Home Blog Page 2868

Pas deklaratës së Kostovskit, prindërit bojkotojnë mësimin! (VIDEO)

0

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka refuzuar hapjen e paraleles së tretë me mësim në gjuhën shqipe për klasën e parë në shkollën fillore “Panajot Ginovski” të kësaj komune. Sipas Kostovskit hapja e paraleles së tretë është e panevojshme për shkak se në dy paralelet ekzistuese me mbi 60 nxënës janë pranuar fëmijë të cilët nuk i përkasin Komunës së Butelit.

“Në përputhje me rajonizimin, regjistruam 40 nxënës të klasës së parë në gjuhën shqipe në shkollën “Panajot Ginovski. Për vullnet të mirë, me rekomandim timin, këshilli u pajtua që të regjistrohen edhe 20 nxënës, të cilët janë jashtë rajonizimit për të plotësuar 2 paralele. Dhe menjëherë pas kësaj erdhën edhe disa nxënës të cilët janë jashtë rajonizimit, për të cilët ne nuk kemi detyrim për t’i pranuar dhe diku numri arriti deri 61-62 dhe mendoj se është shumë joparimore të kërkohet paralelja e tretë. Mendoj se hapin që bëri komuna e Butelit është me të vërtetë në drejtim të një bashkëjetese të mire”, deklaroi Darko Kostovski, kryetar i Komunës Butel.

 

YouTube video

 

Prindërit mbeten në qëndrimin se paralelja e tretë me mësim në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Panajot Ginovski” është më se e nevojshme. Sipas tyre në ketë mënyrë do të lehtësohen edhe dy klasat e tjera, të cilat kanë numër të madh të nxënësve duke shkaktuar vështirësi në realizimin e procesit mësimor. Prindërit kanë paralajmëruar se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë nëse nuk pranohet kërkesa e tyre./Alsat.mk

Vuçiçin e braktisin të gjithë liderët evropianë

0

Liderët evropianë kanë nisur të mblidhen në Pragë, para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Në pamje të publikuara në mediat sociale, fokusi është vënë tek presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili shihet “i vetmuar” teksa udhëheqësit tjerë të vendeve prezente shihen duke diskutuar me njëri-tjetrin.

Pak më tutje Vuçiqit shihet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në një kënd tjetër presidenti turk Erdogan duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit.

Mediat në Serbi kanë raportuar se në takimin e sotëm të parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do t’i kërkohet llogari pse nuk është bashkërenduar në sanksionet ndaj Federatës Ruse.

Ai është paralajmëruar se do të ketë një takim edhe me kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez Macron.

“Luftë” mes Berishës dhe Majkos për financimet ruse

0

Financimi rus në Partinë Demokratike, sipas konstatimit të raportit amerikan, u bë temë e debatit mes Sali Berishës e Pandeli Majkos sot në seancë plenare.

Socialisti mori fjalën për t’iu përgjigjur ish kryeministrit i cili më herët pyeti se përse Rama nuk kërkoi nenin 5 nga NATO, për patronazhistët ashtu sic bëri pas sulmit kibernetik.

Në përgjigje, ndërsa i dha të drejtë për qëndrimin e tij ndaj marrëdhënieve me Iranin, Majko I këjtoi Berishës, paratë ruse, ndërsa tha se: patronazhistët e San Peterburgut, janë më të rëndësishme se patronazhistës socialistë dhe cështja nuk mund të mbyllet vetëm me një audit brenda PD.

Berisha ka pasur të drejtë kur shumë kohë më parë i kërkonte qeverisë shqiptare të shkëpuste marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Sot nuk ka pse kërkon që qeveria të ketë një sjellje ndryshe. Në Shqipëri sot opozita po ripërsërit çështjen e patronazhistëve të PS-sëPara se të merreni me to, merruni edhe me patronazhistët e San Petërburgut. S’mund të kalojë si një cështje e dorës së dytë. Është një cështje që ka prekur disa parti anëtare të BE.

