23.8 C
Skopje
E diel, 31 Maj, 2026
Home Blog Page 2782

Sot, Dita Botërore e Filozofisë

0

Dita Botërore e Filozofisë promovon kulturën intelektuale e debatin filozofik në respekt të dinjitetit e diversitetit. Kjo ditë, e cila kremtohet të enjten e tretë të nëntorit, inkurajon shkëmbimet akademike si dhe thekson rolin e filozofisë në trajtimin e çështjeve globale.

Fjala “filozofi” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “dashuri për dijen”.UNESCO, në Ditën Botërore të Filozofisë, ka renditur pesë objektiva: qasje globale ndaj filozofisë, përdorimi i filozofisë për t’u përballur me sfidat që has njerëzimi, ndërgjegjësimi për rëndësinë e filozofisë, mësimdhënia e filozofisë si një mënyrë për ulur aksesin e pabarabartë dhe nënvizimi i rëndësisë që ka mësimi i filozofisë për brezat e ardhshëm.

UNESCO shpreson se duke vënë theksin tek filozofia, liderët botërorë do të nxiten të punojnë së bashku e të kapërcejnë sfidat e globale, siç janë migrimi, ndryshimet ambientale dhe inteligjenca artificiale.

Për herë të parë në histori, Dita Botërore e Filozofisë u kremtua 20 vjet më parë, në nëntor të vitit 2002.

adv

Zgjerimi i roaming-ut në Ballkanin Perëndimor

0
The end of roaming charges

Nisma në emër të 80 eurodeputetëve është iniciuar nga kryetarja e delegacionit të Partisë Popullore Austriake (OVP) në Parlamentin Evropian, Angelika Vincig, e cila është edhe negociatorja kryesore për zgjerimin e roamingut falas në BE. Vincig, theksoi se kufijtë artificialë në tregun e telekomunikacionit duhet të hiqen dhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejt kësaj është zgjerimi i roamingut falas në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përfundimi i tarifimit me çmime të të larta pajustifikuara për thirrjet telefonike dhe përdorimin e internetit në celularë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në BE, dhe anasjelltas, është një hap i rëndësishëm për të afruar më tej njerëzit dhe për të rritur konkurrencën e operatorëve celularë”, ka thënë Angelika Vincing.

Eurodeputetët mbështesin përfshirjen e Ukrainës në zonën e lirë roaming të BE-së, si dhe se fokusi duhet të jetë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se janë partnerë të besueshëm të BE-së. Me rekomandimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë BiH statusin e kandidatit, një tjetër hap i pritur prej disa vitesh është ndërmarrë në politikën e zgjerimit”, ka thënë Vincing.

Eurodeputetët theksojnë se është e qartë se negociatat e anëtarësimit me vendet e rajonit do të vazhdojnë për një kohë dhe se me heqjen e tarifave të roaming-ut, tashmë mund të ndërmerret një hap i rëndësishëm, i cili do t’i mundësonte Ballkanit Perëndimor afrimin me BE-në.

Komisioni Evropian ftohet nga eurodeputetët që të hartojë një udhërrëfyes për realizimin sa më të shpejtë të kësaj kërkese.

adv

Protestë gjigande në Podgoricë, mijëra qytetarë në mbështetje të Gjukanovicit

0

“Ne jemi shumë” ishte pankarta që mbante ne duar njëri prej mijëra protestuesve që mbushën mbrëmjen e djeshme sheshin përpara selisë së parlamentit në Podgoricë, me thirrjet për tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, miratimin e marrëveshjes për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi.

“Tubimi i sotëm, si dhe tubimet e mëparshme dhe të ardhshme, nuk janë protesta të asnjë partie, asnjë grupi partiak, asnjë individi, janë më të rëndësishme se kaq: Janë një thirrje për mbrojtjen dhe ruajtjen e rendin kushtetues dhe institucioneve të shtetit në Malin e Zi,” tha profesoresha dhe aktivistja Jasmina Nikçeviç, bashkëorganizatore e këtyre protestave.

Studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile folën gjithashtu në mbështetje të Malit të Zi si “shtet shumetnik dhe të barabartë për të gjithë popujt që jetojnë në të”.

Tubimi u zhvillua nën sytë e kujdesshëm të policisë, prania e forcave të së cilës ishte shtuar ndjeshëm, e shoqëruar dhe me automjete të blinduara pavarësisht se nuk pati asnjë përshkallëzim të situatës. Kjo është protesta e dytë që nga fillimi i këtij muaji.

Ne 8 nëntor protestuesit kundërshtuan ndryshimet në Ligjin për Presidentin, përmes së cilit partitë në pushtet synojnë kufizimin e përgjegjësive kushtetuese të presidenti aktual Milo Gjukanoviç dhe kalimin e tyre te parlamenti.

Shumica parlamentare e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus me Demokratët dhe lëvizjen URA të kryeministrit në largim, Dritan Abazovic, mbështesin nj qeveri te re të krijuar nga kandidati i tyre Miodrag Lekic, ndërsa blloku i opozitës dhe partive të pakicave të udhëhequr nga partia e Gjukanovicit insiston që parlamenti të shpërndahet dhe të organizohen zgjedhje të reja.

adv

Twitteri po përballet me probleme pasi punëtorët po i largohen

0

Qindra punonjës në kompaninë “Twitter” raportohet se kanë lëshuar vendin e punës pasi pronari i ri, Elon Musk njoftoi për ndryshimet në orarin e punës, raportoi Reuters të premten.

Musku po kërkon nga punëtoret që të qëndrojnë gjatë në punë dhe të punojnë më intensivisht. Afër 110 punonjës kanë publikuar në Twitter me anë të postimeve vendimin e tyre për t’u larguar nga puna, postime këto të cilat janë verifikuar nga Reuters.

Burime brenda Twitterit kanë thënë që aplikacioni është duke punuar më ngadal për shkak se shumë inxhinierë janë larguar nga puna. Reuters raporton së Musku u ka vendosur ultimatum punëtorëve të kompanisë, në një e-mail të dërguar atyre një ditë më parë.

“Për të vazhduar ndërtimin e Twitter 2.0 dhe për të pasur sukses në një botë gjithmonë me më shumë konkurrencë, neve na duhet të jemi ekstremisht aktiv”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Miliarderi Elon Musk e bleu kompaninë Twitter më 27 tetor të këtij viti dhe për tu bërë pronar i kësaj kompanie ai pagoi 44 miliardë dollarë.

 

adv

Ukraina: Lufta mund të përfundojë para se të çlirohen territoret e pushtuara nga Rusia

0

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak ka deklaruar se lufta mund të përfundojë përpara se Ukraina të çlirojë të gjitha territoret.

Podolyak iu përgjigj deklaratës së Shefit të Shtabit të SHBA-së Mark Milley se gjasat për çlirimin e të gjithave territoreve të pushtuara nga Rusia, përfshirë Krimenë, janë shumë të ulëta.

Por sipas, këshilltarit presidencial, nëse ushtria ruse humbet një qytet të madh, për shembull, Luhansk, i cili ka qënë në kontrollin e forcave ruse për 8 vite dhe është gjithashtu një simbol për Moskën, kjo do të çojë në procese të pakthyeshme midis elitës politike të Federatës Ruse dhe lufta mund të përfundojë edhe para se të çlirohen të gjitha territoret e pushtuara.

“Sepse nëse një qytet i madh çlirohet, Rusia do ta ketë humbur luftën,” tha Podolyak.

adv

Erdogan flet rreth kontakteve të shefave të inteligjencës ruse dhe amerikane të realizuar në Turqi

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, në bisedë u diskutuan çështjet rajonale, veçanërisht marrëdhëniet turko-ruse dhe zhvillimet rreth korridorit të drithit.

Gjatë bisedës, i pari i shtetit rus ka falënderuar homologun rus për qëndrimin konstruktiv në lidhje me zgjatjen 120-ditore të Marrëveshjes së Stambollit për eksportet e drithërave.

