonën e Gazi Babës nga punonjës policorë të Departamentit për kërkim objektiv-reparti për bastisje pranë Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor përcjellë Klan M, në koordinim me punonjësit e policisë nga forcat speciale Tigar, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra është privuar nga liria A.A.(33) nga Shkupi.

Ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror nga burgu i Idrizovës, me të cilin i është kërkuar vuajtja e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet, 7 muaj e 26 ditë për krime të kryera sipas nenit 215 paragrafit. 1 dhe 383 paragrafi 2 i Kodit Penal, si dhe dy njoftime qendrore për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale nga neni 130 dhe neni 235 i Kodit Penal.

Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit me burg, thuhet në njoftimin e MPB-së.

adv

Josip ilicic i rikthehet futbollit

0

Pas një kohe të gjatë jashtë fushave dhe betejën me #shëndetinmendor dhe #depresionin si shak i tradhtisë nga gruaja e tij, Josip Ilicic është rikthyer në fushat e blerta. Në klubin slloven #Maribor.

Ilicic e mundi #depresionin për t’u rikthyer edhe më i fortë në fushë!

adv

Shëndeti mendor – Mitet dhe të Vërtetat!

0
sumeja ramadani

Çka është shëndeti mendor? Është ngjyra, toni dhe cilësia e zërit të mbrendshëm që definon, shoqëron njeriun nga fëmijëria shumë e hershme, është mënyra se si njeriu flet me veten dhe të tjerët, përceptimi i botës dhe realitetit. Ky zë ifluencon mendimet, ndjenjat dhe veprimet.

Ky zë pra gjendja e mbrendshme e njeriut pra fusha e studiimit të shëndetit mendor padyshim që është temë e vjetër sa njeriu i parë e nga natyra skajshmërisht abstrakte shumë vonë u bë fushë studiimi. Studimi është veprim për të cilin nevojitet kohë e lirë, është produkt i kohës të lirë rrjedhimisht duke e ditë se sistemi jetësor ishte i ndërtuar mbi gjueti e pastaj në bujqësi njerëzit ishin në dertin e mbijetesës. Ata që janë marrë me studiim kanë qenë prijësit fetarë dhe super të pasurit. Me industrializimin u shtua koha e lirë tek masa e gjerë dhe shkrim leximi filloi të bëhet më i çasshëm.
Të filloj nga shekulli i artë para erës tonë, besimi i kohës së atëhershme për çregullimet mendore ka qenë se shkaktarë janë shpirtërat e këqij dhe nga shpirtërat e këqinj tentoheshte të shpëtohet me rrahje të llojllojshme të personave, djegje të objekteve të ndryshme etj. Hipokrati i cili njihet si baba i mjeksisë ishte i pari i cili prezentoi hipotezën që epilepsia është një sëmundje e trurit dhe kështu hodhi temelet e para të observimit shkencor të çregullimeve mendore.
Në mesjetë në Europën e sunduar me sistem kishtar, dominant ishte mendimi se personat me çregullime mendore (skizofrenik, manik, histerik) janë djaj kështu që filluan të digjen për së gjalli ku vetëm në Skoci (BM) përcillet se janë djeg rreth 20.000 persona. Qytetërimi Perëndimor cilësonte si katastrofë këto fenomene dhe kishte sistematizim mizoresk për trajtim të personave të tillë. Nga ana tjetër në qytetërimet Lindore ka dëshmi që personat me çregullime mendore janë dërguar për rehabilim nëpër teqe ku kanë tentuar terapi me muzikë dhe ngjashëm.
Në modernizëm pra rreth shekullit XVII në Europë u vendos që doktorët medikal duhet të vendosin për fatin dhe trajtimin e personave me çregullime mendore. Këtu si shkëputje na kisha dhe shkencërizim i shëndetit mendor u themelua psikologjia si shkencë në vete në Universitetin e Leipzigut nga ana e Wundit. Ndërkohë Freudi me teorinë e tij që përthakonte
nënvetëdijen, konstruktimin e personalitetit me id (ana kafshore te njeriu), superego (shoqëria mbrenda njeriut) dhe ego (baraspesha e përplasjes së idit dhe superegos) dhe hipotezën e dëshirimeve seksuale të foshnjeve (oedipus dhe elektra) bëri bujë të madhe në Europë ku Freudi edhe u shpall baba i Psikologjisë.
Psikologjia – psyche (shpirt) dhe logos (shkencë) vazhdon të jetë shkencë sociale e cila miret me observimin e veprimeve njerëzore dhe mendimeve dhe emocioneve që i shkaktojnë ato veprime. Nga ana tjetër Këshillimi Psikologjik si psyche (shpirt) terapi nuk është shkencë është art i cili shërbehet nga informatat që i ofron psikologjia.
Këshillimi Psikologjik filloi në Boston, SHBA në vitin 1895 si këshillim i studentëve për orientime profesionale dhe karriere. Nga ky shërbim u detektua që orientimi në karrierë nxitet nga disa faktorë të ndryshëm individual dhe social dhe se njeriu që të orientohet në karriere njëherë duhet të kalon nga këshillimi psikologjik individual.
Këshillimi Psikologjik ose Psikoterapia mirret me krijimin e lidhjes së njeriut me zërin e mbrendshëm të tij. Kthimin e njeriut kah vetja e vet. Kuptimin e storjes, mundësi që njeriu të dëgjon dertin e vet dhe ta shenjtëron atë në mënyrë që të bëhet një me dertin. Art ku psikoterapisti me informatat profesionale që posedon stimulon tek personi që merr këshillim vetëbesim, vetë mjaftueshmëri, vetë respekt dhe aftësi për vetë zgjidhje të problemit. Ndoshta gjithçka që mund të ju premton këshillimi psikologjik është si të menaxhoni, si të jetoni me një dozë të palumturisë. Mua çdoherë më ka bërë shumë kureshtare zanafilla e asaj që e quaj zë i mbrendshëm. Kush na e mëson? A është origjinalisht zëri ynë ose përmbrendësim i një zëri të jashtëm? Zëri i cili neve na flet por ne nuk e dëgjojmë me shqisën e të dëgjuarit por me nënvetëdijën tonë është gjuha e ndjenjave që neve na janë mësuar para se të na mësohen fonemat e para. Poetja Louise Glück thotë që njeriu vetëm njëherë sheh botën, në fëmijëri e tjetra është vetëm kujtim.
Mendoj se është me rëndësi të madhe jetësore eksperienca e këshillimit psikologjik, hedhja e një shikimi jetës me qëllim që të vazhdohet më i përmbushur se kurrë më parë. Ndalja për pak në seancë dhe përqafimi i vetes. Njeriu i cili pastron llogaritë me veten rregullon në mënyrë briliante llogaritë me botën. Psikoterapia është arti i përballimit të sistemit, shërimit të kujtimeve dhe muhabetit terapeutik. Psikoterapia është arti i preventimit të dhëmbëve të pskiatrisë.