E mirëkuptoj faktin që drejtues të PD që janë aktualisht kanë marrë disa hapa, por më duket ende histori e debatit të brendshëm. Shqipërisë përmes një partie i është prekur siguria kombëtare. Dhe në kushtet ku ndodhet aktualisht marrëdhënia ndërkombëtare pas luftës në Ukrainë, është cështje serioze që s’mund të merren me patronazhistët e PS. Ndaj s’mund të bëjmë ironi pse kryeministri s’ka kërkuar aktivizimin e nenit 5 të aleancës së NATO.

Problemin me të madh e kemi brenda radhëve tonë. PD ka marrë para, dhe ti ke qenë atje. Keni marrë fondet e bazës së Pashalimanit. Dëgjo e kupto se ajo që ka ndodhur me PD, ka marrë para ruse. Këto s’keni për t’I gjetur ndonjëherë te PS. U cova sot për të thënë se ne si vende të NATOs s mund ta kalojmë me një audit në PD, kjo është më e thellë e do vlerësohet në vazhdim.” u shpreh në Majko.

Por argumentin Berisha e gjeti sërish brenda maxhorancës, ndërsa tha se ishte Rama e Agaci që mbyllën dosjen në gjykatë, pavarësisht se ishin në dijeni të cështjes.

“Kurrë PD nuk ka marrë një qindarkë nga vend që e ka pozicionuar si një armik të cështjes kombëtare. Ish kryetari I saj është akuzuar nga raporti zyrtar i SHBA për këtë është ngrit një komision që do hetojë, por dosjen e mbylli Rama e mbylli Agaci dhe mjafton të lexosh vendimin e mbylljes dhe kupton sa qesharakë kanë qenë. Rama e dinte se janë para ruse, e bëri për të kap peng Bashën apo për shkak të dosjes nitrokin koha do e provojë.” u shpreh Berisha.

Peticion për largimin e “Haaland” nga Premier League

0

Tifozët në Angli e kanë filluar një peticion për ta larguar sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland nga Premier League. “SportBible” ka shkruar të enjten se nëpërmjet këtij peticioni tifozët po kërkojnë nga Federata e Futbollit të Anglisë që ta suspendojë Haalandin nga ndeshjet kampionale.

Në këtë peticion, tifozët po e quajnë Haalandin “robot” dhe tepër të fortë për të luajtur në Premier League kundër ekipeve të tyre.

Haaland këtë verë iu bashkua Cityt dhe e ka nisur furishëm karrierën te skuadra angleze, ku ka shënuar në total 19 gola në 12 paraqitje në të gjitha garat. Vetëm në Premier League, 22-vjeçari ka 14 gola në 8 ndeshje.

Në 24 orët e fundit, peticionin për largimin e Haalandit nga kampionati anglez, thuhet se e kanë firmosur mbi 1.8 milionë njerëz.

“Thjesht, kjo nuk është aspak korrekte. Ne mund ta ndryshojmë këtë. Tash është koha për ne dhe njerëzit tjerë që të reagojmë. Ky robot nuk duhet të lejohet të luaj në vendin tonë”, ka shkruar një përdorues në uebfaqen “Change.org”.

Lëvizja Besa organizon tubim qëndror në Zvicër (FOTO)

0

Delegacioni i Lëvizjes BESA me në krye Bilall Kasamin bashkë me Blerim Sejdiun, Fatmir Limanin dhe Adnan Azizin të shtunën do të mbajë tubim qendror në Cyrih, ku do të formalizohet struktura e Lëvizjes BESA për Zvicër.

Gjithashtu Kasami do bashkëbisedojë me mërgatën shqiptare atje, duke marë sugjerime nga diaspora. Kujtojmë se këtë javë në Zvicër kanë qendruar eksponent të Lëvizjes BESA, ku kanë realizuar takime në kantone të Zvicrës, me qëllim organizimin e strukturës.

Tubimi do të mbahet me 08.10.2022, të shtunën, ora 19:00, në Wallisellerstrasse 7, 8152 Opfikon, Zürich.