Duke thënë se zgjatja e luftës Rusi-Ukrainë do të rrisë rreziqet dhe për këtë arsye bisedimet diplomatike duhet të ringjallen, Erdogan tha se kontaktet e shefave të inteligjencës ruse dhe amerikane në Turqi luajnë rol kyç në parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar në terren.

Duke shprehur kënaqësi për propozimin e presidentit rus Putin për krijimin e një qendre gazi natyror në shtetin turk, ai ka theksuar se ekipet do të bëjnë vlerësimet e nevojshme teknike, ligjore dhe tregtare për të arritur qëllimet e përbashkëta sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndryshe, Turqia ishte nikoqire disa herë e bisedimeve të drejtpërdrejta mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, por që nuk sollën rezultatet konkrete.

adv

BDI nesër mban mbledhjen e radhës për llogaridhënie

0

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) të shtunën mban mbledhjen e radhës për llogaridhënie. Siç mësohet, mbledhja është thirrur në orën 14:00 ndërsa do të fokusohet mbi revizionin e raportit të fundit për punën e ekzekutivit të BDI-së.

Në mbledhjen e fundit ekzekutivi dha llogari për punën e tyre, ndërsa kreu i partisë ia besoi Artan Grubit, Faton Ahmetit dhe Izet Mexhitit redaktimin e raportit. Ndonëse eksponentë të caktuar brenda BDI-së kishin deklaruar se llogaridhënia për punën e ministrave dhe zëvendësministrave ka përfunduar, nga grupi zjarrit lënë të kuptohet se akoma nuk i kanë larë hesapet me ekzekutivin dhe se dështimi sipas tyre i ekzekutivit do të jetë tema kryesore edhe në takimin e ditës së shtunë.

Nga BDI zyrtarisht kishin deklaruar se në mbledhjen e 19 nëntorit do të diskutohet për punën e krerëve të komunave me të cilat udhëheqin kuadro të BDI-së.

adv

Bexheti me ftesë të ambasadorit Slloven në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet R.Sllovenisë dhe RMV-SË

0
Në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të ambasadorit të Republikës së Sllovenisë, Shkëlqesia e tij Milan Predan, Kryetari Blerim Bexheti mori pjesë në mëngjesin tradicional slloveno-maqedonas.
Ngjarja u organizua nga Ambasada Sllovene në Shkup në bashkëpunim me Slow Food Maqedoni dhe qëllimi i ngjarjes ishte ngritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe përparësitë e ushqimit të prodhuar në vend, produkteve shtëpiake dhe të përpunuara, bletarisë, rëndësisë së mëngjesit dhe dietës së shëndetshme për fëmijët dhe të rriturit.
adv

Propozim-ligji për racion të subvencionuar studentor në seancë kuvendore

0

Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për racion të subvencionuar studentor, me procedurë të shkurtuar, është në rend të ditës të vazhdimit të seancës së 91-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Me propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për racion të subvencionuar studentor parashikohet që deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, çdo studenti në shtet t’i paguhet nga 120 denarë për racion ose 2.400 denarë në muaj.

Propozues të Ligjit janë deputetët Daniella Koleva, Daniella Nikollova,, Dragica Gjavoçanova, Emilija Rambabova, Zhaklina Llazarevska, Zekir Ramçilloviq, Lidija Tasevska, Latife Shikovska, Marija Kostadinovska, Marija Koçovska, Monika Zajkova, Muhamed Kadirov dhe Sanella Shkrijel.

Studentët, siç u tha në elaborimin e propozimit, duhet të marrin kartela pagesore, të cilat mund t’i shfrytëzojnë vetëm për racion studentor në lokale të caktuara. Do të ketë pagesa retroaktive të subvencionit për racion studentor nga 15 shtatori deri tani, ndërsa do të përfshihen edhe studentët e saporegjistruar.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë edhe vazhdimin e seancave 73 dhe 79.