adv

211 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave të trafikut

0

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.10.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 211 kundërvajtje, prej të cilave 13 për tejkalim të shpejtësisë, 16 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 25 sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, shtaë masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të atomjetit, dymbëdhjetë sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë të parregullt, tetë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

adv

Iniciativë e re për referendum në Kuvend

0

Partia politike E majta dje në Kuvend e dorëzoi nismën qytetare për referendum të detyrueshëm dhe plotësues në nivel shtetëror me pyetjen “A jeni për vazhdimin e bisedimeve me BE-në me pranimin e konkluzioneve të kuvendit nga 16 korriku i vitit 2022?”. Partia ka grumbulluar 750 nënshkrime të cilët dje me materialet e tjera i dorëzoi në arkivin e kuvendit.

Lideri i partisë E majta, Dimitar Apasiev dje në konferencë për media në Kuvend shprehu bindje se do të kenë koordinim me deputetët e VMRO-DPMNE-së për këtë çështje, por edhe siç theksoi pret që seriozisht të merren si opozitë. Ai, mes tjerash paralajmëroi edhe bllokadë të plotë në Kuvend nëse spikeri Talat Xhaferi e hedh poshtë edhe këtë iniciativë.

“Nuk presim obstruksione, nëse spikeri Talat Xhaferi merr guximin të aktrojë gjykatës kushtetues do të fillojmë me bllokadë të plotë të Kuvendit”, tha Apasiev, duke shtuar se shpresojnë se në vullnet të mirë do të kalojë kjo nismë për referendum.

LSDM-ja ende është në qëndrimin se VMRO-DPMNE-ja dhe E majta opozitare po bëjnë çmos që të pengohet rruga e shtetit drejt Bashkimit Evropian. Nga atje nuk duan ta komentojnë nismën derisa nuk e shqyrtojnë.

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Nenad Kociq dje në pres-qendrën e Kuvendit tha se shumica qeveritare votoi për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase në procesin e bisedimeve me BE-në.