Studentët e UT-së e filluan vitin akademik pa konvikt!

0

Studentët e Universitetit të Tetovës edhe këtë vit akademik e filluan pa konviktin studentor, pavarësisht se studentët e rajonit dhe qyteteve tjera që studiojnë në këtë universitet kanë nevojë të madhe. Punimet ndërtimore për të njëjtin kanë përfunduar, ndërsa në procedurë është pjesa e mobilimit. Autoritetet vazhdimisht kanë zgjatur afatet kohore për këtë konvikt. Sot, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ka përgjigje se kur ky konvikt, i cili premtohet prej vitit 2016-të, do jetë gati, shkruan Portalb.mk.

Mungesa e konviktit studentor tani e disa vite është problem për shumë studentë nga qytete dhe shtete tjera të cilët studiojnë në Universitetin e Tetovës. Sipas tyre, gjetja e akomodimit privat nuk është e thjeshtë ndërsa çmimet e banesave private janë të shtrenjta, kurse mbulimi i harxhimeve është i papërballueshëm për një student, sidomos me rritjen e çmimeve kohëve të fundit. Ndërsa gjetja e një apo më shumë kolegu për të bashkëjetuar dhe ndarë harxhimet nuk është gjithmonë e lehtë.

Autoritetet kanë shkelur afatet e realizimit dhe vazhdimisht kanë premtuar afate të reja të përfundimit të projektit por pa rezultat përfundimtar deri më sot, kur këtë jave edhe filloi viti i ri akademik 2022/23.

Universiteti i Tetovës për Portalb.mk theksoi se ky konvikt  është investim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe se i njëjti menaxhohet nga ky dikaster.

“Universiteti i Tetovës ka marrë për sipër ta realizojë kyçjen e ujit dhe kanalizimin. Për kryerjen e këtyre punimeve, Universiteti ynë së shpejti do t’i fillojë procedurat e prokurimit publik. Në dijeninë tonë godina është në fazën përfundimtare të mobilimit, por për informata zyrtare për fillimin e funksionimit, përkatësisht pranimin e studentëve, ju lutemi drejtohuni te MASH si institucion kompetent”, thanë nga Universiteti i Tetovës.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk tregojnë se kur konkretisht ky konvikt do të jetë gati për tu lëshuar në përdorim të studentëve.

“Konvikti studentor në Tetovë është tërësisht i ndërtuar, gjegjësisht kanë përfunduar të gjitha aktivitetet ndërtimore, mbetet procesi i mobilimit. Më pas do të vihet në dispozicion të studentëve, për të cilin do të shpallet konkurs për akomodim”, thanë nga MASH.

Ndërtimi i shtëpisë studentore në Tetovë është investim me vlerë prej 166,5 milionë denarëve, objekti do të ketë 305 krevate.

Përveç dhomave të fjetjes, në këtë shtëpi studentore është paraparë të ketë edhe dhomë teknologjike, leximore, sallë ku studentët do të mund të ushtrojnë fitnes, hapësirë për meze, etj.

I njëjti premtohet nga viti 2016, në ditën kur Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” u paralajmërua edhe ndërtimi i këtij konvikti, në të njëjtin vit u hap edhe tenderi për ndërtimin e këtij konvikti.

Përkundër faktit se tenderi për ndërtim u hap në shtator të vitit 2016, nuk kishte vendim për fillim të punëve, ky vendim zyrtarisht u mor në fund të marsit të vitit 2018 dhe ishte paraparë që ky objekt të finalizohet në prill/maj të atij viti.

Por edhe në këtë afat kohor nuk u bë. Më pas, ish zëvendësministri i Arsimit, Arafat Shabani, tha se konvikti duhej të përfundonte në fund të vitit 2021, por edhe kjo nuk u bë.

Ndërsa në fillim të këtij viti, ministri Shaqiri deklaroi se pritet të jetë gati për këtë semestër i cili filloi në tetor, që edhe kjo nuk u bë.