Në vazhdimin e seancës së 73-të në rend të ditës mes tjerash janë Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat me fat dhe për lojërat zbavitëse, Propozim ligji për ratifikimin e Konventës për marrëveshjet për zgjedhje të gjykatësit kompetent, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për paga të gjykatësve me procedurë të shkurtuar, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit pët pagat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e njëjtë pritet të shqyrtohen Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozimi i ligjit për huazimin e Maqedonisë së Veriut me hua te Banka evropiane për përtëritje dhe zhvillim, sipas Marrëveshjes për hua dhe financim të Projektit rajonal për mbeturina të forta, me procedurë të shkurtuar.

Në vazhdimin e seancës së 70-të janë Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për themelimin e qendrave kulturore-informative në Beograd dhe Shkup.

Në seancë do të shqyrtohen edhe Propozimi i ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për partneritet mes Maqedonisë së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Vetadministrimit Lokal, si partner dhe Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Administratës së Vetadministrikmit Lokal, si partner-lider për menaxhimin me Grant marrëveshjen për ndihmë teknike 2019/410-322 nën programin IPA Maqedonia e Veriut-Kosova 2014/2020.

adv

I quajtën emigrantët shqiptarë kriminelë, Shkencëtarja shqiptare në Universitetin e Harvard’it ua mbyll gojën të gjithëve!

0

Profesoresha shqiptare në Universitetin e Harvardit për shkencë, Detina Zalli ka reaguar pas lajmeve të bujshme në Britani për emigrantët shqiptarë.

Ajo shprehet se është ndjerë keq me etiketimet që iu janë vënë shqiptarëve duke i cilësuar si kriminelë.

Postimi i plotë:

Gjatë ditëve të fundit, jam ndjerë i trishtuar nga mënyra se si media në Mbretërinë e Bashkuar u është referuar shqiptarëve me kaq negativitet, duke i etiketuar ata “kriminelë. “Kjo më solli kujtimet kur isha 13 vjeç dhe fëmijët e tjerë në shkollën time në mënyrë rutinore më referuan si “një kriminel” për arratisje në Mbretërinë e Bashkuar për t’i shpëtuar luftës civile.

Kjo vazhdoi për tre vjet rresht. Çdo ditë. Isha e shkatërruar, më mungonte vetëvlerësimi dhe jeta ime nuk kishte kuptim. Kanë kaluar njëzet vjet, dhe gjatë kësaj kohe kam pasur bekimin të punoj në disa nga universitetet më prestigjioze në botë, përfshirë Universitetin e Harvardit, Universitetin e Oksfordit dhe Universitetin e Kembrixhit.

Unë kam qenë shkencëtarja më e re post-doktoral në Harvard, kam drejtuar kurse për studentë universitarë dhe pasuniversitarë, kam fituar shumë bursa dhe kam bashkëpunuar me laureatët e çmimit Nobel. Por më e rëndësishmja, unë kam ndikuar në jetën e më shumë se 10,000 studentëve nga prejardhje të ulët socio-ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Indi, Kinë dhe Evropën Lindore. Kam ndihmuar refugjatët, emigrantët dhe pacientët me kancer (dhe do të vazhdoj ta bëj këtë).

Po. Dhe unë jam shqiptar. Si fëmijë, nuk mund të mbrohesha. Ndjej se është e rëndësishme të ngre zërin për të shpëtuar fëmijët e tjerë shqiptarë që shkojnë në shkollat e Mbretërisë së Bashkuar dhe që mund të përjetojnë bullizëm Shpresoj që media në Mbretërinë e Bashkuar të reflektojë për këtë. Siç them shpesh: “Pavarësisht se nga je. Të gjithë flasim të njëjtën gjuhë. Gjuha e ADN-së!”

‘Emri im është Detina. Unë jam shqiptar ashtu siç ishte nënë Tereza. Kam punuar në disa nga universitetet më prestigjioze në botë. Por për mua promovimi më i madh është të qenit “NJERI”. Barack Obama dikur tha: “Bëhu ndryshimi që kërkojmë”. Le të jemi ky Ndryshim duke përqafuar Gjithëpërfshirjen dhe Diversitetin të cilat na japin Bukuri dhe Forcë! Dhe gjithmonë kujto: “Pavarësisht se nga jeni, ne flasim të njëjtën gjuhë. Gjuha e ADN-së! “, shkruan ajo në rrjetin social Facebook.

adv