Presidenti Stevo Pendarovski, konsideron se pyetja e partisë E majta është konfuze dhe e paqartë për qytetarët.

“Pyetja që kërkon të përdorë e Majta në deklaratën e referendumit është konfuze dhe e paqartë për qytetarët. Të njëjtën gjë e përsëris edhe në periudhën kur bëhet fjalë për referendum dhe kur VMRO-DPMNE-ja paraqiti një iniciativë të ngjashme. Jam kundër pyetjeve të tilla që tani po i publikon E Majta, të cilat përmbajnë përmbajtje konfuze, deklaroi Pendarovski.

Kryetari i Kuvendit Xhaferi më 13 shtator e hodhi poshtë iniciativën e opozitës VMRO-DPMNE për referendum për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, me arsyetimin se është antikushtetuese dhe për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Nga VMRO-DPMNE atëherë vlerësuan se nisma është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për Referendum dhe porositën se Xhaferi nuk ka bazë që ta hedhë poshtë, përderisa LSDM-ja në pushtet e mbështeti vendimin e Xhaferit sepse ata e vlerësojnë si jokushtetues.

Në ndërkohë, kryeministri Dimitar Kovaçevski porositi se Qeveria është e qëndrueshme dhe shumica parlamentare mundëson funksionimin normal të saj përkundër zhvillimeve në BDI. Ai tha se nuk mund të flasë në emër të deputetëve të BDI-së, por beson se qeveria do të vazhdojë të ketë përkrahje nga tre deputetë të kësaj partie.

Për hyrje të partisë Aleanca për Shqiptarët në qeveri nuk është diskutuar me liderin e ri Arben Taravari, por ai tha se çdo mbështetje për rrugën evropiane të vendit dhe masat për përballimin e krizës ekonomike dhe energjetike dhe të gjitha sfidave të vendit është mbështetje për të cilën duhet diskutuar dhe përshëndetur.

“Në paraqitjen e fundit në Kuvend thashë se tani është koha kur duhet të bashkohemi sepse kemi përpara realizimin e synimeve strategjike të shtetit – vazhdimin e rrugës drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe mundësimin e rrugës më të mirë për t’u përballur me krizën energjetike dhe ekonomike në të cilën ndodhet edhe vendi dhe i gjithë kontinenti evropian. Nuk e kam takuar zotin Taravari, por gjithmonë kam pasur kontakte me deputetët e partisë Aleanca, tha Kovaçevski në një intervistë.

Ai nuk konsideron se ka nevojë të formohet një koalicion i gjerë në të cilin do të ishte edhe VMRO-DPMNE, si në vitin 2001, sepse, tha ai, nuk konsideron se vendi aktualisht është në krizë politike apo ushtarake.

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristain Mickovski, në këtë moment nuk e hedh poshtë mundësinë për formimin e koalicionit të zgjeruar mes të gjitha partive parlamentare, por jo si ideja e deputetit Pavle Trajanov.

“Po, ne jemi për një koalicion të gjerë që do të çojë në shpërndarjen e Kuvendit. Le të bëjmë atë koalicion të gjerë sot dhe nesër 120 deputetë të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit dhe të caktojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Përndryshe, të bashkëjetosh në të njëjtën Qeveri, jo, nuk është ashtu”, tha dje Mickoski në një emision.

Ai përsëriti se VMRO-DPMNE në këto rrethana nuk do të lejojë ndryshime në preambulën e Kushtetutës, si dhe se nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por në kushte krize kanë vendosur të ndjekin një politikë tjetër – një politikë zgjidhjesh në vend të konfrontimeve me qeverinë. Zgjedhjet mbeten prioritet për të dhe partinë e tij, por vlerësimi i tyre është se për momentin qytetarët kanë prioritete të tjera. 

 

adv

Shkolla e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” për herë të parë me drejtor shqiptar si rezultat i marrëveshjes së BDI-së me Danella Arsovskën

0

Shkolla e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” për herë të parë në historinë e kësaj shkolle do të udhëhiqet nga një drejtor shqiptar, shkollë e cila ndër vite ka nxjerr kuadro të shumta dhe të suksesshme, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë.

Ky vendim vjen si rezultat i arritjes së bashkëpunimit mes kryetares së Shkupit, Danella Arsovska me Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe Visar Ganiun.

Në postin e drejtorit të shkollës “Arseni Jovkov” do të emërohet Nazmi Rrahmani.

adv