Kostovski: Është shumë joparimore të kërkohet paralelja e tretë shqipe në Butel

0

Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski ka deklaruar se në shkollën fillore “Panajot Ginovski” kanë pranuar 20 nxënës më tepër, të cilët nuk i përkasin Komunës së Butelit, andaj nevojën për hapjen edhe të një paralele të tretë e sheh të panevojshme, përcjell TV21. Ai tha se janë hapur 2 paralele dhe se kërkesa për hapjen e paraleles së tretë është joparimore.

“Në përputhje me rajonizimin, regjistruam 40 nxënës të klasës së parë në gjuhën shqipe në shkollën Panajot Ginovski. Për vullnet të mirë, me rekomandim timin, këshilli u pajtua që të regjistrohen edhe 20 nxënës, të cilët janë jashtë rajonizimit për të plotësuar 2 paralele. Dhe menjëherë pas kësaj erdhën edhe disa nxënës të cilët janë jashtë rajonizimit, për të cilët ne nuk kemi detyrim për t’i pranuar dhe diku numri arriti deri 61-62 dhe mendoj se është shumë joparimore të kërkohet paralelja e tretë.
Mendoj se hapin që bëri komuna e Butelit është me të vërtetë në drejtim të një bashkëjetese të mirë. Ne u pajtuam që të regjistrohen plus 20 fëmijë të cilët janë jashtë Butelit me vendim të këshillit të Butelit”, tha Kostovski.

Selami: Personat me paralizë cerebrale meritojnë integrim të plotë në shoqëri

0
Zëvendësdrejtori i DAP, Abdulselam Selami ka shpërndarë në rrjetin social facebook një status ku tregon gatishmërinë për t’u ndihmuar personave me paralizë cerebrale në Ditën Botërore të personave me këtë çrregullim motorik kronik joprogresiv të ecjes.
6 Tetori – Dita Botërore e personave me paralizë cerebrale!
Personat me paralizë cerebrale meritojnë integrim të plotë në shoqëri si të gjithë të tjerët, andaj të gjithë bashkë të ngrisim zërin për ndërgjegje më të lartë shoqërore dhe bashkërisht ti tejaklojmë vështirësitë për t’ua lehtësuar jetën këtyre personave!
Vetëdija e lartë do të ndikojë në procesin për krijimin e shoqërisë funksionale e cila mundëson jetë dinjitoze të personave me paralizë cerebrale!

Dr. Bujar Ramadani, vlerë e shtuar në Klinikën e Onkologjisë dhe Radioterapisë

0

Bujar Ramadani, mjeku i ri në spitalin shtetëror të Shkupi në fushën e Onkologjisë e cila ka të bëjë me trajtimin e kancerit po lë gjurmë në këtë sferë.

Pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Dr.Ramadani u sistemua në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji.

Nga pacientët e shumtë të cilët adresohen tek Dr. Bujar Ramadani ai gjen kohë që nga orët e hershme të mëngjesit e deri në mbrëmje për t’u dalë në ndihmë dhe për t’i këshilluar rreth procedurën së mjekimit. Pacientët janë nga të gjitha anët e vendit por edhe nga Kosova të cilët zgjedhin Dr. Ramadanin për t’u konsultuar rreth kancerit në gji.

Grubi mirëpriti ambasadoren e re të Suedisë, Ami Larsson

0
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot ka mirëpritur ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë, Ami Larsson.
Kam pritur sot në takim ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë, Ami Larsson Jain, e me këtë rast e urova për mandatin e ri dhe i dëshirova sukses në detyrë.
Biseduam për reformat në vend dhe përgatitjet që bën vendi në procesin e eurointegrimit si dhe sfidat me të cilat përballet mbarë bota me krizën ekonomike dhe energjetike.
Republika e Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar ndër vendet e para protokollin për anëtarësim në NATO për Suedinë, duke u rreshtuar kështu krah botës demokratike.
Shpreha falenderim për mbështetjen e Suedisë për rrugën europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar që e njëjta të vazhdojë edhe më tej.